RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    SHQIPJA TË MBANË SHQIPTAR

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    SHQIPJA TË MBANË SHQIPTAR

    Mesazh nga AGU prej Fri 08 May 2009, 09:16

    Nezir Myrta / SHQIPJA TË MBANË SHQIPTAR





    Unë kam një tjetër lloj apeli, për të gjithë shqiptarët në botë, që edhe janë asimiluar e flasin gjuhë tjetër të vendit ku jetojnë, me atë mençuri që mendojnë se posedojnë, kur ndjehen shqiptar - ta rimësojnë Shqipen, e mos të ndjehen inferiorë, të largët përnga gjuha e gjaku, as përnga dituria e kultura, sepse ashtu na duhen, i thrret Shqipja - të jemi afër njeritjetrit dhe të flasim shqip kur takohemi edhe të veprojmë shqip, sikur një vllazëri e tërë shqiptare në botë!


    Shqipja të mbanë shqiptar!


    Është paksa e dhëmbshme dhe ndoshta dikujt mund të ia vret syrin e mendjes edhe vet zemren e shpirtin, pse unë them kështu e shprehem paksa vrazhdë, por nga dhëmbja e vet shpirtit tim flas kështu, sepse më dhëmb çështja e vllait tim kudo botës, që asimilohet e tjetërsohet për shkak të kushteve ekzistenciale, jetës - por duhet qendruar fortë dhe përderisa shqiptari i sotëm ka fuqi gjenetike, të mësojë mijëra gjuhë të botës dhe të bëhet një poliglot, njohës e disa gjuhëve - pse shqiptari ynë, anipse i asimiluar e flet gjuhë tjetër zyrtarisht e detyrimisht për shkaqe jetese - pse mos ta rimësojë Shqipen tonë të bukur - gjuhë time dhe të tij, kur mund të shprehet se ka gjak shqiptari dhe me ndien veten shqiptar!

    Nuk duhet njeriu i sotëm shqiptar, të diktohet nga kushtet e jetës dhe politikat e kohës, kur mendon se në damarë të tij rrjedhë gjak shqiptari - mos të iritohet, as dëshprohet, as të ketë as fijen e pesimizmit, pse shqioptarët në Ballkan janë të ndarë dhunshëm politikisht të copëtuar dhe pse shqiptarët sikur nuk kanë një unitet të duhur si vllai me vllanë, as pse kemi kushte nën nivel jetese, ndoshta e pandoshta shumë më ultë jetojnë shumë shqiptarë në trojet e tyre - se sa shumë shqiptarë sot në tretdheun botëror, as mos të hezitojnë shqiptarët që sot nuk flasin Shqipen e ndjehen shqiptarë - të ofrojnë shpirtin e zemren kah atdheu i tyre i lashtë - anipse kanë edhe mjerim të skajshëm edhe disa lumturi e ekzistencë të lumtur jasht trollit shqiptar, në vende të ndryshme të botës!

    Shqiptarët në Turqi shembull, dihet se ndjejnë gjakun e tyre shqiptar, dihet se janë shkrirë e asimiluar disa gjenerata tona atje, po a ka mundësi të lidhemi me gjuhën shqipe, të ndjehemi realisht shqiptar dhe mos të humbasim ma shumë se sa kemi humbur... Nuk është turp as keqardhje, kur shqiptari me nënshtetësi tjetër, e kupton se duket e ndjehet i largët nga gjuha e gjiu shqiptar - ta rikthejë vetveten në një kohë shumë të shkurtër, përmes rimësimit apo rinjohjes së Shqipes! Mund të thotë dikush: po ja që rimësova Shqipen, flas shqip, mendoj shqip, jetoj shqip - por çka matutje, kur unë me sa breza jetoj në këtë a atë vend tjetër dhe jam adaptuar e përkushtuar këtij vendi, sepse e ndjej si vendin tim, apo thejshtë - e kam vendin tim, të lindjes: Stamboll e Kairo, Teheran e deri në Pekin, Tripoli e deri në Afrikë Jugore, Azi, Europë e Amerikë, Alaska e Australi e Zelandë të re - pothuaj në gjithë botën?
    Mund të thot shqiptari i sotëm i asimiluar në gjuhë tjetër - çfarë pastaj...?

    Po, sepse nëse ndjehesh shqiptar, kur takohesh me shqiptarë - fol shqip, shkruaj shqip, këndo shqip, qesh shqip, qaj shqip, dashuro shqip e vdis shqip shqiptar - mundësisht në trollin shqiptar!


    GJUHA SHQIPE TË MBANË SHQIPTAR!


    Marrim shembull, koloninë shqiptare në Turqi, por ky shembull le të jetë shembull për gjithë shqiptarët në botë!


    Është e tmerrshme, kur vllazërit tanë flasin gjuhë të huaj edhe me neve konkretisht! Kur sot kanë mundësi të rimësojnë Shqipen dhe të kthehen në gjiun e Shqipes!

    Dikush mund të pyet sot, pse shqiptarët në Turqi nuk mbajnë plisa të bardhë... po shqiptarët askund në botë nuk mbajnë plis të bardhë, vetëm ndonjë rrallë dikund... pse a u dashka tash krejt kah janë shqiptarët të mbajnë plisa të bardhë?!

    Kryesorja është se sa e mbajnë gjallë gjuhën e flasin shqip, se për tjerat është lehtë...

    Shqiptarët në Turqi, janë kolonia që ndihet ma e dhimbshmja, ma e përsekutuara, ma e pa të drejta ma themeloret, sepse ka dy arsye:


    1. U zbatua plani serv, i Qubrilloviqit, Grashaninit, Andriqit etj., që me mjeshtri politike ta dëbojë krejt popullaten shqiptare nga trojet e tyre, në brëndësi të shtetit të sotëm serv, nga Topliku e Abllaniku e deri tek Nishi, duke zhvilluar shfarosje shqiptare në emër të fesë, gjoja ata janë turq, ashtu sikur mendonin disa gjyshër tanë, kur i pyetnin - çka je: turk elhamdylilah turk je a - ik në Turqi dhe sot trevat ma të bukura të Servisë, janë serv, që ishin krejt treva shqiptare, deri në luftërat në Toplik e Abllanik (1874-76), Nishi (Naissa), Krushevci (Dardha), Pozharevci (Zharra), Kurshumlia (Gurshumi), Leskovci (Leskoviku), Morava (Marga), Kopaoniku (Kreshtabardha) etj... që krejt territori i sotëm serv ishte territor shqiptar, me popullësi të pastër dardhane, që flisnin shqip (skypas). Kur thoshte shqiptari atje: A folim skypas? Atë vetëm vdekja, se nuk nënshtrohej për të gjallë!

    2. Vetmohimi i kombësisë shqiptare, nga vet shqiptarët e kohës, që fenë e mbanin si komb, sepse sikur të thoshin e deklaroheshin të gjithë shqiptarët e atëherëshëm SHQIPTAR, e jo turkelhamdylilah, sot do të ishin aty dhe jo të shpërngulur dhunëshëm deri në vitet 50-ta të shek. 20., duke mohuar atdheun e tyre, për shkak të fesë, që iu konvenoi shtetit serv e ish-jugosllav, duke u shfarosur me dhunë mbi 350 mijë shqiptarë të atëhershëm, që sot mund të ishim mbi 10 milion vetëm jasht Shqipërisë politike - vetëm në territorin e sotëm Servi - Kosovë!

    Sot sipas statistikave, vetëm në Stamboll ka mbi 5 milion shqiptarë, që dhunshëm nga politika turke, u regjistruan atje si turq dhe sot pas disa gjeneratave, as që flasin shqip, por turqisht dhe disa vetëm e njohin vetveten si shqiptarë dhe shumë kanë poste më të larta në ministritë turke, deri tek ato shtetërore, si përsona të fuqishëm politik. Por, kur shumica u asimiluan me hatër e me zor, deri në shkretëtirat e Anadollit e gjetiu Turqisë... mund të themi se sot ka pak shqiptarë atje, si koloni, anipse sot janë themeluar disa shoqata shqiptare, që ndihen shpirtërisht shqiptarë, por flasin gjuhën turke!

    Sa do të ishte mrekullia vet, sikur të ktheheshin të gjithë ata pasardhës të shqiptarëve të hershëm të shpërngulur atje - të ktheheshin në trojet e tyre, bile në Kosovë sot!

    Kolonitë shqiptare në Turqi e Greqi, janë ma të dhimbshmet, pa asnjë të drejtë themelore shqiptare!

    ***
    Sot, ka edhe asi shqiptarësh bashibuzukësh pikërisht nga trevat tona shqiptare, që fenë e qesin para kombit, thuase Zoti nuk ia paska dhënë njeriut sëpari: mendjen, gjuhën, të folurit, e pastaj besimin!

    (08. mai, 09)
    __________________

      Ora është Sat 10 Dec 2016, 05:59