RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

Identifikohu

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 21:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 18:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 12:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 21:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 00:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Wed 25 Nov 2009, 22:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 21:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 00:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 00:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË - E NA ENDE NË HËNË

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve: 114
    Join date: 04/01/2009

    FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË - E NA ENDE NË HËNË

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:08

    Astronautet shqiptarë




    Astronautet shqiptarë




    Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
    (17 ditë në kozmos)
    Ishte viti 1995 kur Greg Steffon, nga Worcester-i, faksoi në “Illyria” një artikull të botuar në një gazetë amerikane.Në fund i shtronte kolegut Isuf Hajrizi pyetjen: “A është shqiptar astronauti, për të cilin bën fjalë shkrimi?” “Të shohim ç’thotë At Arthuri (Liolini)”, - iu përgjigjëm në redaksi.
    Një telefonatë në Kishën “Shën Gjergji” në Boston e zgjidhi enigmën. At Liolini ishte i informuar për astronautin William G. Gregory dhe për paraardhësit e tij, që kishin emigruar në Amerikë nga Shqipëria në fillimet e këtij shekulli. Pas kësaj, gazeta “Illyria” shkroi disa artikuj për Gregoryn, para se ai të nisej drejt hapësirave kozmike, në mars të vitit 1995. Kështu u bë i njohur për shqiptarët astronauti William G. Gregory. Nga një person krejt i panjohur për ne, ai u bë shumë shpejt i famshëm e i admiruar për të gjithë kombin.Para se të nisej në kozmos, ai dërgoi një letër në redaksi. “Besoj se shqiptarët do të ndihen krenarë me sukseset që do të arrij në hapësirat e largëta”, shkruante Gregory i gëzuar, që ndër shumë kandidatë të tjerë ishte zgjedhur piloti i anijes kozmike, ekuipazhi i të cilës do të kalonte ditë të tëra studimi në hapësirë.
    “ Jam i lumtur, por njëkohësisht edhe pak i shqetësuar, se unë do të jem drejtues i anijes, e cila gjatë gjithë kohës do të jetë nën kontrollin tim të plotë”, i tha gazetës “Illyria” piloti ynë, disa muaj para se të nisej drejt rrugës qiellore. Duke folur për programet e ardhshme të fluturimeve kozmike e të gjithësisë, ai shtoi se një ditë prej ditësh mund të kthehemi sërish në hënë, ndërsa për të shkuar në mars, nevojiteshin rreth 150 ditë.(marrë nga libri i Vehbi Bajramit;"Shqiptaret e Amerikës".)

    Flamuri shqiptar është mbajtur gjatë fluturimit drejt Hënës, në vitin 1971
    Tiranë - Flamuri shqiptar në miniaturë me shqiponjën dykrenare është mbajtur si simbol nga astronauti me origjinë shqiptare Alan B. Shepard, gjatë fluturimit drejt Hënës të anijes kozmike "Apollo 14", në vitin 1971. Faktin e dëshmon një fletë katërkëndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranë një fotografie me ngjyra të anijes kozmike "Apollo 14", bërë në sipërfaqen e Hënës, e cila ndodhet në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Relikja është e autografuar nga Shepard dhe kozmonautët e tjerë dhe gjithashtu në të ndodhet mbishkrimi në anglisht ku thuhet se ; "ky flamur u mbajt si simbol deri në Hënë, në anijen "Apollo 14" gjatë ditëve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe është prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, një kozmonaut me origjinë shqiptare". Shepard gjatë udhëtimit kozmik e mori me vete këtë flamur të kombit shqiptar, duke dëshmuar origjinën e tij shqiptare.


    Apollo 14 dhe flamuri Shqiptar në Hënë

    Në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjendet një dokument i jashtëzakonshëm nga të gjitha pikëpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike, “Apollo 14”, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kësaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të vogla. Nënë fotografi është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971.

    It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit, Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro është emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët më të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument që përmban flamurin Shqiptar me fotografinë në Hënë së bashku me mbishkrimet i është dorëzuar prej vetë astronautit Alan Shepard një dilomati Shqiptar, i cili pat marrë pjesë edhë ai në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Alan Shepardi, kur ka përgatitur këtë dhuratë dhe për ta bërë më të vërtetë dokumentin, ka shkruar me dorën e tij përshëndetjen jo vetëm nga vetvetja, por edhe nga astronautët e tjerë të SHBA-s. Kjo do të thotë që fakti i mbartjes së flamurit Shqiptar ka qenë temë bisede e astronautëve bashkëudhëtarë. Pra Shepardi u ka folur atyre për origjinën e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit është i madhërishëm.
    Duke lexuar një enciklopedi të kozmosit ku janë dhe emrat e kozmonautëve në vite, lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind në East Dery, New Hampshire të SHBA-ve, më 18 Nëntor 1923. Është me origjinë Shqipitare. Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958. Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i parë në botë, rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 14 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes në pension Alan Shepardi gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.
    Në të njëjtën enciklopedi flitej edhe për Ëilliam Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua për shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Në vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë fluturimi. U zgjodh nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991.
    Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës “Kenedi” dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA. Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë që Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve.

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve: 114
    Join date: 04/01/2009

    Re: FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË - E NA ENDE NË HËNË

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:12

    FLAMURI SHQIPETAR


    Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.
    Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.

    'dibranja'

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve: 114
    Join date: 04/01/2009

    Re: FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË - E NA ENDE NË HËNË

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 06:15

    Të nderuar forumist , pos sjell më poshtë nje pjesë të cituar nga Prof.Dr, Dh,Pilika ku ai tregon lidhshmerinë e simboleve shtetrore të shtetit te Arbrit me simbole te njejta te perdorura te Aleksandrit te madh dhe Pirro Molosit ...
    Shqiponja ,symbol I flamurit te Arbrit –trashegim I shkabes se Aleksander e Pirro Mollosit...
    FlMURI I SHTETIT TË PAVARUR TË Arbrit në shekullin e XV, vula dhe stema zyrtare e udhëheqësit të këtij shteti , qe të tre mishërojnë simbolin e përbashket karakteristik të shqiponjes .

    Emblema –flamuri ( me shkabe) I ka rrënjët vendase, madje të ndërthurura pikërisht me Pirro Molosin, me pararendësit dhe pasardhësit e tij, sikunder na e vertetojne:

    .PLUTARKU (Shek,I):
    “Pas kesaj beteje,(viti 289 p.e.s.) Pirroja u kthye ne atdhe plot lavdi dhe plane , i keaqur ne vetvete.Epirotet e priten duke e pershedetur me epitetin “shqiponje”.Eshte merita juaj, ua ktheu ai, qe une am shqipronje, dhe sit e mos jem kur ju me armet e tuaja me keni ngritur lart si me krah te shpejte?”

    .ELANI (shek III ) :Ka edhe nje lloj shqiponjash qe I duan ata qe I ushqejne,siç ishte shqiponja e Pirros..”

    ..."Pirro Epiroti gëzohej kur dëgjonte që I thoshin shqiponjë"

    PLUTARKU : “Pirroja konsiderohej rëndom si shqiponjë”

    ....ELIANI te “De natura animalium “ (II 150), tregon se “Pirroja rriste në banesen e vet, si simbol stërgjyshor, një shqiponjë, të cilen e mbajti pran vetes edhe pas vdekjes së të shpendit....
    ....
    Nen mbreterine e Aleksander Mollosit (342-331)shqiponja takohet perbri Zeusit te Dodones,rrufes,dushkurt…etj

    [Nga vezhgimi I mijra relikteve qe na kane lene te moçmit tanë , si edhe sikurse saktësojnë dhjetra gurra historike dhe shkencore të huajat apo vendase, mund të pohojmë me plot gojen se shqiponja mishëron një nga atributet e mirëfillta të Zeusit pellazg të Dodones,përbri rrufesë, dushkut, demit,pëllumbit,dhisë …..

    [ "Mbeti I shpendëve,shqiponja, e cila fluturon më afër qiellit dhe mbretit të perendive,Zeusit, I sherbente ketij si lajmetar dhe shoqerues I pandar,duke mbajtur në çaponj shufrat e rrufessë, armën më shkatërrimtare të “Zotit të Dodones”.”-sikunder e thërrasin shprehimisht disa gojëdhëna labe, fort domethënëse, të botuara rreth një shekull e gjysmë më parë.

    [ “Nen tiparet e shkabes (sipas rrefimesh plqërishte),Kryeperëndia pellazg I Dodones qe bashkuar me nimfën Aigina, që pat lindur kështu të parin bir të shqies, Aiakun, katragjyshin e Aleksander dhe Pirro Molosit”

    ....A nuk na therrasine dhe sot “Bijtë e shqipes”??

    "Vetem e vetëm nëpërmjet këtyre stërprindërve tanë, shqiponja do të lakmohet dhe huazohet ,per nder te tyre , nga popujt italiotë ,-si symbol trimërie luftarake, në rrafsh ndëretnik europian… Para së gjithash, në atdheun e aiakasve Aleksander e Pirro Molosit, shkaba kqyret si amanet I stërlashtë”...
    ... "Shkaba dodonase, nëpërmjet mbretërve etrusko-pellazgë dhe veçanërisht perandorve me prejardhje ilire,-qysh pas Decit, Klaudit II, Aurelianit, Probit, Dioklecianit…deri te Konstandini I Madh me farefis-,depërtoi fuqishëm gjer Brenda në Romë, dhe së këtejmi ka për të shtegtuar gjithandej në shumë vise të Evropes, më vrullshëm aty pas Shek.XII…"

    Po ashtu ,stemen e Kastriotëve , me simbolin e shenjtë të shkabes, e vërejmë edhe në Horen e Abëreshve (Piana degli Albanesi), të gdhendur mbi gur mu te shatervani mesjetar I kishes se shën Gjergjit

    Marin Barleci theksonte lashtësinë e saj:

    “Banorët edhe të tjerët prej fisi epirot, me ta hequr qafe Muratin, I shkonin pas , edhe pa I grishur kush,prijësit të ri (Gjergj Kastriotit) dhe flamujve e shqiponjave të njohura prej kohe, sepse Skënderbeu mbante flamuj të kuq të qëndisur me shqiponja të zeza dukrenore (ky ishte flamuri I fisit të tij )”.

    Gjegj Kastrioti nuk do ta cilësonte arbërin (shqiptarin e shekullit XV) stërnip të mirëfillt të molosëve, sidomos të Pirros,sikundër të mos kishte me këtë katragjysh sdhe simbolet historiko-gjentike të përbashkëta, themeltare,si shqiponjën, yllin etj.


    Ja se qfar shkruan në përshëndetjen e mirëseardhjes që iu drejtua Kastriotit nga Davidi I Raguzes :

    ..”As Aleksandri yt epirotas,as ai Pirroja, mbret rrufe I epirotëve dhe mjeshtri I luftërave, nuk u kthyen fitimtarë nga Italia ashtu si do të kthehesh ti në atdhe, I lumtur e fitimtar…”

    Letër e Ferdinandit të Aragonas drejtuar Skenderbeut:
    "...dhe s’është çudi, kur ti e ke zanafillen nga stërgjyshër e nga bjë vend I tillë, siç është sigurisht Epiri I pamposhtur apo Arbëria , e quajtur dikur Maqedoni,ku kanë lindur e lulëzuar gjithmonë sa e sa prijës nga më fisnikët e nga më të pathyeshmit, sa e sa udhëheqës e kapedan nga më kryetrimat e më energjikët…”

    Ndërsa tek "Historia e Skenderbeut "Marin Barlecit theksonte fjalet e Kastriotit:

    "...Veç kesajm unë s’e harroj atë gjestin bujar e të pashoq, që që bëri kundrejt romakëve Pirroja im me nam, mbret I epirotëve ."

      Ora është Sat 25 Oct 2014, 08:02