RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës

    Share

    fani

    Numri i postimeve : 5
    Join date : 20/04/2009

    Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të Kosovës

    Mesazh nga fani prej Sun 10 May 2009, 01:32

    Friday, 08 May 2009
    Të dielën, më 3 maj 2009, diku kah ora 15:00 në Malin Mokna të Burimit është arrestuar Visar Hajzeraj, 26 vjeçar nga komuna e Burimit. Visari kishte shkuar së bashku me 3 persona të tjerë për t’i marrë disa drunj të prerë në malin e tij. Ushtria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës dhe e ka arrestuar Visarin.

    Deri tash askush nga institucionet e Kosovës, qofshin ato komunale a qendrore, vendore a ndërkombëtare, nuk kanë reaguar për këtë arrest. Këta politikanë të cilët nga rehatia e zyreve të tyre luksoze e quajnë Kosovën vendin më të sigurt në botë, nuk e lëvizin as gishtin e vogël kur një qytetar i Kosovë arrestohet në pikë të ditës nga një ushtri armike siç është ajo e Serbisë. Ka shumë gjasa që politikanët e Kosovës as që kanë dëgjuar për këtë rast, për shkak se për ta, siç është dëshmuar, dhe po dëshmohet për ditë me pjesën veriore të vendit, Kosovë nënkupton vetëm pronat e tyre personale (shtëpitë e mëdha, veturat luksoze, bizneset …), por jo edhe territori i Kosovës të cilin e njohin për të tillë qytetarët e Kosovës, dhe ku i kanë pronat e tyre këta qytetarë.

    Visari fillimisht është marrë në pyetje në Tutin, komunë kjo që ndodhet në pjesën e Sanxhakut të okupuar nga Serbia. Visarin e kishte marrë në pyetje komandanti i policisë së Serbisë që kishte shërbyer edhe në kohën e Milosheviqit në Burim, Moma Pantiq. Ky polic serb ishte i njohur për represionin që kishte ushtruar ndaj shqiptarëve sa kishte shërbyer në Burim. Sipas informatave që ka familja e Visarit, ky i fundit është maltertuar dhe rrahur nga ushtarët e Serbisë si dhe nga policia serbe. Me ta arrestuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë e kishin fotografuar Visarin me pushkë automatike (AK47) në qafë për ta arsyetuar kështu arrestimin dhe inkriminuar Visarin.

    Kjo nuk është hera e parë që forcat policore e ushtarake të Serbisë hynë thellë brenda territorit të Kosovës për të arrestuar e maltretuar shqiptarët këtu. Raste të tilla ka shumë në anën lindore të Kosovës në fshatin Karaçevë. Të mos flasim për ata pak shqiptarë që kanë mbetur në pjesën veriore të Kosovës. Fshatarët që jetojnë në kufirin me Maqedoninë praktikisht e kanë pasur të pamundur ta punojnë tokën e tyre për një kohë të gjatë për shkak të forcave ushtarake maqedone. Njëjtë qëndron puna me shqiptarët që jetojnë në Bjeshkët e Rugovës – këta nuk mund t’i shfrytëzojnë kullosat e tyre për shkak të forcave speciale të policisë së Malit të Zi. Shqiptarëve përherë po u ngushtohet hapësira e të ekzistuarit. Ndërkohë që politikanët e Kosovës, krerët institucionalë, nuk pushojnë së përmenduri sigurinë e kufirit për shkaqe simbolike, fqinjtë po na e cenojnë po këtë siguri për përfitime faktike. Dhe përherë po e pësojnë qytetarët e Kosovës. Të tillë sikur Visari. Ky i fundit është duke u mbajtur i burgosur në Novi Pazar, në qytetin kryesor të Sanxhakut.

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:36