RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    ÇAMËRIA APO ARBANIA?

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    ÇAMËRIA APO ARBANIA?

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:38

    ÇAMËRIA APO ARBANIA?



    SE kujtdreqit i ra ndërmend ta ndryshojë emrin e shqiptarëve të pushtuar robër nën shtetin grek, nga etninomi (nomi etnik,emri etnik, shqip) - arban (arban, gege dhe arbër, toske) dhe nga toponomi - ARBANIA edhe me çfarë qëllimi e bën atë ndryshim shumë drastik dhe të pakapshëm origjinalisht (anipse përsëri me domethënie shqipe), në etninomin - çam (çami, çamja, çamët) dhe toponomin - Çamëria - kjo kjo është bërë përqëllime të caktuara!

    Kur në greqishte është etninomi - arvan (arvani, arvanja, arvanitët) dhe toponomi - Arvania dhe shkronja greke - v, është - b edhe krejt në shqip si gjuha amtare det të jetë etninomi - arban (arban, arbani, arbana), kurse toponomi - ARBANIA. Pra, arban, arbani, arbana, arbanët - Arbania dhe assesi nuk bën - arvanit, arvaniti, arvanitët e Arvania. Ky është një gabim a keqpërdorim drastik i krejt emërtimit! Dihet historikisht edhe nga authorë grek se në Greqi jetojnë mbi tre milion shqiptarë, ku pjesa dërmuese janë asimiluar me diskriminime ekonomike, sociale, e politike...

    Pse të thohet mbrapsht, e naivisht - arvanitët, arvanitasit, kur ata janë ARBANËT E ARBANISË, ku edhe vet shkenca sllave i ka thirrë dhe i thirrë - arban, arbanasi, domethanë se ma afër janë emërtimet sllave se sa vet shqipe?

    Mendoj se shumëma mirë dhe ma afër origjinës gjenetike e antropologjike e linguistike do të ishte edhe emërtimi - ARBANIA për emërtimin - Albania, ngase thohet se ka ekzistuar një fis me emrin - alban, albanët në Albaninë e sotme, kurse nuk dihet asnjë princ alban, asnjë histori albane, vetëm një qytet - Albanopolis, Albanoi, nga një hartë gjeografike e gjeografit antik Ptolemeut shek.II p.e.s ku edhe ai emërtim ështëma shumë greqisht se sa shqip edhe ështëngatrruar edhe me emërtimin e albanëve dhe Albanisë së Kaukazit - anipse edhe atje ishte historiografi hillire pellgazgjike!!!

    Pra, a duhet të jetë origjinal etninomi - çam, (çami, çama, çamët) dhe toponomi - Çamëria, apo krejt shqip e me histori të lashtë paraindoeuropiane - etninomi - ARBAN (ARBANI, ARBANA, ARBANËT) DHE TOPONOMI - ARBANIA?

    ARBANIA me arbanët është vet trungu i Shqipes (Arbanishtes së lashtë), pra është vet origjina e Gegnisë dhe Tosknisë, si Ama e popullit të sotëm shqiptar dhe njëherit edhe vet Arbanishtja asht Ama e dy dialekteve tona - gege e toske!

    Arbanishtja e lashtë ishte krejtsisht e folmja e sotme gege dhe vonë u formua toskërishtja, ku lidhet vet emri me emërtimet latine-romake: Toskana, toskan, toskani etj.

    Arbanishtja asht gjuha e lashtë shqiptare, me të cilën mund të bëjmë të gjitha gjurmimet historiografike, linguistike, etnografike, gjeopolitike, historike - me shkua deri tek burimi i gjuhëve indo-europiane dhe vet Indoeuropianishtja asht vet - Hillirishtja, illirishtja e lashtë pellgasgjike trekontinentale afriko-azio-europiane që njihet BOTA ANTIKE E ANTIKUITIT (që sllavisht quhet - Antikitet!

    Do të ishte me interes historiografik e linguistik, poqëse dikush mund të kontribuojë në këtë themë!

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA?

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:40

    Nezir Myrta / SHPJEGIMI I EMRIT – ÇAMËRIA







    AMË E
    ÇAME – ÇAMËRIA








    Emri –
    Çamëria që përcakton toponomin në fjalë, si krahinë e ndame
    shqiptare, nga Trungu Amtar dhe që formohet në bazë të etninomit –
    çam (çami, çamët), derisot, nuk është hasë të jetë
    shpjeguar me një ethymologji të sigurtë, sipas linguistikës
    gjenetike domethënia e vet emrit, vetëmse, thohet se vie nga fjala
    – t’ çam, nga emri i lumit – Kallama (Thyamis) dhe dihet si
    territor dhe popullësi shqiptare (abëreshe), me aneksimin që iu bë
    Greqisë, me një histori të dhimbshme, me një kulturë të lashtë.



    Përkundër asimilimit të dhunshëm nga grekët, Çamëria arrinë të
    mbijetojë, me të gjitha forcat shpirtërore kulturore, duke ruajtur
    fshehtas: gjuhën shqipe (arbërishte), dokët e zakonet shqiptare,
    me një përbërje numerike banorësh, mbi tre milion shqiptarë, që
    njihen si arvanitas (arbanitas), arbëreshë të Greqisë.


    Sipas studjuesit, V. Rafailidhis prezenca arvanite në Greqi,
    fillon me mendimin e shprehur të
    tij, se: “Arvanitët, kjo farë e ashpër dhe krenare, e cila
    përllogaritet të jetë rreth tre (3) milion në shtetin e sotëm
    grek”, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë, si një pjesë
    vitale e këtij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së
    origjinës’ - e vijon thënien studjuesi, Irakli Koçollari,
    për Arvanitët.


    Ndërsa, emri – arvanitas, si thirrje greqishte, është
    vet emri – arbanitas, arbanit (arban), i shqipes gege, që në
    mungesë të theksimit të tingullit – b, në greqishte, rrodhi
    theksimi i tingullit – v (b=v), në emrin tonë, që njihen sot –
    arvanitasit. Kjo fjalë gegënishte – arbanitas (arvanitas), si
    rrënjësore e lashtë illirishte, iu mbeti pikërisht, popullësisë
    shqiptare arbëreshe në Greqi, e cila e flet një gjuhë me idioma të
    lashtësisë, me një fonetikë historike që kërkon gjurmim të thellë
    linguistik, e që sot duket sikur një e folme gege e toske bashkë,
    si një tërësi uniteti të shqipes së hershme, një Toskërishte e
    përzier me rrënjet e ruajtura shumë më të hershme
    illiro-pellagsishte, nga sa i kanë sot vet dialektet e Gegënishtes
    dhe Toskërishtes së sotme, - sikur rrënjë të mbetura të një gjuhe
    të gjallë paraballkanike dhe PIE dhe e mbetur gjithmonshëm gjuhë e
    gjallë arbanite. Në arvanishte (arbërishte) të Çamërisë, sot mund
    të vërehet gërshetimi i dy elementeve gege-toske, sikur një lidhje
    koherente (anipse e tëholluar sa s’ka më ku të shkojë), na duket
    sikur shihet si një dritë e largët linguistike kryebote, apo
    fillbote të të folurit të njeriut – aqë janë ruajtur rrënjet e
    hershme pellgasishte.





    Gjuha shqipe e folur në Çamëri, mund të theksojmë se është
    pikëtakimi, apo pikëpjekja e dy dialekteve tona, gege e toske, me
    elemente të lashtësisë historiko-linguistike, si gërshetim
    dialektesh e nëndialektesh shqipe, si një gjuhë e ruajtur me
    elemente origjinale të rrënjeve illirishte. Ndoshta, kjo formë e
    ruajtjes së origjinalitetit rrënjësor linguistik në të folur, u
    ruajt në vetvete, ngase nuk u bë kurrfarë aplikimi i gjuhës së
    njësuar shqipe, si ndalim arbitrar hegjemonist grek, për tu
    shprehur zyrtarisht si gjuhë amtare e arbanitëve. Nuk pati një
    zyrtarizim të Arbanishtes, ngase është bija e Pellgasishtes, së
    lashtë, prej së cilës rrodhi vet kjo greqishtja e lashtë, duke
    mbuluar rrënjet arbanishte me ato greqishte të reja me sufiksalet
    – os. Nuk pat


    një formë dirigjimi nga askush për ta zyrtarizuar si gjuhë
    arbanite as krahas gjuhës greke dhe mbeti si dhunëti e natyrës në
    të folurit e çamëve (arvanitëve-arbanitëve), ku rrënjet e fjalëve
    shqipe në të folur popullor të çamëve, sikur xhveshin rrënjet
    greqishte dhe na lidhin me gjuhën e lashtë pellgazgjike. Gjuha e
    folur çame, duhet të shkruhet në origjinalin e saj të natyrës
    linguistike, sepse aty janë rrënjet e gjuhës Amë Pellgasishte
    shqipe, si gjuhë e natyrës shqipe të lashtë, ku kemi shumë burime
    studimesh në të folmen arbanishte (arvanishte), për thema të mëdha
    në gjurmimet illiristike PIE.


    Vlen të paraqesim shembuj të të folurit arbanitas (arvanitas), në
    shprehjet e dokeve e zakoneve të lashta, të shqiptimit të
    emërtimeve të sotme onomastike - qoftë antroponome, toponome,
    hidronome, epinome, apo edhe në lirikën dhe epikën popullore,
    sikurse mund të vërehet gërshetimi elementar gegë-toskë, në këto
    vargje të një kënge popullore arvanite: “Di fjalë çova Djevit /
    Të fala të të thetë, / Po Djevi nuk ta tha, / Se nuk e lanë retë”.
    Numrori – di (dy fjalë), folja – thetë (thotë), shprehja –
    ‘nuk ta tha’ dhe folja e vargut të fundit – lanë (nuk e lanë),
    janë veçoritë e illirishtes së lashtë, ku zëvëndësimi i zanores –
    y, me – i (y=i) sot është theksim i të folmes dibranishte, e cila
    është një e folme shumë e hershme illirishte, por që në gjuhë
    gërshetohet elementi gegë i foljes lanë (e lanë) si theksim i
    zanores hundore – a^ (se nuk e lanë retë), do të thotë se ende
    nuk e lanë retë, sikurse edhe në trajtën – nuk e lan (lanë).
    Kjo folje shqipe – la, si çështje e hapur fono-morfologjike shqipe
    ( la – lamja, e la – lanja, me la, e me lanë – për të larë, e për
    të lënë), edhepse janë bërë studime lidhur me to, ende nuk është
    arrijtë një shpjegim i plotë.




    Të folmen arvanite, unë e quaj – Arbanishtja e Lashtë PIE, gjuha
    e Dardhanusit, birit të Zojsit (Zeusit 2690-2615 p.e.r.), është
    gjuha e Hillionit, gjuha Trojane, illirishtja e fillit të të
    folurit dhe të të shkruarit të gjuhës së njeriut - Kuniformit,
    është filli i Pellgasishtes – e mbetur sot edhe në rrënjet e
    fjalëve të të folurit të Çamëve, në atë gjuhë të sotme natyrore,
    pa ndonjë rregullore të re, që duket një gjuhë e lirë, e
    trashiguar nëpër filizat arbanite, sikur një gjuhë e paprekur, si
    një gjuhë e lirë e natyrës shqipe, gjuhë e Natyrës Thotishte, si
    Geni gjenealogjik i gjuhës - Geni i Guhës Gege, që është themeli i
    çdo gjuhe indo-europiane (për atë edhe grekët nuk i quajnë çamët –
    arvëritas-arbëritas, por – arvanitas). Arbanishtja është filli i
    gjuhëve PIE.


    Arbanishtja është burimi kuniform i Linguistikës Gjenerale, e cila
    me plot të drejtë fuqimisht quhet – Arbanistika (që sot arbëreshët
    e Greqisë e kanë si shkencë linguistike – Arvanistika), sepse nga
    Arbanishtja burojnë të gjitha emërtimet: arabike, aramike,
    indo-europiane e më gjërë. Në Arbanishte, si gjuhë illiro-
    pellgasishte, sot gjinden jovetëm fillet e greqishtes së vjetër,
    por edhe fillet e indishtes së lashtë, sanskritishtes, fillet nga
    soni i skroles – soni i skrimit – që është zoni i shkrimit
    të shkroles së gjuhës së njeriut – shkrimi i shkronjes së zërit,
    apo i zërit të shkronjes abecedike (alfabetike).




    Emërtimet – arbanitas (arvanitas) dhe arbëresh, si dy forma
    gege-toske, ku e para njihet zyrtarisht, si arvanitas - ndërsa e
    dyta si njohje për arbëreshët e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë,
    jovetëm që, reflektojnë një burim të përbashkët të shqipes, por
    edhe na e ofrojnë më afër syve të mendjes shqiptare vet
    illirishten pellgazgjike – ku, këto dy emërtime, lidhen direkt me
    kuniformin (arban-arbër), që vet forma e kunit, vie në shprehje
    edhe për atë njeriun që ban-bën arën (arbani-arbëri) – kuni si
    forma e parë e lavrimit të arës me ku^ (parmendë), poashtu edhe si
    formë kuni (lapsi), për shkrimin e shkrolës shqipe pellgasishte –
    Kuniformi, si Arbanishte illiro-pellgasishte.

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA?

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:42

    vjon -

    ETHYMOLOGJIA
    E FJALËVE – GEGË E TOSKË


    Sipas
    mendimit tim, etninomet – gegë dhe toskë, të cilët përbëjnë
    etninomin e sotëm gjeneral – shqiptar, ende janë pa një
    ethymologji të sigurtë dhe sikur duken si koncepte të veçuara
    gegënishte e toskërishte të shqipes, mendoj se kemi arritur në një
    ethymologji të sigurtë me këtë theori:

    Arbanishtja është Gegënishtja e cila formohet nga etninomi – gegë,
    që ka kuptimin – gjegjë, ai që gjegjet (Gega geget), gjegjet,
    përgjegjet, ku edhe u formua toponomi – Gegënia e Dradhanisë
    illire.


    Kurse – Arbërishtja është Toskërishtja, e cila fjalë vie nga
    fjala – toskë, me prejardhje nga Etruskishtja, që ethymologjia e
    fjalës – etrosk-etrusk, vie nga shprehja – e trojës (E Trojës,
    Troja illire – Hillioni – Illioni i Dardhanisë PIE), ku nga
    shprehja – e trojes, me kuptimin – ajo popullësi e Trojës
    Hillire, është thirrë – e Trojës – etrojes – etroske – etruske,
    nga rrënja fono-morfologjike - etrosk - etrusk
    (etruskan – Etruria, sot krahinë në Italinë e lashtë).
    Mbase, nga fjala e formuar – etrosk-etruskë, rrodhi fjala e
    shkurtë emërtuese – tosk – toskë – Toska – Toskëria e sotme
    shqiptare dhe (Toskana, toponom i sotëm në Itali), nga
    etninomi - toskë, toskan), si dhe toponomi i lashtë –
    Etruria, nga gjuha etruske (etroske – e trojes), në lidhje
    gjenealogjiko-linguistike me Amën illirishte paraballkanike, që
    sot është rrënja e saj – Toskërishtja, dialekti i Shqipes. Sepse
    Trojanët, pas Luftës së Trojës u shpërngulen sëpari në Ballkan nga
    Troja (Hillioni hillirian) dhe vijuan shtegëtimin në Apenine, ajo
    popullësia e Trojes – etroskët (etruskët), ku edhe formuan
    gjuhën dhe kulturën etruske të lashtë, e cila në realitet është
    një Arbërishte e lashtë.


    Fjala – toskë, sipas kësaj theorie, vjen duke u formuar në
    etapa kohore linguistike nëpër këto faza të të folurit: e
    Trojes –>
    e trosk –> etrosk (etrusk) –> trosk –> tosk –> toskë –> toska –>
    Toskëria -> Toskërishtja.




    Pra, emri – toskë, lidhet me Trojën PIE, me zgjërim onomastik
    dhe onomasiologjik në ujdhesat: Sicilia, Sardenja e Korzika, nga
    jugu italian i sotëm, me përhapje të gjërë Apenine, si rrjedhë e
    popullëzimit illiro-pellgazgjik, ku na dalin disa emërtime
    etninomesh – etrosk (etrusk) – arbëresh – latin – romak – ital
    (Italia e sotme), tëvona vijnë zgjërimet demografike – gal, galët
    (Galia - Franca e sotme) – sak (sakët, saksonët - Saksonia) - dhe
    – skot (skotët – Skotllanda e sotme), – si formë e arritjes
    dykrahëshe historike, përmes vijes gjenealogjike ballkanike dhe
    apenine, duke u takuar historikisht me rrënjet gjermanike
    (saksone, istveone dhe allemane) – nga përhapjet dardhane gege
    përmes Ballkanit, në zemër europiane me gjermanikët, e deri në
    pjesën veriore europiane të sotme.






    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ÇAMËRIA






    Etninomi – çam - i cli formoi pra
    toponomin - Çamëria , linguistikisht lidhet me hidronomin
    – Thyamis – që është emërtimi i lumit – Kallama, që sipas
    shpjegimit të shqipes, duhet të jetë me prejardhje nga fjala –
    kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit – Thyama kallamishte,
    me shpjegim të emërtimit të kallinjve të kallamit, bimë barishte
    ujësore. E tash, kah e ka ethymologjinë e vet emri i hidronomit –
    Thyamis, i greqishtes së lashtë, mbetet për tu gjurmuar në këtë
    theori, si hipothezë linguistike, të cilën do ta shtrojmë në këtë
    studim.

    Emri –
    Thyamis, si emër lumi, mendojmë se përbëhet nga dy pjesë
    linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore – is, është
    sufiksi, prapashtesa e kompozitës), të cilat janë krejtësisht dy
    fjalë shqipe – një folje shqipe dhe një emër shqip.


    Pjesa e
    parë e emërtimit – thy – është folja shqipe – thy –
    thye – thyer (prej foljes me thye – për të thyer), në kuptimin
    e vetes së tretë të vetorit të shqipes – (u) thy (ai, ajo), në
    numrin njajës – kurse në shumësin e shqipes – (u) thyen (ata,
    ato), veta e tretë e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit – (u)
    thyen (këta, këto), në formën e kohës së foljes në aoristit (e
    kryera e thjeshtë), ku sipas zgjedhimit të foljes në gramatikën
    shqipe duket kështu:




    Folja – thyer –
    aoristi – thy





    Koha e kryer e thjeshtë




    Numri
    njajës...............................................Numri shumës



    (u)theva(unë)
    ............................................ (u) thyem (na)


    (u)theve(ti)
    ................................................(u)thyet(ju)


    (u)thy(ai,ajo)............................................
    (u) thyen (ata, ato)





    Pra, pjesa e
    parë e kompozitës – thyamis – thy, është folja shqipe,
    kurse, pjesa e dytë – am, (thy + am = thyam), është emri
    shqip illirisht – amë, ama (a^më, a^ma), ëma, në kuptimin
    amtar, e cila si formë fjalëformuese, bie në përfundim logjik të
    shprehjes shqipe – thy amë, thy ama (ëma), Ama e thyer, (u) thy
    ama e lumit (vendi kryesor esencial i shtratit të lumit), ku
    na rrjedhë emërtimi – thy+am(ë) = thyam(ë) – thy ama – Thyama,
    nga kuptimi i thyerjes së Amës pellgazgjike illire, si
    kompozitë e formuar – Thyam+is (nga sufiksi – is) = Thyamis.




    Mendojmë se, kjo ethymologji shqipe e emrit
    të hidronomit – Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formën
    tjetër poashtu të shqipes, ku nga shprehja – thy amë, thy ama,
    rrodhi synonomi tjetër me kuptimin e njejtë – ça amë, ça ama,
    ku në vet foljen shqipe – thy, si fillesa e kompozitës – Thy + am
    + is = Thyamis, përgjigjet poashtu folja tjetër shqipe – ça
    (me ça, çamë, çamje, të çamit, të shkyemit – thyerja e amës,
    çarja e amës-ëmës), të thyemit e amës, thyemja e amës, apo
    çamja e amës (në kuptimin e njejtë: çamja e amës së lumit) –
    sipas shprehjes shqipe – ça am(ë), (u) ça ama. Pra, edhe
    ashtu sikurse tek hidronomi – Thyam(is), është synonomi –
    Ça+amë, (ça ama, ama e çame, ëma e çarë, e ndarë, nga një
    tërësi amtare – Ça (a)më = Çamë, ku me rënien e njerit
    tingull, zanores – a, si shëmangie fonetike shqipe, për të
    shprehur një emërtim më të shkurtë, të natyrshëm, sipas natyrës së
    gjuhës shqipe, rrodhi emërtimi – çamë (ça+amë). Kurse,përmes përcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa – ri,
    në trajtën e pashquar të emrit, respektivisht të toponomit –
    Çamëri (ça+amë+ri), kurse në trajtën e shquar të emrit-toponom
    mori fundesën a sufiksin – a, Çamëri+a = Çamëria, (ça+më+ri+a).
    Prej shprehjes – thy amë, në synonomin tjetër të shprehjes së
    njejtë – ça amë, vetëm me një ndryshim fonetik nga ai
    sufiksal i lashtë illirishte (is), në këtë – ri-a, na rrjedhë i
    njejti kuptim sikurse – Thyamis, poashtu edhe – Çamëria.



    Nga kuptimi
    i shprehjes – ça ama (nda ama – ndarë ëma-çarë ëma), si kuptim
    filozofik, i ndamjes së Amës pellgazgjike illire, mbeti si
    plotfuqishmëri linguistike edhe vet etninomi – çam (çami,
    çamët) – Çami i Çamërisë, Çamët e Çamërisë, Çamëria – si pjesë
    e ndarë, e çame nga trungu i hershëm pellgazgjik me Thanën illire
    (Thana –Ethana, Ethëna – Athenne – Athinë-a), poashtu edhe si
    pjesë e çame (e ndarë), edhe më vonë nga trungu illir – Shqipëria.



    Çamët, janë
    autoktonë në trojet e tyre paragreke, si pasardhës të përzierjes
    dardhane-etruske, ku na dokumentojnë shumë argumente të gjuhës së
    lashtë me elemente të përziera gege-toske, të dokeve e zakoneve,
    lirikës e epikës popullore dhe të cilët sot janë në tehirë të
    asimilimit e zhdukjes së pamëshirshme nga gjenealogjia amtare
    pellgazgjike, prej grekëve edhe sot si arbëresh të Greqisë, duke e
    ruajtur me shpirt ndërdhëmbë gjakun, gjuhën dhe kulturën arbërore!
    Ndërsa, disa studjues i marrin Çamët si ardhës, pas grekëve, që
    kjo theori është krejtësisht e pabazë shkencore, sepse aty, në ato
    troje shqiptare-illire, dembabadem është e ruajtur rrënja
    pellgazgjike – ku edhe si ilustrim robërie, authori, Tasos
    Vurnasi, duke na dhënë një përshkrim psiko-fizik dhe toponomastik,
    shprehet për këtë vend (atëbotë) të paçamë, të pandarë nga trolli
    arbëror, kështu: “është një vend sa një Grusht Dhe, i mbushur
    me shkëmbinj, hone e burime të ftoftë...Njerëzit, që banojnë në
    këto vende, ngjajnë shumë me tokën e tyre, janë të ashpër, të
    veshur hollë dhe hijerëndë”- ngase ajo hije e rëndë jo e tokës
    abërore, sa e pushtuesve shekullorë, i bie Çamërisë dhe të gjitha
    trojeve shqiptare ballkanike të çame (të ndara) dhunshëm, si hije
    e rëndë e pushtuesve, e mishëruar me hijen e rëndë të tokës
    arbërore dhe e skalitur në figurën psiko-fizike të çamit
    (arbëreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), të të gjitha
    kohëve e deri sotekësaj dite...

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA?

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:44

    ETNINOMI - ÇAM

    Etninomi – çam, nomi etnik, emri etnik i
    çamëve, sot gjindet i çamë dhunshëm, i ndarë dhunshëm nga trungu
    arbëror i lashtë, ndërmjet dy periudhave historike dhe (para)historike,
    si synonom i drejtësisë pa shpatë në dorë (si aneksim Greqisë), duke
    marrë nëpër kohë emërtime të ndryshme – arvanitas, çam, arbanit,
    arbëresh, duket sikur në përflakje duke e ruajtur etnogjenezën amtare,
    por, që të gjitha janë fjalë shqipe të pastra ethymologjikisht.
    Arbanitët (arvanitasit), që duke e menduar vet fjalën, si emërtim kanë
    synonome edhe kulturore gjenealogjike, ku fjala – arban, rrodhi në
    fjalën – arvan, që arvanitët nuk munden ta ndryshojnë zyrtarisht mbase
    ia ndryshuan grekët, përmes tingullit – v (b=v), duke mbajtur emrin e
    hershëm – arbanit, me një ndryshim fonetik. – Kurse, etninomi – serv
    (servis), që poashtu grekët iu dhanë – serbëve, u ndryshua në të
    kundërten e kuptimit – serv (serb), duke e ngritur fonetikisht nga
    kuptimi – sherb (shërbëtor), serv (servis), në serb (serv=serb), kurse
    tek emri arban – arbanit, rrodhi e kundërta fonetike, duke e ulur
    karakterin substancial të emrit ne formën fonetike – arvan – arvanit,
    në vend që të mbetet në origjinal të emrit - arban – arbanit. Fjala –
    arvanitas, si fjalë në greqishte, nuk mund të ketë kurrfarë kuptimi në
    këtë formë, as nuk ka ndonjë ethymologjie tjetër (si fjalë e pakuptimtë
    e greqizuar), por, vetëm si fjalë shqipe – arbanit – arbanitas
    (arban-arbër), që nënkuptohet, banori i Arbërisë!

    Tash, etninomi – çam, i cili përkufizohet me një krahinë arbëreshe ë
    Greqi - Çamëria, a do të ishte më natyrshëm të thirret, etninomi –
    arban, (që grekët i thonë – arvan-arvanitas, ashtu sikurse edhe sllavët
    i thonë - arbanas), ngase etninomi – arban (Arbania), përfshinë të
    gjithë shqiptarët në jovetëm në Greqi, por, ashtu sikurse etninomi –
    shqiptar (alban), që përfshinë të gjithë shqiptarët ballkanik. Tre
    etninome – arban – arbëresh – shqiptar, përfshijnë të gjithë shqiptarët
    e botës, apo thjeshtë – Botën Shqiptare!
    Arbanishtja është Thotishtja – Illirishtja – Atllantishtja –
    Pellgasishtja, të cilat sot mund të përkufizohen a përcaktohen me një
    emër gjeneral – Shqipja.

    Etninomi – çam, është vetëm një emërtim i banorit të Çamërisë, që nuk
    përkufizon numrin e përgjithshëm të shqiptarëve nën pushtimin grek,
    ngase arbanët, arbërit shtrihen sot në mbi gysmën e Greqisë, e deri në
    Athinë, të shpërndarë e të asimiluar nëpër gati të gjitha ujdhesat
    egjeane, ku vet emërtimet e atyre ujdhesave, si toponome, janë
    krejtësisht me ethymologji të sigurtë shqipe. Arbanët, arbërit,
    shtrihen deri tek Gryka e Dardhanelleve dardhane, si pasardhës
    illiro-pellgazgjik, ku edhe në vet kulturën historiografike greke, janë
    ata arbanët-arbërit e lashtë e të vonshëm, që themeluan jovetëm
    historiografinë greke, por edhe vuan vet themelet e shtetit modern
    grek, ashtu, sikurse edhe e thotë edhe studjuesi arbëresh Aristidh Kola
    (Kolia), në veprat e veta, të cilat sikur po ngurrojnë të përhapen në
    gjuhën shqipe të sotme (ngase janë shkruar në greqishte), e ndoshta
    edhe për arsyena tjera. Authori, A. Kola, i cili edhe u helmua dhe
    vdiq, për veprimtarinë e tij famoze në lidhje me paraqitjen reale
    onomasiologjike dhe onomastike arbërore të “botës greke”, ashtu edhe
    sikur studjuesit më të hershëm edhe të huaj, që edhe vet perënditë
    greke i nxierrin me ethymologji të sigurtë shqipe, Kola ynë në veprat,
    e sidomos në atë ‘Gjuha e Perëndive’, na jep një studim
    shumëdimenzional të shpjegimit antroponomik dhe toponomastik shqip, apo
    siç e thotë ai, në Arbërishte. Authori, Kola, është i zhgënjyer me
    rastin e rënies në dekadencë kombëtare ekzistenciale të arbëreshëve të
    Greqisë, nën asimilimin e dhunshëm nga grekët, i cili edhe vet thotë:
    “ne i kemi çorruar vet sytë tanë me duart tona, duke e humbur
    identitetin tonë kombëtar shqiptar- arbëror...”, situatë kjo e cila
    edhe sot e kësaj dite, e dëmton imazhin e shqiptarit duke iu nënshtruar
    interesave politike greke, gjoja për fitimin e ekzistencës, jovetëm nga
    arbëreshët atje, por edhe nga shqiptarët pas rënies së komunizmit.



    SHPIRTI I ARBËRIT

    Etninomi – çam, është më i përvuajturi, më i dhëmbshmi rreth copave të
    çame, apo të ndara arbërore te etniteteve e tokave të pushtuara
    shqiptare ballkanike. Hijerarkitë politike, të cilat na çojnë deri në
    pesimizëm të madh, rreth ringjalljes së gjuhës e kulturës arbëreshe në
    Greqi (sikurse, dallon ringjallja në të gjitha aspektet e jetës
    kulturore tek Arbëreshët e Italisë, me një ruajtje etnogjenetike
    arbërore) – tek arbëreshët e Greqisë, sikur po zmadhohet edhe më tutje
    ky pesimizëm yni, nga niveli i ultë, i ngritjes politiko-ekonomike të
    shtetit shqiptar.

    Etninomi çam, është i flijuar, por kurrë i shkrirë tërësisht, sepse
    gjuha e kultura arbërore, do të mbijetojë në trojet e veta autoktone
    dhe të gjitha ato personalitete kulturore e historike të lindura nga
    Shpirti i Arbërit, si Anastas Kullurioti, Melina Merkuri etj., e deri
    tek shqiptari i lavdishëm, Merkur Bua (1517), Petro Bua Sklepa
    (Topalli) 1453, Theodor Buhali, Dhimiter Muhli, Centurion Zaharia
    (1448), Petro Bua (1397), Komneno Bua (1770) etj., ku siç thonë edhe
    historianët, si Marino Sanuto, njofton se: “Zoti dërgoi këtë masë
    shqiptare, nëpër këto territore të Thesalisë, vend në të cilin kohë më
    parë, po nga kjo rracë,ishin aty – rracë arvanitësh, siç thirren”.
    Mirëpo, shqiptarët arvanitas, gjithmonë i përdorën grekët për nevojat e
    tyre, më shumë se sa për vet nevojen shqiptare, sikurse bizantinët,
    turqit dhe grekët gjithmonë duke parë rrezik, i përdorën arvanitët,
    gjoja po luftojnë për tokën e tyre, derisa i shfrytëzuan në të mirën
    greke dhe kurrë më nuk i përmenden si shqiptarë, figurat arbanite
    (arvanitase).

    Çamëria përbëhet kryesisht nga katër krahina kryesore: Joanina,
    Thesprotia, Arta dhe Preveza, të cilat shpjegohen linguistikisht, si
    emërtime krejtësisht me ethymologji shqipe: Jonina, nga fjala emërtuese
    e pronorit të shqipes – jon(ë), Jona, si synonom me emërtimin e detit
    Jon dhe theksohet me një ndryshim fonetik – Janina (Jonina);
    Thesprotia, vjen nga fjala shqipe, emër – thes-i, ku përcaktohet vendi
    i tregëtisë, bartjes së mallrave (protothes), ku lidhet fonetikisht me
    foljen e lashtë të thotishtes shqipe të parë, me diftongun – the
    (thes), që përkufizon të thënurit, se çka ke ne thes, the, të thënurit
    për komunikim; Arta, vjen nga diftongu – ar, i arbërishtes, me kuptimin
    – ar, që gërshetohet artistikisht shkurt – Arta; Preveza, është kuptimi
    pregjenetik i toponomit, ku përcaktohet lashtësia e arbërit, ku edhe
    sot është pikëmbështetja e fillit të atdheut etnik shqiptar.

    Megjithë, ndërrimet e toponomeve arbërore illire: Spatani (Trikofaro),
    Galbaqi (Ella), Picari (Aetos), Varfanji (Parapotume), Arpika
    (Perdhika) etj., edhepse toponomastika arbërore është zbehur e
    greqizuar në përmasa të mëdha kohore, pas zhvendosjes me dhunë të
    arbëreshve nga trojet e tyre, popullëzimi me grekë, masakrat masive
    deri më 1936, në Paramintha, Filat, Pituljete, Gumenicë, Margellec,
    Pargë, Prevezë etj., ku me dhjetra mija arbërorë janë vrarë, masakruar
    nga pushtetarët grek dhe i kanë internuar me spastrim etnik, nëpër
    ishujt egjean – me qëllim, që grekët qeveritarë, t’i bindin fuqitë, se
    atje në ato toka nuk ka pasë kurrë shqiptarë, por grekë dhe sidomos me
    shkembimin e popullësisë arvanite (arbanite) me Turqinë, ku afër një
    milion çamë (mbi 870.000), i internuan në trojet turke, si shkëmbim me
    grekët – përsëri në trojet e Çamërisë ndihet e gjallë fryma arbërore,
    me gjuhë e kulturë të ruajtur, por ende pa një liri të fjalës, gjuhës e
    shkollimit amtar edhe as fillor, se lëre më universitar. Shqipja as që
    guxohet të flitet haptazi, lirisht sot në Greqi!

    Toponomet arbërore: Thiva, Livadhjavi, Ethana (Athina), Thesalia,
    Kërkyra, Beotia (Bardhia), Atika, Korinthi, Argolidha, Pelloponezi
    etj., edhe më 1373, ishin toka e popullësi shqiptare arbëreshe edhe
    sipas dokumenteve të arkivave europiane. Tëvona, njohim toponomet në
    zonën e Llias: Kagadhi, Kakaruka, Karatula, Kokla, Kurtesi, Kriekuqi,
    Likuresi, Gortina, Lopesi, e deri tek katundet e Korinthit: Mazaraqi,
    Mezi, Gerbeshi, - në Arkadia: Bedeni, Borgji, Sguro-hori, Basta, Suli,
    Spata, - në Petra: Kavashi, Likuresi, Maneshi, Basta, Haikali, Lopsi
    etj. Shqiptarët arbanitas, arbëreshë (arvanitas) gjithmonë të vendosur
    në këto treva illire. Nga Beotia, dokumentojnë toponomet e katundeve:
    Qirjaqi, Zerki, Zagara, Mazi, Martini, Elikona, Hostja...(mbi 30 soshë)
    – ku siç njoftojnë edhe studjuesit, A. Rubio, K. Biri - më 1383, kemi
    një numër të madh antroponomesh shqiptare, kur më 1377, gjinden
    dokumente të evidentuara me mbiemra shqiptarë, si: Kola, Noti, Pano,
    Panushi, Nushi, Tane, Nasho, Thaçi, Gogo, Dede, Laska, Laskari, Leka,
    Xhima, Llako, Ziko, Maro, Vjena etj.
    Konsulli freng Pukevilli, në Athinë (1687), thekson: “në Athinë banojnë
    4.000 arvanitë. 3.000 grekë dhe nja 3.000 turq e të tjerë”, ku
    shqiptarët e lagjës Plakë të Athinës, thirreshin Plakej, ndërsa vet
    emri shqip – Athinë, është nga emri i përshtatur Ethanës illire – e
    thinë, e thime, e plakur – athinë, them për kuriozitetin historik,
    ngase edhe ishte vendi i të thinjurve (filozofëve, shkrimtarëve) dhe ky
    epitet – e thinë (a thinë), ka kuptimin e lashtësisë dhe të mënçurisë –
    e thinne (e thinme) e plakur me mënçurinë, si përvojë e diturisë së
    lashtësisë. Përveç, emërtimit Lagja Plakë, në Athinë kemi edhe tjera
    lagje të tilla me emërtime shqipe: Varri, Qifisja, Imito etj. Në
    Athinë, Atikë, Mesogjio e në rrethina periferike hetohet gjuha shqipe
    në emërtimet: e katundeve, vendkalimeve, emërtime urash, emra arash,
    livadhesh, kodrash, malesh, grykash, deri në zonat jugore e juglindore,
    sikurse janë katundet: Spata, Lopsi, Koroti, Kaliva, Qeratea,
    Markopullo, Kuçi, Thaçi, Sikamina, Bujati, Kamateru, Hasi, Avlona etj.
    Kah veriu: Liosha, Skurta, Krora, Kavasila, Kakonishkiri, Shkurta etj.
    Në rrugën lindje-perëndim (Thive-Elefsine) janë katundet: Mazi,
    Kriekuqi, Asopo, Kundura, Elefsina, Mandra etj. Në ishullin Hidra, sot
    banorët e lashtë shqiptarë arbëreshë, i ruajnë mbiemrat e tyre të
    lashtësisë, ku nga fillimet e shekullit 16. është banuar , ku kemi edhe
    sot poata mbiemra shqiptarësh të sotëm si: Manesi, Pepiza, Dale-s,
    Lale-ja, Lalejani, Tolias, Toja, Krie-la (kryelart), Mazi, kumis, Guma,
    Tunda, Valma, Gjika, Gjikaqis etj., si dhe mbiemra të banorve shqiptarë
    të ishujve tjerë kështu: në Zaqintho, Zguro, Matosi, Makri, Dushmani,
    Marmori, Doksara etj. Në Qefaloni: Kladha, Menaja, Lukisa, në Korfuz:
    Buo, Buziqi, Barbasi, Veruha, Golemi, Gerbeshi etj. Këto dokumente i
    gjejmë edhe janë disa nga arkivat Venedikase, ku ndër të tjera edhe
    shkruhet se evidentohet prezenca edhe e kolonëve shqiptarë, nga Kreta,
    e deri më thellë në Mesdhe, në ishullin e Qipros, ruhet një vendim i
    Senatit (30 Prill, 1541), “...të vendosen katër njësitë ushtarake të
    kalorësisë shqiptare, me komandantët, prijësat: Pavllo Bua, Repush
    Buziqi, Jorgji Gerbeshi dhe Aleksandër Gabriera...dhe të urdhërohen
    funksionarët tonë në Qipro, Kretë, Zaqintho, Qefaloni dhe ishuj të
    tjerë...”, ashtu sikurse edhe vet një këngë popullore arbëreshe, për
    zotërimin e tokave nga vet shqiptarët thotë:

    Të çanje diert e hekurta
    Ndë kastelle E Anapullit (Nafplios)
    E të vë flamurin tim
    .................................................. ....
    te kastelli Anapullit
    Te Anapullit e Methonit
    E të Koronit fushëmirë!

    (Folklori shqiptar)


    Ky është malli i arbanitëve (arvanitëve, arbëreshëve të Greqisë) nëpër
    shekuj, për ta kurorëzuar mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

    Vet edhe fjala – Atikë, atika, vie nga fjala shqipe – at, ati, babai,
    si vendi i Atit – Atika, vendi i etërve, baballarëve. Shqiptarët i
    gjejmë në lashtësi, gati nëpër të gjithë ishujt egjean, apo sipas
    theorisë sime, ata janë ishujt egean – ishujt e Geges së Lashtë të
    Dardhanisë illire – e ge gega ( e gje gjegja) e gjenë Gega, si në
    ishujt: Zaqintha, Qefalonja, Kriekali, Lefkadha etj., ku sado që janë
    greqizuar emërtimet, përsëri rënjet ethymologjike janë
    shqipe-illirishte. Toponomet: Hasja, Kuçi, Thaçi, Mallakasta, Inofita,
    Kapandriti, Spata, Palini, Thiva, Beotia, Livadhjasa, Qiparisja, Hosja,
    Qifisja-ja, Minidhi, Kamatruja, Dafni etj., jovetëm që kanë qenë të
    banuara me shqiptarë gjithmonë, por ka dominuar elementi arbëresh, në
    trojet e veta autoktone, deri në formimin e shtetit modern grek, kur
    edhe vet shqiptarët sot njihen si arkitektët e atij shteti edhe nuk
    njihen as si shqiptarë nga grekët.

    Çamëria, sot është vetëm një krahinë shqiptare, që vuan mizorisht nën
    kthetrat greke, që edhe më fort vuan për pdrejtësinë e fuqive pas
    luftës së dytë botërore, që iu shkëput dhunshëm atdheut shqiptar.
    Mirëpo, një aspekt optimizmi na shton sot, Filli i shkencës linguistike
    Arvanitika, nga forcat intelektuale arbëreshe, anipse në gjuhën greke,
    premtojnë në përmbushjen e përkushtimit të mirëfilltë shkencor, me
    veprimtarinë botuese, lidhjet kulturore shqiptare, me studimet
    ethymologjike etj., ku të gjitha këto të dhëna dokumentojnë se në
    qendër të kulturës greke, ballëpërballë fallsifikimit të paskrupulltë
    të historisë së lashtë illiro-pellgazgjike, po shihet se po përtrihet
    sot e po ngritet i gjallë Shpirti i Arbërit!

    Shpirti i Arbërit Rron!...

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA?

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:46

    Asnjë shkenctar nuk vulosi gjithçka, që mos të vijohet, po tha:deri këtu e pruna unë, e vijoni ju, çonie ma larg! Asgjë në këtë botë nuk është absolute, madje as liria e njeriut. Nuk ka gjë absolute - as aurora.

    Arbania është emri që na bashkon!

    Emri arvanitas, nuk është shqip, po greq. që shqip është - arban - Arbania. Kush po bashkon e kush po ndanë?

    Dihet se Shqipja e hershme, nuk kishte tingullin y, tek fjalët: ylli, thyer, dylli, hyn, hymja-hyrja etj. por ishte: hilli-illi, thie, dilli, hin-himja - me hii - me hy - për të hyrë... askush nuk është kundër Çabejit, por na duhen theori - e cila ishte theoria?

    aurora, nëse mund të thuash diç të fortë thuaje!

    Arbania asht emni që na bashkon!

    Sponsored content

    Re: ÇAMËRIA APO ARBANIA?

    Mesazh nga Sponsored content Today at 05:58


      Ora është Sat 10 Dec 2016, 05:58