RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit - Pjesa e dyte - Provat

    Share

    shqipo
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit - Pjesa e dyte - Provat

    Mesazh nga shqipo prej Thu 23 Apr 2009, 16:32

    Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit
    Pjesa e dytë
    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
    -Sigurimi Kombëtar Shqiptar-
    Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore
    Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente



    ARGUMENTE
    TË NXJERRA NGA GJYKATA, PROKURORIA DHE MPB

    (Pjesa e dytë)
    Në këtë material, ashtu dhe siç premtuam para një jave, do të publikojmë një pjesë të argumenteve që dëshmojnë pohimet tona se Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami, ishin organizatorë të tragjedisë në f.Brodec të Tetovës. Argumentet e publikuara në këtë material janë siguruar nga arkivat e Gjykatës Shkupi 1, Prokurorisë së IRJM-së dhe MPB-së në IRJM, falë punës së palodhshme të bijëve e bijave tona të infiltruara në këto institucione të cilët për vite me rradhë në mënyrë profesionale na kanë ndihmuar duke mos arritur t'i zbulojë askush.
    Në këto dëshmi do të publikojmë deklaratën e Megdi Islamit, i burgosur, i cili vetë pranon se ishte i dërguar i BDI-së dhe vetë Ali Ahmetit, si dhe dëshminë e tij se edhe Florim Ahmeti ishte koleg i tij dhe njeri i besueshëm i BDI-së.
    Më pas, në disa letërkëmbime mes Hebib Ahmetit dhe babait të tij Izmit Ahmeti, do të mësoni mbi lidhjet e tyre me BDI-në, të cilat vazhduan edhe pas burgosjes së tyre, si dhe ata që i kanë pasur dhe më parë.
    Në raportin e publikuar fiks një javë më parë i bëmë thirrje, denoncuam, se Ali Ahmeti ishte organizatori kryesor i tragjedisë në fshatin Brodec, bashkë me Abdylaqim Ademin dhe Abdylhalim Kasamin, ku viktimizuan ish-luftëtarë të UÇK-së, civilë, banorë të fshatit Brodec për përfitime politike, konkretisht rikthimin e tyre në qeveri. I dhamë një javë kohë z. Ahmetit që të ndërgjegjësohet dhe të lirojë të bugosurit në fshatin Brodec, veçanërisht banorët e pafajshëm, si dhe ata që ai i manipuloi ku për këta të fundit ai mban vetë përgjegjësi.
    Ju bëmë me dije se z. Ali Ahmeti tanimë po mbahet peng nga z. Nikolla Gruevski, i cili ka argumentet për të burgosur tre zotërinjt e lartëpërmendur dhe me këtë ai i detyron ata që të pranojnë çdo veprim të tij antishqiptar, të pengojë proceset mbarëkombëtare, të burgos dhe vret ish-luftëtarë dhe vetë z. Ahmeti, dhe BDI të mbështesin çdo vendim të Nikolla Gruevskit, ashtu siç e detyroi të mbështesë shitjen e Kërçovës, sjelljen e qindra ligjeve për disa javë, mbështetjen e z. Gjorgje Ivanov për president, arrestimin dhe burgosjen e shqiptarëve të Shkupit dhe Kumanovës pas vrasjes së një polici shqiptarë ku përgjegjësinë e kishin marrë garda e “Vojvodëve”, ndërsa policia ndiqte shqiptarët.
    Ju thamë që në mesin e të arrestuarve janë dhe disa nga organizatorët në terren, të grupit të armatosur, të cilët njëherit ishin edhe pjestarë të gardës së besueshme që siguronte Ali Ahmetin dhe selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim.
    Megdi Islami dhe Florim Ahmeti, ky i fundit vëlla i Hebib Ahmetit, të akuzuarit kryesor, janë protagonistët kryesorë të këtij materiali për të cilët do të publikojmë një pjesë të argumenteve të cilat i ka dhe vetë qeveria e IRJM-së, në të cilat, të lartëpërmendurit vetë pranojnë se ishin dhe vazhdojnë të jenë njerëz të besueshëm të Ali Ahmetit dhe punëtorë të tij, dhe pranojnë se në Brodec shkuan me urdhër të Ali Ahmetit dhe partisë së tij.
    - MEGDI ISLAMI –
    Megdi Islami, ishte pjestar i sigurimit dhe gardës së besueshme të Ali Ahmetit, kjo dëshmohet dhe në raportin e Gjykatës Shkupi 1 (Doc 01 – më gjërësisht mund ta shihni më poshtë), ku ndër të dhënat për Megdi Islamin, shkruan dhe profesioni i tij: “I punësuar në BDI, sigurim”.


    Doc- 02 (në document dhe më gjërësisht më poshtë) është vetë deklarata e Megdi Islamit, i cili pranon se ka qenë i punësuar si sigurim në BDI, dhe thotë se ka ka pasur “detyrë partiake” që të shkojë në fshatin Brodec dhe të zbulojë se kush qëndron pas këtij grupi të armatosur, kush i financon ata dhe kush jep urdhërat?

    Megdi Islami pranon vetë që paska qenë i dërguar nga Ali Ahmeti dhe kjo tanimë nuk ka dyshim, por cila ishte në të vërtetë detyra e tij?
    Në pjesën ku ai thotë se paska shkuar për të “spiunuar dhe zbuluar” grupin e armatosur, argumentet dëshmojnë se në këtë pjesë ai ka gënjyer, ndërsa ai ka qenë vetë një ndër të armatosurit dhe organizatorët e këtij grupi. Nëse, Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë pasur lidhje me grupin e armatosur dhe paskan dërguar Megdi Islamin për t'i zbuluar, atëherë si paska arritur ky të futej në këtë grup, ku një ndër pjestarët e këtij grupi ishte dhe Florim Ahmeti, vëlla i Hebib Ahmetit, njërit nga kryesuesit e grupit, ku dhe vetë Folrim Ahmeti ishte pjestar i sigurimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe e dinte që Megdi Islami punonte të njejtën punë.
    Fillimisht është shumë e vështirë për ta besuar që vetë Florim Ahmeti të kishte punuar pa dijenin e padronëve të tij, e aq më e pabesueshme do të ishte që ata t'i dërojnë një spiun (Megdi Islamin) duke e njohur Florim Ahmeti këtë person dhe duke e ditur se për kend punon ai.
    Në Doc 03,
    është deklarata e Megdi Islamit ku ndër të tjera ai dëshmon vetë se Florim Ahmeti ishte kolegë i tij dhe me të kishin raporte jo vetëm shoqërore, por edhe miqësore.
    Materiali është nxjerrë nga dosja e krijuar në raportin e Gjykatës Shkupi-1 dhe është në gjuhën sllavo-maqedone. Dyshimi I dytë për qëllimin e pranisë së Megdi Islamit në fsh.Brodec lind në dy deklaratat e tij kontradiktore, ku njëherë thotë se kishte shkuar për të zbuluar grupin, ndërsa më poshtë thotë që paska shkuar për vizitë tek Florim Ahmeti, ndërsa gjatë gjithë kohës pranon se ka qenë pjestarë i grupit të armatosur.


    Nëse Megdi Islami dhe Florim Ahmeti janë kolegë dhe që të dy të punësuar si pjestarë të sigurimit të BDI-së, dhe të supozojmë se këta të dy kishin shkuar atje për të zbuluar grupin e armatosur, atëherë ata do të duhej të zbulonin dhe spiunonin vëllaun e Florimit, Hebib Ahmetin, njërin nga organizatorët e këtij grupi. Edhe sikur këta të ishin aq të pandërgjegjshëm dhe t'i punonin pas shpine Hebib Ahmetit, a thua ky i fundit ishte vërtetë aq naiv sa që t'u lejonte një gjë të tillë, vëllaut dhe shokut të tij dhe nuk e paska ditur që për mëse 5 vjetë (për të cilën dëshmojnë dhe vetë familjarët e tyre) Florim Ahmeti dhe Megdi Islami janë të punësuar në BDI.
    A thua më lehtë do të kishit besuar gjithë këtë trillim të inponuar me presion nga BDI deri tek të burgosurit, apo do ta pranonit atë që flasin argumentet: Megdi Islami, Florim Ahmeti dhe Hebib Ahmeti, njerëz të afërm të Ali Ahmetit dhe të manipuluar nga vetë ai dhe BDI.
    - HEBIB AHMETI –
    I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një kolegu të tij gardian, nga burgu i Tetovës dhe arratisjen e tij bashkë me një të burgosur, shokë dhe ish-bashkëluftëtar i tij. Përveç lidhjeve të vëllaut të tij, Florim Ahmeti me BDI-në dhe bashkëpunimi i Hebibit me persona të afërm me BDI-në me të cilët formoi dhe grupin e armatosur, bindjen tonë se Hebib Ahmeti ishte vetë njeri i besueshëm dhe piun i Ali Ahmetit dhe BDI-së, e forcon edhe më tepër pyetja se vallë, përse Hebib Ahmeti nuk burgosej dhe as që tentonin ta burgosnin përderisa BDI ishte në Qeveri, ndërsa doli në skenë edhe atë me grup të armatosur, pikërisht atëherë kur më së tepërmi i duhej partisë, kur BDI ishte në opozitë (2006-2008).
    Vetë kjo flet se Hebib Ahmeti, vëllau i tij dhe shokët e tij, ishin manipuluar nga BDI për të sajuar një krizë ushtarako-politike, e cila më pas (pa vetëdijen e tyre) do të rritej në një tragjedi, për t'i prishur imazhin qeverisë së asaj kohe dhe për të rrikthyer në qeveri BDI-në, qëllime këto të cilat zëdhënësi i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, z.Gafurr Adili i paralajmëroi qysh para se të ndodhte tragjedia.
    Nga arkivat e Gjykatës Shkupi-1 dhe MPB-së, kemi arritur që t'i nxjerrim dhe disa letërkëmbime mes Hebib Ahmetit dhe babait të tij Izmit Ahmetit, ku më saktësisht dëshmohet lidhja familjare dhe miqësore e tyre me Ali Ahmetin, BDI-në dhe personat udhëheqës të BDI-së.
    Fillimisht publikojmë një document nga Gjykata e Shkupit e cila mban dhe vula zyrtare, ku dëshmohet për vërtetësinë e letrave të zbuluara në shëtitoren e burgut. (Doc 04 e gjeni edhe më poshtë).

    LETËRKËMBIMET:
    Në njërën nga letrat e kapura (Doc- 05, në të djathtë) thuhet:
    Kanë qenë te shpia jonë, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Fazli Veliu edhe disa tjerë, gjashtë vetë dhe kanë thënë mos bani gajle se Bibin (Hebibin) do e nxjerrim prej burgu. Rrini pa gajle”. Letra është përkthyer dhe në gjuhën maqedone (Doc- 07), pjesë e dosjes së krijuar nga MPB.


    Në letrën e dytë (Doc-O6, në të djathtë) thuhet:
    “Ti do dalësh para nesh prej burgu. BDI ka paguar 4 advokatë, kanë garantuar se do të nxjerrin prej burgu. Edhe një advokat e ka paguar Bardhyli edhe një advokatë e ka paguar OVL. Fatmiri e ka pranuar. Krejt ka shpija janë mirë, Fatmiri ene Beça janë bashkë. Aspak mos u …”
    Sipas kësaj letre dhe letrës paraprake, udhëheqësit e BDI-së, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Fazli Veliu etj, kanë vizituar familjarët e Hebib Ahmetit, kanë paguar për atë 4 advokatë si dhe kanë garantuar se atë do ta lirojnë përpara të tjerëve.
    Pyesim publikisht z.Ali Ahmetin, përse ai paguan 4 advokatë për Hebib Ahmetin ndërsa asnjë advokatë për të tjerët, përse viziton aq shpesh familjen Ahmeti ndërsa familjarët e të tjerëve vetëm një herë, kur dhe vizitat tek ata i shfrytëzoi për kampanjë parazgjedhore ndërsa më pas as nuk i ka pyetur se si dhe me çka jetojnë, si dhe në fund, pyesim z.Ahmetin, përse garanton dhe aq shumë angazhohet për lirimin e Hebib Ahmetit, ndërsa për të tjerët as se vret mendjen?
    A thua do ta bënte këtë për ndonjë njeri me të cilin “nuk ka lidhje”. Me këtë z. Ahmeti vetëm sa dëshmon se vetë ai i dha urdhërin Hebib Ahmetit dhe e manipuloi atë dhe të tjerët, për të krijuar një krizë ushtarako-politike prej ku do të fitonte z. Ali Ahmeti dhe partia e tij.
    Kjo ishte vetëm një pjesë e argumenteve (as 30 %) të cilat vendosëm t'i publikojmë vetëm për të dëshmuar seriozitetin tonë, ndërsa nëse për fiks një javë, Ali Ahmeti nuk pranon kushtet që i vendosëm në paralajmërimin tonë të mëparshëm (lirimin e personave të pafajshëm, lirimin e shqiptarëve nga pengmarja e tij dhe zbardhjen e rastit të Brodecit), më 1 Maj do të publikojmë dhe pjesën e dytë të dëshmive (audio dhe foto material), ndërsa nëse edhe kjo nuk do t'i mjaftojë dhe është kurioz që ne të dëshmojmë veten, pas kësaj do të ketë mundësi që bashkë me 15 milion shqiptarët në YOUTUBE dhe në email adresën e tij, ta shoh veten të filmuar duke ngrënë qengjin në Brodec, duke gjuajtur krah përkrah me Hebib Ahmetin, Lirim Jakupin, Amir Sopën dhe të tjerët, si dhe duke pirë çaj në oborrin e xhamisë dhe në qendër të fshatit, dhe duke biseduar me grupin e armatosur dhe duke ju dhënë atyre urdhërat për të vepruar (duke i manipuluar ata).
    Le të vlerësojnë vetë Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi, Abdylhalim Kasami dhe zotërinjtë e tjerë të BDI-së, se a është më e lëvërdishme që njëherë e përgjithmonë të lirohen nga pengmarja e z. Nikolla Gruevski dhe për kërcënimet e tij, ne do t'ju garantojmë siguri dhe me këtë të lirojnë të pafajshmit nga burgjet dhe proceset kombëtare të shkojnë përpara, apo të vazhdojnë të jenë peng të Nikolla Gruevskit dhe më pas t'i denojë populli, ku nuk do të mund t'i shpëtojmë as ne, as partia, as Nikolla Gruevski e askush në këtë botë.
    PROF. DR. CLIRIM PRESHEVA - DREJTORIA QENDRORE E SIGURIMIT KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH),
    PROF. KASTRIOT ZAJAZI - DREJTOR I ZYRËS SË SKSH-SË NË ZONËN NR.3 LUGINA E VARDARIT/SHQIPËRIA LINDORE
    Prishtinë - Shkup
    23 Prill 2009

    sefa

    Numri i postimeve : 5
    Join date : 24/04/2009

    Re: Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit - Pjesa e dyte - Provat

    Mesazh nga sefa prej Fri 24 Apr 2009, 03:19

    ooooo tunxhatjeta bre burat e dhetut pershendetje speciale per prof.KASTRIOT ZAJAZIN dhe DR.GAFUR ADILIN e kam lexuar shum me vemendjee ket hulumtinin tuaj po ju them te drejten kur e lexova deri ne fun ee pyta veten kush paska be valle ket hulumtim UDB-ja e serbis DBK-ja e IRJM-se apo SKSH-ja e FBKSH me te vrtet u habita!
    Nuk ka dyshim se ne at rast ka te infiltruar njerz qe sja kan desh te miren shqiptaris por lind pytja tash kush qendron pas ketij hulumtimi?ky hulumtin i sherben sllaveve per te pasur prova po ju AKSH mos u merni me fjalet e mahalles se shum bukur kishte shkruar HAKILI puntoret tuaj qe ju mendoni se i keni si struktur ju as qe e dini seeper kend punojn ata edhe dicka desha me shtu me qen se burgoset ndonje njeri i pafajshem nga sllavet matnja veten mir ooooooore zotri se jeni duke i sherby nje KRIMINELIT te madh i cili me cdo kusht don qe ta permbys qeverin e AMETIT e ju zotri po i sherbeni KRIMINELIT MEENDU THACI nekeet moment,por duke pasur parasysh qe ju dy DR dhe PROF njee dit do te delni nee sheesh se nuk keeni kurfar ideali por keni interesa personale fundi i juaj do te jet si i gjith atyre qekan mendur si ju.
    mekeeet shkrim nuk mbroj ALI AMETIN por ju keshilloj qe ta ndalni ket loj te felliqt sepse nuk shkon ne dobi te askuj ,edhe dicka se dote kisha haruar me cfar te drejte i quan kriminel deshmoret ooooooooooooo doktor ZAJAZI .
    edhe nje shpjegim te vogel reth emrit tim SEFE KOSHARJA ket emer ma kan len bashkluftetaret e mi se ndoshta mun temos i pelqej dikujt.SHNEEET.

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:41