RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    KUR GJAKU YT TË BËHET ARMIK!

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    KUR GJAKU YT TË BËHET ARMIK!

    Mesazh nga AGU prej Fri 01 May 2009, 18:13

    Nezir Myrta / METHODAT E DIPLOMACISË HIPOKRITE -


    KUR GJAKU YT TË BËHET ARMIK!


    METHODAT SADISTE TË PUSHTUESVE - GJAKU TË LUFTOJË KUNDËR GJAKUT TË VET EDHE TË MBETET VETIU GJAK I HUAJ! KU JANË VARREZAT MASIVE ARBANITE, ÇAME NË TROJET E TYRE, SOT NËN PUSHTIMIN GREK (1941-45) E MA PËRPARA NË KOHË?


    Rasti i rënies së mbi 12.000 (dymbjedhtmijë) gjoja i ushtarëve grek, në jugun shqiptar, patjetër duhet të ndriçohet historikisht, biografikisht, e gjenetikisht, se kush ishin në të vërtetë ata ushtarë 'grek' dhe të bëhet biografi e veçantë për secilin ushtar, sepse ata kryesisht janë ushtarë arbanitas, shqiptarë, që luftuan edhe kundër nazifashizmit, por edhe më dhunshëm kundër gjakut të tyre (me e padije), gjatë LDB duke vrarë, diegur e masakruar me mijëra arbanit, çam në trojet e tyre historike - e të dihet kush - kundër kujt luftoi, pse luftoi edhe të dali në shesh methoda ma e tmerrshme sadiste barbare e pushtuesve - duke e shtie, futur dhunshëm methoden ushtarake - që i yti të luftojë kundër teje! Kur gjaku yt të bëhet armik! Sa e sa varreza masive, të masakrave masive greke, pikërisht në këtë mënyrë e methodë, sot i kemi në shtetin grek, ku gjysma e Greqisë është Varrezë Arbanite Shqiptare, deri në Athenë, e tej saj, e sa mijëra arbanit, të zhdukur edhe nëpër ishujt grek egjean...


    Ato varreza ushtarësh të rënë, gjoja grek, sipas marrëveshtjes së fundit greko-shqiptare, në nivel shtetëror - janë kryesisht varreza ARBANITE, ushtarë shqiptarë që i sollen dhunshëm të luftojnë kundër një armiku të përbashkët botëror të kohës edhe vet kundër vendit të tyre Arbanisë shqiptare, duke copëtuar kombin e territorin shqiptar, duke shkretuar gjith gjuhën e gjakun shqiptar, ku nga dhuna greke - vet gjaku ynë masakroi vet gjakun tonë arbanit! Ashtu ndodhi edhe me vet emrin arbanit, duke e zëvëndsuar dhunshëm e hipokrizisht me emër grek - arvanit, arvanitasit, ku vetiu shqiptari ynë e pranon edhe shkencërisht!

    - Ashtu ndodhi me methoda sadiste afatgjate veprimi në kohë, gjatë luftërave të pushtuesit turk - ashtu sikurse jeniçerët, fëmijët shqiptarë të grabitur nga turqit dhe të rritur e ushtruar ushtarakisht në Turqi, ta plotësojnë ushtrinë turke, ta kursejnë ushtrinë turke dhe të luftojnë kundër gjakut të tyre, sipas thënies: me një të rame, shtatë të vrame, të luftojë edhe mos të harxhojë ushtarë të vet! - Kjo methodë sadiste largpamëse armike, që ta shtie gjakun të luftojë kundër gjakut të vet, është methoda ma e tmerrshme! Krejt në të njejtën mënyrë, formë e methodë, u veprua e veprohet dhe me futjen e armiqësisë shqiptare veri-jug, përmes intrigave, hipokrizisë, miqësive të rrejshme e mashtruese, hipokrite e lidhjeve tjera, gjoja deri tek ato intimet - ku shihet fakti argumentues i trazirave 1997, ku në vend se të luftohet për nxierrjen e Arbanisë, Çamerisë sonë nën pushtimin barbar grek - u bë gati luftë qytetare ndërshqiptare me mbi 7.000 viktima të fajshme e krejtsisht të pafajshme - duke e shkatrruar gjaku yt - gjakun tënd! Ashtu sikurse shihet e vërehet edhe sot, tentimi për ndarjen e kombit, nga një copëtim politik, në një copëtim tjetër kombëtar, ku në vend të një shteti shqiptar të ribashkuar - gjoja po formohen dy kombe shqiptare!

    Ashtu vepruan edhe servët, për gjysëmshekulli të kaluar, duke marr foshnje, gjoja të lindur jashtligjshëm dhe i rriten, i ushtruan në Nish, farën shqiptare edhe formuan njësitët speciale, policia speciale, njerëz pa babë pa nanë, derisot ashtu sikur, pa atdhe pa fe, plot sëmirë e pamëshirë - për të iu kundërvenë kryengritjeve demostrative të rinisë shqiptare të Kosovës, në raste speciale! Edhe sot, kanë një gjeneratë të tërë fëmijësh shqiptarë, e fëmij nga femnrat shqiptare të grabitura si robër lufte, gjatë Luftës në Kosovë (1998-99), duke pregatirur e ushtruar njësite të reja speciale kundër Kosovës, por që tash është shumë vonë, që gjaku i vet - ta shkatrrojë Kosovën!

    Methoda sadiste barbare pushtuese - Ta futi të luftojë gjaku kundër gjakut të tij, sepse ai është ma i tmerrshmi, ashtu siç iu bënë e iu bëjnë shqiptarëve në Greqi, si arbanitë, në emër greku e politike greke, në emër të ushtrisë greke, e fallangave grekofile, të sotme që duken fshehur e hapur deri nëpër mediat elektronike - poashtu ndodhi historikisht duke therrë e vrarë djemtë shqiptarë, derisot, trevave tona arbanite...Ashtu, sikurse jeniçerët ishin ushtarët e luftëtarët ma të tmerrshëm se sa vet turqit dhe pa mëshirë as pa dije, se kush janë - kundër kujt luftuan me gjakun e tyre të atdheut të tyre! Methoda ma e tmerrshme sadiste e pushtuesve të egjër e barbarë, ku jovetëm gjaku të luftojë kundër gjakut të vet, por edhe të mbetet gjak i huaj!

    Krejt e njejta gjë është edhe gjoja me ushtarët 'grek' të rënë në Shqipëri - ata të gjithë ishin arbanitas-shqiptarë, ushtarë të dhunshëm grek, ku duhet zbuluar e tërë biografia e tyre arbanite dhe atëherë të pretendojnë të mbeten si ushtarë grek!

    Methodat armike, të marrjes së foshnjeve e fëmijëve, në vendet e pushtuesve duke i rritur e ushtruar ushtarakisht e politikisht, e strategjikisht - methoda sadiste që u zbatuan, përsosen në shumë vende armike pushtuese, kundër vet atyre vendeve e popujve, që i pushtuan - duke shkatrruar gjenetikisht një komb të tërë dhe duke shuar e shfarosur me qindra kombe, që sot njihen si kombe të zhdukura, sidomos në Rusi, e vende tjera! Poashtu, po në të njejten mënyrë e formë sadiste ndodhi edhe me vet Hillirinë ballkanike, duke shuar e shfarosur me qindra fise illiriane, në tokat e tyre, me po të njejten methodë sadiste ushtarake armike, ku sot përveç popullit shqiptar, asnjë fis illirian, nuk mundi t'i shpetojë shfarosjes e asimilimit barbar armik të të gjitha ngjyrave e llojeve - e derisot, duke vepruar me methoda kriminale, ndaj bijve e bijave ma të mira e deri tek methodat ndaj intelektualeve ma të mirëfilltë shqiptarë, duke u munduar direkt e indirekt t'i tëhuajsojnë, të veprojnë kundër gjuhës e gjakut të tyre - duke injoruar, njollosur e helmuar deri tej rastit të Aristidh Kolias, e shumë tjerëve pas tij!

    Ndriçimi e zbardhja e vërtetë e fatit të atyre ushtarëve grek, të rënë në jugun shqiptar (1941-45), të bëhet me biografi e gjenetikë kombëtare të vërtetuar shkencërisht - le të dihet kush ishin me të vërtetë ata ushtarë, cilit komb i përkisnin, a kombit grek apo shqiptar, kundër kujt luftuan dhe të dihet kush meriton varreza historike dhe nga kush ushtri u përvehtësua, duke menjanuar krejtsisht ndikimin fetar dhe të merr karakter kombëtar shqiptar!

    Është shumë ma thellë çështja, se ku fshihet lepuri grek në politiken e sotme të përkujtimit të ushtarëve gjoja grek, e në marrëveshtjen tjetër të rindarjes së ujërave greko-shqiptare! - Servi vie sot në Kosovë, në emër të kishes serve edhe greku vie në Shqipëri në emër të kishes greke, duke manipuluar me fatin edhe të të rënëve në luftëra, krejt me të njejtin qëllim - futjen e sherrit në vet shpirtin shqiptar, nga të dy anët greko-serve, me pretendime afatgjate historike, gjoja në aspektin fetar, duke menjanuar aspektin historik! Kjo është methoda e fundit barbare mbi genin shqiptar, që sot ka forca intelektuale, ta demaskojnë deri në fund qëllimin e pafund të diplomacisë hipokrite, të shtirë si diplomaci moderne e kohës, mbi territoret e mbi kombin shqiptar!

    E sot, nëse armiqët ia arrinë qëllimit të tyre - krejt faji është i vet shqiptarëve!

    (Maj, 01. 2009)

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:40