RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    KULTURA E KOMUNIKIMIT

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    KULTURA E KOMUNIKIMIT

    Mesazh nga AGU prej Sun 03 May 2009, 20:19

    Nezir Myrta / KA IDE AQ SA QIELLI KA RE KUR SHKREPTËTINË!



    Rerplikat e forta, e të mençura janë konfrontime të bukura, që çojnë peshë shpirtin e mendjen e njeriut, të përparoj e ta krijoj privatësinë personale, me një kulturë të pjekur komunikimi, që mvaret krejt me kënd e bën - kush është biseduesi e kush bashkbiseduesi apo masa e gjërë...pa politizime e hierarkira hipokrite

    ...ka ide - aq sa nuk dijmë ne. Ka ide aq sa qielli ka re, kur vëtëton e shkreptëtinë! Se pa vëtëtima e shkreptëtima nuk ka shi, as nuk ka bukë, mbetet ara djerrë...

    replikat e forta e të mençura, me fakte e gjurmime ideologjike shkencore, përkundrazi ia rritin vlerën një komunikimi, bisede, fjalimi dhe e shtijnë masën të merr vendime konkrete, por e keqja është se na ende kemi komunikime politike, ku tjerët e bëjnë politiken e na flasim si muçat pas dahinjve. Shumë agrak gjoja adhurues ideshë e partishë politike, i shkundin edhe zhelet e tyre, i fryjnë sytë gulaç, e bëjnë nomin e zotit me ba me ua shajtë një lideruc politik, që as ka dijt t'i thurë kurr as tre fjali rresht mirë, mas oratori, por duke iu shkruar tjerët referatin, e ai veç lexo e mbaju të trullosur kompaninë e tij...e një popull!

    Edhe pak e kalon koha e komunikimeve politike, në atë moment sikur tek popujt e civilizuar që sot thonë se (politik ist shajze) - atëherë na kthehemi përsëmbari - çlirohemi nga prangat ideologjike, që dikujt iu zu fryma nga çjerrjet e bjerrjet, e klithje majmunesh e brohoritje masash të trullosura... çlirohet njeriu shpirtërisht, kthjellet, pendohet për krejt atë megalomagari që e ka bërë dhe iu kthehet ideve kulturore e shkencore, në dobi afatgjate në ndërtimin e ardhmërisë, si kulturë e përsosur komunikimi e përfitimi, bashkimi e forcimi kulturor, ekonomik, e kombëtar!

    Pa u hjekë pezhishkat politike nga sytë e brumosur e të çartur politik, nuk ka debat as komunikim kulturor e shkencor, sepse as nuk dijnë as nuk të lënë të veprosh e shfaqesh ide të reja, as komunikimi as progresi shoqëror! Kur merrja pjesë në disa psikoza politike të kohës, e shihja njerëz pçartiak, duke u çartur e gërvallur, e përjargur, ideologjik të sistemeve të shkuara dhe nuk e njihke vllain vëlla, po ia thente qafën grusht e plumb - u shtangnin akull, kur iu thoja hapur: ma e fortë asht një ushtri gomarësh, që iu prinë luani - se sa një ushtri luanësh, që iu prinë gomari ! E ktheja krejt orientimin e opinionit në kahje tjetër syçeltësie, që ta shohin veteveten në çfarë atmosfere opiume gjindeshin - anipse me sakrifica të mëdha a - duhej t'i kishje të lidhura me tel 6-sh...

    Kultura e komunikimit i prinë kulturës personale të personalitetit dhe kulturës kombëtare - aty është baza e edukumit të njeriut, të heshti derisa ta mbaroj tjetri fjalën dhe t'i kundërvëhet me fakte e mjeshtri dialogu deri në ekstrem njohurishë, kur ka të bëjë me njerëz që gjoija i thonë vetes intelektual, e dalin intelekual, që gjoja brejnë e han (m...)hekur me dhëmbë ! Në vende civilizuese edhe po të flasi një krejt ahmak (që themi ne), ata e dëgjojnë deri në fund dhe me mjeshtëri bisedimi e kthejnë masen mbarë, në drejtim të duhur, pa zhurma as gërvallje, apo ndonjë eksces rasti eventual... e tek ne, pas një rasti të tillë, dalin guzhva rrotull përdere si bishat nga tharku i thive jashtë, e me javë e muaj sherri nuk pranë, duke u hakmarrë në njeritjetrin, derisa ta zhbinë çdo ide e ideal të njeriut të mençur, në forma e mënyra, që as dreqi nuk i kujton...!

    Ka punë e mbipunë kultura e komunikimit, lexim të parreshtur veprash madhore, aplikim ideshë e ugjidhjesh të reja të kohës sado problematike të jetë, shturje përpara të rinisë, në ngritje ideore dhe dhënie krahu personit të mençur - e jo duke e bërë budalla të stërkequr një masë, e një popull për interesa personale, ndër ma të ndyerat! Kur lexon vepren e Getes psh 'Biseda mbi mjeshtrinë', sheh mijëra formash aplikimi bisedash intelektuale, të gjalla, progresive-përparimtare, nxitje mentaliteti e zhvillim të tij, ngritje ideshë e formash përparimi edhe njohje të reja...e sa e sa vepra tjera, që sot rinia jonë as i njeh as i din as don t'i dij, sepse iu ka trullosur truri me lojëra kibernetike elektronike, muzikore xhinkalla e klithje majmunësh, e rrahje rraqesh e shfrenime psiko-fizike ndër ma të shëmtuarat...!

    Kultura e komunikimit ka punë e mbipunë! Fillova rastësisht për pak, e doli shumë një det komunikimi dhe po titullojmë e postojmë me privatësi personale! Sepse kjo është çështja që na mundon e mungon më së shumëti - ashtu siç thot populli: të merremi vesh me njeritjetrin, ta dëgjojmë e respektojmë njeritjetrin edhe ta gjykojmë vetveten, sa kemi aftësi e privatësi personale!

    (Mai, 3.09)

    sefa

    Numri i postimeve : 5
    Join date : 24/04/2009

    Re: KULTURA E KOMUNIKIMIT

    Mesazh nga sefa prej Tue 05 May 2009, 18:35

    PËRSHENDETJE
    Itelektualet e sodit te njet si ne kohen egurit.
    Mendoj se është shumë dobësi e madhe kur nje njeri i mencur "INTELEKTUAL"nuk meret me të metat e veta por meret me të metet e tjerëve,gabim trashanik kur i shohim gabimet e tjerëve dhe nuk meremi me gabimet tona.
    Por sido që te jetë është shum mir që kemi " intelektual"qe na mësojnë se si të komunikojm ,po nË bazë të mendimit tim edhe pse un jamë nje " analfabet" me e rugës do të ishte që në vend që ta luftojm vllau vllëllaun të koncentrohemi dhe të luftojm armikun megjitatë se nuk e meriton që cdonjërit ti thuhet vëlla.
    Do të ishte shum keq në rast se vazhdojm me nëncmime ndaj njëri tjetrit dhe me etiketime ,duke menduar se jemi me te mencur deshmojm se nuk dim asgje.
    Në rast se nje "intelektual" lejon veten që të përdoret si mashë e ndonjë krimineli atëher tlumët na për ata "inelektual" që i kemi, në rast se dikush kundershton duhet të miret parasysh thelbi i kundërshtimit po në rast se dikuj i nevoiten prova për kto kundërshtime kisha preferuar të mos i këkron nëpërmjet faqeve të internetit,por po ju garantoj se në rast se vendosim që ti shpallim të gjith ato fakte që dikush i mban në sekret nuk besoj se do të kishte organizëm që do ti mbante.
    ju uroj sukses te respektuar "intelektual" ju uroj suksese por edhe njëher ju kisha preferuar përkushtoheni që të jeni të dobishëm për popullin shqiptarë dhe jo të dëmshëm? SHNET

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: KULTURA E KOMUNIKIMIT

    Mesazh nga AGU prej Tue 05 May 2009, 22:50

    sefa shkruajti:PËRSHENDETJE
    Itelektualet e sodit te njet si ne kohen egurit.
    Mendoj se është shumë dobësi e madhe kur nje njeri i mencur "INTELEKTUAL"nuk meret me të metat e veta por meret me të metet e tjerëve,gabim trashanik kur i shohim gabimet e tjerëve dhe nuk meremi me gabimet tona.
    Por sido që te jetë është shum mir që kemi " intelektual"qe na mësojnë se si të komunikojm ,po nË bazë të mendimit tim edhe pse un jamë nje " analfabet" me e rugës do të ishte që në vend që ta luftojm vllau vllëllaun të koncentrohemi dhe të luftojm armikun megjitatë se nuk e meriton që cdonjërit ti thuhet vëlla.
    Do të ishte shum keq në rast se vazhdojm me nëncmime ndaj njëri tjetrit dhe me etiketime ,duke menduar se jemi me te mencur deshmojm se nuk dim asgje.
    Në rast se nje "intelektual" lejon veten që të përdoret si mashë e ndonjë krimineli atëher tlumët na për ata "inelektual" që i kemi, në rast se dikush kundershton duhet të miret parasysh thelbi i kundërshtimit po në rast se dikuj i nevoiten prova për kto kundërshtime kisha preferuar të mos i këkron nëpërmjet faqeve të internetit,por po ju garantoj se në rast se vendosim që ti shpallim të gjith ato fakte që dikush i mban në sekret nuk besoj se do të kishte organizëm që do ti mbante.
    ju uroj sukses te respektuar "intelektual" ju uroj suksese por edhe njëher ju kisha preferuar përkushtoheni që të jeni të dobishëm për popullin shqiptarë dhe jo të dëmshëm? SHNET


    udha eshte e hapur, secili mund te flasi per te metat e veta, po ketu eshte fjala per kulture komunikimi, muhabet i paster, pa dredha e sherre e gverre, po te mesohemi te flasim e te ndegjojme njeritjetrin dhe ta vazhdojme biseden, e jo te shpurdhim ne nje grope, se eshte interesi i pergjithshem e jo personal!

    Mu per ate edhe duhet kulture komunikimi, te vazhdohet perpara e jo te terhiqet prapa. Per ate se eshte zor t'i thohet gjithkujt vlla, duhet kulture, ta doijsh vllaun per vlla - e shkajun per shkja! Atehere fillon veprimi progresiv... edhe analfabeti e din fortmire kur eshte mire e kur - keq, kur flitet pa hile.

    Sponsored content

    Re: KULTURA E KOMUNIKIMIT

    Mesazh nga Sponsored content Today at 05:58


      Ora është Sat 10 Dec 2016, 05:58