RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    SPJEGO EMRIN TËND

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    SPJEGO EMRIN TËND

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 07:30

    Pagëzimet e foshnjeve, kanë rëndësi të veçantë, sepse emri të përciell gjith jetën edhe më gjatë... Emri si identifikim i personit, mirë thonë se nuk të bën emri të madh, po edhe emri ka diç karakteristike me personalitetin...

    A e dini se çka don me thanë emri juaj? Kah e ka prejardhjen ethymologjike, origjinën linguistike? A keni një emër shqiptar? Derikurë duhet të presim të pagëzojmë fëmijët tanë me emra shqip? Pse shqiptari e pagëzon dikund ende foshnjen e vet me emra të huaj, gjoja për arsyena adhurimesh të figurave të huaja, kur kemi plot mijëra emra shqip, në gjuhën e bukur shqipe?

    A asht krejt shqiptar një që ka emër të huaj, me domethënie të huaj? Shpesh emri karakterizon edhe përsonin, krejt mvaret se ku gjindesh e ku jeton... Këtu në Amerikë, shumë shqiptarë, kanë deformuar apo edhe ndërruar emrat e tyre gjoja për shkaqe 'biznesi' apo përt'iu hyrë në qejf tjerëve... apo nga mendjemadhësia e tyre, apo nga ligësia e tyre. Dikush Agimin e ka bërë Xhimi, Mikel=Majkëll, Diana=Dajana, krejt ndryshe theksimet e emrave... Unë psh. qe në fillim, kur më pyetnin për emrin, ua theksoja drejtë origjinal dhe kur donin ta shtrëmbëronin gjoja ta kuptonin ma mirë apo kishin dëshirë ta theksojnë në një akcent të afërt më gjuhët e tyre - unë iu thoja: unë e kam emrin kështu, e ti nëse je aq analfabet sa mos të mundësh ta theksosh drejtë origjinal një emër - ty të nevojitet arsimim e shkollim dhe nga aty ai moment - të gjithë ma theksojnë ermin krejt origjinal!

    Ja, psh. unë jam nezir myrta, emri im - nezir do të thot shqip - symprehtë, mendjepmreht, kritik etj., por unë mendoj se vie nga fjala toponom nazar, nga ku rrjedhë emri toponomi - nazareth, që dikund thohet: nazar, naser, nizar, nesir - kurse asht pak i shqipëruar si shqip - nezir. Doja ta kishja krejt shqip po babai im ishte ma shumë fetar dhe më paska pagzuar kështu... Një e vërtetë ekziston, sepse gjyshja ime Aza ( gjyshja Azë), kur qenkam lindur, ma paska pasë propozuar emrin Vezir (si veziri i Shkodrës thoshte ajo, sepaska pasë qejf, të bëhem Vezir) edhe kur vie babai nga dikund (ku me dijtë), i paskan thën se na lindi edhe një djalë! Ai, ashtu i mërrolur, u paska thënë, si me shpoti: po bre se ishim në short me na humbë rodi a?! - Gjyshja Azë i thotë: Po ia kemi mgjitë edhe emnin... Po qysh, e pyet babai im... Vezir... - Po bre Vezir, ulne pak ma poshtë ulne, se naltë e pasket hypë... ma poshtë ma poshtë pak ...Nezir! E gjyshja Azë imja, paska qeshë, e paska pasë thënë: 'po kur lenë djali edhe vegsh ngjitja emnin, mirë boll...s'prishë punë'!

    Kurse mbiemri - myrta, rrjedhë nga emërtimi i një bime, lis gjethembajtës gjithmonë me gjethe deri në shkurt, kur as nuk dihet se i kishin ra gjethet, sepse duke i rënë gjethet, i linden tjerat të reja dhe gjithmonë duket me gjethe... .
    Në shkencë quhet nga familja myrtacea, e trëndafilorëve, emër biologjik-botanik, i qëndrueshëm gjithmonë me gjethe. Ka shumë antroponome e toponome, hidronome me rrënjen myrta, në Zvicër asht një qytet me emrin - Myrten, Liqeni Myrten, e deri këtu në Amerikë, janë disa toponome, antroponome, hidronome etj., emra vendesh, rrugësh, avenuesh, pllazhesh (myrtle ave, myrtle beach, myrtle street etj., që kur i shoh qeshi me bashkudhëtarët: ja kjo asht avenua ime, rruga ime, pllazha ime, qyteti im, liqeni im etj., s'janë edhe kuriozitete a?

    Shqiptari duhet medoemos, gjithsesi, ta ketë emrin shqip, po çfarë t'i bësh, kur na emruan ashtu si deshten e guxuan edhe duke iu diktuar klerikët fetarë... po edhe pushtetarët e kohës! Në disa treva tonat ekziston edhe cenzura e emërtimeve të fëmijve (foshnjeve), për shkaqe gjoja nacionalizmash, sepse ua vrasin sytë e mendjen e shpirtin emrat shqiptar 'të fortë' - por mbi të gjitha emri të jetë shqip!

    Ejani tash e spjegonie emrin tuaj, po 'guxuat' - bile, vetëm emrin!

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:38