RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    KU JANE POETET

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    KU JANE POETET

    Mesazh nga AGU prej Thu 03 Dec 2009, 17:13

    Nezir Myrta / KU JANË POETËT


    O poetët janë gjithkund e gjithkah
    burime të gjalla që rrjedhin ujë akull,
    vërejnë shushunjat që dolen në gjah
    e mbesin si klysh udhës ngrirë shakull!

    Poetët janë gjihtkund e gjithkah
    kudo kopshteve majave shkollave,
    vështrojnë ata që drdhin vrer n'pah
    e vet e pinë mu si lëngun e mollave!

    Poetucat shterruan derdhin veç fjalë
    si struca në zall qesin kokën jashtë -
    në secilen fjalë skelet kanë një halë
    përbihen qitje si për zorrë t'trashtë!

    O poetët janë gjithkund e gjithkah
    në etër nëntokë nënujra e mbiyje -
    te gurtë e varreve e në shkreptima
    rrufeshë të skuqura dhe i lidhin nyje!

    S'shtërzejnë gjakush majesili poshtë
    shkrepin shkëndia t'lashta mijavjeçe -
    nuk janë sikur kallami zemërshoshtë
    flakadaj i binë trup edhe udhës leqe!

    Poetët nuk vdesin pse nuk shkruajnë
    kur burimi n'shpirt çdo kohë pret gufim,
    vdesin poetucët që bishtat iu kruajnë
    në fjalë ecin caca e kujtojnë fluturim...!

    Poetët janë gjallë gjithkund e gjithkah
    n'përkundje djepi e maje krateri vullkan;
    edhe maje plumbi rrinë me plumb n'krah
    aty përbirohet si pika e lotit për vatan!

    Nuk mund t'i gjejsh poetët aty ku ti don
    me hapin e vockël që thurë veç fjalëgoje.
    Ai që Drillon uragan veç me hukamë krijon
    Ai që krijoi mu nga pelimi mjaltin në hoje!

    Poetët janë gjallë gjithkund e gjithkah
    edhe kur trupat si lëvozhga iu varrosen,
    O vargjet poetike iu rrinë kurorë në krah
    Bukuritë nuk vdesin as kurr nuk sosen !

    Nëse t'i shohësh poetët malli të mori
    Ata diellor mund t'i shohesh nga larg;
    i sheh veç ai që zjarr nga zemra nxori
    vetëm ai që lindet e vdes për një varg!

    Gjama e Orës së Maleve jo veç oshtimë
    po gjamën e kthen në melodi gitareje -
    ai që shpirtin gastartë e then copegrimë
    ai zemrën e ka zi pa asnjë xixë hareje!

    Poetët janë gjallë gjithkund e gjithkah
    aureola duken me yllësitë e tyre rreth;
    trupojnë edhe ëndrra mos me pasë kah
    qëndrojnë lartë e nuk binë si një gjeth!

    (03.12.09)

    shaban cakolli

    Numri i postimeve : 2
    Join date : 21/11/2009

    Re: KU JANE POETET

    Mesazh nga shaban cakolli prej Wed 12 Jan 2011, 20:34

    POETI
    Nuk e di
    nëse trupi i pikon gjak
    brenda tij
    kallet një oxhak!

    Në mes mallit e dhembjes
    urnë që kallet
    digjet në heshtje-bëhet prush
    dhembjet e tij
    s´i kupton askush!...

    shaban cakolli

    Numri i postimeve : 2
    Join date : 21/11/2009

    Re: KU JANE POETET

    Mesazh nga shaban cakolli prej Wed 12 Jan 2011, 20:37

    I PA EPUR
    Dyzet pranvera
    ditëlindja ime
    jeta me vdekjen
    në dy luftime.

    Dhe në mos e bëfsha
    një ditë më shumë
    qelbësirës
    sí them dot parfum.

    Sponsored content

    Re: KU JANE POETET

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:38


      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:38