RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Nuk mund të quhet i përmbushur amaneti i dëshmorëve

    Share

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Nuk mund të quhet i përmbushur amaneti i dëshmorëve

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 04:27

    Nuk mund të quhet i përmbushur amaneti i dëshmorëve


    POROSIA E DËSHMORËVE: ECNI NË RRUGËN TONË


    Dëshmorët na porositin: “Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre”. Pra, le të punojmë të gjithë së bashku pa u lodhur, për ta bërë realitet amanetin e tyre! Le të punojmë ne, po me atë përkushtim siç punuan dëshmorët! Le të jetë edhe jeta e jonë, ashtu siç ishte edhe jeta e dëshmorëve, në shërbim të çështjes kombëtare dhe mirëqenies shoqërore!



    Shkruan: Nebih Fazliu - Prishtinë, 14 janar 2009





    Sa herë që vjen muaji janar...




    Muaji janar, - muaji i acarit të ashpër, - është edhe muaji ku ranë në altarin e lirisë, ranë për të mos vdekur kurrë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Sa herë që vjen muaji janar, ne të gjallët duhet t’i përkujtojmë këta dëshmorë. Këta ishin njerëz si ujë i pastër, i kulluar e shumë i kthjellët. Të përkujtosh këta dëshmorët do të thotë të marrësh mësim nga puna e palodhur e tyre; do të thotë të ecësh pa u lëkundur në rrugën e tyre të lavdishme; do të thotë të angazhohesh për të jetësuar idealin e tyre. Dhe ideali i tyre ishte bashkimi kombëtar dhe mirëqenia e popullit.

    Këta ishin njerëz përparimtar, militant të shquar, deri në fund të jetës së tyre ishin njerëz shembullor dhe shumë të vlefshëm për organizatat ilegale e patriotike të kohës, njerëz me virtyte të larta. Gjithçka që i karakterizonte në atë kohë organizatat patriotike ilegale: vendosmëria në rrugën e luftës për liri; dëshira për të ecur vazhdimisht përpara dhe vetëm përpara; etja për dituri; dashuria për punën dhe shokun; dëshira për ti konsoliduar edhe më mirë radhët e organizuara ilegale dhe për ta ngritur luftën për liri në një shkallë më të lartë; fuqia morale,- të gjitha këto ndodheshin së bashku në personalitetet e këtyre dëshmorëve. Këta mëshironin në vetvete tiparet më të mira të popullit tonë.

    Këta lexonin dhe studionin shumë, merreshin me shkrime, merrnin pjesë në diskutime me shokë ku trajtonin çështje të ndryshme, të mprehta e shumë të ndërlikuara. Duke lexuar libra, duke biseduar shtruar me shokë, duke qenë pjesëtarë të organizatave ilegale të kohës, zgjeruan në mënyrë të dukshme bagazhin e tyre mendor dhe kalitën karakterin e tyre. Kishin aftësi të mrekullueshme; energji të pashtershme; dashuri të thellë ndaj çështjes kombëtare e shoqërore; vendosmëri për ta çuar luftën për liri deri në fund. Nuk u ndalën asnjëherë përpara vështirësive të ndryshme. Ata ishin atje ku rreziku ishte ma i madh. Punonin shumë dhe nuk kursenin asgjë nga vetja e tyre. Ishin kudo ku e kërkonte interesi i atdheut. Interesi i përgjithshëm ishte gjithçka për ta. Interesin individual ia nënshtronin interesit të përgjithshëm. Ata ishin vet jeta. Ata punonin me këmbëngulje ta bashkonin kombin shqiptar si një trup i vetëm. Këtë na lan ne të gjallëve amanet...



    Nuk mund të quhet i përmbushur amaneti i dëshmorëve



    Shpesh na ka ra të dëgjojmë nga përfaqësues të ndryshëm të jetës politike e shoqërore në Kosovë e më gjerë, se amaneti i dëshmorëve është bërë realitet. Se Kosova, më në fund, fitojë lirinë dhe u bë shtet i pavarur e sovran. Nuk është e tepërt t’ua kujtojmë këtyre se porosia e dëshmorëve, - bashkimi kombëtar, - ende nuk është realizuar dhe nuk mund të quhet i përmbushur amaneti i tyre.

    Çështja kombëtare shqiptare në Ballkan ende nuk është zgjidhur as me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur e sovran. Për këtë nuk duhet të kemi as më të voglin iluzion. Duhet ta kemi guximin ta shikojmë në fytyrë realitetin dhe ta pranojmë ashtu siç është.

    Kosova është shtet me pavarësi të mbikëqyrur, të kushtëzuar dhe me sovranitet të kufizuar. Kjo është e thjeshtë për të kuptuar. Populli shqiptar që përbën shumicën e popullsisë në Kosovë, nuk e ushtron sovranitetin në tërë territorin e vet dhe nuk i njihet e drejta e kombeve për vetëvendosje. Këtë e vërteton edhe vet kushtetuta e Kosovës.

    Popullit shqiptar që jeton në trojet e veta në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi i mohohet e drejta e tij për vetëvendosje deri në shkëputje. Jo vetëm se i mohohet kjo e drejtë, por jemi dëshmitarë të gjallë se populli shqiptar po i nënshtrohet vazhdimisht një politike dhe shtypje të egër; se po vazhdon të shpërngulet nga trojet e tij; se po asimilohet dhe po i mohohen të drejtat e tij kombëtare etj,. Lirisht mund të themi se ende jemi larg realizimit të amanetit të dëshmorëve.

    Dëshmorët na porositin:

    “Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre”.

    Pra, le të punojmë të gjithë së bashku pa u lodhur, për ta bërë realitet amanetin e tyre! Le të punojmë ne, po me atë përkushtim siç punuan dëshmorët! Le të jetë edhe jeta e jonë, ashtu siç ishte edhe jeta e dëshmorëve, në shërbim të çështjes kombëtare dhe mirëqenies shoqërore!

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:39