RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Gënjen se po kërcënohej nga AKSH-ja, për të fituar letrat

    Share

    shqipo
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Gënjen se po kërcënohej nga AKSH-ja, për të fituar letrat

    Mesazh nga shqipo prej Tue 20 Jan 2009, 16:08

    Gënjen se po kërcënohej nga AKSH-ja, për të fituar letrat



    Nga Dafina Myrtaj më 20.01.2009 në ora 11:07

    Policia ka arrestuar një të dyshuar nga fshati Nishor i Suharekës, i cili kishte paraqitur së paku tri raste të kërcënimit përmes letrave të shkruara, siç thoshte i dyshuari, nga organizata tashmë të dëgjuara si “AKSH”, “Garda e Car Lazarit” e të tjera.

    Policia kishte filluar menjëherë me hetimin e këtyre kërcënimeve dhe njëkohësisht ka analizuar deklaratat e ankuesit.

    Hetuesit policorë kanë dyshuar në seriozitetin e deklarimeve të ankuesit dhe si përfundim kanë kërkuar miratimin e Prokurorit për bastisje të shtëpisë së “viktimës”, me ç’rast kanë gjetur një makinë shkrimi të vjetër të llojit “Triumph Contesa” me të cilën dyshohet se janë shkruar letrat.

    Gjatë bastisjes është gjetur edhe një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm. dhe 203 fishekë të kalibrit të njëjtë. Gjësendet e gjetura, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e krim-teknikës së policisë së Kosovës. Ekzaminimi ka treguar se letrat kërcënuese janë shkruar nga po e njëjta makinë shkrimi.

    Gjatë punës hetimore, policia ka kuptuar edhe motivin që i dyshuari kanoste veten ishte rregullimi i dokumentacionit për qëndrim në shtete të jashtme që të paraqitej viktimë e kanosur nga grupe të ndryshme.

    Pas përfundimit të hetimeve, policia ka ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit për deklarim të rrejshëm.

    http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/1213/C4/C16/

      Ora është Sat 10 Dec 2016, 06:00