RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    REAGIM I AKSH-SË

    Share

    AKSH
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 36
    Join date : 02/01/2009
    Age : 104

    REAGIM I AKSH-SË

    Mesazh nga AKSH prej Wed 28 Oct 2009, 23:52


    R E A G I M
    Nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare(AKSH), më datën 14 tetor 2009
    Në edicionin e lajmeve qendrore të RTK-së të orës 19.30 të datës 13 tetor 2009 mësuam se kinse në emër të AKSH-së, një person i pa njohur kishte bërë thirrje telefonike anonime, duke kërcënuar se në objektin e Gjykatës së Qarkut është vendosur një bombë, por më pastaj doli alarm i rrejshëm, ndërkaq në oborr të rektoratit u gjend mjeti shpërthyes. Thellësisht dhe tmerrësisht jemi të indinjuar dhe të shqetësuar për këtë që ka ndodhur. Është hera e dytë që pas Shtajnerit, dikush është shumë i interesuar që AKSH-ën ta paraqes si terroriste dhe të rrezikshme. JO zonja e zotërinj, kjo nuk është e vërtetë! AKSH-ja nuk frikëson, nuk plaçkitë dhe nuk e terrorizon popullin e vetë, i cili e mban dhe e ushqen. Fuqimisht jemi të vendosur që njerëzit e tillë, bartës të dukurive negative të tilla t’i identifikojmë dhe në bazë të akteve normative, vendimeve dhe urdhëresave në fuqi, të merren masa kushdo qofshin ata apo ato. Më herët opinionit i është bërë e ditur se që nga data 17 shkurt 2008 AKSH-ja ka pushuar veprimet në Republikën e Kosovës. Prandaj, çdo veprim i bërë në emër të AKSH-së, është sulm i drejtpërdrejt ndaj vlerave kombëtare dhe të arriturave, e sidomos rolit pozitiv që ka pasur AKSH-ja gjatë periudhës para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Veprimet e tilla dhe të ngjashme janë veprime të individëve apo grupeve njerëzish që nuk kanë asgjë të përbashkët me AKSH-ën, por në emër të tri shkronjave të arta mundohen t’i fshehin veprimet e tyre djallëzore dhe të ndyra, mundohen që duke u fshehur dhe mbuluar fytyrën, të përfitojnë në dy mënyra: e para, të njollosin dhe përlyejnë veprimtarinë e pastër atdhetare dhe kombëtare të AKSH-së së popullit, dhe e dyta, të përfitojnë dhe të kenë përfitime personale. Kërkojmë që për hir të së vërtetës që këta të pafytyrë dhe qyqarë të zbulohen dhe të hidhen para drejtësisë, ndërsa organet e hetuesisë së AKSH-së të ndihmojnë dhe identifikojnë personat e tillë. Me këtë mendojmë se do të fillojë të zhvillohet fija e lëmshit të zi dhe shumë të pa vërtetave që janë thënë dhe shkruar në kurriz të AKSH-së së vërtetë.
    Prizren, 14 tetor 2009 SHP i AKSH-së

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:40