RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    DËNIMI MA I MADH PËR POPULLIN

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    DËNIMI MA I MADH PËR POPULLIN

    Mesazh nga AGU prej Sun 11 Jan 2009, 16:28

    DËNIMI MA I MADH PËR POPULLIN

    KUR PROFESIONALIZMIN E UDHËHEQIN JOPROFESIONALËT


    Nuk është aq fajtor, ai që nuk din ta tregojë udhën, sa është fajtor i pafalshëm, ai që ta tegon në mënyrëtë gabuar edhe qëllimisht, ta gabon drejtimin e duhur, për të arritur deri tek caku i vërtetë!

    Nuk ka asgjë ma të rëndë dhe ndëshkim ma të tmerrshëm për një popull, se sa kur intelektualin e inteligjencinë e udhëheqin pseudointelektualët, apo intelektualët gjysmakë, që në mungesë fuqie intelektuale, e paaftësie shprehëse, e njohëse të thellë, hyjnë në analet komplekse, as duke e njohur fillin e tyre as fundin e tyre, që jovetëm deformojnë rrjedhen e rregullimit juridik, jovetëm sanksionojnë vetveten, por krijojnë amulli deri tek ato shkencore e politike - por që krijojnë pa pikënevoje edhe një tragjedi ma tepër mbi kurrizin e popullit. Nuk thonin kot dikur, pleqët tanë, as pa dijtë shkrim-lexim, as një nënshkrim (vetëm me gisht bojali në letër), se të merr në qafë ai që është i mbetur në gjysëmrruge, ai është as qen - as zagar - se sa ai që as din të niset, as ka njohuri të një nisme. Kur gjysëmintelektualët e pseudointelektualët udhëheqin popullin e kombin, ata nuk janë vetëm fatkeqësia e vet atyreve, por mbi të gjitha ështëfatkeqësia e gjithë kombit!

    Faji nuk është aq shumë tek ata që nuk dinë, sa është tek ata që pretendojnë se dinë diçka dhe marrin frejtëe hop e në krye të pushtetit, popullit e kombit! Legjislatura e të gjitha vendeve është gati pothuaj e njejta sipas teksteve, (letrave siç thonë disa, ligje vetëm në letra), se ato vërtetë janë ligje në letra, por zbatohen e aplikohen bile mbi mesataren e përqindjes së tyre - dhe vendet legjislative, si shtete juridike, aplikojnë ligjët në masë, bile në gjërat madhore, të mos gabojnë në zbatimin e ligjit, të mos siellin degjenerim edukativ, arsimor, ekonomik, moral e politik.

    Nëse shikojmë mosaplikimet juridike, të metat e vendeve tjera të pazhvilluara dhe të arsyetohemi se kjo e ajo ndodhë kudo nëpër to, do të thot - po pajtohesh me një gjë të tillë, sepse qenka universale e të pazhvilluarve - po duhet ndjekur vendet progresive, shëmbujt e mirë, pozitivitetin e shtetit juridik dhe assesi të mbulosh diellin me shoshë, siç thot fjala popullore, sepse ajo që është negative, duhet qitur sheshit hapur, e të ndëshkohet pamëshirë - parase të ndëshkohet një popull të tërë! Dikush as e kupton çfarë është dhuna - dhunë në familje, dhunë në shkollë. Dhunë është kur e drejton fëmiun në drejtim të gabuar, apo kur regjimi e drejton vetiu popullin në drejtim të gabuar për atë - e nuk e din se e drejton në drejtim të çlirimit të vet popullit!

    Nuk është dhunë kur, prindi e detyron fëmiun të mësojë, të kryen detyrat shtëpiake, të lexojë, e edhe me çortime të rrebëta të ia ndalojë veset e liga - nuk është se prindi don ta shohë fëmiun e tij rrugaç e të paditur - por rrethi shoqëror ndikon në vet fëmiun dhe është kushti kryesor për formimin e personalitetit - shoqëria e keqe e deformon fëmiun e vet njeriun. Nuk thonë kot: tregom me kënd rri - të tregoj kush je ti!

    Ai që nuk është zot në familjen e tij, krijon dhunë në vet shoqërinë e tij e rrethin ku jeton.

    Dikush ia len fajin edukatës familjare, si e pashkolluar, e pangritur profesionalisht, duke menduar se kur mbjellë dhunë - korrë dhunë, çka të mbjellesh - korrë.Na jemi dëshmitarë të gjallë, kur pikërisht fëmijët e familjeve të pashkolluara edhe analfabete - ishin e janë fëmijët shumë ma të mirë, ma të edukuar, ma të arsimuar dhe poata edhe historikisht u bënë intelektualët më të fortë edhe në nivele kombëtare e botërore e deri edhe tek gjenitë e njerëzimit. Kurse pikërisht fëmijët e familjeve intelektuale, ata të shtresave të larta shoqërore të kohës, u bënë rrugaçë, dhunues, drogirantë, e kriminelë, e deri tek kriminelët ordinerë! Sepse nuk ishin mësuar me vuajtje, skamje, pjekje parakohe nga tmerret e trishtimet e jetës dhe prore menduan se kudo fitohet pa djerës, punohet krejt lehtë, duke u korruptuar deri në ekstremitete - ku edhe sot shumë sish i kemi pikërisht nëpër institucione shtetërore në shumë vende...

    Kush e zbaton ligjin, që mos të mbetët shkrim në letër? Pikërisht e fillon prindi duke e detyruar fëmiun të veproj mirë e drejtë, të mos zihet me shokët, të mos shoqërohet me të këqinjtë, të mos merr veset e liga të rrugëve e botës... Thjeshtë këto komponente i din si familja e ngritur dhe e edukuar e arsimuar - poashtu edhe familja thjeshtë analfabete. Gjithkush e din ku është mirë e ku keq. Familja shqiptare, gjithmonë kishte edukatë të lindur, e të përciellur brezpasbrezit edhe në kushte të vështira tmerri të jetës edhe nën pushtime e robëritë shekullore edhe nën pushtete të huaja, grabitçare e barbare. E mu nga ato familje u linden intelektualët e mirëfilltë, profesionalistët, dëshmorët e vet heronjtë e kombit.

    Dhunëështë edhe kur zgjohesh heret (se dëshiron të flejsh ma tepër) edhe kur shkon në shkollë edhe kur fillon një punë edhe kur zbaton një orar pune edhe kur zbaton ligjin mbi popullin - shtetin juridik. Dhuna rrjedhë nga plogështia, dembelia, çoroditja e vet njeriut, duke asgjësuar të vërtetën e jetës - sepse edhe vet jeta është një dhunë edhe vet ekzistenca - luftë për kafshatën e gojës, e dikush luftë për shfrytëzimin e njeriut deri në ekstremitete, dhunë pa kufinj...

    Kush po krijon dhunë, kur fëmiu i pajisur me tekste shkollore, me makinë e kompjuter, del në publik bote e në internet dhe nuk din as dy fjali t'i thuri mirë, as dy mendime t'i thot drejtë, por bëhet problematik në gjithë shoqërinë, duke ofenduar, sharë, ndyer me fjalorët ma banal. Kush ia mësoi fëmiut ato të gjitha të këqijat? Ia krijoi vet ai që ia krijoi kushtet e jetës, pa dijtë fëmia as t'i përdori, pa e provuar as fillin e shprehjes, bisedës, pa dijtë të flasi me dikend sipas moshës që ka, pa i njohur rrjedhat e të ligave në jetë. Sot del në publik e flet e shkruan edhe ai që asnjë libër në jetë nuk e ka lexuar, apo mund t'i numrojë në gishta veprat madhore që ka lexuar sipërfaqësisht, as din ta analizoj asnjë vepër letrare, as politike edhe sot është në rrethin pushtetar!
    E kush është ai prind, që nuk ia don të mirën fëmiut të vet?

    Familja shqiptare prore kishte ligjet familjare trashëguese edhe të pashkruara askund në letër, porqë i zbatoi dhe i zbaton në praktikë, që i mësoi vetëm nga mësuesja Jeta dhe i gjykoi drejtë kudo gjeneratat në atdhe e tretdhe edhe atje ku është në pikëpyetje vet identiteti shqiptar, nëpër valet e civilizimeve botërore. Po cila familje? Ajo që ruajti genin trashëgues, përzierjen e gjakut, edukatën e trashëguar, që kudo është shëmbull në atdhe e në botë, ku fëmijët e saj, sot janë nxënës, student e profesionalistë rekord edhe në universitetet më të forta të botës!

    Duke shikuar e analizuar historikun juridik të dy shteteve tona Shqipëri e Kosovë, dihet në çfarë rrethanash u formuan institucionet e jurisprudencës shqiptare, dihet edhe si zbatohen ligjet e huaja të regjimeve okupuese e shfrytëzuese deri në ekstrem, nëpër trevat shqiptare ende nën pushtime të huaja barbare (e që na fare pak i zëmë në gojë, e ata sa digjen nën diskriminime, dhunime, shtetterrore - poaqë gëzohen që dy pjesë të popullit kanë njëfarë lirie e pavarësie).

    Dhuna ndaj fëmijëve krijohet edhe nga marrëdhëniet ndërprindërore, dhunë e krijuar pa dashjen e fëmiut, as pa pikën e fajit të tij - ajo është dhunë që dhunon vet fëmiun gjatë gjith jetës së tij, por me një strategji komplekse, të ndieshme e vështirësi ekstreme, njeri duhet ta kryej detyrën e të dyve, detyrën e një familje të tërë edhe mund të ia arrijë qëllimit të mbarë, por me vuajtje e sakrifica të shumëta e të parreshtura. Po dhuna ndaj fëmiut krijohet edhe nga moskompaktësia e dy prindërve, mosuniteti në praktikë, gjatë edukimit familjar të fëmijëve, kur dy prindërit nuk kanë të njejtin qëndrim praktik ndaj fëmijëve të tyre, ata vetiu krijojnë dhunë - e poashtu edhe ndryshojnë methodat e edukimit të fëmijëve: ka fëmijë që kupton me të mirë, me mirësjellje, me ngrohtësi mendimi - po ka edhe që e don e meriton çortimin, e edhe ndëshkimin (kuptohet në masë), kur fëmiu është pak i lazdruar, kryeneq, kokëfortë, i shtirë. Janë disa tipa të fëmijëve, ashtu sikurse janë edhe disa tipa të njerëzve!

    Mbi të gjitha familja duhet ta ketë një zotfamilje, shtëpia një zotshtëpie, e pushteti një zotshteti - profesionalizmin e mirëfilltë, intelektualizmin e mirëfilltë, udhëheqjen nga akademitë shkencore! Sa ma të prefeksionuar të jenë të gjithë këta togfjalësha (zotfamilje, zotshtëpie, zotshteti), sepse dhuna përfundon - aty ku fillon zbatimi i ligjit të shtetit juridik. Por derisa të vie ajo - shumëkujt i thehet kurrizi në atdhe edhe të dhunuar janë e gjithë mergata shqiptare! Zgjedh e mbledh!...

    Zbatoje ligjin që ta dha zoti e fuqia jote mendore, psikofizike!

    nezir myrta (11.Janar, 2009)

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:40