RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Prrallisjet e „këndshme“ të Fatmirit, Hashimit dhe të Jakupit!

    Share

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Prrallisjet e „këndshme“ të Fatmirit, Hashimit dhe të Jakupit!

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 14:48

    Kush janë prralltarët institucional të Republikës së Kosovës?!



    Prrallisjet e „këndshme“ të Fatmirit, Hashimit dhe të Jakupit!




    · "BE i ka hapur defacto Kosovës rrugën për anëtarësim në momentin e njohjes së pavarësisë", është shprehur Sejdiu. "Agjenda për Integrime Evropiane është prioriteti kryesor për Qeverinë e Republikës së Kosovës", ka shpjeguar Thaçi. "Ky do të jetë viti i Kosovës", kanë thënë që të dy në iso. "Na duhet me e dhanë të dhimbshmen, për me e fitu' të kajshmen“, është shprehur kreu i parlamentit.




    Shkruan: Shqiptar Oseku - 15. 01. 2009



    Fjalë se jo mahi!



    Nëse qëndron vërtet pohimi se dita e mirë shihet në mëngjes, Kosova do ta kalojë një vit goxha të rëndë. Babadimri na pruri sërish dhurata të ricikluara, terrin dhe gjëmën e radhës në veri. U nervozuam nga mungesa e energjisë. U trembëm nga krismat në Mitrovicë. U mërdhimë nga acari. Por, si gjithmonë, shpresa na e ngrohu zemrën. Kryetari dhe kryeministri pohuan (sërish) njëzëri që Kosova këtë vit do të afrohet një hap më tej në rrugën, njëmend të gjatë e të mundimshme, por ama të sigurt, për në BE.

    · Foto: Treshi - Sejdiu, Thaçi dhe Krasniqi



    - "BE i ka hapur defacto Kosovës rrugën për anëtarësim në momentin e njohjes së pavarësisë", është shprehur Sejdiu.

    - "Agjenda për Integrime Evropiane është prioriteti kryesor për Qeverinë e Republikës së Kosovës", ka shpjeguar Thaçi.

    - "Ky do të jetë viti i Kosovës", kanë thënë që të dy në iso.



    Fjalë se jo mahi. Natyrisht, mollët s'do të pikin vetë nga pema. Atë që zotërinjtë na kërkojnë mua e ty për të arritur gjer atje është Stabiliteti. Të bashkëpunojmë me EULEX-in, t'u ikim "provokimeve" të Serbisë në enklava. Të mos lypim shumë përnjëherë. Si p.sh. demokraci të mirëfilltë, pra llogaridhënie të pushtetit (lexo: ndërkombëtarëve të radhës) karshi qytetarëve. Apo, ruana Zot, sovranitet. Sepse kjo mund t'i komplikojë gjërat. Është kërkesë e parakohshme. Është revolucionare. Madje "komuniste". Kjo kërkesë mund të na nxjerrë nga shtrati i rrugës së gjatë dhe të mundimshme, por ama të sigurt, për në BE. Ne duhet të gëlltisim pak dakord, duhet të gëlltisim goxha fort! por, siç është shprehur kreu i parlamentit, "na duhet me e dhanë të dhimbshmen, për me e fitu' të kajshmen".



    - E kam një pyetje direkte për ty si lexues: ç'do të bësh ti kur ta kuptosh, se këto janë sall përrallisje?



    E pra, këto tjetërsend nuk janë. Më lejo, të lutem, të të njoftoj me statusin momental të Kosovës në garën për anëtarësim në BE. Ne jemi diskualifikuar. Dhe kjo, as pa nisur rrugën. Për ta parë këtë të vërtetë elementare, duhet ditur rutinat e anëtarësimit. Eurokratët e përdorin shpesh metaforën e "rrugës", një itinerar stacionesh që, sipas tyre, u dashka ta ndjek çdo aspirant. Gjatë rrugës, thonë, vlerësohen arritjet në ato që quhen "standarde evropiane", kryesisht në politikë, ekonomi dhe legjislaturë: të ashtquajturat "Kriteret e Kopenhagës". Tashti që Kosova është larg prej këtyre standardeve, këtë e dimë të gjithë. Por s'e di a reflekton ti nëse Kosova, kështu si është sajuar me Planin e Ahtisarit, i ka parakushtet për t'i plotësuar ato ndonjëherë. Po t'i vësh p.sh. standardet më të përfolura politike, "qeverisjen funksionale demokratike", "kufizimin ligjor të pushtetit ekzekutiv" dhe "sundimit të ligjit", kontra mandatit të pushtetit ekzekutiv të ndërkombëtarëve, sheh që ato e përjashtojnë decizivisht njëri-tjetrin.



    Në ekonomi, do të shohësh se rritja që kërkohet sipas kritereve të Kopenhagës pamundësohet mu nga ajo politikë tribalizuese që kanë ndjekur të gjitha misionet ndërkombëtare këtu (e që, incidentalisht, kritikohet si praksë e kolonializmit tradicional). Në anën tjetër, do të vëresh edhe standarde që misionet ndërkombëtare këtu i quajnë "bazike", si p.sh. "të drejtat e pakicave", që s'quhen aspak gjetkë: shumë anëtarë të BE-së, si p.sh. Greqia, as që e pranojnë fare ekzistencën e pakicave, pale më të firmosin dokumentet bazë në BE për mbrojtje të tyre!



    Por prit pak, se ka edhe më keq.

    Puna është, se edhe po ta sajonim ne një mrekulli në Kosovë me këto parakushte të pamundshme, prapë do të ishim njësoj larg prej anëtarësimit. Që thua ti, vlerësimi i progresit nuk është rezultat matematikor, ashtu si na e pikturojnë naivistët e politikës por - dhe këtu qëndron tërë rrengu! puro politikë. Në lëndët e zgjerimit lypet konsensus, pra të gjitha vendet duhet të pajtohen njëzëri. Vendimi merret në Këshillin Evropian, ndryshe i quajtur edhe Takimi Evropian: një mbledhje prapa dyersh të mbyllura të shefave të shteteve anëtare, rëndom dy herë në vit, që i paraqet verdiktet e veta në formë kumtesash pas mbledhjeve.



    Them se tashmë i ke rënë në të. Rrugën për në BE na e ka mshelur me shul Serbia. Për sa kohë që Serbia është kundër, edhe aleatët e saj besnikë në KE do të jenë kundër. Rrjedhimisht, për sa kohë që Serbia është kundër, Kosova do të mbetet jashtë BE-së. Kjo është ajo e vërteta e hidhur, të cilës kryetari, kryeministri, e kreu i parlamentit i ikin si dreqi kryqit.



    Si ta merr mendja ty, a do të ndërrojë mendje Serbia, edhe po t'i plotësojmë ne të gjitha standardet e Kopenhagës? Ta zëmë, po të bëhemi ne vendi i parë në historinë e BE-së që i plotëson me pikë e presje të gjitha direktivat, përfshirë këtu edhe atë për lakoren e lejuar të trangullit (po, ka edhe të tilla në BE!): sa ka shansa që Serbia atëherë të na pranojë, si thua?

    Zero?

    Ja pra, aq janë shansat tona për anëtarësim në BE. Del, pra, se krerët po na rrejnë ditë e për diell. Madje, them se ne jo vetëm që s'po ecim drejt BE-së, po sa vjen e largohemi prej saj: me pushtet kolonial, e me bantustane etnike në harta e në kushtetutë, Kosova po transformohet gjithnjë e më rrëmbyeshëm në një Zululand, i cili sall gjeografikisht quhet se është në Evropë. Gjë që na shpie sërish te ai muhabeti interesant, e di ti, për "të dhembshmet" e "të kajshmet". Nëse s'bëhet fjalë për anëtarësim në BE e në NATO (ku ndjeket procedurë identike); e nëse s'bëhet fjalë për anëtarësim në OKB (ku Rusia ka veto); nëse ne, pra, në vend të Evropës po marshojmë drejt Afrikës: si thua ti, cilat "të kajshme" i kanë joshur vallë krerët tanë? Po deshe, provo e pyeti vetë; por unë s'ta rekomandoj, se zulutë tanë e mbikëqyrësit e tyre kolonialë janë tipa inatçorë e hakmarrës. Por përgjegjen mund ta gjesh edhe vetë, mjaft ta bësh një shetitje nëpër Dragodan ndonjë pasdite: aty ku slita me drerët e Babadimrit punon edhe mbas orarit. Kulloti aty sytë në "të kajshmet", se do ta kuptosh fort mirë.

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:37