RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Share

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:30

    Identiteti kombëtar - kulminacion i homogjenizimit politik, kulturor…



    IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR



    Shkruan: Valon MURATI





    1. Sot me të madhe në botë flitet dhe shkruhet për identitete të ndryshme. Dhe është pak a shumë e pranuar ekzistenca e shumë identiteteve edhe brenda një individi. Pra një individ e ka një identitet të vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombëtar, universal-njerëzor etj. Në varësi të rrethanave me të cilat ballafaqohet ai e përforcon njërin identitet më fuqishëm se tjetrin. Kjo normalisht vlen edhe për kolektivin.



    Identiteti kombëtar unik është kulminacion i homogjenizimit politik, kulturor dhe zhvillimit ekonomik të një populli. Popujt që më herët e kanë arritur këtë stad të zhvillimit të tyre kanë ecur më sigurt dhe më shpejt në rrugët e vështira të historisë njerëzore. Nuk ka dyshim se sot në kohët moderne individi i është nënshtruar ndikimeve të ndryshme globale, identiteteve transnacionale dhe atyre subnacionale. Megjithë të gjitha ndryshimet dhe paqartësitë rreth konceptit të identiteteve që bashkëveprojnë në një individ dhe kolektiv në të njëjtën kohë, nga të gjithë studiuesit serioz, pranohet ekzistenca e fuqishme e identitetit kombëtar.[1]



    Shqiptarët nuk ka dyshim se janë të vonuar në shumë procese historike. Edhe në procesin e krijimit të një identiteti të fuqishëm kombëtar janë të vonuar.[2] Megjithëse i vonuar ky identitet është krijuar dhe ka arritur që të ruaj ekzistencën e substratit etnik shqiptar në Ballkan. Ky identitet shqiptar i krijuar nëpërmjet Rilindjes Kombëtare dhe luftërave të shumta të shqiptarëve është rrezikuar në vazhdimësi nga fqinjët tanë. Ndarja e kombit tonë në momentet më të qenësishme të tij, kur ai ishte duke luftuar për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, dhe gllabëritja e gjysmës së tokave shqiptare nga fqinjët e me miratimin e fuqive të mëdha të kohës, ishte ndër goditjet e fuqishme këtij identiteti. Sado i rrezikuar ky identitet, në pjesën që mbeti nën sundimin serb nuk u shuajt kurrë, por përkundrazi ishte baza kryesore për të mbijetuar dhe për të rezistuar pushtimin. Në këtë identitet kanë goditur në vazhdimësi pushtuesit tanë. Teza mbi ekzistencën e dy kombeve: atij “albanaca” (në Shqipëri) dhe “shiftara” (në ish-Jugosllavi) është tezë e vjetër e politikave shoviniste serbe.[3] Rezistenca ndaj këtyre përpjekjeve gjithmonë ka qenë e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjëherë ta jetësojë këtë qëllim të tijin.



    Sot, pas krijimit të rrethanave të reja tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundësisë së ekzistencës së një identiteti të posaçëm kombëtar – atij kosovar, janë ngjall në një masë të caktuar. Krahas me këto teza por gjithsesi si produkt i të parës po shtrohen tezat mbi kthimin në gegnishte ose ndryshimin e tërësishëm të standardit gjuhësor. Edhe politika e krijimit të simboleve të Kosovës (duke qenë Kosova larg të qenurit shtet) është pjesë e të njëjtit projekt.[4] Këto tendenca Arbën Xhaferi duke i vlerësuar si regresive dhe dekadente tani së voni i ka cilësuar si “transferim lojaliteti (apo bartje besnikërie) nga standardet dhe vlerat institucionale kombëtare në preferenca të tjera, pra nga vlerat kombëtare në ato rajonale, nga kultura në subkulturë, nga norma gjuhësore në dialekt, apo në të folme lokale, madje edhe familjare, nga kombi në besime fetare, apo në parti politike”[5].

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:32

    2. Shpeshherë individë të ndryshëm të cilët mundohen të mbrojnë tezën e nevojës apo arsyeshmërisë së krijimit të një identiteti të ri kombëtar brenda hapësirës kombëtare shqiptare, marrin si shembull krijimin e dy kombeve nga populli gjerman, përkatësisht krijimin e austriakëve dhe gjermanëve nga një substrat etnik. Krahasimi është sa i pavend aq edhe i pabazuar historikisht dhe shkencërisht. Gjermanët për një kohë të gjatë jetuan në shumë shtete të lidhura mes vete përmes lidhjeve të ndryshme konfederale dhe federale. Piemonti i të gjithë gjermanëve për një kohë të gjatë ishte Perandoria Austriake e udhëhequr nga dinastia më e vjetër në Evropë, Habsburgët. Gradualisht vendin e kësaj fuqie në botën gjermane filloi ta merrte Prusia. Forcimi ushtarak dhe politik i Prusisë dhe suksesi në luftërat e shumta që pat (si lufta franko-pruse), e sidomos lufta kundër Austrisë që e bëri me qëllim që ta dominojë botën gjermane, e vendosi atë në gjysmën e dytë të shekullit të 19 në pozicionin e shtetit kryesor gjerman. Dy koncepte themelore mbretëronin në mendimin politik gjerman të kohës: ideja e Grossdeutsch apo e Gjermanisë së Madhe dhe ajo e Kleindeutsch apo e Gjermanisë së Vogël. Sipas konceptit të parë Austria duhet të përfshihej patjetër brenda shtetit unik gjerman dhe sipas të dytës për shkak të përbërjes se saj shumetnike ajo nuk duhej të përfshihej brenda shtetit gjerman.[6]



    Këto koncepte pra ndesheshin për faktin se a duhej apo jo të përfshiheshin shumica e gjermanëve në këtë shtet te ri dhe cilat do të ishin përparësitë dhe dobësitë e secilit projekt. Sipas konceptit të parë do përfshiheshin të gjithë gjermanët, por Gjermania nuk do të krijohej si shtet etnik sepse në të do të kishte edhe shumë popuj të tjerë dhe sipas të dytës një pjesë e gjermanëve nuk do të përfshiheshin në këtë shtet, dhe kështu Gjermania nuk do të shndërrohej në shtet të të gjithë gjermanëve. Austria i refuzonte të gjitha përpjekjet që ajo të mos përfshihej në këtë projekt.[7] Mirëpo nën udhëheqjen e Bizmarkut, Prusia bëri unifikimin e shteteve gjermane në një shtet të vetëm, duke lënë Austrinë jashtë këtij bashkimi gjerman, për shkak të dy arsyeve themelore. Njëra kishte të bënte me faktin se perandoria Austriake përbëhej nga shumë kombësi që automatikisht shetit të ri gjerman do t’ia prishnin unitetin e nevojshëm. Dhe e dyta kishte si shkaktar luftën për pushtet. Pra moshyrja e Austrisë në shtetin e ri gjerman erdhi edhe si pasojë e luftës për pushtet të klanit të Habsburgëve dhe të pushtetarëve prusian të prirë nga Bizmarku. Në një shtet të përbashkët Bizmarku dhe familja mbretërore e Prusisë e dinin se udhëheqjen do të duhej ta kishin Habsburgët, familja më me traditë mbretërore e Evropës.[8]



    Kështu krijimi i dy kombeve nga gjermanët fillimisht u bë si pasojë e përbërjes shumetnike të Austrisë dhe e luftës së klaneve, e më pas, unifikimi nuk ndodhi për shkak të dy luftërave botërore që i shkaktuan pikërisht shtetet gjermane: Gjermania dhe Austria. Madje pas Luftës së Parë Botërore, megjithë dëshirën e austriakëve për t’iu bashkangjitur Gjermanisë, të shprehur politikisht përmes aktit për bashkim me Gjermaninë që e miratoi në vitin 1919 Parlamenti Republikës së Austrisë Gjermane, siç quhej Austria në atë kohë, me vendime të posaçme të Konferencës së Parisit të imponuara nga fuqitë që dolën fituese të kësaj lufte, nuk u lejua një gjë e tillë. Madje në vitin 1931 Gjykata e Përhershme me 8 vota kundër dhe 7 për, refuzoi propozimin për union doganor në mes te Gjermanisë dhe Austrisë.[9] Fuqitë fituese frikësoheshin se Gjermania me Austrinë si pjesë të saj do të arrinte që prapë të dominojë në Evropë. E njëjta gjë ndodhi pak a shumë edhe pas Luftës së Dytë Botërore (mëtutje LDB), madje duke shkuar aq larg sa u nda edhe vetë Gjermania për një gjysmëshekulli.



    Pra këtu krahasimi me shqiptarët nuk vlen, sepse në radhë të parë shqiptarët u ndan dhunshëm në vitin 1913 dhe lufta e tyre për bashkim që nga ajo kohë nuk është ndalur asnjëherë. E dyta Kosova nuk e ka historinë politike, ushtarake dhe kulturore të Perandorisë Austriake, e cila do t’i krijonte një identitet të fuqishëm që edhe vetë të qëndronte e fortë në Ballkanin e ashpër.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:34

    3. Një shembull tjetër që mund të merret gabimisht është rasti i Moldavisë (tani Republika e Moldovës) dhe Rumanisë. Megjithëse të një substrati etnik, pas shembjes së komunizmit Republika e Moldovës në mars të vitit 1994 nuk votoi në referendum për t’u bashkuar me Rumaninë.[10] Mirëpo janë të shumta arsyet pse ndodhi kjo. Më poshtë do t’i elaboroj shkurtimisht disa nga to. Në ish-BRSS politika shoviniste ruse, arriti që përmes kolonizimit dhe shpërnguljeve të ndryshme në mënyrë të ndjeshme të ndërrojë strukturën demografike të shumë republikave sovjetike që banoheshin nga kombet e tjera. Një shembull i tillë është vetë Republika e Moldavisë, ku struktura etnike rumune ka rënë në 64% dhe ku asimilimi i popullatës vendase nga politika ruse ka qenë mëse evident.[11]



    Eksperimente të shumta janë bërë me gjuhën nga ana e pushtetit sovjetik, duke shpikur gjuhën moldaviane si të veçantë nga rumanishtja dhe duke ia ndërruar alfabetin nga latin në cirilik. Këto eksperimente kanë zgjatur deri më 1989, kur zyrtarisht organet e ish Republikes Socialiste Sovjetike te Moldavisë e kthyen alfabetin latin dhe kur pas demonstratave popullore në vitin 1995, Parlamenti e ndërroi emrin e gjuhës nga moldavisht në rumanisht.[12] Gjithashtu rrethanat para mbajtjes së referendumit kanë qenë të tilla që janë përcjell me kërcnime të vazhdueshme për shkëputje të një pjese të territorit moldav (krahina e Tejnistrisë) në rast të bashkimit me Rumaninë. Deri në vitin 1992 aty kanë qenë prezente njësi të ushtrisë ruse, të cilat u larguan vetëm pasi u arrit marrëveshja se Tejnistria do të bashkohej me Rusinë nëse Moldavia i bashkohej Rumanisë.[13] Rrethana të tilla gjithsesi se kanë qenë përcaktuese për zhvillimet politike në Moldavi. Një situatë e tillë krijon përshtypjen se shembulli i Moldavisë mund të jetë një model për Kosovën. Madje edhe kërcënimet e sotme për ndarjen e Kosovës mund të anojnë andej. Mirëpo konteksti është krejt tjetër edhe nga aspekti historik e edhe ai aktual. Në Kosovë përkundër të gjithë politikës shfarosëse dhe kolonizuese që udhëhoqi Serbia që nga pushtimi i Kosovës më 1913, nuk arriti për asnjë moment as të ndërrojë strukturën etnike në Kosovë e as të asimilojë shqiptarët. Gjuha shqipe jo vetëm që mbeti gjallë, por shqiptarët e Kosovës dhanë një kontribut të çmueshëm në krijimin e gjuhës standarde shqipe që përfundimisht u vendos në vitin 1972 dhe që prej atëherë përdoret zyrtarisht nga të gjithë shqiptarët. Edhe kur kemi të bëjmë tek përbërja e popullatës shqiptarët sot përbëjnë gati se 90% të Kosovës dhe gjithashtu në raport me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve janë në një përqindje shumë më të madhe sesa që moldavët përbëjnë popullatën e përgjithshme rumune.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:34

    4. Në anën tjetër shembujt e Zvicrës dhe të Belgjikës nuk janë të vlefshme sepse këto shtete shumetnike janë krijuar nga pjesët periferike të kombeve të tyre dhe në shërbim të mbajtjes së një baraspeshe gjeopolitike në mes të botës frënge dhe asaj gjermane, ndërsa shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë zyrtare janë gjysma e kombit si pasojë e pushtimeve të dhunshme të fqinjëve dhe miratimit të këtyre pushtimeve nga Fuqitë e Mëdha e jo si kompromis politik në mes të serbëve, grekëve dhe shqiptarëve.



    Kur flitet për ngjashmëri me të tjerët çështja shqiptare, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, më shumë mund të krahasohet me çështjen e dy Koreve dhe më herët me atë të dy Vietnamëve dhe dy Gjermanive (edhe këtu dallimet janë evidente sepse ndarjet e këtyre kombeve kanë ndodhur për shkak të Luftës së Ftohtë në mes të dy ideologjive, madje edhe në këtë rast ato kanë qenë të gjitha shtete te pavarura derisa shqiptarët nën Jugosllavinë e Titos arritën të fitojnë pas vitit 1974 një autonomi pak më të zgjeruar por që ishte larg aspiratës për barazi në shtetin e atëhershëm jugosllav). Ngjashmëria këtu spikat në aspektin ruajtjes së identitetit kombëtar sepse edhe pse të ndarë në shtete armiqësore këta popuj asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim identitetin e vet unik. Ashtu si dhe në shumë raste të tjera krijimi i shteteve të ndara të gjermanëve, koreanëve dhe vietnamezëve nuk nënkuptoi krijimin e kombeve të veçanta. Dhe përkrahësit e tezës së krijimit të kombit kosovar kapen mu pas mundësisë së krijimit të shtetit të Kosovës duke arsyetuar se koncepti i kombit sot në shkencat shoqërore lidhet vetëm me shtetin dhe institucionet e tij, sidomos par Revolucionet Borgjez Francez. Në të vërtet ky është një manipulim i hapur me opinionin sepse në shkencat shoqërore është i gjallë dhe i ashpër debati mbi kombin, identitetin kombëtar, lidhjet e tij me shtetin dhe etnicitetin.[14] Po perandoria e Habsburgëve, Prusia, Venediku, apo Siena, apo vetë Perandoria Otomane që ishin të gjitha shtete, e madje jetuan shumë gjatë pas Revolucionit Francez, a mund të thuhet se përbënin kombe të veçanta, gjithsesi jo.[15]



    Në anën tjetër as zhdukja e shteteve si p.sh. Polonia që u nda në mes të Rusisë, Prusisë dhe Austrisë që nga fundi i shekullit 18 e u ribë tek në vitin 1918, nuk ka nënkuptuar zhdukjen e polakëve si komb apo krijimin e tre identiteteve të veçanta nga ata.[16] Gjermanët vetë krijuan shtetin e tyre kombëtar duke u bazuar në vlerat e etnikumit gjerman, kulturës dhe gjuhës gjermane, e jo në bazë të institucioneve të shtetit sepse, atëherë gjermanët do të kishin më shumë identitete se që ka viti ditë, sepse edhe shtete gjermane kishte më shumë se që kishte ditë viti.[17] Gjithashtu, shumë popuj si baskët, katalanasit, skocezët, kurdët etj, e konsiderojnë veten dhe trajtohen edhe nga të tjerët si kombe edhe pse nuk i kanë shtetet e tyre.[18] Kjo absolutisht nuk i hedh poshtë rëndësinë e shtetit dhe institucioneve të tij e sidomos sistemin e edukimit në krijimin e kombeve dhe identiteti kombëtar e as teorit e modernistëve si Gellner, Hobsbawm dhe Anderson, por vetëm tregon se popuj të ndryshëm kanë përvoja të ndryshme dhe se është vështirë që një model, sado perfekt ta zbatosh me përpikëri në rrethana dhe kontekste të tjera në mënyrë të njëjtë.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:35

    5. Po kthehemi tek pyetja fillestare: a ekziston identiteti kosovar? Nuk ka dyshim se identiteti kosovar ekziston. Mirëpo ai ekziston vetëm në kuadër të hapësirës kombëtare shqiptare, pra është një pjesë e tërësisë kombëtare. Është identitet regjional me veçantitë e veta kulturore që është krejt e zakonshme për çdo komb. Është identitet si identiteti i shkodranit, labit, devollasit, apo i tropojanit. Ky identitet, duke qenë gjithsesi i fuqishëm dhe specifik e ka pasuruar dhe e pasuron vazhdimisht kulturën tonë kombëtare duke i dhënë asaj larminë dhe bukurinë e saj. Dhe është specifik dhe i fuqishëm mu pse lidhet me përpjekjet e vazhduara që të ruaj karakterin e tij shqiptar dhe ka qenë në funksion të bashkimit me pjesën tjetër të kombit. Ka qenë i fuqishëm sepse siç thotë Ukshin Hoti: “Nga konfrontimi i vazhdueshëm me forcën e madhe e pësuan vazhdimisht, por edhe mësuan të mbeten shqiptarë”[19].



    Ndarjet e shumta dhe të gjata që ka pasur kombi shqiptar nuk ka dyshim se kanë lënë gjurmë në zhvillimin e tij. Këto gjurmë ishin pengim në komunikimin dhe në zhvillimin normal dhe të përbashkët të kombit tonë. Mirëpo këto gjurmë nuk kanë qenë aq të thella sa që ndarjet e dhunshme t’i shndërrojë në ndarje që do të krijonin dy identitete të pavarura kombëtare. Identiteti kosovar nuk është në kundërshtim me identitetin shqiptar, përkundrazi ai është pjesë përbërëse e atij identiteti. Andaj si rrjedhojë identiteti kosovar në kuptimin e identiteti si komb i veçantë nuk ekziston sot, nuk ka ekzistuar as dje, e nuk ka kurrfarë nevoje as objektive, as politike e as historike që të ekzistojë nesër.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:35

    6. Në radhë të parë pjesa e kombit shqiptar që mbeti jashtë Shqipërisë londineze, nuk e ka reshtur luftën për bashkim me shtetin amë, që nga momenti i mbetjes së saj jashtë saj. Me këtë luftë të vazhdueshme siç thotë Ismail Kadare ai nuk ka kërkuar “veç normalitetin e vet”[20]. Kjo luftë e vazhdueshme politiko-ushtarake është ndër elementet kryesore për të vërtetuar tezën e pjekurisë kombëtare shqiptare të pjesës së mbetur të kombit. Gjatë kësaj periudhe kërkesat e shqiptarëve nën regjimet jugosllave kanë qenë të ndryshme – që nga kërkesa për shkëputje të menjëhershme e deri tek ajo për republikë në kuadër të federatës jugosllave – por që kanë pasur një qëllim dhe synim të vetëm, krijimin e kushteve që populli shqiptar vetë të vendos për fatin e tij në mënyrë të lirë dhe pa presione. Për këtë ideal kanë vdekur bijtë më të mirë të Kosovës dhe të Shqipërisë, për këtë ideal me qindra – mijëra të rinj kanë vuajtur burgjeve të Serbisë.[21] Vetë lufta e UÇK-së e pat për qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe megjithë ndërrimet që pësoi ky qëllim në mes të luftës (u shndërrua nga qëllim për bashkim me Shqipërinë në qëllim për pavarësinë e Kosovës administrative) betimi zyrtar i ushtarëve deri në ditët e fundit të ekzistencës së UÇK-së ka qenë betimi për luftë deri në bashkim me Shqipërinë. Dhe ky ideal politik e kombëtar edhe sot është i brumosur në zemrat e atyre ushtarëve dhe të shumë subjekteve politike të Kosovës, por kam bindjen edhe në vetëdijen e shumicës së qytetarëve të Kosovës.



    Pra angazhimi i vazhdueshëm politiko-ushtarak për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë që nga viti 1913 e deri më sot është argumenti më i mirë se identiteti kosovar si identitet i kombit nuk ekziston. Edhe ideja për republikën e Kosovës në kuadër të ish-RSFJ-s- dhe më vonë ajo për pavarësinë e Kosovës, që nga përkrahësit e idesë së krijimit të kombit kosovar merret si argument se edhe politika në Kosovë me kërkesat e veta për pavarësi po e shtron rrugën për krijimin e këtij kombi, kanë lindur si projekte kompromisi momental duke menduar se është më lehtë të realizohen në momentin e dhënë, por që duke qenë edhe ato zgjidhje gjysmake, duhet kuptuar vetëm në funksion të bashkimit kombëtar.[22]

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:35

    7. Në anën tjetër çdo komb duhet të ketë një histori të veten, duhet të ketë një kulturë, letërsi, muzikë, gjuhë të veçantë në të cilën duhet të bazohet (në aspektin e gjuhës ka përjashtime, si p.sh. anglezët, amerikanët, australianët, irlandezët, një pjesë e kanadezëve flasin gjuhën angleze por përbëjnë kombe të ndryshme, por në përgjithësi kombet dallohen edhe për nga gjuhët që flasin). Po ky kombi kosovar me çka do të krenohej? Me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që ishte vazhdimësia politiko-ushtarake e Rilindjes Kombëtare Shqiptare? Me Bajram Currin, Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinën që luftuan për pavarësinë e tërë tokave shqiptare nga Perandoria Osmane dhe më pas, pas mbetjes se Kosovës nën Serbi, për bashkimin me Shqipërinë? Me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që synim kishin gjithashtu bashkimin me Shqipërinë? Me pikturën e krijuar në Kosovë që i ka fillet tek pas LDB? Me letërsinë që zë fill gjithashtu pas LDB-së (me ndonjë përjashtim të rrallë)? Me muzikën folklorike dhe popullore që është aq e ngjashme dhe në shumë raste e ndikuar nga muzika e Shqipërisë londineze? Me veshjen tradicionale kombëtare që është identike sidomos me veriun e Shqipërisë zyrtare?



    Nuk mund të krijohen kombet me vendime administrative, qofshin edhe të atyre që na shiten si miqtë tanë. Kombet janë krijuar nëpër një proces të gjatë historik. Dhe megjithë vështirësitë, kombi shqiptar e ka kapërcyer fazën e pjekurisë kombëtare. Në vetëdijen e shqiptarit të Kosovës është e ngulitur thellë figura e Skënderbeut si hero kombëtar, e Naim Frashërit si poet kombëtar, e Kadaresë si shkrimtari më i madh shqiptar, e Agollit si poeti i popullit etj.[23] E tërë historia e Kosovës është e mbushur me luftëra për pavarësinë e Shqipërisë dhe më pas për bashkim me të. Kryengritja e UÇK-së nuk mund të paramendohet pa ndihmën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të asaj pjese të atdheut. Pak përmendet në opinion, por përveç ndihmës logjistike, ndihma e eprorëve vullnetarë nga Republika e Shqipërisë ka qenë thelbësore për konsolidimin organizativ dhe ushtarak të UÇK-së. Edhe për shkak të oportunizmit politik të panevojshëm, pak përmendet në opinion, por është e vërtet e pamohueshme se eprorët nga Republika e Shqipërisë kanë qenë ndër më të suksesshmit në operacionet ushtarake si të shkallës më të gjerë ashtu edhe të atyre të shkallës së aksioneve më të kufizuara.



    Realisht as Shqipëria nuk mund të paramendohet pa Lidhjen Shqiptare të Prizerenit, pa kryengritjet e Kosovës, pa rolin e Ymer Prizerenit e të Haxhi Zekës, Isë Boletinit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit e Hoxhë Kadrisë në luftërat për pavarësi si dhe në mbrojtjen e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të demokratizimit të tij, pa Adem Demaçin e UÇK-në, pa Adem Jasharin që është ndër vlerat më të mëdha të kombit tonë. Pa dashur të bëj krahasim, por më shumë për ilustrim të realitetit të sotëm, mund të thuhet se Kombëtarja shqiptare në futboll (përfaqësuesja e vetme e tërë shqiptarëve ne fushën e sportit në botë) sot nuk mund të paramendohet pa pjesën kosovare në të.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:36

    8. Pra megjithëse jetuam dhunshëm ndaras, vlerat që e bëjnë kombin komb, që i bëjnë njerëzit e një gjuhe të ndjehen një komunitet i zhvilluam dhe i kishim të përbashkëta. Megjithë përpjekjet e regjimeve pushtuese, që të krijojnë kombin kosovar (edhe përmes ndarjeve në shprehje si “ata janë albanci, ndërsa ju shiftari”), ne i rezistuam. Dhe me përpjekje të mëdha arritëm që vlerat si Skënderbeu, Naim Frashëri, Rilindja Kombëtare, luftërat për pavarësi të shtetit shqiptar, prejardhja jonë ilire, gjuha standarde, t’i fusim si vlera që fëmijët i mësuan që nga dita e parë në shkollë si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë.[24] Madje në Kosovë, shumë normalisht, këto ishin më të përforcuara, si reaksion ndaj shtypjes së vazhdueshme dhe përpjekjeve për asimilim dhe tjetërsim kombëtar.



    Në fund të fundit vetë krijimi i Universitetit të Prishtinës si një nga të arriturat tona më të mëdha, u bë edhe me ndihmën e intelektualëve nga Shqipëria, gjë që la gjurmë të thella në vetëdijen e studentëve dhe intelektualëve tanë. Lirisht mund të shtrohet pyetja se a mund të paramendojmë ne shqiptarët e Kosovës letërsi të ndarë, letërsi që nuk do të kishte pjesë të sajën përbërëse Ismail Kadarenë dhe veprën e tij letrare. Apo letërsi që në gjuhën e re hipotetike do të duhej ta përkthente Kadarenë.[25] Vepra e Kadaresë konsideroj është ndër vlerat tona më të mëdha. Çdo shqiptar ndjehet krenar për të, sepse është vlerë që e ka pranuar si të veten edhe bota bashkëkohore. Le të paramendohet situata hipotetike kur ne nuk do ta konsideronim Kadarenë pjesë të letërsisë sonë. Nuk do ta konsideronim pjesë tonin njeriun i cili më shumë se të gjithë autorët tanë ka botuar jashtë për Kosovën, i cili më shumë se cilido autorë ka influencuar mbi shkrimtarët e Kosovës, i cili më shumë se kushdo ka influencuar mbi ngritjen politike të një brezi të tërë intelektualësh që kanë bartur dhe mbajnë ende barrën e luftës për lirinë e Kosovës. Pra edhe në drejtimin kulturor tërë lufta e intelektualëve të Kosovës ka konsistuar në forcimin e identiteti shqiptar dhe jo në krijimin e një identiteti të ri.



    Në dritën e këtyre që u thanë më lart rrjedh se përpjekja për krijimin e një identiteti kosovar domosdo do të shkaktonte konfuzione të mëdha në hapësirën shqiptare. Ky huazi identitet do të rrezikonte ta defunksionalizonte tërësisht faktorin shqiptar në rajon. Si koncept ai bie ndesh me tërë projektet dhe përpjekjet politike për liri të shqiptarëve së paku që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e këtej.[26] Për dy arsye themelore ai është joracional. Së pari nuk do të thotë domosdo se krijimi i shtetit të Kosovës duhet të rezultojë me krijimin e kombit kosovar. Për këtë dhamë mjaft shembuj më lartë. E dyta shteti i Kosovës nuk është krijuar ende dhe në horizont nuk duket se do të krijohet së shpejti. Ngutja për të ndërruar identitet e ndërtuar komb të ri është sa naive aq edhe jo dobiprurëse në aspektin gjeopolitik. Ne vetëm si shqiptarë jemi faktor edhe në lojërat e të mëdhenjve, përndryshe si dy milionë kosovarë jemi kafshatë shumë më e lehtë për të gjithë.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:37

    9. Disa fjalë edhe për çështjen e kulturës. Shpesh është zënë në gojë se Tirana e përçmon Prishtinën në aspektin kulturor dhe se ka filluar të ndjehet një lloj inferioriteti kulturor i Prishtinës ndaj Tiranës.[27] Nuk ka dyshim se niveli i komunikimit megjithëse kohëve të fundit është rritur ndjeshëm, lë shumë për të dëshiruar. Në relacionet kulturore nuk ka vend për krijimin e inferioritetit të Prishtinës ndaj Tiranës. Pa lënë anash problemet e shumta në komunikim normal, realisht vetëm ata që vetë nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë të mirëfilltë mund të ndjehen inferior karshi Tiranës. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se shumë nga vlerat që Tirana promovon kanë edhe pjesën kosovare në to. Shumë nga personalitetet e shquara të kulturës shqiptare sot që janë produkt i Tiranës kanë prejardhje nga Kosova. Inva Mula është në këtë drejtim është shembulli më i mirë. Sa të varfër janë në aspektin kulturor të gjithë ata që duan të krijojnë një komb të ri, e që nuk do të mund të ishin krenar me Inva Mulën, sepse nuk e konsiderojnë si pjesë të kulturës së tyre ”kosovare”.



    E keqja më e madhe qëndron në faktin se që një kohë të gjatë në Prishtinë dhe në përgjithësi në Kosovë mbretëron një atmosferë mbytëse kulturore dhe intelektuale. Madje Tirana ka bërë shumë më shumë sesa ne këto vitet e fundit për promovimin e disa vlerave tona, që i bëjnë nder kulturës shqiptare, të cilat i kishim harruar. Mos të harrojmë Tirana e ngjalli Nexhmije Pagarushën duke e kthyer në skenën e jetës kulturore me tërë fuqinë e vlerave që ajo përfaqëson; mos të harrojmë se aktorin më të madh shqiptar Bekim Fehmiun, të harruar në Kosovë, Tirana e ngjalli si sfinksin dhe e ngriti më 2002 gati se në mit në spektaklin “Ta duam më shumë Shqipërinë”. Ishte dhe është edhe spektakli i madh “Ethet e së Premtes Mbrëma” që tregoi se këngët e këndej kufirit nuk janë fare inferiore dhe dëgjohen e këndohen nga rinia e Shqipërisë londineze. Grupet muzikore të të gjitha zhanreve janë mjaft të dëgjuara edhe atje. Madje kohët e fundit repi kosovar është shumë i dëgjuar dhe kërkuar nga rinia e Republikës së Shqipërisë. Në edicionin e sivjetmë të Këngës Magjike, këngëtarët nga Kosova zunë dy vendet e para, ndonëse personalisht nuk kam ndonjë simpati ndaj vlerave muzikore që prezanton fituesja e vendit të parë në këtë festival. Në konkurset e bukurisë në të cilat janë specializuar një pjesë e shoumenëve nga Tirana, kosovaret deri më tani kanë zënë dy herë vendet e para dhe me dhjetëra herë kanë hyrë në treshen e artë. Të mos injorojmë realitetin. Sivjet në bienalen e Venedikut Republika e Shqipërisë është përfaqësuar nga Sislej Xhafa një artist pejan me renome ndërkombëtare.



    Të gjitha këto nuk do të thotë se janë të kënaqshme, përkundrazi, por janë fakte që mohojnë se në Tiranë ka ndonjë rezistencë të organizuar karshi Prishtinës, nëse eliminojmë nga ky trajtim ndonjë xhelozi dhe kapric artistësh. Kritika çka është e vërteta duhet t’u drejtohet institucioneve kulturore të shtetit shqiptar dhe atyre të Kosovës në mënyrë që më mirë dhe më me produktivitet t’i shfrytëzojnë rrethanat e krijuara në mënyrë që ta optimalizojnë bashkëpunimin dhe integrimin kulturor.[28] Është e pahijshme që ne shqiptarë nga frika e të huajve, që është një frikë nga inferioriteti i bëjmë një autocensurë të pakuptimtë bashkëpunimit të thelluar kulturor dhe arsimor të kanalizuar përmes institucioneve. Autocensura institucionale në komunikimet ndërshqiptare është bërë një pengesë që vërtet duhet hequr shpejt qafe. Në veçanti një barrë e madhe u bie institucioneve të shtetit shqiptar që të jenë më aktive në mënyrë që kultura e shqiptarëve jashtë Shqipërisë londineze të jetë më e pranishme në Shqipëri (të jetë një konkurente që avanason kulturën kombëtare) dhe kështu kjo kulturë të ndjehet sa më e integruar brenda kulturës kombëtare.



    Mirëpo sipas të gjitha gjasave për momentin punën e vet është duke e bërë ekonomia e tregut, e cila duan apo nuk duan politikanët tanë do t’i detyrojë në një të ardhme jo të largët të shpejtojnë projektet e integrimeve më të thelluara në fushat përkatëse. Në fund të fundit nevoja ekonomike do të jetë përcaktuese edhe për realizimin e projektit të bashkimit kombëtar, jo vetëm si koncept kulturor, por mbi të gjitha ekonomik dhe së fundi politik. Dhe në situatën e ardhshme e cila veç sot po konturohet gradualisht por me shumë probleme siç u theksua më lartë, Tirana dhe Prishtina do të jenë dy qendrat më të mëdha kulturore, politike dhe ekonomike shqiptare, që në konkurrencë do të zhvillohen, por edhe do të ndikojnë në ngjalljen e qendrave të tjera, si Shkodra, Prizereni, Gjakova, Gjirokatstra, Korça, Vlora e Tetova, e që sot janë në margjina të jetës kulturore, politike dhe ekonomike shqiptare.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:37

    10. Përpjekjet për krijimin e një kombi të ri, janë edhe në kundërshtim me proceset e përgjithshme politike, ekonomike dhe kulturore në planin evropian. Sado që kjo ide sot mund t’u flejë ndërkombëtarëve që janë në Kosovë për shkaqe politike, kjo tendencë do të ishte në kundërshtim edhe me vetë proceset e globalizimit dhe të integrimeve. Sot kur po jetojmë në kohën e heqjeve të kufijve të kuptimit tradicional, kur po jetojmë në kohën e kombeve të mëdha kozmopolite si amerikanët, britanezët, francezët e tjerë, krijimi i dy kombeve prej një kombi, fragmentarizimi i kombeve ekzistuese, është më shumë se absurd, është më shumë se konzervativ, është tërësisht reaksionar.



    Sot projekti i krijimit të identitetit evropian është një projekt sfidues për të ardhmen e kontinentit.[29] Në këtë debat janë të inkuadruar mendjet më larta të inteligjencës evropiane, duke u munduar që në kontekstin e kohës nëpër të cilin po kalon Evropa, e ndeshur nga konkurrenca e fortë me SHBA-të, me Kinën, me Rusinë dhe botën islame, të gjejnë ato fusha dhe premisa që mund të shërbejnë si baza e një identiteti të përbashkët evropian pa shkatërruar edhe identitetet e thelluara kombëtare të kombeve evropiane. Pas integrimeve ekonomike disa vjeçare, që kulminuan me krijimin e monedhës së përbashkët për një pjesë të shteteve të BE-së, cilat veç janë duke krijuar nevojën dhe premisat e krijimit edhe të politikave të përbashkëta ekonomike si dhe të strukturave shtetërore të përbashkëta, nevoja për të krijuar edhe bazat më të thelluara politike të këtij identiteti por edhe kulturore po shtrohen më shumë se kurrë.[30] Habermasi dhe Derrida në këtë drejtim theksojnë se sistemi i mirëqenies sociale, krijimi i institucioneve mbinacionale siç është BE, në të cilën është bartur një pjesë e sovranitetit si dhe aftësia që tensionet e ashpra nacionale dhe sociale të së kaluarës të zgjidhen përmes dialogut, dhe të kanalizohen përmes institucioneve duhet të jenë baza të një identiteti evropian.[31]



    Kjo Evropë që aq gjatë dhe pamëshirshëm ka luftuar me veten, si bazë të identitetit të saj është ndër të tjera duke e vendosur edhe mësimin e të bërit paqe me veten.[32] Nuk ka dyshim se në planin politik hap i rëndësishëm konsiderohet krijimi i një politike të jashtme të përbashkët e cila fillimisht do të ishte projekt i asaj që Habermasi dhe Derrida e quajnë bërthama apo zemra e Evropës (kryesisht gjashtë shtetet që e kanë filluar projektin e BE-së në vitit 50-të të shekullit të kaluar).[33] Në vazhdën e këtij mendimi Eko thekson nevojën jo vetëm për politikë të jashtme të përbashkët por edhe sistem mbrojtës të përbashkët, që sipas tij do t’i siguronin Evropës një mundësi mbrojtjeje dhe do ta promovonin atë si polin e tretë në botë në mes të SHBA-ve dhe Lindjes (Kinës apo Japonisë).[34]



    Pra sot jemi dëshmitarë të përpjekjeve për definimin e identitetit evropian, në shumësin e identiteteve nacionale dhe në kontrastin e kulturave të ndryshme. Është më shumë se paradoksale, që në këto momente sfiduese historike, ne të fillojmë një luftë donkishoteske me veten, për të copëzuar identitetin tonë që me aq xhelozi e kemi ruajtur për shekuj. Më shumë është koha të mendojmë sesi ky identitet mund të jap vlera universale që do ta pasuronin identitetin evropian të së nesërmes e që po krijohet çdo ditë nëpër një kontekst të ashpër gjeopolitik.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:38

    11. Nuk ka dyshim se në këtë situatë identiteti shqiptar, ashtu si edhe shumë identitete të tjera nuk është pa probleme dhe ndikime të jashtme. Globalizimi dhe ngjarjet aktuale politike në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë ashpërsuar ndarjet fetare e bëjnë pozicionin e identitetit qytetërues shqiptar shumë të ndjeshëm dhe sfidues.[35] Megjithëse personalisht, jam i bindur se këto ndarje fetare janë maskë e problemeve të vërteta që janë kryesisht ekonomike, ato po arrijnë të mobilizojnë masat e pavetëdijshme të qytetarëve nga të gjitha religjionet.[36] Shqiptarët gjithsesi në hap e sipër dhe sidomos duke e zgjidhur problemin e tyre kombëtar përmes krijimit të shtetit unik shqiptar në Ballkan, duhet të kenë parasysh modelin e vet te identitetit në raport me të tjerët. Qenia e tyre në shumicë mysliman ndonëse nuk është faktor përcaktues në identitetin kombëtar nuk mund të injorohet. Nuk mund të injorohet edhe për shkak të përpjekjeve të grupeve të ndryshme radikale islamike për të gjetur terren të përshtatshëm rritjeje në ambientin tonë të mbarsur me varfëri dhe probleme të shumta sociale. Por gjithashtu nuk mund të injorohet edhe tendenca kryesore për të qenë një popull me identitet qytetërues evropian gjithashtu.[37] Dhe identiteti qytetërues evropian në perceptimin tonë është dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës, pra jopërjashtues dhe sidomos jo vetëm kristian por mbi të gjitha shekullar. Në pajtueshmërinë e këtyre tendencave dhe në forcimin e identitetit kombëtar shekullar si përfaqësues i tërë kësaj larmie identitetesh të ngërthyera në qenien tonë kombëtare duhet të qëndrojë përcaktimi ynë qytetërues.[38]

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:38

    12. Nga aspekti racional por edhe ai strategjik, pra duke e lënë të kaluarën dhe duke u marrë me të tashmen dhe të nesërmen siguria e këtij identiteti të ri kombëtar gjithmonë do të ishte e rrezikuar. Serbia në vazhdimësi do ta rrezikonte këtë identitet dhe realisht do të kishte mundësi që më lehtë ta gllabëronte. Prandaj përpjekja për krijimin e kombit kosovar është shumë e rrezikshme, shumë e dëmshme për ne por tepër e preferuar nga politika shoviniste serbe. Po të ishte për ndërrim identiteti, ne në Kosovë moti o do të përfundonim të gjithë në Turqi o do të asimiloheshim nga pushtetet shoviniste serbe. Mbetja shqiptarë i ka egërsuar gjithnjë shovinistët, sepse vetëm duke mbetur si të tillë planet e tyre nuk mund të realizoheshin. Edhe sot, vetëm duke qenë gjashtë-shtatë milionë shqiptarë në Ballkan ne jemi faktorë dhe një forcë potenciale. Jemi të tillë edhe para Serbisë, por edhe para bashkësisë ndërkombëtare dhe para shteteve të tjera ballkanike. Kështu që një komb që nuk e projekton të ardhmen e vet politike dhe ekonomike duke u nisur nga këto premisa, nuk është serioz dhe mund të ndeshet në të ardhmen me vështirësi serioze. Duhet kuptuar se edhe projekti evropian është duke kaluar nëpër një fazë të vështirë, se atij projekti mund t’i ndihmojmë mbi të gjitha si të bashkuar sepse vetëm si të tillë do të krijonim rrethana zhvillimi në rajon duke i mbyllur kaptinat e konflikteve.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:39

    13. Në situatën hipotetike të krijimit të një kombi të ri që do të ishte ai kosovar do të lindnin edhe disa probleme të tjera shumë konkrete e deri në dhembje të prekshme. Çka do të ishin banorët e Tetovës dhe të Shkupit, çka do të duhej të ishin ata të Preshevës dhe të Ulqinit? Pra do të lindnin probleme të pronësisë për një pjesë të mbetur të ish-shqiptarëve, që mund të jenë edhe kosovarë. Në radhë të parë në këtë moment kjo situatë do të vështirësonte pozicionin e tyre politik në vendet ku jetojnë sepse politikat shoviniste të Serbisë, IRJM-së dhe Malit të Zi, do të shfrytëzonin situatat e tilla për të vazhduar edhe më tej diskriminimin e tyre. Në mënyrë ironike do të mund të thuhej se lindja e këtij kombi të ri do të shtonte numrin e serbëve, malazezëve dhe sidomos të maqedonëve në raport me shqiptarët në Ballkan. Ja edhe një shembull se sa absurde dhe joracionale do të ishte krijimi i këtij kombi të ri.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:39

    14. Kjo ide-përpjekje e pushtuesve tanë, kohëve të fundit ka filluar të gjejë një përkrahje edhe pse ende fillestare tek disa qarqe të caktuara të shoqërisë dhe politikës sonë në Kosovë. Fillimisht e depërtuar përmes idesë për shtetin e Kosovës, e ndihmuar nga një propagandë e tmerrshme disavjeçare anti Shqipëri që është bërë nga qarqe të ndryshme e me qëllim ftohjen ndërshqiptare, ka tendenca që kjo ide tani të depërtojë si arsyetim se kështu mund t’i mashtrojmë edhe ndërkombëtarët se “ja krijuam kombin e ri dhe tani nuk ka rrezik të bashkohemi me Shqipërinë”. Arsyetime të tilla janë qesharake dhe nuk i gëlltit askush. Krijimi i kombit kosovar nuk e shpejton procesin e krijimit të shtetit të Kosovës. Përkundrazi, ai i hap rrugë jostabilitetit permanent jo vetëm të identitetit por edhe të politikës dhe të tërë shoqërisë në Kosovë. Për më tepër këto përpjekje do të shkaktojnë përçarje të mëdha në shoqëri që do të përcilleshin me konflikte të vazhdueshme. Nuk ka dyshim se një situatë e tillë pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë e lë shumë të dobët dhe të brishtë.



    Realisht shikuar një pjesë e politikanëve në Kosovë dhe në Shqipëri mund të jenë të interesuar në njërën mënyrë ose në tjetrën, të krijojnë njëfarë identiteti kosovar (ndoshta jo tërësisht kombëtar), sepse frikësohen se procesi i bashkimit kombëtar do t’i lë jashtë loje. Klanet politike, të frikësuara se mund ta humbin rëndësinë e tyre në tërësinë unike shqiptare (për shkak të mungesës së vizioneve të qarta për të ardhmen, për shkak të pseudovlerave politike që përfaqësojnë, për shkak të servilitetit ndaj të huajve, por edhe nga frika e humbjes së influencës mbi monopolet ekonomike), mund të jenë një pengesë në rrugën normale të integrimeve ndërshqiptare që do të finalizohej me krijimin e shtetit unik shqiptar. Normalisht këto klane asnjëherë këtë nuk do ta pranonin dhe thonin shumë hapur dhe publikisht por ato po punojnë që të krijohen rrethana të atilla që do të zvarrisnin këtë proces natyror dhe të pashmangshëm

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:40

    15. Në këto rrethana politike të brendshme dhe në këto konstalacione të forcave në aspektin ndërkombëtar, nuk jam shumë i sigurt se a ka mundësi që Kosova të jetë e pavarur si shtet dhe sa mund të zgjas ai proces. Por edhe vetë projekti i shtetit të Kosovës është një projekt relativisht joracional dhe vështirë i realizueshëm nga ana ekonomike.[39] Ashtu siç thotë Arbën Xhaferi “tendenca historike afirmon sistemet kompakte, kohezive dhe funksionale”[40].Negociatat që po vijnë jam i bindur se nuk do ta nxjerrin Kosovën si shtet të pavarur. Zgjidhja patjetër do të jetë e veçantë në të gjitha drejtimet dhe e përbërë nga një mori paketash, ku secila palë mund ta konsiderojë veten fituese. Kosova do të ketë më shumë të drejta se që ka sot, por shumë më pak se që duhet dhe me komplikime të brendshme funksionale.



    Gjithashtu edhe lidhjet me Serbinë ndonëse formale, mund të mbeten në fuqi edhe në këtë zgjidhje të ardhshme. Por edhe opsioni i dështimit të negociatave nuk duhet hedhur poshtë, me që rast kjo gjendje aktuale me ndonjë modifikim mund të zgjaste edhe për një kohë. Por, sado që kjo zgjidhje e ardhshme do ta komplikojë zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare (ashtu siç e komplikon edhe vazhdimi i kësaj status quo-je me ndonjë ndërrim ambalazhi), ajo do ta bëjë gjithnjë e më të domosdoshëm dhe të pashmangshëm kanalizimin e të gjitha energjive të popullit tonë në drejtim të realizimit të bashkimit kombëtar si koncepti më modern i politikës shqiptare dhe si zgjidhja më e qëndrueshme për Ballkanin dhe Evropën e së nesërmes.[41] Kjo do të ishte edhe zgjidhja që do të qetësonte rajonin. Çdo zgjidhje tjetër është riciklim i problemeve të vjetra ballkanike. Në fund të fundit integrimi i shqiptarëve në një shtet është jo vetëm e drejtë natyrore dhe historike e tyre, por edhe në përputhje të plotë me proceset nëpër të cilat po ec sot Evropa, e sidomos nëpër ato të cilat synon t’i ec nesër.



    Shqipëria e bashkuar, do të bëhej një shtet normal, qytetar, me mundësi të frymimit të lirshëm ekonomik dhe me një rregullim që shtetëror që do t’i përshtatej të gjitha pjesëve të kombit. Shumë kundërshtarë të bashkimit kombëtar dhe promotor të idesë së identitetit kosovar marrin si bazë vepruese ekzistencën e një identiteti politik të Prishtinës që do të jetë vështirë t’i jepet Tiranës. Duke mos e injoruar krejtësisht këtë problem, ai është minor në raport me dobishmërinë e realizimit të projektit. Në këtë bashkim edhe Tirana e edhe Prishtina do të humbnin diçka nga rëndësia e tyre, por do të përfitonte Shqipëria dhe qytetarët e saj. Shqipëria e bashkuar, siç thotë Agolli nuk do të ishte më “leckamane me xhubletë të grisur”[42].

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga biligoa prej Sat 17 Jan 2009, 15:42

    Referencat



    * Ky ese së pari është botuar në një version të shkurtër në numrin e parë të revistës Java në dhjetor të vitit 2001 me titullin ’Krijimi i kombit kosovar e çon Kosovën në Serbi’. I njëjti artikull është botuar tani së voni në AAVV, Çka asht kosovari?: Identiteti Kosovar, debat. Prishtinë: Java, Dhjetor, 2005, fq169-175. Më pas eseu në version më të gjatë e me titullin ‘A ekziston identiteti kosovar?’ është botuar në Koha Ditore (korrik 2003) dhe Shekulli (maj 2004), ndërsa për këtë numër të revistës MM, ka pësuar edhe një zgjerim dhe përpunim.

    [1] Për këtë temë si dhe për ndikimet e globalizimit në identitetet kombëtare shih Samuel P.Huntington, Who Are We?: America’s Great Debate. London: Free Press, 2005, fq. 4-20.

    [2] Shih Rexhep Qosja, Çështja shqiptare: Historia dhe politika. Prishtinë: Instituti Albanologjik, fq.13.

    [3] Shih Mehmet Kraja, Mirupafshim në një luftë tjetër. Prishtinë: Rozafa, 2003, fq.345

    [4] Ky debat pat marrë zjarr sidomos pas botimit të dy shkrimeve të Fatos Lubonjës në vitin 1995, “Ne shqiptarët dhe kosovarët - ne kosovarët dhe shqiptarët”, dhe “Çështja e Kosovës dhe shqiptarët këndej e andje kufirit”. Këto shkrime shih në Fatos Lubonja, Liri e Kërcnuar. Tiranë: Botime Përpjekja, 1999, fq.273-281. Gjithashtu sot në Kosovë flamurtarë kryesorë në aspektin teorik të kësaj ideje është Nexhmedin Spahiu dhe deridiku Migjen Kelmendi. Për këtë shih artikullin e Nexhmedin Spahiut, “Kosova, ç’ka qenë, ç’është dhe si do të bëhet”, në Nexhmedin Spahiu, Drejt Kombit Kosovar. Mitrovicë, 2004, fq.2-13 si dhe intervistën e tij “Inat dhe mosdije”, Gazeta Express, 30.11.2005, fq. 6,7 (intervistues Artan Mustafa dhe Kosovë Gjoci). Ndërsa punimet e Migjen Kelmendit kryesisht janë të botuara këto vitet e fundit në revistën Java që e udhëheq vetë dhe e cila filloi të dal që nga fundi i vitit 2001 dhe bën përpjekje të promovimit të variantit gegë të gjuhës shqipe. Në të njëjtën revistë një kohë të gjatë u pat botuar fejtoni që trajtonte problematikën e identietit kosovar. Si reagim ndaj shkrimit të Nexhmedin Spahiut shih Mehmet Kraja, “Kosova e blasfemive te reja”, Koha Ditore, 28.09.1999. Për nevojën e zhvillimit të mëtejmë të standardit të gjuhës shqipe drejt konvergimit dhe jo drejt zhvillimeve divergjente shih Rexhp Mejdani, Kurthet e shtetit-komb. Tiranë: Toena, 2005, fq.147-149

    [5] Arbën Xhaferi, “Barja e besnikërisë”, Koha Ditore, 27 e 28 nëntor, fq.12.

    [6] Shih Thomas D.Musgrave, Self Determination and National Minorities. Oxford: Clarendon Press, 1997, fq.7, 8. Gjithashtu për përbërjen e popullatës së Perandorise Austriake sipas rexhistrimit të vitit 1910 të cilën e përbënin 24% gjerman, 19% hungarezë, 46% sllavët e jugut dhe ata perëndimorë, 6% rumunët dhe të tjerët 5%, shih në të njëjtën vepër fusnotën 27 cituar sipas Franjo Tuxhman, Nationalism in Contemporary Europe (1981), fq.14

    [7] Ibid.

    [8] Ibid. Për raportet e Bizmarkut me Austrinë shih gjithashtu Henri Kisingjer, Diplomacia. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999, fq.130-133

    [9] Ibid, fq.58.

    [10] Shih Rexhep Ismajli, Standarde dhe identitete. Pejë: Dukagjini, 2003, fq.218.

    [11] Ibid., fq.207.

    [12] Ibid., fq.215.

    [13] Ibid., fq.208.

    [14] Shih për shembull Walken Conor, “A Nation is a Nation, is a State, is an Ethnic Group, is a...”, Ethnic and Racial Studies, 1/4 , 1978, fq. 379-88

    [15] Shih Elie Kedourie, Nationalism. London: Hutchinson, 1960, fq. 71-81, 99-102.

    [16] Shih Will and Ariel Durant, The Age of Napoleon: The Story of Civilization 11. New York: MJF Books, 1975, fq.667, 668.

    [17] Ky model i krijimit të kombit njihet si nacionalizëm etnik përkundër modelit francez që konsiderohet nacionalizëm civil. Modeli italian anon më shumë nga modeli gjerman. Për këtë temë shih Rogers Brubaker, Citizenship and Nationhood. Cambridge, Mass.: Harvard University Press, 1992, fq.184-9. Gjithashtu shih Hans Kohn, The Idea of Nationalism. New York: Macmillan, 1945, fq.231. Për faktin se nuk ka model të pastër, por se ato gjatë historisë janë përzier në vazhdimësi shih Anthony D. Smith, Nationalism and Modernism. London and New York: Routledge, 1998, fq.212.

    [18] Shih Huge Seton-Watson, Nations and States. London: Methuen, 1977, fq.6-10. Per cilësimin e Kurdëve si komb shih Ted Robert Gurr dhe Barbara Harff, Ethnic Conflict in World Politics. Boulder, San Francisko, Oxford: Westview Press, 1994, fq.27-43.

    [19] Shih Ismail Kadare dhe Ukshin Hoti, Bisedë përmes hekurash. Tiranë: Onufri, 2000, fq.171. Edhe Huntigtoni në veprën e cituar më lartë e trajton forcimin e identitetit amerikan në raport të drejtë me rrezikimin që ai identitet ka hasur. Në këtë mënyrë ai thekson se sulmet e 11 shtatorit kanë forcuar identitetin e zbehur amerikan kohët e fundit.

    [20] Ismail Kadare, Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçcarit të tretë. Tiranë: Onufri, 1998, fq.44

    [21] Shih Rexhep Qosja, Çështja Shqiptare, fq.181-246

    [22] Shih Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare. Prishtinë: UNIKOMB, 1997, fq.87-91. Gjithashtu shih Ejup Statovci, Të drejtat, liritë e njeriut dhe skllavërimi. Prishtinë: Bota e Re, 1999, fq.259-261.

    [23] Për cilësimin e Kadaresë si gjeni i kombit dhe i Agollit si gjeni i popullit shih Ukshin Hoti, Filozofia Politike, fq.172, 173.

    [24] Për zellin e futjes së këtyre vlerave në Prishtinë vitet 70-të e 80-të të shekullit të kaluar shih Arbën Xhaferi, “Bartja e besnikërisë”, fq.12

    [25] Ideja e një gjuhe të re do të ishte e paqëndrueshme krejtësisht edhe në planin ekonomik. Të gjitha veprat e përkthyera në shqip do të duhej të ripërktheheshin, ndërsa edhe librat e rinj do të ishin më pastaj dedikuar një tregu tmerrësisht më të vogël se ky i tanishmi edhe ashtu i vogël e me probleme të shumta për shkak të rënies së kulturës së leximit në të gjitha trevat shqiptare.

    [26] Shih Arbën Xhaferi, “Frika iracionale nga normalja”, Shekulli, intervistë (intervistoi Ylber Lili), 29.01.2004.

    [27] Shih për defektet në këto raporte qëndrimet kritike të Mehmet Krajës në Mirupafshim në një luftë tjetër, fq.298-317. Gjithashtu për të njëjtin problem shih Rexhep Qosja, ”Frymë kritike apo gjedhe kritike”, Përpjekja, 4(2), 1995, fq.28-29

    [28] Ibid, fq.300-302.

    [29] Për historinë e identitetit evropian nga antikitetit e deri në ditët e sotme shih Edgar Morin, Evropa në mendje. Tiranë: Ora, 2001 (në origjinal vepra është kompletuar në vitin 1990, ndërsa new shqip është përkthyer nga Besnik Mustafaj)

    [30] Shih Gianni Vattimo, “The European Union Faces the Major points of its Development”, në në Daniel Levy, Max Pensky dhe John Torpey (eds.), Old Europe, New Europe, Core Europe: Transatlantic Relations After the Iraq War. London&New York: Verso, 2005, fq.fq.28-33.

    [31] Jurgen Habermas dhe Jacques Derrida, “February 15, or, What Binds European Together: Plea for a Common Foreign Policy, Beginning in Core Europe”, në Daniel Levy, Max Pensky dhe John Torpey (eds.), Old Europe, New Europe, Core Europe, fq.7-10.

    [32] Adolf Muschg, “Core Europe; Thougts About the European Identity” në Daniel Levy, Max Pensky dhe John Torpey (eds.), Old Europe, New Europe, Core Europe, fq.24

    [33] Habermas, Derrida, February 15, or, What Binds European Together, fq.4-7

    [34] Umberto Eco, “An Uncertain Europe Between Rebirth and Decline” në Daniel Levy, Max Pensky dhe John Torpey (eds.), Old Europe, New Europe, Core Europe, fq.19.

    [35] Shih Arbën Xhaferi, “Religjioni, politika dhe shqiptarët”, MM, viti i gjashtë i botimit, 8/9, 2005, fq.7-17.

    [36] Për ndikimin e ekonomisë në konfliktet që paraqiten si fetare, prej kohës së Kryqëzatave e deri më sot, shih Loretta Napoleoni, “Modern Jihad: The Islamist Crusade”, SAIS Review, XXIII:2, 2003, fq. 53-69

    [37] Përpjekja e shqiptarëve që të bëhen pjesë e kulturës evropiane daton që nga koha e Rilindjes Kombëtare. Për këtë shih Stefanaq Pollo, “Mbi problemin fetar gjatë Rilindjes Kombëtare”, në Stefanaq Pollo, Në gjurmë të historisë shqiptare 2. Tiranë: Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2003, fq. 15, 120-132. Poashtu shih Enis Sulstarova, “Oksidentalizmi i Shqipërisë” dhe “Fillesat e orientalizmit shqiptar”, Gëzim Krasniqi, “Elementi fetar në identitetin kombëtar shqiptar”, punim seminarik për lëndëm Historia dhe identiteti në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Universitetit të Prishtinës, si dhe Lulzim Mjeku, Kosova neoshqiptarizma për shekullin e ri. Prishtinë, 2001, fq.14.

    [38] Për çështjen e identitetit qytetërues shqiptar, ndikimit të fesë në të dhe ndikimet e tjera kulturore shih Faton Abdullahu, Dimensionet e Identitetit Qytetërues: Kultura, Feja, Politika. Prishtinë: Rilindja, 1998. Eshtë interesant një konstatim i Abdullahut në të njëjtin libër fq.95 se “shqiptarët në Ballkan i takojnë Evropës dhe janë pjesë e qytetërimit perëndimor, më pak se që do të donin të jenë tillë...por se shqiptarët janë Evropë dhe i takojnë qytetërimit perëndimor, më shumë sesa për të tillë i ka pranuar ndonjëherë Evropa dhe të gjithë ata popuj që e përbëjnë qytetërimin perëndimor” Gjithashtu shih edhe Shkëlzen Maliqi, Shqiptarët dhe Evropa. Pejë: Dukagjini, 1994, fq.7-31, Maliqi konstaton se “ndërtimi i shoqërisë stabile mbi partikularitetet e brendshme është detyra më evropiane e shqiptarëve”. Për dilemat e orientimit qytetërues shqiptar dhe për pozitën e tyre të ndjeshme në udhëkryeqt në mes te Lindjes dhe Përendimit shih gjithashtu librin shumë të debatuar dhe kontraverz të Aurel Plasarit, Vija e Teodosit rishfaqet: Nga do t’ia mbajnë shqiptarët?. Tiranë: Marin Barleti, 1995 (botmi i parë i veprës është bërë më 1993). Për çështjen e orientimit proevropian të shqiptarëve të Kosovës dhe nevojës që në këtë linjë të ndihmohet çështja shqiptare edhe nga Tirana zyrtare shih të njëjtin libër fq.81-83.



    [39] Për jorentabilitetin e shtetit të mundshëm të Kosovës shih Arbën Xhaferi, “Temat tabu”, Shekulli, 24.01.2004, “Frika iracionale nga normalja”, dhe “Kosovës duhet t’i ndërrohet emri”, Gazeta Express, intervistë (Astrit Gashi), 31.11.2005.

    [40] Arbën Xhaferi, “Kosovës duhet t’i ndërrohet emri”.

    [41] Shih Bahri Fazliu, Kundër mistifikimit për të vërtetën. Prishtinë: Çlirimi, 2001; gjithashtu shih “Bashkimi kombëtar zgjidhja e vetme e mundshme e çështjes shqiptare”, Çlirimi, nr.14, gusht 1994, Prishtinë; i njëjti artikull gjendet edhe në Liri a Vdekje: Përmbledhje artikujsh nga gazeta Çlirimi I (korrik 1993- shkurt 1996). Tiranë: Eurorilindja, 1998, fq.201-207. Në përgjithësi rreth elaborimit të idesë së bashkimit kombëtar shih të dy përmbledhjet e artikujve të Çlirimit (Liri a Vdekje: Përmbledhje artikujsh nga gazeta Çlirimi I (korrik 1993- shkurt 1996) dhe II (mars 1996 – gusht 1998). Gjithashtu shih edhe artikullin dhe dy intervistat e lartcekura të Arbën Xhaferit.

    [42] Shih Dritëro Agolli, “Parathënie: Mesazhi i lartë i në libri”, në Liri a Vdekje. Përmbledhje artikujsh nga gazeta Çlrimi, Tiranë: Eurorilindja, 1998, fq.8.

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga AGU prej Mon 19 Jan 2009, 00:08

    [b]IDENTITWTI KOSOVAR ËSHTË IDENTITET SHTETËROR

    KOSOVAR + ALBANAS = SHQIPTAR
    KOSOVA + ALBANIA = SHQIPËRIA


    IDENTITETI KOMBËTAR ISHTE ËSHTË E DO TË MBETET - SHQIPTAR

    KOMBI SHQIPTAR NUK NJEH KUFINJ SHTETËROR NDËRSHQIPTAR, PO VEÇ KUFINJT ETNIK BALLKANIK!


    Njohjet, e Bisedat ndërshqiptare që bëhen përditë, duke u paraqitur rreth dy gjoja etninomeve të reja: shqiptar e kosovar, duhet të marrin fund dhe nuk kanë pse keqpërdorin vetveten, vet shqiptarët: ''jam shqiptar nga Shqipëria, e kosovar nga Kosova'' - shqiptar e kosovar, janë dy terma të papajtueshme me identitetin kombëtar shqiptar. Nuk mund të jenë dy shqiptar, njeri shqiptar e tjetri - kosovar! Termi kosovar është vetëm term juridik shtetëror, ashtu sikur termi - albanas, albaner, albanian, për shtetasit albanas.

    Ndërkombëtarisht, shqiptarët e dy shteteve Albania e Kosova, njihen: albanian, albaner, albanaise, albaneze, pra të gjithë shqiptarët, quhen më këtë identitet nacional-kombëtar dhe nuk ka pse të ndërthuret ndërkombëtarisht, asnjë shqiptar, gjoja e ndien veten ma superior botërisht, për një identitet shtetëror, që tjetri zyrtarisht, në legjislativin ndërkombëtar nuk e ka, kur të gjithë shqiptarët quhen botërisht: shqiptar nga Albania, shqiptar nga Kosova, kurse përkatësitë e vërteta, të drejta të shqiptarëve, që ende janë nën nënshtetësitë tjera, duhet të njihen, si shqiptar nën ato shtete, pëekatësisht nën të cilat edhe jetojnë, e jo me fjalën (nga), por më fjalën (nën) - shqiptar nën Malin e Zi, shqiptar nën Servinë, shqiptar nën fyrom-irjm (Maqedonia), shqiptar nën Greqinë - ngase nuk ka shqiptar nga Servia, as nga mali i Zi, as nga Maqedonia, as nga Greqia - por ka shqiptar, nën ato shtete, shqiptar nën ato rregullime shtetërore, me ato nënshtetësira!

    Ndërshqiptarisht, të gjithë shqiptarët, janë kombëtarisht - shqiptar, që nuk njohin kufinj kombëtar, ndërshqiptarë, por vetëm kufinj shtetëror e nënshtetëror, ashtu sikur shkoi rrjedha e historisë ma të re, apo të Historisë të Sotme Shqiptare, që gradualisht ecën deri në ribashkimin kombëtar shqiptar!

    Kombëtarisht, të gjithë shqiptarët kanë vetëm një identitet kombëtar - shqiptar, shtetasit e ardhëm të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, si shtete të ribashkuara shqiptare, në një shtet nacional-kombëtar, krejt kah janë tokat shqiptare ballkanike - një komb - një shtet shqiptar ballkanik, i Ballkanit illirik!

    Sponsored content

    Re: IDENTITETI KOSOVAR NUK ËSHTË IDENTITET KOMBËTAR

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:40


      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:40