RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    PAX ILLYRICA

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    PAX ILLYRICA

    Mesazh nga AGU prej Tue 05 May 2009, 22:51

    Nezir Myrta / PAX ILLYRICA




    Ku thonë se ka dredhëza shumë - merr krojshen, shporten e vogël

    nganjë shtet në shekull: a duhet të presim nganjë shekull, të formohen shtete, Presheva e Illirida... planifikimet e zotëruesve të Ballkanit, nuk parashihin ndryshime tjera, përderisa nuk i dalim zot vetvetes. Në çdo shekull, filloi bashkimi e ribashkimi dhe pas secilës lufte, ndryshoi çështja, sepse mungonte lidhja e dy armëve: penda e pushka dhe kur mashtrohet njera, merr aq sa të japin, e kur mashtrohen të dyjat, ta ha pula kapsollin!

    Sikur të ngjalleshin të rënët për lirinë, do të pështyenin mbi ne! populli heroik, nuk mvaret nga numri, por nga forca e brëndshme e pendës e pushkës. Brënda popullit heroik, qendron Ora e tij. Syri i armikut, përveç gjithë planeve të shtetterrorit serv, kishte halë në sy, dy familje shqiptare: Jasharaj e Haradinaj, e pikërisht aty ishte Ora e Shqipes, që ndryshoi harten ballkanike, me njeren nga masakrat - që tronditi botën dhe kah fundi, masakra e Reçakut, me zërin e William Walker (Villiam Vokeri), i paepur sinjalizoi fuqinë amerikane, e ndodhi bombardimi mbi Beograd, në emër të NATO-s, si rezultat i Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe forcave shqiptare në botë, të lidhura shqip, përkundër fërkimeve ideo-politike, e disa fraksioneve ushtarake edhe në atë përqindje aq të vogël pjesëmarrjeje në luftë, në krahasim me ato shifra numerike të kohës!...

    Sa e sa koncepte bashkimi u bënë: Shqipëri Etnike, Natyrale, Reale, E Madhe, E Vërtetë... dhe ende asnjë realitet! Pse? Sepse, vetëdija kombëtare është ende grupive, të mos them krejt individuale dhe ende nuk ka një shpirt e zemër të pastër, të shtyej masat përpara dhe ende nuk vendoset me një mendje, kah muret berlineze shqiptare, si komb, e saherë u tha: një komb - një qendrim! Pse thash, se ende nuk ka një shpirt e zemër të pastër shqiptare, mendoj në atë grupive organizatore, se sa për ushtarë e nxënës fitorjeje, nuk ka se të gjithë e mendojmë vetveten komandanta, e mësues të popullit - e disa që duhet të flasin e veprojnë, pritojnë a nuk duan, të përballen me masat deri edhe këtu në mediat elektronike...se ose iu duket vetja e madhe, ose janë dyqane vetëm me mbifirma dhe asgjë nuk kanë mall për të shitur, ose as ua blenë askush, qëllimisht, se zogjët e shtrigave e han njeritjetrin, me spijunime, dredhira, intriga, xhelozira, miopërira, hipokrizira, lokalizma, kraniharizma, religjiozizma, idiotësira e çka tjetër, të llojeve ndër ma të ndryshmet... As vet nuk din, as nuk lejon të ia lëshojë tjetrit të aftit vendin e veprimit, kujton se me ideologjizma të djeshme politike ecët përpara, kujton se arrinë qëllimet e veta personale e grupive, me byrokraci, hegjemonizëm, dekadencizëm personal, grupiv e lokal - krejt në emër të lirisë e kombit - kur del, del kukuth - se lëre ma rrahagjokësit kokëkrisur që gërvallen - unë bëra, luftova, atje e këtu, jam legjendë, jam luftëtar, e kur vie puna vetiu shkelë në symbolin kombëtar, me mashtrim a dhunë a lokalizëm partiak a i korruptuar apo thjeshtë, i degjeneruar në ekstrem... E çfarë mëson rinija jonë këtu? Po! T'i përvishet punës e studimit të thellë dhe të dalin forca të reja kombëtare, tok me ato që ende nuk janë mashtruar dhe kanë potencial intelektual të mirëfilltë, duke lënë anash ideologjizmat politike të shkuara, të merren konceptet pozitive, të njihet mirë e sotmja reale historike, sepse duke e njohur të sotmen (që disa as dinë as shohin me syhapur), të lidhet me amanetin stërgjyshorë dhe të gjindet shtegu i veprimit, për të ardhmen kombëtare, sepse me kotare politike të ndara e përçara, nuk pritet unitet e vetëdije e pastër kombëtare!

    Jo me ideologji: sa po shtohemi, e statistika (mirë janë ato për ata që nuk i njohin), por sa mund të bëjmë sot dhe kurrë mos të thomë - na ky brez e kemi ma vështirë se ata përpara, apo se ata pas nesh... se gjenerata e fortë duhet ta tregojë vetveten historike sot!
    (05.05.09)

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:37