RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Dy shpërthime në veri të Mitrovicës

    Share

    shqipo
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Dy shpërthime në veri të Mitrovicës

    Mesazh nga shqipo prej Sun 25 Jan 2009, 02:45

    Dy shpërthime në veri të Mitrovicës


    Nga Express më 24.01.2009 në ora 22:45

    Dy shpërthime kanë prishur qetësinë e përkohshme në veri të Mitrovicës. Ato janë regjistruar në mes të orës 20:00 dhe 21:00min, pranë njërës nga ndërtesat e tre rrokaqiejve në veri të Mitrovicës.

    Policia e Kosovës njofton se nuk ka pas lëndime të njerëz. “Ekipet policore në vend të ngjarjes kanë kontaktuar banorët e shqetësuar të ndërtesave të cilët kanë deklaruar se shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 20:00 ndërsa shpërthimi i dytë rreth orës 21:00min”, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.

    Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjetet eksploduese të llojit ende të paidentifikuar, të cilat nën rrethana ende të pasqaruara kanë shpërthyer pranë ndërtesës kanë shkaktuar dëme materiale në dy xhama të dritareve të një banese në katin e katërt të ndërtesës, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

    “Policia ka identifikuar vendin ku janë hedhur mjetet shpërthyese. Të dy shpërthimet kanë ndodhur prapa ndërtesës së mesme të tre rrokaqiejve në distancë prej afro 4 -5 metra larg ndërtesës. Në lidhshmëri me rastin, policia ka ftuar në vend të ngjarjes edhe njësitë e specializuara të KFOR-it, për identifikim të mjete eksploduese të cilët pritet të bëjnë identifikimin e llojit të mjetit shpërthyes dhe mënyrën e aktivizimit të tyre”, thuhet në këtë komunikatë.

    Policia është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal ndërsa në vend të ngjarjes janë dërguar njësitë policore në përbërje multietnike për t’iu përgjigjur shqetësimeve të banorëve.

    http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/1564/C4/C16/

      Ora është Sat 10 Dec 2016, 05:59