RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin

    Share

    fani

    Numri i postimeve : 5
    Join date : 20/04/2009

    Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin

    Mesazh nga fani prej Wed 06 May 2009, 01:10

    Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin
    Të martën rreth orës 19;00 në vendkalimin kufitarë Bllacë, policia maqedonase, ka arrestuar liderin e lëvisjes 'Vetvendosje" Albin Kurti së bashku me një anëtarë tjetër të kësaj lëvizje. Nga policia nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me arrestimin e Kurtit. Zëdhënsi, Ivo Kotevski, ka bërë të ditur se detajet për arrestimin e Kurtit do të zbardhen nesër. Albin Kurti do të merrte pjesë në manifestimin me rastin e shënimit të tre vjetorit të themelimit të lëvizjës qytetarë ‘Zgjohu’.

    fani

    Numri i postimeve : 5
    Join date : 20/04/2009

    Arrestimi im do t’i nxitë shqiptarët e Maqedonisë

    Mesazh nga fani prej Thu 07 May 2009, 11:36

    Lideri i lëvizjes “Vetëvendosja” Albin Kurti të martën është arrestuar nga policia maqedonase në vendkalimin kufitarë “Bllacë”, ku është mbajtur për 5 orë rresht. Kurti është arrestuar gjatë udhëtimit për në Shkup ku është dashur të merr pjesë në manifestimin me rastin e tre vjetorit të lëvizjes qytetare “Zgjohu” nga Shkupi.
    Policia maqedonase e ka ndaluar Kurtin rreth orës 18 e 30 minuta, kurse e kanë liruar rreth orës 23 e 30 minuta. Pas lirimit nga ana e policisë rreth mesnate, Albin Kurti megjithatë ka udhëtuar për në Shkup, ku është pritur nga anëtarët e lëvizjes qytetare “Zgjohu”. Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë Ivo Kotevski të martën nuk ka poseduar informacione për shkaqet e arrestimit të Albin Kurtit, ndërkaq të mërkurën Kotevski ka deklaruar se me Kurtin është biseduar për punë me interes policor. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për bisedën. Pas lirimit Kurti tha se e kanë marrë në pyetje tre inspektorë të policisë maqedonase, të cilët kanë folur në gjuhën serbe dhe me ton kërcënues i kanë thënë që asnjëherë të mos kthehet në Maqedoni. Ata e kanë pyetur se kush janë anëtarët e lëvizjes “Vetëvendosja” dhe me cilat organizata ka bashkëpunim në Maqedoni. Kurti tha se do t’i shqyrtojë mundësitë për të paditur Maqedoninë për shkak të mbajtjes pa kurrfarë arsye nga ana e inspektorëve policorë.
    Kurti ka treguar të mërkurën për mënyrën e trajtimit nga ana e autoriteteve maqedonase, duke thënë se gjatë mbajtjes së tij katërorësh është përballur me një ballafaqim politik me policët maqedonas. “Qëllimi i tyre me porosi kërcënuese ishte që unë të mbetem në Kosovë. Ata thoshin ne s’po vijmë në Kosovë, as ju mos ejani në Maqedoni dhe mos folni për të drejtat e shqiptarëve që po shkelen këtu. Unë ju tregova, thash se unë të vërtetën do ta them gjithmonë. E vërteta është që identiteti dhe kultura e shqiptarëve janë të shtypur, flamuri nuk lejohet të përdoret, ndërkaq ka shumë diskriminim dhe ka shumë nën përfaqësim në institucionet e sistemit dhe këtë do ta them gjithmonë”, thotë Albin Kurti. Kreu i “Vetëvendosjes!” ka shprehur këmbënguljen e tij për të mos i ndalur vajtje-ardhjet në Maqedoni, sikurse që ka thënë se nuk do ta ndalë asnjëherë ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Ai ka thënë se forcat maqedonase nuk ia kanë dalë ta ndalin dje të shkojë në Shkup dhe se sërish do të udhëtojë nesër për Maqedoni.
    Kurti ka thënë se nuk do ti ndalojë udhëtimet në Maqedoni.
    Ai paralajmëroi se arrestimi nga ana e policisë maqedonase do të jetë stimul shtesë për lëvizjen “Vetëvendosja” që t’i motivojë shqiptarët e Maqedonisë të protestojnë për të drejtat e tyre. Kryetari i lëvizjes qytetare “Zgjohu” Artan Grubi tha se lajmi për arrestimin e Kurtit e ka shndërruar manifestimin e trevjetorit të tyre në pezëm. Ata kanë udhëtuar drejt kufirit, ku kanë qëndruar deri në lirimin e Albin Kurtit.
    Lëvizja “Vetëvendosje” shprehet se me ndaljen e Kurtit në vendkalimin kufitar Bllacë “shteti maqedonas ka demonstruar fytyrën e vërtetë të antishqiptarizmit”.

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:38