RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    TASH PO VËJ PIKËPYETJE

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    TASH PO VËJ PIKËPYETJE

    Mesazh nga AGU prej Wed 06 May 2009, 14:29

    Nezir Myrta / TASH PO VËJ PIKËPYETJE




    Albin Kurti është i mirë, vetsakrifikohet për vetëvendosje politike, ende pa u angazhuar politikisht, por vetëm përmes një levizjeje LV, përderisa mundohet për popullin, çlirimin nga zgjedha e robërisë dhe çlirimin nga shtypja e padrejtësitë, mund të thot dikush: po çfarë padrejtësie ka tash kosova, u çlirua, u bë shtet - po ai vepron ashtu sikurse nuk u bë shtet i pavarur. Për çfarë tjetër: pakënaqësia që populli nuk mundet për ta realizuar të drejtën e vetëvendosjes së popullit, që të ketë një pavarësi të vërtetë absolute. Po ku ka pavarësi absolute një popull posa u çlirua, nën protektorat ndërkombëtar, kur krejt pak popuj sot kanë pavarësi absolute, vetëm kush është mik e gjak i një fuqie politike bëtërore, apo vetëm një popull i madh - e kur merret Kosova 2 milion banorë, e me dy-tri Kosova tjera ende nën pushtim absolut - çfarë pavarësie absolute mund të ketë. Dihet nga Levizja përmes vetëvendosjes. Po atë vetëvendosje, kush e bën. E bën një popull i fuqishëm. A e pranojnë fuqitë atë vetëvendosje. Jo! Sepse nuk i besojnë, sepse vetëvendosje është: 1. të bëhesh shtet absolut i pavarur, pa protektorat ndërkombëtar, se nuk po vepron drejtë, 2. mund të vetëvendosesh t'i bashkosh krejt tokat shqiptare nën sllavët, 3. mund të vetëvendosesh për ribashkim me shtetin amë. Tash në bazë të cilit plan vetëvendoset? Dihet platforma e vetëvendosjes.

    Asnjë popull nuk është i knaqur me qeverinë e tij aktuale, asnjë! Thot dikush, po Shqipëria sa kohë pas shpalljes së pavarësië mbeti peng politik edhe gjatë atij pengimi politik, iu shkëputen dhunshem edhe disa pjesë, që kishte përpara. Mbeti se koha ishte e atillë, Luftërat Ballkanike, e luftëpaslufte, me qeveri të përkohëshme, qeveri të Revolicionit të Qershorit 1924, qeveri legaliste zogiste, e deri pas LDB...

    Lëvizja Vetëvendosje, është faktori i tretë i forcave... çfare, politike jo, me pozitë as opozitë politike, por pas pozitës e opozitës. Pyetja madhore: pse nuk integrohet në politikë. Sepse nuk i përshtatet, as asaj as faktorëve tjerë politik shqiptar, as atyre ndërkombëtarë. E çfarë po bëjmë? Kërkojmë vetëvendosje!

    A bëhet ajo Vetëvendosje ndonjëherë. Kur fuqia kombëtare vetëvendosë, për ribashkim, e çlirim të të gjitha trojeve tona. Po Kosova a vetëvendosë ndonjëherë. Çka të vetëvendosi: 1,2,a 3. Njëherë as 1 as 2 as 3, deri pas skadimit të afatit protektorativ. Sa zgjatë. Zoti e di... A mund të merr Albin kurti pasaportë politike nga superfuqitë botërore SHBA, që të jetë një lider politik, që LV të shëndrrohet në një parti politike të vërtetë? Kjo është pikëpyetja. As I.Rugova as H.Thaçi, pa një vizë, pasaportë të tillë politike, nuk do kishin arrijtë kurrë, në udhëheqje presidenciale as qeveritare në Kosovë! Kjo gjë duhet të dihet kjartë, vetëm rropatet, topitet, vet ndjenja e Lëvizjes Vetëvendosje! Ka disa rrathë koncentrik politik, të kalohen, deri tek qëllimi i caktuar! Më 1998 kishim vetëm një rreth koncentrik: shpërthimi mbi shtetterrorin serv, përmes luftës së armatosur.

    Albin Kurti u burgos në Nish, u lirua nga burgu, u arrestua disaherë nga UNMIK-u, disaherë, e derisot edhe në kufirin maqedon. Pse. Sepse nuk iu shkon përshtati politikisht atyre shkuarja e tij në Shkup dhe duan investigim politik (në emër të atij kalimtar), të dinë çdogjë lidhur me veprimtarinë e tij me shqiptarët atje...Atyre iu intereson mosdestabilizimi i shtetit maqedon, e neve na intereson lidhja me vllazërit tanë atje... Andej bëhet zhurmë se nuk është diçka në rregull, këndej bëhet zhurmë se pse arrestohet një lider i një Levizjeje...dhe vie fitimi në pikë politike. po kur do angazhohet Albini në politikë. Zoti e di...

    Një gjë unë dyshoj: secili arrestim ka prapavijen e tij. Duket sikur të gjithë njerëzit pas arrestimeve e burgime, ndryshojnë edhe pas hypjes në fuqi - ndryshojnë, nuk mbeten poata që ishin përpara, nuk munden t'i plotësojnë kërkesat e popullit e premtimet e tyre. Pse? Tash po vëj pikëpyetjen. Duket sikur diçka po ngjet me ta, po ndodh diç e papritur, që nuk e besoj se nuk ndërmarrin methoda ndër ma të ndryshmet akute, politike e tjera, përmes methodave 'bindëse' strategjike e psikologjike, apo përmes paritjes psiko-fizike medicinale, që ta ndryshojnë mendimin e të arrestuarit lider a person politik disi në nivel. Diçka po ndodh, e çfarë - mbetet për hulumtim. Sikur nuk janë më ata persona e personalitete, që ishin vetiu përpara. Duket se kanë ndryshuar, në atdhe e tretdhe, sepse forcat armike veprojnë gjithkah e gjithkund ku iu pin ujë edhe për ne shqiptarët, nuk është aq fiktive e prefekte asnjë methodë e tillë, kur na vetiu iu ndihmojmë armiqve të çdo lloji e ngjyre politike, duke injoruar intelektualin tonë, duke e përbuzur, duke e xhelozuar, duke e edhe sulmuar e shkatrruar me methodat, deri tek ato ma primitive, e ma të ulëtat, e ma të paparashikuarat - që as aemiku, as vet dreqi (nëse ekziston), nuk din ashtu aq keq e fortë! Pse? Sepse jemi e zeza e vetes dhe e mira e botës dembabadem: qep botën, e vet rri shkyer, zhele e të copëtuar (si terziu, rrobaqepësi). Derisa ta keshë iri personin e gjakut e gjuhës sate, shqiptarin e një krahine tjetër të atdheut tënd, shqiptarin e një ane të horizontit të atdheut tënd - ti kurrë mos mendo në progres as dritë lirie! U morem vesh!

    Albin Kurti vetsakrifikohet për vetëvendosje politike, përmes Lëvizjes Vetëvendosje, me pretendim në të Drejten Ndërkombëtare për Vetëvendosjen e Popujve! Vetsakrifikohet për vetëvendosje politike, pa u angazhuar në politikë! Sepse ende nuk janë kushtet e tij e të Lëvizjes për një angazhim politik, si forcë e dytë a e tretë politike... Tash diçka duhet të bëjë Albini, diçka të ndërmerr politikisht, apo të mbetet ende nën formën juridike të vetëvendosjes së popujve, apo vetëm të mbetet si një Lëvizje popullore, ashtu sikur LPK dikur, por në formë tjetër kohore e politike, brënda atdheut, si formë e lirë e kërkeses për një vetëvendosje... Drita e tunelit është larg ende...! Qëllimi: vijimi kështu si është dhe eventualisht tjetërsimi i formes së lëvizjes, në një ma të fortë shumëpërfshirëse apo gjithpërfshirëse kombëtare...

    Pikëpyetja: pse sot Albin Kurti nuk angazhohet në politikë dhe të pregatitet për zgjedhjet e ardhme 2011? Nëse vërtet ka diç gjenerator forcash reale, patjetër duhet renditur si forcë politike, në të kundërten - amulli e stërkeqje e forcave të rinisë shqiptare studentore dhe popullore, sepse të gjithë popullit ia mka andja të ketë vetëvendosje, bile vonë është shumë edhe vetiu rrin anash, e ma shum bëhet sehir nga shpati e bregu, se sa kyçje reale brënda forcës lëvizëse vetëvendosëse - sepse don ta realizojë pa sakrifica, pa vështirësi, me mjete diplomatike e politike, përmes integrimit europian, përmes të gatshmes! E të gatshme nuk ka!
    Disi duhet të lidhet njeriu. Duhet lidhur për një hu, apo për një qëllim! Kujt i fola?

    (06 Mai, 09)

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:39