RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    SHQIPONJA*

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    SHQIPONJA*

    Mesazh nga AGU prej Sat 10 Jan 2009, 20:20

    Nezir Myrta / SHQIPONJA





    Shqipëri.......................................... .......Kosova thrret
    ...O sot o kurrë!...............................Motrën e Vet!
    .......Të Bashkohemi......................Shqipja Jonë!
    ...........Dy Kokë!......................Me një Kokë!
    ...............Shqiptarë!...........Do të Bashkohemi
    .............................Në Një Tokë!.......................
    Shqipërisë t'i Prijë Shqiponja Zemërzjarrta ma e Zonja
    Në Sy - ka Mprehtësinë e Tehut të Guximit e Guximin E Tehut të Mprehtësisë -
    Mprehtësinë dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m - Sy Argusi! Në Mendje ka -
    Maturinë e Shpatës të Vëndosmërisë dhe Atë Vëndosmërinë e Shpatës së Maturisë -
    Mendjen e Ka Shpatë! Në Zemër ka Vrullin e Orës së Pamposhtëshmërisë dhe Atë
    Pathyeshmërinë e Vrullit të Orës -Zemrën e ka me Orë! Në Flatra ka -
    Mjeshtrinë e Shpejtësisë së Rrufeshme dhe Atë Rrufenë e Mjeshtrisë të Shpejtësisë!
    Flatrat i Ka Rrufee! Në Kthetra ka - Fshehtësinë e Forcës të Rrëmbimit -
    dhe Atë - Forcën e Rrëmbimit të Fshehtësisë! Kthetrat i ka Forcë!
    - Në Shpirt ka Mbretërinë e Paskajshme të Yllësive, të Paskajshmerisë Qiellore dhe Ate
    - Pakapshmerinë e Universit Mbretëror!- Shpirtin e ka Mbretëri të Qiellit - Diell Hyjnor Hillir!
    Në Dashuri - Ka Fuqinë e Tërheqjes së Bukurisë dhe Ate - Bukurinë e Fuqisë Magjike!
    .....- Dashurinë e Ka Magjii! Në Jetë ka - Pavdekshmerinë!
    .............E Qendreses...........Jetë të Yllësisë!
    ........E Yllësinë e Saj.................Të Pavdekshmerisë!
    ...Në Vdekje Ka - .........................Mbijetesën Madhore!
    ..E Madhështinë............................. E Mbijetesës Të Sajë!
    Madhështia e Vdekjes........................Vdekja - Madhështi!
    .....................Bashkohu o Yllësia e Shqiponjes!
    .............................Dardhania - Arbania!
    ......................................NJË
    .................................Shqipëria!

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga AGU prej Sat 10 Jan 2009, 20:24

    Nezir Myrta / ORA E POPULLIT




    (from his book, Poema Per Popullin)


    Ora e popullit-
    Ishte gjarperi i madh ne themel te shtepise
    Ora e shtepise- roje kunder te ligave
    Shtepia ka pas Ore
    e njeriu ka pase Ore
    me dy gjarperinj be bark ka luftuar
    po njeri prej tyre flinte ne gjume
    e si behej vone per kurgje
    njeriu e gjarperi jetojne ne nje truall
    as nuk ia sheh njeriut enderrat
    mesa ia sheh gjarperit kembet
    Njeriu me Ore e ka shpetuar nje shtepi nje katund
    Nje qytet nje popull e ka shpetuar nje bote
    mallkimi me i madh eshte me te vdek Ora
    popullin mund t’a shpetoj vec nje minut
    Ora e popullit- Ora qe rrin zgjuar
    Ora e gjalle
    varet a e ka populli Oren e zgjuar
    a e ka Oren vet brenda
    mosozot dikush te shkeli ne sofren e bukes
    e te beses
    nga padituria ben cdo gje te lige
    edhe e vret veten
    kur nuk gjen tjeter shteg te kaloj ferrin e ligesise
    mosozot njeriu me shkele mbi gjakun e vet
    nuk i del askund ilac brenda tokes e qiellit

    -Qofte Ora e Mire e zgjuar!

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga AGU prej Sat 10 Jan 2009, 20:27

    Nezir Myrta / KËNGA E POPULLIT






    Kenga e popullit
    e kenduar nen hund kur nuk donte te merr vesh mali
    as te sheh fusha

    kur vlon e gufon shpirti
    i ka ardh deri ne fyt

    kenge e kenduar neper tymera flake e lote

    kenge e kenduar e pashkruar
    pa shkronja as ortografi pa laps as shtypshkronje
    kenge qe gufon ne zemer e vlon pergoje shkrum i gjall
    e kenduar ne hasra cerga qylyma
    -ne gryka maja e shkembinj malesh

    gjith naten e lum pa shtie gjum ne sy
    me vaj ne buze
    e lotet piken ne cerge e lotet piken ne shkemb

    e pika e shpoi gurin duke rreh ne nje pike!

    Kenga e popullit u kendua
    deri ju kepute fija lahutes e teli ciftelise
    lahuta e ciftelia mbeten atditesot vare
    u pre kenga ne kulla u pre kenga ne shkembinj

    kenga eshte vaj i burrit

    edhe para djepave edhe para varreve
    edhe kur hena u pergjak mbi mal
    edhe kur dielli u lind si gjaku ne agim

    edhe kur hena ishte sosur
    edhe kur vaji ishte nisur

    edhe kur dielli u zu me kuceder
    jehoi kenga e popullit e
    shpertheu vaji i burrit:

    -O lum per ty o per te lumin Zot
    ne kembe u cua Sokol e Halili

    doli zana e malit e
    mali ushtoi prej djalit

    kur keqyren ne varr
    gjeten vec 'i grusht eshtra

    e zana mori malin
    e toka mori djalin

    kenga mbet vaj i burrit!

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga biligoa prej Sat 10 Jan 2009, 20:34

    ag shkruajti:Nezir Myrta / SHQIPONJA





    Shqipëri.......................................... .......Kosova thrret
    ...O sot o kurrë!...............................Motrën e Vet!
    .......Të Bashkohemi......................Shqipja Jonë!
    ...........Dy Kokë!......................Me një Kokë!
    ...............Shqiptarë!...........Do të Bashkohemi
    .............................Në Një Tokë!.......................
    Shqipërisë t'i Prijë Shqiponja Zemërzjarrta ma e Zonja
    Në Sy - ka Mprehtësinë e Tehut të Guximit e Guximin E Tehut të Mprehtësisë -
    Mprehtësinë dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m - Sy Argusi! Në Mendje ka -
    Maturinë e Shpatës të Vëndosmërisë dhe Atë Vëndosmërinë e Shpatës së Maturisë -
    Mendjen e Ka Shpatë! Në Zemër ka Vrullin e Orës së Pamposhtëshmërisë dhe Atë
    Pathyeshmërinë e Vrullit të Orës -Zemrën e ka me Orë! Në Flatra ka -
    Mjeshtrinë e Shpejtësisë së Rrufeshme dhe Atë Rrufenë e Mjeshtrisë të Shpejtësisë!
    Flatrat i Ka Rrufee! Në Kthetra ka - Fshehtësinë e Forcës të Rrëmbimit -
    dhe Atë - Forcën e Rrëmbimit të Fshehtësisë! Kthetrat i ka Forcë!
    - Në Shpirt ka Mbretërinë e Paskajshme të Yllësive, të Paskajshmerisë Qiellore dhe Ate
    - Pakapshmerinë e Universit Mbretëror!- Shpirtin e ka Mbretëri të Qiellit - Diell Hyjnor Hillir!
    Në Dashuri - Ka Fuqinë e Tërheqjes së Bukurisë dhe Ate - Bukurinë e Fuqisë Magjike!
    .....- Dashurinë e Ka Magjii! Në Jetë ka - Pavdekshmerinë!
    .............E Qendreses...........Jetë të Yllësisë!
    ........E Yllësinë e Saj.................Të Pavdekshmerisë!
    ...Në Vdekje Ka - .........................Mbijetesën Madhore!
    ..E Madhështinë............................. E Mbijetesës Të Sajë!
    Madhështia e Vdekjes........................Vdekja - Madhështi!
    .....................Bashkohu o Yllësia e Shqiponjes!
    .............................Dardhania - Arbania!
    ......................................NJË
    .................................Shqipëria!


    Me vjen mire qe jeni aktivizuar ne kete forum te shum pritur
    ehhhh sa bukur keni moderuar shqipen .
    Me sa di une dy kokat te cilat jane ne kahe te kunderta me njra tjetren tregojne per percarjen e shqiptareve mes njeri-tjetrit ne shekuj


    Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Sat 10 Jan 2009, 20:59, edituar 1 herë gjithsej

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga AGU prej Sat 10 Jan 2009, 20:43

    Faleminderit Orfe@!


    Nezir Myrta / KOHA NE ZGRIPC



    Nuk është jetë
    as i thonë kohë
    ku nuk i thohet bukës - bukë
    ku nuk i thohet ujit - ujë

    të huajt s'kanë ujë n'sy

    shoh botën në fundpusi
    shoh pusin përkrye bote

    kohë në zripc

    grimcon miu kangaru
    telat e lyres së motshme illire

    pip në këmbë -
    çohet varri
    shtat i gjallë

    drithmat e kohës
    rrënqethjet thupër
    dridhin buzët e moteve
    si thupra n'ujë
    po -
    kurrë nuk jemi me krye ulur

    kujtimi kotet si kalë plak
    ngarkuar gur brëngash të huaja
    potkoni i mbeti gurrë në shkëmb

    gurra e fatit në zhleb

    ulurima ujqish në simfoni
    ndjellin kob për klysht e vet
    klyshi klyshin e lëpinë n'prag

    tmerrohen -
    kur shqipet bashkohen

    vakt o vakt o Kolë Delia
    derisa të çohet nga kllapia
    Oso Kuka me flakë n'gojë

    dridhet si thupra n'ujë
    - koha në zgripc.



    __________________
    Mbushe Një Vrimë Të Hojeve
    Të Mjaltit Në Vojshtina -
    Me Nektar Lulesh Të Trojeve:
    Nga Shkupi Tirana e Janina,
    Presheva Medvegja Bujana -
    Tivari Preveza dhe Prishtina!

    http://www.arbitalia.it/cultura/inte...i_archivio.htm
    Reply With Quote

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga AGU prej Sun 11 Jan 2009, 02:58

    Orfe@ shkruajti:
    ag shkruajti:Nezir Myrta / SHQIPONJA





    Shqipëri.......................................... ...Kosova thrret
    ...O sot o kurrë!...............................Motrën e Vet!
    .......Të Bashkohemi......................Shqipja Jonë!
    ...........Dy Kokë!......................Me një Kokë!
    ...............Shqiptarë!...........Do të Bashkohemi
    .............................Në Një Tokë!.......................
    Shqipërisë t'i Prijë Shqiponja Zemërzjarrta ma e Zonja
    Në Sy - ka Mprehtësinë e Tehut të Guximit e Guximin E Tehut të Mprehtësisë -
    Mprehtësinë dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m - Sy Argusi! Në Mendje ka -
    Maturinë e Shpatës të Vëndosmërisë dhe Atë Vëndosmërinë e Shpatës së Maturisë -
    Mendjen e Ka Shpatë! Në Zemër ka Vrullin e Orës së Pamposhtëshmërisë dhe Atë
    Pathyeshmërinë e Vrullit të Orës -Zemrën e ka me Orë! Në Flatra ka -
    Mjeshtrinë e Shpejtësisë së Rrufeshme dhe Atë Rrufenë e Mjeshtrisë të Shpejtësisë!
    Flatrat i Ka Rrufee! Në Kthetra ka - Fshehtësinë e Forcës të Rrëmbimit -
    dhe Atë - Forcën e Rrëmbimit të Fshehtësisë! Kthetrat i ka Forcë!
    - Në Shpirt ka Mbretërinë e Paskajshme të Yllësive, të Paskajshmerisë Qiellore dhe Ate
    - Pakapshmerinë e Universit Mbretëror!- Shpirtin e ka Mbretëri të Qiellit - Diell Hyjnor Hillir!
    Në Dashuri - Ka Fuqinë e Tërheqjes së Bukurisë dhe Ate - Bukurinë e Fuqisë Magjike!
    .....- Dashurinë e Ka Magjii! Në Jetë ka - Pavdekshmerinë!
    .............E Qendreses...........Jetë të Yllësisë!
    ........E Yllësinë e Saj.................Të Pavdekshmerisë!
    ...Në Vdekje Ka - .........................Mbijetesën Madhore!
    ..E Madhështinë............................. E Mbijetesës Të Sajë!
    Madhështia e Vdekjes........................Vdekja - Madhështi!
    .....................Bashkohu o Yllësia e Shqiponjes!
    .............................Dardhania - Arbania!
    ......................................NJË
    .................................Shqipëria!


    Me vjen mire qe jeni aktivizuar ne kete forum te shum pritur
    ehhhh sa bukur keni moderuar shqipen .
    Me sa di une dy kokat te cilat jane ne kahe te kunderta me njra tjetren tregojne per percarjen e shqiptareve mes njeri-tjetrit ne shekuj


    Dy kokat e shqiponjes për symbolin tonë kombëtar, paraqesin dy forca shqiptare: gega e toska, të një trupi shqiponje - Shqipëria.

    Nuk është edhe lehtë dy koka të kenë një mendim, ndoshta edhe i ngjajmë symbolit, ngase çdo gjë i përngjet natyrshëm emërtimit, emrit të vet, kanë diçka të përbashkët me emrin, apo e marrin ngjajshmërinë gjatë jetës, ashtu sikurse natyrshëm emërtimi i pështatet, natyrës së emrit, qoftë personit, apo diçkaje tjetër, qoftë: antroponom, toponom, hidronom, etnitet, komb, yll, planet, kometë, gjithësi etj.

    Mos po mendoni se shqiponjes sonë i duhet edhe një kokë e madhe në mes, që t'i bashkojë dy kokat anash me drejtime të kundërta?! Ndoshta edhe mu për atë kemi mbetur komb i vogël, kur kishim mundësi tëjemi një komb i madh sëpaku 100 milionësh, kur dihet nataliteti ynë aq i lartë, më i larti europian! Ndoshta edhe mu për atë dykokëshin edhe popullëzuam, kulturuam, shtetformuam botën...! Moj Rrezon@ jo çuditshëm mendon ti! Kanë dallim shqipo, albo, shqiponja e shqiptari...Një duhet ditur përgjithmonë: me dy mendje kurrë nuk fiton askush - veç me një mendje! E bën mendjen Një - hyn e del fitues! Me dy mendje kurr me zor as mund të ngritesh, as të fitosh, vetëm aq sa je, e sa din vlenë! Kurora nuk e bën mbretin - mbret - por mbreti e bën kurorën mbretërore!

    Për atë kam moton time: ma e fortë është një ushtri gomarësh, që kanë prijës luanin - se sa një ushtri luanësh, që ka prijës gomarin! Krejt fatkeqësia është, kur nuk ia lë mjeshtrit - mjeshtrinë, e shegyrti prinë si mjeshtër, aty nuk ka punë as hair kurrë!

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga AGU prej Wed 14 Jan 2009, 03:34

    Nezir Myrta / GJUHA E GURIT





    GJUHA E GURIT




    Gjuhë të çuditshme
    ka guri im -

    askush nuk mundi
    t'ia mësoj shkronjat

    shkronjat e emrit tim
    plasje rrufeshë

    guri im
    gojëgur!

    (1987)





    MOLLA E EVËS


    Gjysma Dashuri
    gjysma Urrejtje
    tok u mbollën
    në Kopsht Zemre

    Eva - Burim i Jetës
    e Mkatnore mbete

    unë çka kam Faj...?

    (1987)





    NJË PYETJE


    Jeta lumë me një Breg

    ku është Bregu tjetër
    gjith jetën do të pyes

    (1987)





    BJESHKËT E NEMUNA


    Në vend të Pagëzimit
    mbeti emër Mallkimi

    Bjeshkët e Nemuna
    mbeti dashuria ime

    Frynë Erë Mallkimi
    deri në Fjalën pa Zë

    Kush ju mallkoi kështu
    me këtë emër të rëndë
    më tregoni -

    se u dogja nga Dashuria!

    (1987)





    I BININ MALET BORISË



    I binin malet borisë
    rrëxoheshin grykave shkëmbinj e
    ngriteshin majave plisat e bardhë
    e shkrepave shkreptima
    binin plisa gjaku

    Kohërat vënin nganjë vulë në ballë
    Muranë pesëqind myhyra dovletesh
    murana rënie e ngritje miletesh

    erdhen e shkuan
    nuk u kthyen kurrë me
    e lan gjurmë e vrragë në gjakun tim

    erdhen e thanë se jemi miq
    e mbi supe mbanin armë
    mbi koka plisa të hekurt
    në zemër mbajnë shtypje masakra robëri

    Guri im prore me armë nënkrye
    baballarët me ta i ndrruan kapuçat

    E kohërat Kapuç me Mangë

    I binin Malet Borisë
    hynin kolonat e bardha grykave
    e dilnin të kuqe fushave djerrina

    Lisat i digjshin rrufetë
    plisat i dridhshin bubullimat
    binin shkëmbinj mbi ujëra të skuqura

    Notonin në Vorbulla Plisat
    deheshin nën hije Pisat -
    dridheshin ne maja Lisat

    I Binin Malet Borisë!

    (2.mai,1986)





    LULET E GURIT


    Në thelb të Gurit
    Fara e Drurit

    brënda Gurit
    Rrënja e Drurit

    rritet Trungu
    lart kah qielli

    lëshon Degët
    Rreze Dielli

    Zemra e Gurit
    e shkrumbuar
    Dega e Drurit
    e lulëzuar

    Syri i Gurit
    mbushur Lot
    Dega e Drurit
    blerim plot

    Qendron Druri
    Me Lule Guri!

    (1986)





    THEATRI I KOHËS SONË


    Prova prova prova

    Në Theatër
    derisa të ndahen Rolet...
    Premiera duhet të japet sëshpejti

    Regjisori Sylejman Lokaj
    është në hall të madh

    as në Qiell as në Tokë

    nuk e gjenë askund -
    aktorin kryesor Nik Bardhin
    Heroin e dramës "Ura e Shënjtë"

    as në Tokë as në Qiell

    Roli Kryesor jam Unë
    Kapedan i kapedanëve të Rrafshit të Dukagjinit
    qysh para Epokës së Re
    mjellmat e bardha nga kaltria
    korba të zi mbi lisa të varreve tona
    paralajmërojnë

    Përsëritjen e Historisë

    Ku gojohen mesveti
    Urata e Mallkimi në Kosovë
    si rriçnat i hanë sorrat e larme

    Historia e shtrirë Shtat'bojë njeri!

    Nuk dua të shtrihem
    Dua të Flijohem -
    Mbi Urën e Shënjtë!

    Vertikalisht!

    Prova prova prova
    Provohet Mbrëmja me Aktorët
    Në Theatrin e Kohës Sonë -

    Derisa të shfaqet Premiera!

    (1987)






    FITORJA ËSHTË ZEMRA


    - Bajram Currit



    Lodhesh e lodhesh deri Buzë Vdekjes
    sa ngreh Krye mbi Krahët e Tu
    Spartak - pa njeren Dorë!


    Ngjitesh e ngjitesh deri afr Majës
    sa pushon pak mbi Fjalë të Urtë
    Spartak - pa njeren Këmbë!


    Shikon e shikon Tej Bjeshkëve të Jetës
    sa mendon pak me Kokë në Bjeshkë -
    Spartak - pa njerin Sy!


    Ece, deri në Dragobi dragonj
    Trupa Mbërthyer nëpër Hunj
    E deri në Dukagjin - Spartak
    Bajram Trup i Gjallë Trimërie!

    Fitorja është Zemra!

    (1983)

    post sript: TROJE TRIME u botua ne "Shtigje"
    në Kosovë, poashtu u emitua nga RTirana më 1992
    recitoi Kastriot Çaushi, redaktore Luiza Musta.


    ***

    KUNORË SONETESH



    GJAMA E ORËS SË MALEVE


    - Luigj Gurakuqit -

    - akrostik


    Lot Thoni gjakpirës i Kuçedrës Dheun nën thembër ta rrëmihu,
    U hap Syri i Zjarrtë i atdhedashësit e shkrepi - gacë e Rrufesë!
    Idhull i Vendlindjes bukuroshe - Atë Flokun me rreze ia krihu,
    Gurakuq o Shpirt - Orë e Maleve, që Fisit Tonë i dole në Besë!

    Jehon kujtimi o Jakin Shkodra sa e gjatë Qe Qendresa Jote!
    Gllauki që të urrejti një Dhëmb shtrige Ty o Shpirt Luftetari -
    U kalle Kandil që zdrite zemrën e përgjakur të këtij Behari!
    Roje Guri bilbil që Larg Folesë derdhe Kangën nëpër Mote!

    Athua nuk ndigjoi Vasha e Parnasit tej detit në tëhuajin Dhee,
    Kur Pushoi kangën në Mallengjim një Shtegtar që s'shtegëton!
    Unë s'Qajë pra, se Ra Theror për Atdhe të vetin ku është Lee!

    Qëndro luftëtar me Pëndë në Dorë vllau n'këto Vargje t'këndon,
    I Gjallë N'Qiell të Shqipes e në Syrin tim sot meteor i zjarrtë Je!
    Trofe Bilbil i Maleve i Ringjallur në Shpresa të zemrës m'ligjëron!
    Reply With Quote

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga AGU prej Fri 16 Jan 2009, 23:01

    GUXO E JETO




    Jeta top i larëm,
    fëmiu i mëshon me këmbë,
    e ndjekë nëpër bar, nëpër
    therra, bregujit, breghumnere, breggremine, bregbote
    herë i gëzuar,
    herë sylot,
    nuk din kah e gjuan, sa larg e gjuan,
    ndodh mund ta gjuan
    në ujë, greminë, në therra, a para qenve, e merr qeni i huaj...
    ndodh edhe qeni yt luan me të, herë duke luajtur, herë duke
    u ngërdhuzur
    e fëmiu qanë e qeshet në të njejten kohë
    - ndodh dikush tjetër luan me topin,
    e fëmiu shikon, ecën, vrapon pas tij,
    rrëxohu-çohu, gaz e lot -
    e kujton se topi është i tij përherë,

    mashtrohet fëmiu pas topit të larëm.
    E,
    Një ditë topi i larëm mbetet në
    një qoshe oborri në bar, në therra,
    kryesore mos të mbetet në rrugë...
    e
    të luaj gjithkush me atë!

    jeta është gjallëria, të gjallit e qenies
    jetoje gjallëroje ashtu si e ke, e ku gjindesh
    mos lejo dikush ta merr parasyve
    ndryshoje po munde po dijte po guxove

    guxo e jeto!

    Sponsored content

    Re: SHQIPONJA*

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:36


      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:36