RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    MEDIAT E POLITIKA

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    MEDIAT E POLITIKA

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 08:26

    Në këto tema përvluese si - mediat e politika, e kombi e politika (që posa ka filluar, duket po injorohet), njihen shqiptarët e vërtetë!


    Në kohën kur gjoja 'vrantte e kthjelltte' politika pacifiste në kulm (në Zvicëren shqiptare e Gjermaninë shqiptare), kur trumpetonin se ''700. 000 shqiptarë ka ldk'' shkrova një shkrim
    POPULL I MASHTRUAR (1990), e lexova në disa tubime dhe veç një revistë ATDHEU e B. Abdylt, e botoi, tok me një poezi (poemë), timen NË EMËR TË POPULLIT (ku e shfaqem recital edhe në theatër), ku vetëm në tubimin madhështor në Volkhaus,të Cyrihut (me afro 7000 veta, kishte edhe dr nga Kosova, Ilirida e diaspora), për herë të parë me insistimin tim, arrijtem t'i bashkojmë antarësitë e LPK-së e LDK-së tok! Edhe ishte ndër tubimet ma revolucionare, që njeh diaspora!

    Të thuash atëherë POPULL I MASHTRUAR symësy, duhej të kishje o dhunëti, o një ushtri me vete...hahaa, e tu thuashe symësy moton (ma e fortë asht një ushtri gomarësh, që kanë për prijës Luanin - se sa një ushtri luanësh, që kanë për prijës gomarin), veç zoti i fortë (siç thonin disa)!


    Mediat e politika, e ngjashme me temen - kombi a politika, tema te nxehta, e si mund te injorohen keto dy tema dhe kush i injoron, përveç atyreve që duan të hanë me dy lugë (do thoja).

    A po dihet, pse edhe tek tema kombi e politika, po injorohet?

    Të bën përshtypje negative psh. si mbeti radio-kosova e lirë, radio lokale, joveç e pafinansuar zyrtarisht, po edhe e dëmtuar, e rrahur për vdekje zyrtarisht(do thoja), e pse? Sepse është radio e lirë, e mendimit të lirë, paksa larg politizimit!

    Këtu në këtë temë, po duket, sikur duam të mos jemi të politizuar (që është mirë) dhe në anën tjetër, bash si atje tek temat - i politizuari thrret: kape të politizuarin! (do thoja).

    Shtypi (mediat), gjithkund janë të politizuara, po ku janë ma pak të politizuara - aty ku është SYRI i fuqishëm i popullit, që populli ta hajë në sy (se syri e han zemrën, me sy i hahet zemra njeriut), ia merr guximin, symësy! Mediat tona, shtypi e elektronike, aty ku bëhet politizim në DËM TË POPULLIT, e quajta prore - shtypi i shkulur (i shkulavur), jo i nxierrur (shkulje-nxierrje me rrënjë), zgjatë derisa të rrahë fuqishëm mendimi i lirë i bashkuar, në trurin politik! E kur bëhet? Kur të dali një shtyp, a media elektronike e fuqishme, me një grup redaktorësh, editorësh luanë! Se një, ose e shkatrrojnë, ose e vrasin, ose ia imponojnë largimin... edhe e njolosin me damkat ma të zeza të papara!

    Mediat kur bëhen biznes, e jo interes i popullt, masave të gjëra,aty pak ka hair! Por, lexo e kundërvëju aty ku duhet e mundesh, e ku ke moment adekuat dhe mos lexo veçsa ta zhgënjesh vetveten, e të humbesh shpresat edhe apetitin, shijen e drekës e darkës...

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: MEDIAT E POLITIKA

    Mesazh nga AGU prej Tue 13 Jan 2009, 08:27

    njeriu politik dhe apolitik, apo ma thjeshtë: shqiptari i politizuar dhe i papolitizuar, formojnë media, e cila media, medius yni është apolitik, këtë po e dijmë të gjithë, mund t'i numrojmë në gishta prej qindra mediave tona.

    Përderisa të jenë mediat tona të politizuara, fjala emendimi i lirë, janë të robëruara dhe sado që të duam liri me të drejtat bile themelore, a e kuptojmë se, vetiu i vejmë pranga fjalës së lirë?

    Po diç a mund të ndryshojmë nëse kuptojmë se disa jemi të politizuar? Duhet kuptuar se edhe ky forum është një medius elektronik dhe a duhet t'i ofrohemi të papolitizuar, apo si shqiptarë apolitik?

    Kush është shqiptari apolitik?

    Shqiptari apolitik, është ai që vështron me sy kritik çdo rrymë politike, duke i qitur në peshojë dy anët e medaljes, me dituri, drejtësi e guxim, qoftë edhe nëse flas për babain tim. Pavarësisht a je antarë i ndonjë partie politike, apo je ithtarë, adhurues më misheshpirt i një lideri politik, këtu duhet të jemi apolitik, që ky forum të ketë peshen e emrit të tij - Bashkimi Kombëtar! Secili njeri ka të drejten e tij themelore të adhurimit, idolit të vet - por një gjë duhet të dihet kjartë, kthjelltë, se vlera dhe antivlera nuk barazohen, por janë dy paralele, me drejtime të kundërta, që askund jo që nuk takohen, por nga kahjet e kundërta të tyre, shkojnë secila në infinit, pambarim - e pse dikush don të ndjeku antivleren në infinit, pambarim, kur mund ta korrigjoj vetveten me kohë edhe nëse e vrenë apo e sheh e përfundon se vërtet, ishte gabim!
    Psh. kur sot lexohet fakti se si ishte origjina e një liderit I.R. ku mbiemri i tij është njëkohësish toponomi i një treve shqiptare rugova, si ndihet antari i asaj partie politike sot, a e brenë ndërgjegja dhe edhe sa kohë i duhet ta kuptoj realitetin? Apo, të marrim rrymat zogiste, balliste, enveriste etj., Zogu e Enveri ishin udhëheqës të Shqipërisë së cunguar, të dytë janë idole të dikujt,kanë ithtarët e tyre - po a duhet përsëri të vijnë sistemet e tyre politike në Shqipëri? Po edhe nëse imagjinojmë se po vijnë, a mund të ekzistojnë ato sisteme sot?

    Duket sikur bëhen gara, pooo lidri im - jooo lideri yt! Krijohet konflikt ndërvllazëror, theorik a praktik pa pikënevoje! Jovetëm kaq, por forjmojmë ndasi ideore edhe në rininë tonë, që shihen disa të habitur, kur vijnë këtu dhe shohin sa e sa shprehje konfliktuoze, deri tek ofendime personale, e çkado tjetër... Në vend se të shkohet përpara, numrohet në vend dhe dikush vendnumron vetvetiu, qëllimisht, i dehur nga idoli i tij politik!

    Derikurë duhet të presim të formohet mendimi kombëtar mbipolitik, nëse nuk mundemi të jemi apolitik, të papolitizuar?

    A jemi vërtet, të vetëdijshëm, se vetëm kombi na bashkon dhe çdo gjë tjetër alternative, na ndanë e përçanë?

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:39