RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Interviste e Zedhenesit Politik te FBKSH-se

    Share

    Vera
    Ushtar
    Ushtar

    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 42
    Location : Prishtine

    Interviste e Zedhenesit Politik te FBKSH-se

    Mesazh nga Vera prej Tue 31 Mar 2009, 19:56

    INTERVISTË E WEB-FAQËS "VETEVENDOSJE-DEKOLONIZIM" ME ZËDHËNËSiN POLITIK TË FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH), MR.GAFURR ADILI

    Redaksia e faqës sonë ju përshëndet fillimisht, zoti Adili!

    PYETJE

    1. Cila është natyra e problemeve që e ka sot kombi shqiptar në Ballkan?

    Pergjigja:
    Kombi shqiptar sot ka shumë probleme. Dhe, problemi i probleme është ribashkimi i tij në një komb-shtet të vetëm, me emrin Shqipëri,të cilën pasi ta ribashkojmë ne shqiptarët, përmes referendumit popullor do të vendosim se s'i do ta quajmë: Shqipëria Natyrale,Shqipëria Historike, Shqipëria Etnike apo edhe Shtetet e Bashkuara Shqiptare, që në gjuhën angleze quhet: USA (United States of Albania).
    Sepse, Republika e Shqipërisë, apo Shqipëria e Rrudhur, sic e kam quajtur dhe e quajë unë këtë Shqipërinë Londineze, është i vetmi shtet në Botë, që nga të gjitha anët e saj kufizohet me popullin dhe trojet e saj etnike. Kam bindjen e patundur që, sikur të mos ekzistonte Deti Adriatik, edhe Italia do të mbante të pushtuara territore të Shqipërisë Etnike, ashtu sic edhe po mbajnë pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë.

    2. A u mbyll çështja shqiptare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës (siç pohon faktori politik zyrtar shqiptar bashkë me kolonizatorët sllavo-grekë) apo mban ende e hapur, për zgjidhje?

    Përgjiga:
    Kosova, kur faktori politik zyrtar i Prishtinës po pretendon se e ka shpallur ate (me një deklaratë të llojit të 2 korrikut 1991, sic ishte edhe ajo e 17 shkurtit 2008) të pavarur e sovrane edhe tani nuk është shtet i pavarur e sovran, por vazhdon të mbetet në një protektorat ndërkombëtar.
    Pavarësia ekonomike e një individi, familjeje dhe shteti e përcakton edhe pavarësinë politike të atij individi, të asaj familjeje dhe të atij shteti.
    Kurse, sovraniteti i një shteti përcaktohet mbi bazën e vendimmarrjes dhe kompetencave për qeverisje të organeve vendore të atij shteti, gjëra të cilat nuk as nuk i ka patur dhe as nuk i ka Kosova. Prandej, edhe tani unë vazhdoj të mbroj mendimin e FBKSH-së, të publikuar që ne Kuvendin e Dytë të FBKSH-së (të mbajtur më 16 shtator 2005, në Prizrenin Historik) se, Kosova para se të bëhet shtet i pavarur dhe sovran, më lehtë dhe më shpejt mundet të ribashkohet me Shqipërinë.

    3. A mund institucionet e Kosovës të ndalojë ndarjen e Kosovës dhe si do të veprojë FBKSH në rast se ndarja de facto do të bëhet edhe de jure, në një Kosovë tip federatë?

    Përgjigja:
    Kosova "de facko" dhe "de jure" është e ndarë, përderisa në pjesën veriore të saj veprojnë ligjet e xhunglës serbe dhe i ashtuquajturi Plani 6 pikësh i Ban Ki Moon. Por, kjo ndarje po bëhet në formë shumë "të butë" nga bashkësia ndërkombëtare e instaluar aty në Kosovën protektorat dhe veglat e saj shqipfolëse në Kosovën tonë Kreshnike. Dhe, kjo edhe është fatkeqësia e Kosovës Heroike dhe e popullit të saj, sepse me fatet e Kosovës edhe tani, si në të kaluarën jo shumë të largët, po luajnë titistët e vjetër dhe të rinj shqipfolës të Kosovës.
    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) nuk do ta pranojë kurrë humbjen e Mitrovicës Veriore, ashtu sic nuk do ta pranojë as humbjen e qytetit të alfabetit të gjuhës shqipe (1908), të Manastirit Historik, për të cilën gjë kanë punuar dhe punojnë edhe pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas dhe veglat e tyre shqipfolëse në IRJM.

    4. Cilat janë masat parandaluese ndaj tendencave dhe strategjive shkombëtarizuese të "kosovarizimit"(në Kosovë) dhe të formimit të hibridëve sllavo-shqipfolës në trojet shqiptare të kolonizuara drejtpërdrejt?

    Përgjigja:
    Historikisht armiqtë tanë kanë punuar, edhe përmes veglave të tyre shqipfolëse, për shpërbërjen dhe zhdukjen përfundimtare të Kombit Shqiptar, sipas devizës së tyre: "Përcajë e sundo!".
    Por, sic kanë dështuar me turp në të kaluarën e tyre edhe tani e në të ardhmen do të dështojnë me turp, sepse tanimë Kombi Shqiptar është një Komb i konsoliduar dhe nuk ka asnjë rrezik për shpërbërjen e tij, në hibride të lloj-llojshme, sic edhe është i ashtuquajturi "Komb Kosovar" apo që edhe shqiptarët e Shqipërisë Lindore (nën "Maqedoni") të vetëquhen maqedonas, apo ata të Shqipërisë Veri-Lindore (Kosovës Lindore: Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) të quhen serbë, apo edhe ata të Shqipërisë Veriore (nën Mal të Zi) të quhen malazezë.
    Në ballë të Kombit Shqiptar dhe te këmbët e Kombit Shqiptar, në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike (Shqipërisë Natyrale apo të Shqipërisë Etnike) vepron Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), rreth të cilit (FBKSH-së dhe të gjitha strukturave të tij) duhet të bashkohen të gjitha partitë, oragnaizatat, shoqatat, intelektualët atdhetarë dhe masat e gjëra popullore, pa dallim krahine, feje, gjinie, ideje dhe përkatësie ideo-politike, por që në damarët e tyre ka rrjedhur dhe rrjedh vetëm gjak shqiptari.

    5. Cila mendoni se është zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare dhe si mendon Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar se mund të thyejë "bllokadën" e ekuilibrit të forcave midis blloqeve të kundërta në nivel ndërkombëtar, në favorin e Ribashkimit të Shqipërisë?

    Përgjigja:
    Në kuadër të strukturave drejtuese të FBKSH kohëve të fundit, para Kuvendit (të Tretë) Kombëtar të FBKSH-së, që do të mbahet gjatë ketij viti, ka filluar një debat rreth Raportit Politik që do të duhet ta mbajë unë në këtë Kuvend (të Tretë) Kombëtar të FBKSH-së, që bazuar në Statutin e FBKSH-së Kuvendi Kombëtar është Organi më i lartë i FBKSH-së dhe strukturave të tij.
    Në Projekt-Raportin Politik, të titulluar: "Kosova Palestina e Re e Ballkanit", që ua kemi dërguar për diskutim 25 këshillave të FBKSH-së, jemi përpjekur që ta analizojmë gjithë situatën dhe rrethanat e reja (kombëtare, ballkanike dhe ndërkombëtare) të krijuara në Ballkan dhe edhe në favorin e Ribashkimit të Shqipërisë.
    Prandej, edhe kërkoj që të rezervohem në këtë përgjigje, sepse konsideroj se më mirë se unë dhe kushdo tjetër s'i unë, shumë shpejt një përgjigje më të saktë dhe më kompetente do të na e japë Kuvendi (i Tretë) Kombëtar i FBKSH-së, brenda këtij viti.
    Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj dhe lexuesve Tuaj.

    6. Pse "multietniciteti", "fqinjësia e mirë" midis shqiptarëve dhe shteteve koloniale në Ballkan, të imponuar nga ndërkombëtarët, asnjëherë nuk do të krijojë paqen dhe stabilitetin në rajon?

    Përgjigja:
    Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare, dhe në vecanti Evropa Plakë, ende nuk ka arrijtur që të bindet se, "shtetet multietnike" kanë qenë dhe janë të destinuara, jo vetëm të dështojnë me turp, por edhe me gjakderdhje, sic edhe ishte rasti me ish RSFJ-në.
    FBKSH rregullisht dhe sitematikisht ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, nëpër takimet që në emër të FBKSH i kam udhëhequr une,që bashkësia ndërkombëtare, dhe në rastin konkret Bashkimi Evropian, nëse vërtetë dëshiron që të ketë një Evropë Bashkuar dhe stabile, fillimisht këtë stabilitet duhet ta krijojë në Ballkanin "fuci baroti", dhe kjo mund të arrihet vetëm duke krijuar komb-shtetet etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike, Kroacia Etnike dhe Serbia Etnike.

    7. Praktika politike e viteve të fundit sjell dy rryma të kundërta në raportimin e shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare: e para, "integrim në BE-NATO, pa asnjë bashkim kombëtar" (me variantën demagogjike - "integrim në BE dhe ribashkim të Shqipërisë), e dyta, realizim të shtetit kombëtar shqiptar në Ballkan dhe më pas, integrim në BE-NATO. Cila prej këtyre dy rrymave e përkrah FBKSH, dhe pse?

    Përgjigja:
    Këtë të dytën, fillimisht integrimi ndërshqiptar në një komb-shtet të vetëm kombëtar dhe më pas edhe integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike, i pari formacion mbarëkombëtar që e ka lansuar është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që në korrik të vitit 2002, kur këtu në Tiranë (në Pallatin e Kongreseve, më 12-13 korrik 2002) edhe u themelua Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe askush tjetër, për cka edhe u arrestova (1 korrik 2003 deri më 25 nëntor 2003) këtu në Tiranë, sepse atëherë kisha deklaruar: FBKSH është një formacion politiko-ushtarak mbarëkombëtar që nuk pajtohet me politikën zyrtare të Tiranës, të Prishtinës dhe të Tetovës, që kërkojnë integrimet euro-atlantike të shqiptarëve kështu sic janë, copa-copa e mëhalla-mëhalla, kurse FBKSH kërkon fillimisht integrimin (ribashkimin) ndërshqiptar dhe më pas të pasojnë edhe integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike, por gjithëmonë duke e pyetur sovranin popull përmes formës më demokratike të deklarimit të tij - referendumit popullor.
    Të gjithë ato që sot dalin dhe shprehen për këtë ide që FBKSH e ka lansuar që në korrik të vitit 2002, qofshin këto, parti, lëvizje, shoqata apo edhe intelektualë atdhetarë, unë dhe FBKSH i përshëndesim vëllazërisht e shqiptarisht, por nga ana tjetër edhe kërkoj që të bashkohen rreth FBKSH-së, sepse ato janë forca lokale, kurse FBKSH ka qënë dhe mbetet formacioni i vetëm poltiko-ushtarak mbarëkombëtar, që shtrihet dhe vepron në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike.

    8. Viti i kaluar u shënua me mbajtjen e Mbledhjes Parakuvendore të Kuvendit Mbarëshqiptar. Kur mendoni se do të mbahet Kuvendi Mbarëshqiptar dhe çfarë përkrahje nga ana e subjekteve politike ka një finalizim me sukses të një ngjarjeje aq më rëndësi për çështjen tonë kombëtare?

    Përgjigja:
    Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëkombëtar u themelua me 25 nëntor të vitit 2006 dhe në qershor të vitit të kaluar (2008) mbajtëm Mbledhjen e Parë Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar. Kurse, sivjet planifikojmë që ta mbajmë Mbledhjen e Dytë Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar, që do të vendosi edhe për kohën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar.


    9. Paralelisht dhe mënjëherë pas mbajtjes së Mbledhjes Parakuvendore, një grup shoqatash formoi Rrjeti i Organizatave Shqiptare (ORSH), me të njëjtin synim të deklaruar, organizimin e përbashkët për ribashkim kombètar. Nëse llogarisim se sot ka edhe një Lëvizje për Bashkim, një Lëvizje Vetëvendosje!, një ...., a nuk po harxhohen kot energjitë kombëtare me mosorganizimin rreth FBKSH-së dhe Kèshillit Organizativ të Kuvendit Mbarèshqiptar të të gjithë faktorit kombëtar ?! Cili është apeli juaj, në këtë kontekst?

    Përgjigja:
    Apeli im ka qenë dhe është që të gjitha këto organizata, levizje dhe shoqata të bashkohen rreth Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar dhe bashkarisht ta organizojmë dhe zhvillojmë, si dhe me sukses të plotë ta mbajmë dhe përmbyllim Kuvendin Mbarëkombëtar.
    Njëherë e përgjithëmonë ne atdhetarët shqiptar duhet të heqim dorë nga filozofia e mbrapsht: "Më mirë i pari i lagjes se sa i dyti i katundit !"
    dhe duhet të bashkojmë të gjitha potencialet tona intelektuale, ekonomike dhe kombëtare rreth një Kuvendi Kombëtar dhe organeve të tij, ndër të cilat duhet të jetë edhe Asamblea (Qeveria) Kombetare Shqiptare, me të gjitha departamentet (ministritë) e saj.
    "Bashkimi bënë fuqinë!", thotë fjala jonë popullore, prandej........

    10. Çfarë duhet të bëjë rinia shqiptare, djemtë dhe vajzat të thjeshtë, çdo shqiptar, për atdheun e tyre, pèr çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë?

    Përgjigja:
    Duhet të rradhiten në rradhët e FBKSH-së dhe strukturave të tij, sepse ribashkimi kombëtar nuk mundet të arrihet pa rininë heroike shqiptare. Rinia heroike shqiptare ka qenë bartësja e ndryshimeve (revolucioneve) të mëdha historike.


    11.Mesazhi juaj për lexuesit e faqes sonë.

    Përgjigja:
    Për cdo natë, para së të bijmë me fjet, secili prej nesh duhet ta pyesi veten e tij: "Cka bëra unë sot për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe për Shqipërinë e Ribashkuar!".
    Ju falemidnerit shumë dhe gjithë lexuesëve tuajë iu kërkoj ndjesë për ndonjë gabim të rastit apo edhe ortografik, sepse pyetjeve tuaja iu jam përgjigjur direkt nga një internet kafe dhe nuk pata kohë dhe mundësi që t'iu përgjigjesha ndryshe.

    Në fund të intervistës, ju urojmë shendet dhe suksese në detyrën madhore që e keni përpara si drejtues të lartë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe ju garantojmë se redaksia e faqes sonë gjithmonë do të mbështesë Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturat e tij.

    www.self-determination-decolonization-albania.synthsite.com

      Ora është Sat 10 Dec 2016, 05:57