RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Gjuetia serbe në Shqiptarët e Kosovës !!!

    Share

    shqipo
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Gjuetia serbe në Shqiptarët e Kosovës !!!

    Mesazh nga shqipo prej Wed 21 Jan 2009, 01:15

    Gjuetia serbe në Shqiptarët e Kosovës

    Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën, gazetari i gazetës Riget, nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor – nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tek tani, pas 100 viteve, janë lejuar për botim. “Express”, sjell disa nga rrëfimet e gazetarit, Magnussen.


    Nga Ardian Jasiqi
    më 19.01.2009

    Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor - nëntor 1912?
    Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtar që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë.

    Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit në pjesë, rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari, Palle Rossen Brenderup.
    I interesuar për zhvillimet në Ballkan, që nga viti 1992, Brenderup, kishte përcjellë me vëmendje marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Madje, ai kishte lexuar me vëmendje vepra historike mbi këtë çështje.
    “Një ditë jam ulur me studiuesin letrar Robert Elsies, i cili ka shkruar librin ”Kosovo in the Heart of the Poeder Keg” ( New York 1997 ). U befasova kur gjeta një citat nga një gazetar danez, Fritz Magnussen, që ishte korrespondent i gazetës daneze “RIGET, për Luftën e Parë Ballkanike, në vjeshtën e vitit 1912”, shkruan Brendrup, pasi kishte lexuar Elsie-n dhe kishte shkuar për t’i lexuar shkrimet e gazetarit, Fritz Magnussen.

    Gazetari Fritz Magnussen

    Viti 1912 ishte një vit i vështirë kur njerëzit mund të merrnin informata për luftën, sidomos nga vijat e para të frontit të Luftës se Parë Ballkanike. Kështu ka qenë edhe për gazetarin Fritz Magnussen (1878-1920). Ai ka qenë piktor dhe artist i arteve figurative.

    Që në artikullin e tij të parë ai është skeptik mbi censurën dhe ai humbet shpejt besimin për konferencat zyrtare të shtypit. Kur ai përmend dekretin mbi lirimin e të burgosurve të Mbretit Petar, është një informacion që ai e ka marrë nga burime zyrtare por është hera e vetme që ai përdor informacion të tilla direkt. Në herët e tjera ai i drejtohet burimeve vetjake ose përmbledh përshtypjet e tij. Me 12. 11. 1912 përmend masakrën shqiptare pranë Kumanovës (Gra dhe Fëmijë të shpuar me bajoneta) ku thotë se “nuk mund ta dimë nëse kanë qenë bandat shqiptare që e kanë marrë këtë veprim apo bëhet fjalë për një propagandë serbe”. Por mund të kuptohet që gazetari e ka marrë këtë tregim nga një ushtar që ka jetuar tetë vitet e tij të fundit në Berlin.
    Këtu ka mundësi që është ajo pjesë që e bën Freundlich të shkruajë pikëpamjet e tij pro serbe. 3000 shqiptarët e vdekur përmenden këtu si të vdekur në luftë.
    Në 15.11 ai shkruan që “Serbët kanë të drejtë që të gëzohen”. A është mendimi i tij apo duhet të jemi të vëmendshëm të besojmë që siç ka bërë të ditur vetë – korrespondentët e luftës janë të regjur me shpërthimet të fuqishme të gëzimit kombëtar?

    Në një moment kur ai bëhet i qartë për masakër dhe shfarosje ai zgjedh që fshehurazi të dërgojë mesazhin. Ai shkruan telegram special jo më vonë se data 3 nëntor (1912) dhe ky mesazh u shtyp në RIGET më datë 7 nëntor. Nuk është e lehtë të kuptosh se si ka punuar censura. Por puna e tij nuk ka qenë efektive dhe ka pasur mungesë të përkthyesve danezë. Por, a mund të themi se vonesa në informacion është vetëm për shkak të kaosit dhe konfuzionit? Apo bëhet fjalë për një arrogancë të pastër? Apo ndoshta “gardinanët e burgut“ e kanë vonuar dërgesën e informacioneve vetë?

    Lufta e Parë Ballkanike

    Shumica e historianëve thonë se arsyeja e Luftës së Parë Ballkanike ka qenë dobësimi i Perandorisë Osmane. Italia në shtator 1911 i kishte deklaruar luftë Turqisë dhe kishte arritur në Tripolis. RIGET raporton në mënyrë të vazhdueshme mbi luftën.
    Mbas kësaj Bullgaria, Greqia dhe Serbia i shpallën Turqisë luftë. Mali i Zi ishte anëtari i katërt i aleancës së re që i hapi luftë në tetë tetor 1912.
    Është me interes të shihet se këto katër vende krishtere i shpallën luftë Turqisë pa u këshilluar me Fuqitë e Mëdha. Serbët e mbështetën shpalljen e luftës me arsyen se donin të siguronin zbatimin e Traktatit të Berlinit të vitit 1878 dhe shpallën autonominë për të krishterët.
    Të 10 artikujt që janë botuar në gazetën “Riget”, duken interesante si nga gjuha edhe nga përmbajtja. Përkthyesit e dokumentit kanë gjetur probleme me gjuhën, pasi që sipas tyre, është përdorur gjuhë e vjetër, por që gjatë leximit duken si pjesë pikante të mënyrës së të shkruarit. Gazetari ka përdorur fjalën moderne Albansk në vend të fjalës që ai përdorte shpesh në artikuj që ishte Albanesisk.

    Gazeta “Riget”

    Gjuhëtari Elsie, kishte marrë citat nga austriaku Leo Freundlich dhe nga librin i tij “Albanians Golgatha - Anklageakten eide die Vernichter des Albanervolkes” (Eien 1913), dhe e gjithë përmbajtja e librit është një ri-publikim i ”Poeder Keg”, faqe 338-360.
    Përndryshe, Riget në atë kohë ishte një gazetë me një projekt ambicioz që pati një jetë shumë të shkurtër.
    Ajo u botua nga viti 1910 deri në vitin 1913. Kryeredaktori i parë ishte Franz von Jessen, i cili kishte bërë një pjesë të madhe të punës përgatitore për të gjetur para dhe gazetar. Përmbajtja e gazetës duhet të ishte kombëtare. Një pjesë e rrethit të botuesve kishin dëshirën që të ishte një gazetë e majtë, mbështetëse e qeverisë së Berntsen/Neergaard. Në të kundërt Franz von Jessen dëshironte një gazetari të pavarur.
    Gazeta pësoj tronditjen e parë, ku pas 38 ditësh shkrimtarët L.C.Nielsen, Johannes V. Jensen dhe Ludvig Holstein duhet të largoheshin nga gazeta me propozim të von Jessen. Për këtë çështje u shkruan shumë artikuj të cilat dëmtuan imazhin e gazetës.
    Përveç kësaj gazeta u prezantua si një gazetë cilësore dhe serioze, që i kushtonte shumë vëmendje çështjeve të jashtme dhe të kulturës.

    Shkrimi i parë i Fritz Magnussen për Ballkanin

    Kryeshtabi në Vranjë - Të burgosurit e parë arnaut


    Nga korrespondenti ynë i dërguar – Vranjë, 24 Tetor 1912
    Kur u zgjova në Vranjë gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmë-aziatik në mesin e maleve të katërta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.
    Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel ”Vranja” është selia e shtabit gjeneral, këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviq, përndryshe djali i axhës të mbretit Petar Karagjorgjeviq. Alexis është një oficer i çmueshëm i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

    Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. Karakteristike, thotë princi, është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë.
    Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vetë, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, normalisht, jo vullnetarisht kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistët qytetin.

    Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, është tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.
    Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër.
    Arnautët (Shqiptarët) janë si kafshë të egra – është thënia e zakonshme këtu. Ata, që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka, kanë kuptuar, se ata janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe tek sllavët ndaj shqiptarëve, aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtarë. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllav me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës janë dëshmi e një përleshje të karakterit mesjetar.

    Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Në ndërkohë këta persona janë refuzuar shkaku i numrit të madh të ushtarëve serb. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit tek njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me vetë iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty më në fund, pas shumë përpjekjeve, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve – vullnetarëve. Nga ana tjetër studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan.
    Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllav dhe në veçanti rus, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek Klofatsch, që po ashtu është luftë entuziast, sikur edhe revistat e buta austriake.

    Megjithatë asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak edhe kemi dëgjuar diç nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e dinë a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike.
    Askush nuk e dinë edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Nëse jo komforte për të qëndruar, do ishte Vranja në kushte tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta. Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri.
    Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit te të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje shkaku i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin tre ngjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’ju dorëzohemi turqve.

    Nga ky mal gati se e shohim kampin ushtarak në Kumanovë, nga këtu shihen trenat që prore bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta!
    Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, që akoma nuk kanë arritur tek pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg.
    Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonat që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën.



    Botimi me në RIGET –me 7.11.1912

    Gjueti Serbe njerëzish

    Trupat serbe drejtojnë një luftë shfarosëse të frikshme ndaj popullsisë arnaute - banoret hidhen jashtë nga shtëpitë dhe qëllohen me armë si minj - telegram special nga korrespondenti jonë i dërguar pranë komandës serbe.

    Yskyb mbi Semlin, e Mërkurë
    Lufta serbe ne Maqedoni ka marre karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (Shqiptare).
    Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrare 3000 arnaute midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe me pas ju vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe.

    Gjendja ne Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnauteve dhe nëse gjenden gjera që ngjajnë me arme njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rruge sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Ne çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma.
    Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetaresh në fshatrat përreth. Dje një oficer serb me tha mua se kishte marr pjesë në një gjueti të tillë ku njëkohësisht mburrej se pardje me në fund kishte vrarë nëntë arnautë.
    Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçante nga Yskyb në Semlin për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vone që të dërgoj korrespondencën.

    (Vazhdon në numrin e nesërm të Gazetës Express)

    shqipo
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Re: Gjuetia serbe në Shqiptarët e Kosovës !!!

    Mesazh nga shqipo prej Wed 21 Jan 2009, 01:18

    Barbarizmi serb në Shkup e Prishtinë

    Në pjesën e dytë të shkrimit për raportet e gazetarit danez Fritz Magnussen flitet për bashibozukët, mandej për rënien e Shkupit dhe masakrat në këtë qytet. Po ashtu, gazetari paraqet një udhëtim të tij për në Prizren dhe takimin e tij me disa gra e fëmijë. Express sjell pjesën tjetër të raporteve të gazetarit Fritz Magnussen.

    Nga Ardian Jasiqi më 20.01.2009 në ora 16:13

    “Disa shqiptarë ishin mirë të armatosur me armë moderne dhe komandoheshin me kode gjermane nga oficerë turq. Shqiptarët që pësuan nga kjo luftë, sipas ushtarit serb, silleshin
    në rreth 3.000. Mbreti Petar Karagjorgjeviq akoma gjendet këtu në Vranjë”, shkruan në shkrimin e tij të botuar më 26 tetor gazetari Magnussen.
    Në këtë shkrim ai bën edhe një përshkrim të një bisede me një ushtar serb, që sipas gazetarit, kishte ardhur nga Berlini. Ky ushtar i tregon atij se si shqiptarët janë kafshë dhe se janë ata që vrasin dhe presin popullin e vet dhe jo populli serb që po i ndihmonte atyre për liri!


    Rënia e Shkupit

    Në shkrimin tjetër për rënien e Shkupit, Magnussen, të titulluar “Rënia e Shkupit – Triumfi Serb – Vallja e Mbretit”, gazetari përshkruan rënien e Shkupit në duart e serbëve dhe gjuetinë e tyre kundër arnautëve. “Shkupi kapitulloi, Serbia feston! Na u bë e ditur sonte, kur ishim ulur në sallonin e hotelit dhe darkonim. Në hotel ishim oficerë dhe korrespondentë bashkë me princin Alexis”, shkruan pos tjerash ai.

    Ai tregon se si Shkupi kishte rënë në duart e Serbisë pa asnjë rezistencë të madhe të armatosur, si dhe festën serbe, ku brohoritej “Rroftë mbreti!”
    “Nga Pashiçi (kryeministër) deri tek oficeri me gradë më të ulët dhe komitët, të gjithë ishin nisur rrugës te vila ku ishte vendosur për ta përuruar mbretin për fitoren”.
    Në shkrim kemi edhe deklarata të çuditshme të disa gazetarëve, të cilët urojnë serbët për fitoret e tyre. “Korrespondenti çek përuroi serbët për fitoren dhe shtoi se Shkupi nuk duhej asnjëherë më të binte në duart e turqve. Ndërsa Mac Hugh nga Daily Express solli urimet e popullit anglez dhe citoi deklaratën e Lloydit Georges, ku thuhej se kjo luftë duhej t’i sillte Ballkanit të Osmanlinjve përparim kulturor”, shkruan Magnussen në këtë artikull.

    Masakrat në Shkup

    Në artikullin e datës 12 nëntor, të titulluar “Rëndësia e veçantë, ndalohet”, gazetari Magnussen flet për panikun në kryeqytetin maqedonas dhe vrasjet e shqiptarëve në rrugë.

    “Këtu në Yskyb ne kemi mësuar për luftën më të gjithë tmerrin dhe egërsinë e saj”, shkruan ai.
    Ai e përshkruan Shkupin si një qytet të bukur dhe oriental, që shtrihet në luginën e Vardarit dhe gazetari shpreh edhe frikën e tij për të treguar masakrat kundrejt shqiptarëve. “Masakrat e arnautëve sigurisht që nuk mund t’i tregosh zyrtarisht. Këto letra do të vijnë në Evropë vetëm nëpërmes telegrameve speciale ose korrierëve”, shkruan ai.

    Tutje, ai tregon edhe qëllimin e ushtrisë se Serbisë për të marshuar në drejtim të Durrësit si dhe keqtrajtimin që u kishin bërë atyre.
    “Nder të tjera kishin bërë ç’ishte e mundur për t’i dhënë qytetit një pamje serbe. Mijëra metra pëlhurë të kuqe, blu dhe të bardha vareshin duke formuar trengjyrëshin e shëmtuar që përshkonte çdo dere dhe dritare”, shkruan ai. “Masakrat mbi arnautet ishin pikërisht një gjë e përditshme, një sport gjahu për ushtrinë serbe. Një dite unë isha bashkë me një korrespondent të ‘Daily Mirrors’ dhe ishim dëshmitarë të një skene të këtij lloji. Një arnaut erdhi me shpejtësi nga një rrugicë pranë nesh i ndjekur nga tre ushtarë serbë. Të shtënat na kaluan para hundës dhe djali u rrotullua përtokë. Ai ishte ulur dhe mbante kokën mbi gjunjë dhe shikonte i frikur”, shkruan ai.

    Masakrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë

    “Në Prishtine dhe në rrethinat e Kumanovës është bërë ç’është e mundur për të shfarosur popullsinë shqiptare. Sipas atyre që thonë oficerët dhe ushtarët, janë 3.000 arnautë të varrosur në fshatrat e shkatërruara dhe që del akoma tym midis Kumanovës dhe Yskyb-it. Akoma më tepër janë qëlluar për vdekje në zonën e Prishtinës. Në rrethinat e Yskyb çdo ditë qahet nga një fshat. Fshatrave u vihet zjarri dhe njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre për t’iu shmangur tymit të dendur dhe kur dalin qëllohen për vdekje si kafshë të egra”, shkruan gazetari. Fritz Magnussen flet edhe për një pemë të madhe, ku ishin varur shumica e arnautëve shqiptarë. Edhe në kohë të Turqisë kishin ndodhur varje në këtë pemë. “Shumë gjak ka rrjedhur nën këtë pemë në kohët e tmerrshme të sundimit turk”, shkruan gazetari, shkrim të cilin e kishte censuruar gazeta dhe nuk e kishte botuar.

    Ai tregon edhe për masakrat që i kishte parë nga udhëtimi i tij prej Shkupit në Prizren. “Demat tërheqin ngadalë qerret e tyre të mëdha të mbingarkuara me familje arnautë të shpërngulur. Gratë, që janë të mbuluara në fytyre, janë ulur midis lloj-lloj sendesh kuzhine, me fëmijët e tyre qe thanin se ftohti dhe të mbështjellë rreth gjoksit me copa te ndryshme. Kasollet vazhdojnë të digjen dhe t’u dalë tym”, shkruan ai.
    “Një familje e vogël kërkon një strehë për të kaluar natën nën qerre. Një burrë i vjetër shtrihet i vdekur për toke, gishtat e tij janë ngulur thellë në baltën e rrugës. Gruaja e familjes është ulur e kërrusur dhe dy fëmijët e vegjël me fytyrat e tmerruara shikojnë nga shalli që i mbështillte. Burri i familjes, një arnaut i ri, punon në mënyrë të dëshpëruar për të rregulluar rrotën e shkatërruar”.

    Ai tregon se si kishte parë në sheshin e burgut të Prizrenit dy trupa shqiptarësh të vdekur nga sulmet e natës. “Pothuajse e gjithë popullsia e frikuar muhamedane ka ikur nga qyteti. Ku janë arratisur? Pyes një komitac i cili pasi ngre shpatullat - drejton me gisht drejt maleve, ku është rruga për në Gjakovë.
    “Në malet e larta ndodhet Gjakova, gjë që sinjalizohet nga disa pika të kuqe mbi male. Dëshmitarë të ndryshëm na thonë shqiptarët e shkretë janë në gatishmëri tërë kohës”, shkruan Magnussen në shkrim e tij të ndaluar. (Fund)

    Dhuna solli panikun te shqiptarët

    Fritz Magnussen
    Lufta e dhunshme serbe ka ngjallur panik te shqiptarët dhe te kryengritësit. Natyrisht që dëshira e udhëheqësve shqiptarë është që nëpërmjet kësaj lufte të realizojnë ëndrrën e tyre për autonomi. Me sa di unë, një diplomaci veç është ngritur në Vjenë për të ndikuar te fuqitë e mëdha për çështjen shqiptare.
    Popullata tjetër e ulët shqiptare është shumë e frikësuar nga njoftimet që ata marrin nga familjarë të ikur nga fshatrat. Me siguri pritet të ketë tollovi, këtu në Shkup.
    Vetëm me një patrullim në lagjet shqiptare i largojnë tollovitë për ndonjë çast. Udhëheqja serbe nuk e fsheh idenë se çka dëshiron me arritjen e paqes, që të mbetet si plaçkë e Serbisë. Çdo pjesë që është në të majtë të lindjes nga Vranja në jug e Shkupi në lindje. Kufiri i jugut do të jetë pak më në veri nga Manastiri, portën e Durrësit dhe Lezhës të mbeten nën shtetin serb. Mali i Zi të marrë një pjesë të vogël të Tregut të ri të Sanxhakut, si falënderim për ndihmën. Pra, ky duhet të jetë fitimi serbo-bullgar. Pastaj bullgarët duhet të marrin pjesën e madhe të Maqedonisë lindore, kurse grekët do marrin Selanikun dhe Manastirin.
    Nga kjo ndarje nuk do të ketë më pjesë tjera, kështu që në këtë mënyrë realizohet Bizanti Bullgar. Mbreti dhe Pashiqi kanë udhëtuar për në Beograd dhe, sipas informatave, flitet se kanë shumë punë të rëndësishme, për çfarë nuk dihet, pasi që nuk ia vlen të pyetet një korrespodent i paautorizuar. Ai që në veten e tij ndërtoi duke ngritur shqiptarin dhe NJERIUN! (Në përkthime nga danishtja dhe sigurimin e materlialeve ndihmuan edhe Besnik Lajqi dhe Evenant Lataj)

    http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/1246/C6/C21/

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:42