RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    ALI AHMETIT I KANË NGELUR VETËM DY RRUGË..!

    Share

    shqipo
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    ALI AHMETIT I KANË NGELUR VETËM DY RRUGË..!

    Mesazh nga shqipo prej Fri 08 May 2009, 19:20

    ALI AHMETIT I KANË NGELUR VETËM DY RRUGË..!

    Rruga e parë, është rruga që të vazhdojë të mbetet në qeveri (kolaborim) me Nikolla Gruevskin dhe t'i shpërbëhet BDI, për shpërberjen e së cilës ( të BDI-së), Sasha Mikajlov (Shef i DBK) dhe djali i dajës së Nikolla Gruevskit, vitin e kaluar ka marrë
    mbi 20 milionë euro nga Gruevski për diversion ndaj shqiptarëve dhe partive të tyre në Shqiperinë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA), me të drejtën e dhënë nga Gruevski, që për shpenzimin e tyre (20 milionë euro), të mos japë asnjë llogari para asnjë institucioni të krijesës artificiale me emrin FYROM, nga e cila shumë (gjatë vitit të kaluar-2008) 5 milionë euro i ka përdorur për diversion kundër PDSH përmes Demokracia e Re të Imer Selmani, dhe rreth 5 milonë gjatë zgjedhjeve të fundit për president të "Maqedonisë", ku shqiptarët nxorrën tri kandidatura dhe edhe kësaj rradhe ridëshmuan përcarjen e hershme të tyre para gjithë opinionit tonë kombëtar dhe atij te huaj.

    Në rastin e parë, sikur Ali Ahmeti të largohet nga qeverisja (kolaborimi) me Gruevskin, edhe për të rikëthyer reputacionin e humbur, gjë që Ai (Zoti Ahmeti) e ka kuptuar gjatë zgjedhjeve për pushtetin lokal në IRJM, vendin e Tij ne qevisjen (kolaborimin) me Gruevskin do ta zejë Imer Selmani me Partinë "Demokracia e Re" dhe jo Menduh Thaci me PDSH-në.

    Rruga e dytë, është rruga që Ai (Ali Ahmeti) dhe BDI të largohet nga qeveria Gruevski dhe bashkë me mikun e Tij të vjetër,
    Branko Crvenkovskin, tani më i bërë gati që të marrë drejtimin e LSDM-se, bashkarisht të organizojnë skenare te tjera, të llojit Brodeci, dhe ate në fashatin Gjermë të Tetovës sic edhe ishte ai skenari i tyre i famshëm Ahmeti-Crvendkovski, i organizuar në Pogradec (në nëntor të vitit 2000) për luftën e tyre të përbashkët, gjatë vitit 2001 në IRJM, kundër VMRO-DMN-së dhe PDSH-së.

    Edhe në rastin e dytë, në skenarin e Tij në Gjermë të Tetovës, Zoti Ali Ahmeti dhe e gjithë banda e Tij, do të dështojë me turp, ashtu sic dështuan edhe në Brodec, sepse struktura inteligjente e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), ka qenë dhe është shumë vigjilent, si djemtë e vashat (heronjtë e heshtur) të SKSH, situatën po e përcjellin hap pas hapi dhe të gjitha kartat bandës Ahmeti-Crvendkovski do t'ua djegin në duartë e tyre të lyera me gjak shqiptari.

    Prandej edhe e ndjejë për obligim kombëtar e moral, që përfundimisht t'i them Zotit Ali Ahmeti, që të tërhiqet nga rruga e Tij e turpit dhe e tradhëtisë, dhe t'i rrefehet e t'i kërkojë falje publike popullit të Tij, nëse vërtetë i ka ngelur vetëm edhe pak gjak shqiptari, sepse populli ynë trim e bujar, bashkë me brodecasit dhe gjithë familjarët e të rënëve dhe të dëshmorëve të kombit, edhe do ta falin, sepse asknjë popull tjetër nuk ka dijtur dhe as nuk di të falë, sic ka dijtur të falë populli shqiptar.

    Por, pavarësisht nga veprimi i Zotit Ali Ahmeti, ndjehem shumë i shtrënguar, bazuar nga informacionet që më ka servuar SKSH e FBKSH-së, që ashtu sic veprova dy javë para se të ndodhte skenari i Ali Ahmetit me Co, që edhe kësaj rradhe t'iu dalë borxhit atdhetarëve të Gjermë së Tetovës dhe gjithë luftëtarëve të lirisë, ashtu sic edhe iu dola borxhit atdhetarëve të Brodecit, që të rrisin vigjilencën e tyre morale e kombëtare dhe të mos bijnë pre e viktima të skenareve sllavo-maqedonase dhe veglave të tyre shqipfolëse, sin dhe të bashkëpunojnë me djemtë e vashat (heronjtë e heshtur) e tyre të SKSH-së dhe të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që ka qenë dhe mbetet formacioni i vetëm politiko-ushtarak mbarëkombëtar,
    që punon e vepron vetëm për ribashkim kombëtar të të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPERI.

    Mr. Gafurr ADILI,
    Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

    Tiranë, më 7 Maj 2009.

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:40