RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E EVROPËS..!

    Share

    shqipo
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E EVROPËS..!

    Mesazh nga shqipo prej Thu 07 May 2009, 18:52

    GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E EVROPËS..!

    07 May, 2009
    Mr. Gafurr Adili

    A është Kosova sovrane ?!



    Sovraniteti i një individi, një familje apo edhe i një shteti përcaktohet mbi bazën e pavarësisë së atij individi, të asaj familje apo edhe të atij shteti për të marrë vendime dhe zbatimin e atyre vendimeve, kur shkruhet e bardhe mbi të zezë, dhe kur ato vendime miratohen e sanksionohen s'i Kanun apo s'i Kushtetutë (Bibël apo Kuran) dhe s'i ligje, akte nënligjore dhe rregullore nga organet vendimmarrëse (Kuvendi apo Parlamenti) i një vendi apo shteti, dhe pastaj ato zbatohen dhe ekzekutohen nga organet ekzekutive (Qeveria apo Këshilli i Ministrave) të atij vendi apo shteti në tërë territorin e atij vendi apo të atij shteti.



    Vetëm atëherë mundemi të themi se ai vend apo ai shtet është një vend apo një shtet sovran, kurse në të kundërten e kësaj, dhe s'ic po ndodh në Kosovën tonë të dhe me Kosovën tonë Heroike, edhe tani, pas më tepër të një viti të proklamimit të saj për shtet të pavarur e sovran ( 17 shkurt 2008), gjë që dëshmon e ridëshmon se, Kosova gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (UNMIK), Protektorat i BE-së (EULEX), Mbretëri e Shekullit (Shek. XXI) Princ Vidit të Ri ( me emrin Pieter Feith), apo edhe vend i pushtuar e i kolonizuar (Kosova Veriore) nga Serbia, por kurrën e kurrës JO edhe Shtet i Pavarur dhe Sovran, siç përpiqen ate ta paraqesin treshja vasale: Sejdiu-Thaçi-Krasniqi dhe e gjithë kamarilla e tyre, të cilët nuk janë asgjë tjetër përveç se sozie e kolaboracionistë të llojit Yaser Arafat dhe Muhamud Abaz të Palestinës.



    Kosova Palestina e Re e Ballkanit dhe e Evropës?!



    Paraprakisht, para se të zberthejmë titullin e këtij shkrimi, duhet të marrin në analizë statusin aktual të Kosovës dhe rreziqet që i kanosen asaj, përmes së cilës analizë konkrete dhe të argumentuar me fakte konkrete, lexuesi ynë do të gjejë edhe përgjigjen mbi titullin e këtij shkrimi.



    Kosova, a është vërtetë një shtet i pavarur dhe sovran ?!



    Pavarësia e një shteti nuk përcaktohet nga nxjerrja e një deklarate, siç kjo edhe ndodhi një vit më parë, më 17 shkurt 2008, apo duke proklamuar një Kushtetutë dhe disa ligje, nëse kjo deklaratë e sanksionuar edhe në Kushtetutën e "Republikës" së Kosovës, që nuk është asgjë tjetër përveç se një kopje dhe një përshkrim ( pikë për pikë) e "Pakos Ahtisaari", por pavarësia e një shteti përcaktohet nga pavarësia ekonomike e atij shteti, sepse tanimë fare mirë dihet fakti se pavarësia politike, qoftë kjo e një individi, një familje dhe një shteti varet dhe përcaktohet vetëm nga pavarësia ekonomike e atij individi, asaj familje, dhe e të atij shteti.



    ]Pra, pavarësia ekonimike është faktori determinnt i përcaktimit të pavarësisë politike, që do të thotë se, po aq sa ka parvarësi ekonomike, ai individ, ajo familje dhe ai vend e shtet, po aq ke edhe pavarësi politike ai individ, ajo familje dhe ai vend e shtet për të cilin edhe flitet, sic aktualisht po flasim për Kosovën tonë të "pavarur" e "sovrane".



    Dhe, të gjithë ne e dijmë se, Kosova nuk është e pavarur ekonomikisht, por përkundrazi ajo plotësisht edhe e varur ekonomikisht nga faktori ndërkombëtar, prandaj ajo (Kosova) nuk është e pavarur as edhe politikisht.



    Pra, pavarëisa e Kosovës është një pavarësi fiktive, siç është edhe ajo pavarësia e Palestinës.



    Kondova e Menduh Thacit dhe Brodeci i Ali Ahmetit, cilat ishin dëmet e tyre që ia shkaktuan Shqipërisë Natyrale ?!



    Nëse, përmes intervistës s'ime (të para disa ditëve) të publikuar përmes agjensisë së lajmeve INA të Shkupit, kam arrijtur që sado pak ta vetëdijësoj ate për dëmin që (Ali Ahmeti dhe BDI, me vetëdije apo pa vetëdije), përmes segmenteve të Serbisë në Shkup (LSDM-së) kanë dashur që t'i shkaktojnë Kosovës dhe përcaktimit të statusit të saj, ashtu sic edhe është aktualisht, dhe të cilin tanimë po e "shijon" populli shqiptar i Kosovës, gjë që i ka interesuar vetëm Serbisë dhe ka qenë një skenar i përgaditur vetëm nga Serbia dhe segmentet e saj pro-serbe në Shkup, plane dhe objektiva që ia dogji vetëm Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturat e tij, ndër të cilat ka qenë edhe puna e palodhshme e djemve dhe e vashave (heronjëve të heshtur të kombit shqiptar) të strukturës inteligjente të FBKSH (Sigurimit Kombëtar Shqiptar-SKSH) dhe ne shqiptarët e Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA) patëm vetëm humbje ekonomike dhe njerëzore, ku na u vranë disa djelmosha të mrekullueshëm e luftëtarë të lirisië, si Ramadan SHITI e Xhavit MORINA dhe...., si dhe na u burgosën shumë shqiptarë të pafajshëm të Brodecit Heroik, për cka konsideroj se kundër Zotit Ali Ahmeti kompanisë së Tij: Abdylaqim Ademi (Zv. Kryeministër i FYROM) dhe Kryeministrit të FYROM, Zotit Nikolla Gruevski, duhet të ngritet padi penale në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, me akuzën për skenarë dhe vrasje e arrestime të civilëve të pafajshëm, konsideroj që FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilët është edhe SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar) dhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), nuk arrijtën që, ashtu si në Brodecin e Ali Ahmetit me BDI dhe të Nikola Gruevskit, ta parandalonin dëmin politik që Kondova e Menduh Thacit me PDSH dhe VMRO-DPMN e Nikola Gruevskit politikisht edhe ia shkaktuan Shqiperisë Natyrale.



    Pse?



    Sepse, Zoti Menduh Thaci dhe PDSH, duke marrë mbi 20 milionë euro nga mafia ruso-serbe, në emër të rëximit të Ali Ahmetit nga bashkëqeverisja apo kolaborimi me LSDM-në e Branko Crvenkovskit, me të cilin është takuar në nëntor të vitit 2000, para se të fillonte luftën (në shkurt të vitit 2001), te vilat redicenciale në Pogradec të Republikës së Shqipërisë (Shqipëria Londineze), kurse në dhjetor të vitit 2000, në Chikago të SHBA-ve, enigmatikisht vdes atdhetari Sulejman Elezi- Sulë Srtarova, nga Kërcova, (veteran i cështjes kombëtare dhe i burgosur edhe në kohën e regjimit të kriminelit Aleksandër Rankovic), ceshtjes kombëtare shqiptare ia shkaktoi dy dëme politike:



    1. E para, asokohe diskutohej që nga Kumanova, përmes Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërcovës dhe Strugës të kalonte Koridori 8 dhe AMBO (amerikane),



    2. Duke i paraqitur, Kondovën dhe të gjitha trojet e Shqipërisë Lindore (Luginën e Vardarit-ILIRIDEN), Menduh Thaci me PDSH-në dhe Agim Krasniqin me Co, para bashkëisë ndërkombëtare, si zona të trazuara dhe me konflikte, bashkësia ndërkombëtare dhe konkretisht aleati i shqiparëve - SHBA, e tërhoqën Korridorin 8 dhe AMBO, dhe në vend të AMBO aty u instalua Gasprom-i rus, i cili Menduh Thacit dhe bandës së Tij, të kryesuar nga krimineli Agim Krasniqi, përmes mafias ruso-serbe ia kishin dhuruar valixhen me mbi 20 milionë euro, kurse karta e djegur e Menduh Thacit (në Kondovë), Agim KRASNIQI, ashtu si karta e djegur e Ali Ahmetit (në Brodec), Hebib AHMETI, Komandant i Grupit të Brodecit (tani më të dokumentuar dhe të faktuar, jo vetëm përmes Pjesës së Parë dhe të Dytë të SKSH, por edhe përmes xhirimeve të publikuara përmes Pjesës së Tretë të SKSH, pa harruarr këtu, as Zoti Ahmeti dhe as banda e Ti, se SKSH posedon edhe me xhirime të tjera nga Brodeci dhe nga Pogradeci), do të kalben në burgjet sllavo-maqedonase, sepse peshqit e medhenj (Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci), si gjithëmonë edhe tani po i hajnë peshqit e tyre të vegjël: Agim Krasniqi dhe Hebib Ahmeti.



    Dhe, ne të FBKSH na vjen shumë keq për viktimat e tilla, te llojit Agim Krasniqi dhe Hebib Ahmeti, ashtu sic na ka ardhur shumë keq edhe për viktimën e Emrush Xhemaili ( Kryetar i LPK), Komandant "Cakalla", apo sic na vjen shumë keq edhe për viktimën e rradhës Lirim Jakupi (Komandant "Nacisti"), të cilët nuk iu binën urdhërave të Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, por u vunë në shërbim të banditëve: Menduh Thaci dhe aleatit të Tij në Kosovën Protektorat (dikur Hashim Thaci dhe aktualisht Ramush Haradinaj) dhe Ali Ahmeti dhe aleatit të Tij në Kosovën Protektorat (dikur Ramush Haradinaj dhe aktualisht Hashim Thaci), sepse Lideri i LPK, Zoti Emrush Xhemaili, përmes PDK-së së Zotit Hashim Thaci ka arrijtur që aktualisht të jetë edhe Deputet i Karamilles (Kuvendit) të Kosovës.



    Rufi Osmani dhe "politika e re" e Tij..?!



    Nëse vërtetë Zoti Rufi Osmani dëshiron që në jetën politike të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA) të na e shpalosë një politikë të re, por pa paratë (20 milionët) e Zotit Nikolla Gruevskit, të shpërndara për diverzion ndaj shqiptarëve (vitin e kaluar-2008), përmes Shefit të Sherbimit Inteligjent të "Maqedonisë" (DBK-së së Zotit Sasha Mikajlov), i cili ka qenë dhe është edhe djali dajës së Nikola Gruevski, paraprakisht duhet të na e shpalosë Platformën e Pratisë së Tij politike, që pretendon edhe ta krijojë dhe të na thotë se Gostivari i Tij, Kryetar i të cilit u zgjodh, a është territor i Shqipërisë Natyrale apo jo?



    Nëse ne, të FBKSH dhe të strukturave të tij, Zoti Osmani do të na thotë se Gostivari i Tij është pjesë e Shqipërisë Natyrale dhe do të na ofrojë një Platformë apo Program Kombëtar të ribashkimit të Gostivarit dhe të Shqipërisë Lindore me Shqipërinë Natyrale, edhe ne do ta perkrahim pa asnjë rezervë dhe hezitim.



    Ne të kundërtën, edhe Zotin Rufi Osmani, do ta luftojmë njejtë, ashtu sic i kemi luftuar e i luftojmë edhe kolaboracionistët sllavo-maqedonas të llojit Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti, si dhe mikun e Gruevskit - Zotin Imer Selmanin e Demokracia e Re.



    Fronti për Bashkim Kombëtar dhe Shqiperia Natyrale..!



    Dhe, Kosova jonë e dashur dhe populli shqiptar i kësaj krahine të Shqipërisë Natyrale të mos përjetojë fatin e keq të Palestinës dhe të popullit heroik palestinez, të gjitha forcat atdhetare e përparimtare shqiptare, nga të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike dhe nga diaspora shqiptare, duhet të bashkohen rreth Platformës së Shqipërisë Natyrale, të përgaditur e të publikuar (në shqip, në anglisht, në serbisht, në sllavo-maqedonisht dhe në greqisht) nga intelektuali atdhetar, Zoti Koco DANAJ.



    Mr. Gafurr ADILI,

    Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).



    Tiranë, më 5 Maj 2009.

    bardhoci

    Numri i postimeve : 6
    Join date : 17/04/2009
    Age : 27
    Location : kukes

    Re: GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E EVROPËS..!

    Mesazh nga bardhoci prej Wed 13 May 2009, 22:39

    mirmebrema nga gjeneral kuksi por kisha dicka per te thene qe kosova kurr nuk do te jete sovrane perderisa kontollohet nga te huajt a ka shqiptar qe endjen veten shqiptar ne keto troje rrofte SHQIPERA E BASHKUAR.

    bardhoci

    Numri i postimeve : 6
    Join date : 17/04/2009
    Age : 27
    Location : kukes

    Re: GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E EVROPËS..!

    Mesazh nga bardhoci prej Wed 13 May 2009, 22:41

    ASHTU ESHTE SEPSE EDHE KOSOVA SI PALESTINA NE ZEMER TE ARABISE SUNDOJNE HEBREJTE ASHTU EDHE NE ZEMER TE SHQIPTARISE.

    bardhoci

    Numri i postimeve : 6
    Join date : 17/04/2009
    Age : 27
    Location : kukes

    Re: GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E EVROPËS..!

    Mesazh nga bardhoci prej Wed 13 May 2009, 22:42

    KISH EDHE DICKA TJETER KUR DO VIJE DITA QE TE THEMI QE NUK KA KUFIJ .DESHA MENDIMIN TUAJ OSE TE GAFURR ADILIT

    Sponsored content

    Re: GAFURR ADILI:KOSOVA PALESTINA E RE E BALLKANIT DHE E EVROPËS..!

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:40


      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:40