RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Revista "KUVENDI"

    Share

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 19:58

    E D I T O R I A L

    PSE DEL “KUVENDI”…

    Në sytë e lexuesit padyshim kjo është një pyetje,
    brenda të cilës kërkohet të shpjegohet se pse
    del një organ i ri i medias së shkruar, ndërsa brenda
    nesh është një “betejë” e ndershme, për të arritur
    komunikimin më të duhur me të gjithë ato që do
    të mund ta kenë në dorë “Kuvendin”.
    Duke gjykuar se një media e tillë për më shumë se
    sa një lajmës i ditëve të mira dhe ditëve jo të mira,
    është një odë, një sofër apo dhe një ngjarje tjetër,
    që në gjuhën e sotme ju thuhet konferenca apo
    mediume, ishte e natyrshme të gjenim një emër që
    të kishte peshën e duhur për atë që do të bëjë, po
    ashtu t’i afrohej sa të ishte e mundur konceptit të
    shqiptarëve për të bërë dialogë të ndershëm dhe të
    mençur me njëri-tjetrin.
    E për të ardhur deri në këtë mendim, të pjekur
    sipas konceptit tonë, nuk ishte asak e lehtë dhe
    aspak momentale. Pra, duhet kohë. Na është
    dashur të komunikojmë me njëri-tjetrin, të
    gjykojmë me vlerat e sotme të komunikimit të
    njerëzve sot, me të gjithë mjetet që janë të njohura,
    na është dashur të dialogojmë me njerëz të nivelit
    të ndryshëm kulturorë, aq më tepër me realitetin
    tradicional, ku shqiptarët i kanë përcjellë kumtet
    e tyre dhe ku kanë marrë vendime të rëndësishme.
    Kemi konstatuar dhe jemi dijësuar se koha ecën
    me një ngut të çuditshëm deri në mister. Njerëzit
    kërkojnë të mbeten, d.m.th të lënë veten e tyre.
    Kështu “vrapon” dhe historia e një kombi:- të lëjë
    veten e vet në rrjedhën e kohës, e cila në vetvete
    është një “krijesë” ku ngjarjet për të marrë
    kryeradhën i “bëjnë bërryla” njëra-tjetrës.


    Në të gjithë hapsirën historike, të ngarkuar me
    konfliktin e njohur ndër-ballkanik, ku ai shqiptari
    ka qenë më i ngarkuari, më vrastari dhe më i egër,
    ne voja e parë për sqiptarët ka qenë marrdhënia
    dhe marveshja mes njëri-tjetrin dhe me njëri-tjetrin.
    Atyure iu është dashur të gjejnë një mjet, një formë
    dhe një organizëm për të biseduar, për t’u marrë
    vesht me njëri-tjetrin, për të mbetur në trojet e veta,
    për të mbi-ekzistuar përballë perandorive vrasëse
    dhe të keqes, të cilat ishin organizuar dhe
    praktikonin mjetet, ushtri të sofistikuara,
    shpenzonin të holla dhe pasuri të pafundme për t’i
    zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut.
    Dhe mjeti më efikas, më i ndershëm, më real, ku
    burëria dhe besa, sinqeriteti dhe aftësia,
    largpamësia dhe fuqia dilnin në sheshin e burrave
    ishin kuvendet shqiptare, të njohura që në kohën
    e Skanderbëgut. Kuvendet kanë qenë ashtu si loget
    e luftërave sepse ato janë mbledhur për luftërat.
    Nuk ka patur dhe as mund të gjendet një debat më
    i emancipuar, më i hapur dhe më i ndershëm se sa
    kuvendi i burrave, në të cilën gjenin vetën fise të
    fuqishme, krahina dhe bajraktarë të njohur, të cilët
    kishin vënë në shërbim të trojeve pasurinë, ushtrinë
    e tyre dhe aftësinë mendore.
    Historia shqiptare në bën me dijë se të gjithë
    luftërave shqiptare, jo vetëm në veri por dhe në
    jugun e vendit ju ka prirë një kuvenmd, në të cilin
    ëhstë menduar mirë për të luftuar, janë mbledhurr
    të holla dhe armë, janë kërkuar aletaë, por është
    tjerrë hollë dhe me menje të zgjuar diplomacia dhe
    politika e kohës.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 19:59

    KUVENDI
    Revista Kuvendi në këtë realitet kërkon të
    absorbojë mendimet e vyera të të gjithë atyre që
    duan t’i kontribuojnë realietit të Çështjes sonë
    Kombëtare, për t’i bërë pjesë të dijes për të gjithë
    shqiptarët. Ajo ka në marrdhënien e saj më të parë
    sinqeritetin dhe atë që shpalosnin burrërisht
    kuvendet e njohura shqiptare në të gjithë atë që ne
    njohim. Mendojmë se ky është një qëndrim në kohë
    dhe një mardhënie e duhur. Shqiptarët e kanë të
    nevojshme për të marrë në konsideratë mendimin
    e të gjithëve. “Kuvendi” synon ta realizojë këtë
    llojë marrdhënie, të cilën ne konsiderojmë se është
    e sinqertë dhe të tillë do ta bëjmë përmes kësaj
    reviste.
    “Kuvendi” del në kushtet e një kushtëzimi ekstrem
    të kundërshtarëve historik dhe gjenetik të
    shiptarëve, kur në tavolinat diplomatike është
    hedhur një zgjidhje e cunguar dhe ndoshta e
    pasinqertë, për të vendosur statuin e Kosovës, prej
    nga do të marrë rrugë e gjithë çështja kombëtare
    shqiptare.
    “Kuvendi” del kur ne të gjithë kemi nevojë për
    mendje të afta të kuptojnë se çdo të ndodhë pas
    pesë vjetësh apo dekadash të tjera.
    “Kuvendi” është reviste e Këshillit Organizativ të
    Kuvendit Mbarëshqiptar, i krijuar për të organizuar
    Kuvendin Mbarëshqiptar, nga i cili do të dalë edhe
    Asmableja Kombëtare Shqiptare.
    Pra, revista “Kuvendi” do të rrugëtojë deri në
    Kuvendin Mbarëshqiptar, të cilin do të mbahet në
    Lezhë, në Vlore, ose në Prizren. Për këtë do të
    vendosim ne shqiptarët dhe askush tjetër. Ajo do
    të ketë fatin dhe misionin e një luftëtari, nëpër
    rrugët e vështira para të cilave ndodhemi.
    Rrugë të mbarë deri në Kuvendin Mbarëshqiptar!
    Mars-Prill 2007.
    REDAKSIA.

    NJOFTIM PËR
    SHTYP I KËSHILLIT
    ORGANIZATOR TË
    KUVENDIT
    MBARËSHQIPTAR
    Sot, më 25 NËNTOR 2006, te Hotel TIRANA
    INTERNATIONAL në Tiranë, u zhvillua dhe me sukses
    të plotë përfundoi punimet Mbledhja Themeluese e Këshillit
    Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar.
    Fillimisht u konstitua Këshilli Organizator i Kuvendit
    Mbarëshqiptar, në të cilin morrën pjesë 74 anëtarë,
    përfaqësuesë të disa forcave politike dhe të tri konfesioneve
    kryesore fetare shqiptare, si dhe të organizatave, shoqatave,
    intelektualëve atdhetarë dhe veteranë të cështjes kombëtare
    nga të gjitha hapsirat e Shqipërisë Natyrale dhe diaspora.
    Këshilli Organizator zgjodhi edhe Kryesinë, 15 anetareshe,
    te Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëshqiptar, me
    kete perberje:
    1. Kryetar, General KUDUSI LAMA nga Tirana,
    2. Zv. Kryetar, Kolonel SEJDI VESELI nga Prishtina,
    3. Zv. Kryetar, Prof. dr. HULUSI HAKO nga Tirana,
    4. Zv. Kryetar, Kolonele SHYHRETE GOSALCI nga
    Prishtina,
    5. Sekretar i Pergjithshem, Magjister GAFURR ADILI
    nga Lugina e Vardarit,
    6. Anetar , MULLA AHMET BERISHA nga Besjana,
    7. Anetar, AT NIKOLLA MARKU nga Elbasani,
    8. Anetar, PER KLERIN KATOLIK :
    9. Anetar, PER KLERIN BEKTASHIAN :
    10. Anetar , Ing. IZET IBRAHIMI nga Drenica,
    11. Anetar, Ing. RAMIS SHABANI nga Cameria,
    12. Anetar, Jur. LEONORA GREICEVCI – Diaspora,
    13. Anetar, Ing. GANI SMAKAJ nga Mitrovica,
    14. Anetar, OSMAN MUSLIU nga Toplica,
    15. Anetar AVDYL KRASNIQI – Veteran i Ceshtjes
    Kombetare.
    Si dhe, gjithashtu, më pas formoi edhe 3 (tre) komisionet
    përkatëse të tij, si më poshtë vijon:

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:02

    Nga Mr. Gafurr ADILI
    INTEGRIMI NDËRSHQIPT NDËRSHQIPTAR,- AR,-
    PARAKUSHT ARAKUSHT PËR INTEGRIME INTEGRIMET T E T TJERA

    Paketa me emrin Marti Ahtisari, paraqet
    vullnetin e disa qarqeve serbofile
    ndërkombëtare për anashkalimin e të drejtës së
    vetëvendosjes, që nënkupton të drejtën e
    dekolonizimit e më tepër se gjysmës së trojeve dhe
    të popullit shqiptar, që vazhdon të mbahet i
    pushtuar e i kolonizuar nga pushtuesit e
    kolonizatorët sllavo-grekë.
    Kjo “pako” synon nënshtrimin e shqiptarëve sipas
    skenarit antishqiptar për zëvëndësimin e një
    Protektorati të OKB-së me një Protektorat të BEsë.
    Ky sistem parasheh imponimin e ligjeve
    robëruese e të favorizimit të serbëve në të gjitha
    lëmitë e jetës politike, ekonomike, sociale,
    shoqërore, gjuhësore, arsimore, etj…
    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH),
    propozimin e Marti Ahtisarit, e konsideron shumë
    të dëmshëm për lirinë e shqiptarëve, sepse nëse
    do të hynte në fuqi, do të ishte një diktat i padrejtë,
    me premisa shumë të dëmshme, destruktive dhe
    destabilizuese për gjithë rajonin e Gadishullit
    Ballkanik.
    FBKSH dënon mekanizmat detyruese të “të
    drëjtës së kompromisit” brenda kësaj farë
    “Marrëveshjeje”, që qartazi dëshmon karakterin e
    vazhdimit të gjendjes së Protektoratit mbi
    Kosovën, si më poshtë vijon:
    - Kushtetuta e Kosovës “do të jetë në të gjitha
    dispozitat e saj në pajtim me këtë Marreveshje dhe
    INTEGRIMI NDËRSHQIPT NDËRSHQIPTAR,- AR,-
    PARAKUSHT ARAKUSHT PËR INTEGRIME INTEGRIMET T E T TJERA JERA
    Nga Mr. Gafurr ADILI
    do të interpretohet në pajtim me këtë Marrëveshje,
    në rast të mospërputhjeve mes dispozitave të
    Kushtetutës dhe dispozitave të kësaj
    Marrëveshjeje, do të mbizotërojnë këta të
    fundit”(Aneksi I, Neni 1.1). Pra, “harrohet” se
    Kushtetuta, si një ligj themeltar i një shteti të
    vërtetë, kurrë nuk mund të paraqet vullnetin e një
    etniteti të jashtëm. Në qoftë së ajo është e tillë
    dhe e injoron votën plebishitare të popullit, ajo
    është edhe e padrejtë dhe antiligjore nga ana
    juridike. Një “Kushtetutë” e tillë edhe njëherë do
    të ridëshmonte shkeljen të drejtpërdrejtë mbi
    referendumin e popullit shqiptar të Kosovës, të
    popullit shqiptar të Kosovës Lindore (Preshevës,
    Medvegjës dhe Bujanocit), dhe të popullit shqiptar
    të Iliridës (Shkupit, Kumanovës, Tetovës,
    Gostivarit, Kërcovës, Dibrës, Strugës, Prespës,
    Manastirit dhe Velesit), si dhe të popullit të
    Sanxhakut, i cili këtë krahinë shqiptare, po përmes
    referendumit të vitit 1992, Sanxhakun e shpalli
    Krahinë të Republikës së Kosovës. Nuk ka vënd
    për dy kushtetuta shqiptare. E vetmja Kushtetutë
    e ligjshme është ajo e miratuar nga sovrani popull
    i Republikës së Shqipërisë, në vitin 1998, në
    Preambulën e së cilës decidivisht thuhet: “… me
    aspiratën shekullorë për idenititet dhe
    bashkim kombëtar”, ajo është dhe duhet të jetë
    si një themel i parrëzueshëm i shtetit të ardhshëm
    e të vetëm kombëtar shqiptar.
    -Në “pako” thuhet se “ Përfaqësuesi Civil
    Ndërkombëtar do të ndërmarrë masa korrigjuese

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:02

    KUVENDI
    për të përmirësuar, nëse ka nevojë, çdo veprim që
    ndërmerret nga autoritetet e Kosovës, që PCN-ja
    konsideron se përbën shkelje të kësaj Marrëveshje,
    se e rrezikon seriozisht sundimin e ligjit apo se, në
    ndonjë mënyrë tjetër, bie ndesh me kushtet dhe
    frymën e kësaj Marrëveshje” (Aneksi IX, Neni 2c).
    Dhe, cila është fryma e marrëveshjes? Është fryma
    e despotizmit, është fryma e “demokracisë serbe”
    për të cilën filozofi politik kanadez Ëill Kymlicka
    flet jo kot se ajo “në Kosovë do të duhej të
    konsiderohej një shëmbull i hegjemonisë etnike, e
    shprehur në mënyrë të hapur”.
    Me preteksin e trajtimit të “shqetësimeve legjitime
    të komunitetit serb” (Aneksi III), “inxhineria
    gjenetike” e decentralizimit, e transformon zonën
    Veri-Lindore, zonën Lindore dhe ate Jug-Lindore
    të Kosovës, me qëllim të ndryshimit të balancës
    etnike në favor të tyre qartësisht për legalizimin e
    një etniteti serb në Kosovë. Rëndësia strategjike e
    këtij veprimi del në planin serb për Kosovën, si
    “shprehje e autonomisë institucionale serbe në
    kuadër të Kosovës dhe Metohisë, në të cilën serbet
    kanë jo më pak të drejta se shqiptarët e Kosovës
    në kuadër të Sërbisë”. Po në të njëjtin dokument
    po vazhdohet: “Më këtë do të sigurohet autonomia
    substanciale e krahinës në kuadër të Serbisë, me çka
    do të kënaqej interesi legjitim i bashkësisë shqiptare,
    ndërsa ekzistenca e etnitetit serb me asgjë nuk do
    t`i rrëzikojë këto interesa, as që do të vinte në pyetje
    uniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës dhë
    Metohisë” (!!!)
    -Meqë RSFJ nuk ekziston, nostalgjiku i saj, Marti
    Ahtisari, së bashku me serbomëdhenjtë dhe
    kolaboracionistët e “Grupit të Unitetit” ëndërrojnë,
    nga njëra anë të krijojnë një mini Jugosllavi
    “shumëetnikë” (Neni 1.1), “kosovare”, me simbolet
    e vetme të dallueshme: flamurin, stemën, hymnin,
    të cilat do të reflektojnë karakterin shumëkombësh
    të Kosovës” (Neni 1.7), “me gjuhë zyrtare shqipja
    dhë serbishtja” (Neni 1.6), që mohon faktin së serbët
    në Kosovë janë më pak së 5%, të drejta këta që nuk
    iu njihen shqiptarëve nën FYROM, të cilët edhe
    sipas statistikave të falsifikuara sllavo-maqedonase
    janë mbi 25%, apo shqiptarëve nën Mal të Zi, të
    cilët gjithashtu janë mbi 10%, të cilët, gjithashtu,
    nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare kombëtare,
    siç ua njeh “pakoja” e Ahtisarit serbëve në Kosovën
    Protektorat.
    Paradoksi më i madh është parashikimi i ndarjes mbi
    baza etnike, me komuna të “decentralizuara”, të
    lidhura midis tyre dhe, edhe me Beogradin, si dhe
    në “zona të veçanta”, ku Kisha e politizuar
    Ortodoksë Serbe (KOS) do të jetë “padron” i
    papenguar në rikolonizimin e tokave shqiptare, që
    kurrë nuk kanë qenë të populluara nga serbët.
    Na duhet t‘ua shtrojmë disa pyetje: Cilit komb-shteti
    i ka borxh, tokë e pjesë të kombit, komb-shteti
    shqiptar?
    Në sa shtete ka pjesë të Atdheut dhe të Kombit
    Shqiptar?
    Kombi Shqiptar, i ndarë e i copëtuar më dhunë
    ballkanike e ndërkombëtare, a duhet ta gëzojë të
    drejtën natyrore e politike, të drejtën e
    vetëvendosjes, siç e kanë gëzuar popujt e tjerë, apo
    edhe në këto kohëra, kur është deklaruar se nuk ka
    kolonizues e të kolonizuar, më tepër se gjysma e
    popullit shqiptar dhe e trojeve të tij duhet të vazhdojë
    të mbahet i pushtuar e i kolonizuar?!
    Të vazhdosh të mbash një popull të ndarë në 5-6
    shtete, duke ua mohuar të drejtën elementare për të
    vetëvendosur dhe vetëpërcaktuar lirshëm për të
    ardhmen e tyre, do të thotë të dhunosh të gjitha
    konventat e miratuara nga organizmat me peshë
    ndërkombëtare.
    Të lejosh që Republika e Shqipërisë, nga të gjitha
    anët e saj, të kufizohet me popullin dhe trojet
    e veta etnike, si dhe të tolerosh që vetëm shqiptarët
    të mbeten të pushtuar e të kolonizuar dhe të
    diskriminuar egërsisht nga pushtuesit e
    kolonizatorët e trojeve të tyre etnike, si në aspektin
    njerëzor, ashtu edhe në ate kombëtar, do të thotë
    të pajtohesh me praninë e politikave koloniale dhe
    aneksioniste brenda Kontinentit të Evropës.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:04

    Politikat zyrtare të fqinjëve tanë, i konsideruan dhe
    vazhdojnë t‘i konsiderojnë të drejta aktet e
    pushtimeve barbare të trojeve etnike shqiptare dhe
    aneksimin e kolonizimin e tyre me pëlqimin e
    forcave ndërkombëtare, andaj edhe duan t‘i mbajnë
    ato si hapësira të tyre jetike, mundësisht të
    spastruara nga popullsia autoktone, zotët e vërtetë
    të tyre. Në sjelljet e tyre nuk vërehet ndonjë
    ndryshim rrënjësor nga e kaluara e tyre e
    përgjakshme, nuk duan të bëjnë kthesën rrënjësore
    drejt atyre normave të mendësisë dhe të veprimit,
    që do të mishëronin humanizmin dhe demokracinë,
    norma të tilla që i kanë sendërtuar shqiptarët, krejt
    natyrshëm, me cilindo minoritet a pakicë në atë
    mikro-shtet që krijuan, dashur e padashur nga
    gjeopolitikat e së kaluarës. Policia e shtetit të ri
    malazez torturon dhe arreston padrejtësisht
    shqiptarët. Shqiptarët autokton në Manastir
    (Bitolë), aty ku u mbajt Kongresi i Alfabetit të
    Gjuhës Shqipe (1908), nën FYROM, druhen të
    flasin gjuhën e tyre amtare. Shqiptarët e dëbuar
    forcërisht dhe me gjenocid nga Çamëria nën Greqi,
    nuk mund të shkojnë as te varrezat e të parëve të
    tyre, së paku për të vëndosur lule !
    Përsëri na duhet të pyesim:
    “Përse pranojnë të jetojnë kështu, me dinjitet të
    nëpërkëmbur?
    Të rrimë me shpresën e shpërblimit, për vuajtjet
    që po përjetojmë për një shekull të tërë?
    Jo ! Duhet ta ndërtojmë ate me dinjitetin e duhur!?”.
    Shqetësimi merr përmasa të tjera kur nëpërkëmbet
    dinjiteti i një kombi të tërë!
    Me sa vështirësi e peripeci po përcillen përpjekjet
    për realizimin e statusit, për një kishë a manastir
    dhe mitet e tyre për “Kosovën si djep i Serbisë” (!?).
    Në pakon Ahtisari, çuditërisht me sa delikatesë
    u kërkohet serbëve që të pajtohen me të
    drejtat legjitime të shqiptarëve, në një kohë kur
    nuk është vetëm historiani francez Georgës
    Gastellan që pohon se më të vjetrit në Ballkan janë
    grekët e iliro-shqiptarët, se këta të dytët janë bërë
    viktima e pare dhe gati e vazhdueshme e
    invazioneve të ndryshme, kur aty nga shekulli i VItë
    i erës së re “sllavët kaluan Danubin, duke bërë
    inkursione shkatërrimtare deri në Adriatik”
    (Historia e Ballkanit/shekulli XIV-XX”, botimi
    shqip, faqe 35), pra del qartë, si drita e Diellit, kush
    janë autoktonët e këtyre trojeve, të pushtuarit e
    viktimat apo agresori e pushtuesi!
    Po i njëjti shkencëtar (G.Gastellan), që qorton më
    tej, së “trajtimi historik i trojeve shqiptare është
    padiskutim ndërgjegja e vrarë e Evropës”. Po ky
    autor, në Parathënien e librit, sigmatizon frymën
    imperialiste të ish Fuqive të Mëdha, kur thotë:
    “Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, po
    luanin një lojë shahu dhe lëviznin gurët e tyre që
    quheshin Serbi, Greqi, Bullgari, Shqipëri, gurë këta
    që inkurajoheshin me disa kredi që iu lejonin atyre
    të blinin topa ose të mbushnin arkat mbretërore”.
    Mallkim prej llojit të “mëkatit të parë” u ka mbetur
    shqiptarëve konvertimi i një shumice në fenë
    islame, i diktuar dhe i bërë për oportunitet e
    mbijetesë, por që është trajtuar kaq egërsisht nga
    fundamentalizmi politiko-ortodoks i fqinjëve tanë,
    që është manipuluar, shpifur dhe amplifikuar me
    një “gogol fundamentalist e terrorist”, në një
    zhurmë kot së koti, të pabazuar në fakte e
    argumente, që përbën një fyerje tjetër tepër të rëndë
    të dinjitetit, karakterit dhe të identitetit të vërtetë
    kombëtar të shqiptarëve, të cilët në vetëvete kanë
    katër konfesione dhe toleranca ndërfetare midis
    tyre është e mrekullueshme.
    Për solidaritetin e krishterë dhe
    instrumentalizimin politik të fesë krishtere po
    citojmë edhe një pjesë nga kapitulli i 13 “Afirmimi
    dhe rivaliteti i shteteve të krishtera (1878-1912),
    të autorit G. Gastellan: “Fuqitë e Mëdha në Berlin
    (1878) kishin si qëllim vëndosjen e një ekuilibri të
    ri në Ballkan në të mirë të popujve të krishterë. Në
    fakt zotërimet e Sulltanit (Thraka, Maqedonia,
    Epiri, Trojet Shqiptare), lakmoheshin nga shtetet

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:05

    fqinje, që përfaqësonin irredentizma: Greku
    kundër bullgarit në Thrakë, kundër bullgarit e serbit
    në Maqedoni, kundër shqiptarëve në Epir. Serbi
    kundër austro-hungarezëve, madje edhe kundër
    italianëve në Trojet Shqiptare. Për të realizuar këto
    objektiva “kombëtare” shtetet ballkanike kërkonin
    edhe mbështetjen e kësaj apo asaj Fuqie. Secila
    prej tyre ishte e gatshme të dilte në rolin e
    kujdestares për të realizuar edhe interesat e veta
    në këtë zonë. Gërshetimi i konflikteve etnike dhe
    i rivaliteteve imperialiste do ta bënin Gadishullin
    “fuçi baroti” të Evropës”. .
    Rendi i ri që po sendërtohet në Evropë. Parimet e
    saj që kanë fituar të drejtë qytetarie, prej idesë
    ëilsoniane të vetëvendosjes së popujve, Kartës së
    Atlantikut (14 gusht 1941) dhe konventave,
    rezolutave e akteve të shumta të së drejtës pozitive
    ndërkombëtare, e bëjnë plotësisht të mundur edhe
    ribashkimin e krejt popullit shqiptar e të trojeve të
    tij etnike në një shtet të vetëm kombëtar,
    demokratik e paqësor. Kjo është t e mundshme,
    në qoftë se në politikë e diplomaci do të sundojnë
    parimet demokratike e jo interesat, realpolitika e
    jo konjukturat, lidhjet, miqësitë dhe simpatitë
    tradicionale.
    Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH),
    ky bashkim forcash politike, shoqatash
    joqeveritare, intelektualësh atdhetarë dhe i masave
    të gjëra popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje,
    i themeluar më 12-13 korrik të vitit 2002, i cili më
    17 shtator 2005, në Prizrenin Historik ka mbajtur
    edhe Kuvendin e Dytë Kombëtar, është interpreti
    i kësaj aspirate shekullore të parealizuar të
    shqiptarëve, që insiston në realizimin e saj, për të
    mirën e njërit prej popujve më të lashtë në
    Kontinent, por njëherazi edhe për paqën, qetësinë
    e sigurinë e Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës.
    Ne gjykojmë se nëse vërtetë Evropa dëshiron të
    jetë e Bashkuar dhe e qetë e stabile, fillimisht kjo
    qetësi, kjo paqë dhe ky stabilitet duhet të sigurohet
    në këtë pjesë të Evropës, në Ballkanin “fuçi baroti”,
    epitet ky që mund t`i hiqet vetëm me krijimin e
    shteteve etnike, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria
    Etnike, Greqia Etnike, pse jo edhe Serbia Etnike.
    FBKSH insiston për përcaktimin e të gjitha
    modaliteteve të zgjidhjes së çështjes shqiptare prej
    faktorit ndërkombëtar, sipas parimit etnik, sepse:
    Së pari, ishte vetë ky faktor që ka shkelur dhe
    shpërdoruar këtë parim.
    Së dyti, politikat zyrtare shqiptare (në Tiranë, në
    Prishtinë, në Shkup dhë në Podgoricë), aktualisht
    janë jo vetëm tepër difektoze, por gjithashtu janë
    të mbërthyera edhe pas proceseve të integrimit
    evropian dhe, mendojnë se nëpërmjet këtij
    integrimi vetëvetiu, automatikisht, do të rezultojë
    e zgjidhur edhe vetë çështja kombëtare (!?).
    Ne të FBKSH-së kërkojmë që fillimisht të
    realizojmë integrimin ndërshqiptar dhe pastaj të
    pasojnë edhe integrimet e tjera, qofshin këta
    ballkanike apo euro-atlantike. Themi se Evropa e
    dinastive, madje e shteteve kombëtare, po
    konsolidohet tani si Evropë e kombeve, prandaj
    edhe kërkojmë shtetin-komb, që edhe ne shqiptarët
    të afirmohemi në Evropën e Bashkuar me identitet
    dhe dinjitet adekuat, ashtu siç e konceptonte ate
    edhe njëri nga pionerët dhe ideatorët e saj, burri i
    shtetit Italian, De Gaspëri. Dëmet ekonomike,
    kulturore, shpirtërore e shoqërore që janë
    shkaktuar nga kjo status-quo e imponuar, janë të
    pallogaritshme. Vetëm kombi i bashkuar do të ketë
    dhe imazhin e vet të vërtetë.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:09

    Nga
    Prof. Dr. Hulusi Hako
    PO SHTETI-KOMB PER SHQIPTARET?


    -REPLIKË RRETH LIBRIT “KURDHET E SHTETIT-KOMB” TË
    PROFESOR MEJDANIT

    Nuk është vetëm motivimi vetiak, por edhe
    vetë autori që, me korrektësi e sinqeritet, na
    fton për debat, mirëpret “çdo nxitje, vërejtje apo
    kritikë” (Parafjalë, f. 9), qasje kjo e denjë për
    intelektualë që mbeten gjithënjë krijues e kërkues.
    Ideja qëndrore e këtij libri është vënia e shtetit-komb
    përball globalizimit që karakterizon rendin e ri botëror
    dhe kurthet që i ngre a mund t’i ngrejë ai proceseve
    globalizuese e integruese. Na jepet kështu panorama
    dhe prognoza planetare, por pikërisht bazuar në
    sfodin e kësaj pëmbajtjeje, na lindi natyrshëm dhe
    pyetja : “Po një shtet-komb i pritshëm shqiptar, a do të ishte
    edhe ai një kurth i tillë, apo këto procese po synojnë ta fshijnë
    edhe nga mendja e shiptarëve, ta mbysin që në embrion?”
    Ja, kjo është dhe pyetja ngacmuese. Autori vërtet ka
    bërë strumbullar globalizimin botëror, por, në këtë
    sfond e kuadër, ai i hedh nga një sy edhe “çështjes
    shqiptare”, e ka vokacionin dhe përkushtimin që ajo
    të zgjidhet sa më drejt. Po si? Ideja dhe tabloja e
    paraqitur në këtë libër, posaçërisht rreth fateve
    historike të shtetit-komb në mbarë Planetin, është
    ajo e një misioni të tij gati të shterruar e të konsumuar.
    Prandaj dhe problemi i pazgjidhur i shqiptarëve për
    ribashkim kombëtar, sot e tutje, nuk qëndroka më si
    problem i shtruar për zgjidhje, atyre u mbetet vetëm
    të brohorasin: “Rroftë integrimi euro-atlantik!”,
    “Kalo në legjendë, ti moj aspirata jonë për ribashkim
    kombëtar!?” Të kuptohemi, në botën shqiptare, nuk
    është vetëm libri në fjalë që nuk tregon më ndonjë
    PO SHTETI-KOMB PER SHQIPTARET?
    -REPLIKË RRETH LIBRIT “KURDHET E SHTETIT-KOMB” TË
    PROFESOR MEJDANITinteres
    për ribashkimin e shqiptarëve në një shtet
    politik. Janë të vetëkënaqura e të pa interesuara vetë politikat
    zyrtare shqiptare, janë edhe jo pak intelektualë e
    qytetarë, të cilët kanë krijuar në mëndje postulatin e
    veçantë se të kërkosh sot ribashkimin e shqiptarëve
    në një shtet-komb, të synosh sot Shqipërinë Natyrale,
    do të thotë t’i vësh shkopinj rrotave të globalizimit e
    të integrimit, të pengosh realizimin e pavarësisë së
    Kosovës! Por është i pranishëm në botën shqiptare
    edhe një zë tjetër, i fuqishëm, po themi, në shoqërinë
    civile, në përfaqësues dinjitozë te mendimit e
    argumentimit, janë subjekte, shoqata e grupime të
    shumta, që e gjejnë legjitime e jetike synimin e
    ribashkimit kombëtar territorial. Edhe në këtë trase
    lëvizet, veprohet, përdoren disa instrumente
    demokratike drejt këtij qëllimi imperativ. Lexojmë
    librin e profesorit dhe na turbullohet mendja: “Mos e
    ka fare kot ky krahu i dytë, ku është përfshirë dhe
    vetë autori i shkrimit? Mos jemi duke rahur kot ujë
    në havan?”
    Shkurt, njëri opsion është për “një rrugë e dy punë” -
    me integrimin, që do të na sjell vetvetiu si pasojë edhe
    Bashkimin; kurse opsioni i dytë i mshon më parë
    Bashkimit për t’u integruar denjësisht. Nuk janë dy
    nuanca, themi se janë dy orientime me ndryshime të
    theksara të rezultateve.
    Një hallakatje dhe çoroditje e pakuptimtë. Nuk
    mundet të vazhdohet edhe më tutje me këto gërryerje

    të vetvetes, nuk ka kuptim që disa t’i bien gozhdës
    dhe të tjerët patkoit! A janë më në fuqi klauzolat
    kushtetuese dhe idetë e Platformës së Akademisë së
    Shkencave të Republikës së Shqipërisë (1998) etj.
    etj. apo ato u shkruan formalisht dhe tanimë janë
    bërë demode?! A i duhet bërë oponencë konstruktive
    politikave zyrtare, që nuk ngrihen dot në nivelin e
    interesave kombëtare, që e anashkalojnë apo e
    sfumojnë zgjidhjen adekuate të çështjes shqiptare?
    Le të triumfojë e të na udhëheqë platforma e qartë,
    bazuar në llogjikën e hekurt, e cila të përcaktohet
    bazuar në filozofinë tonë kombëtare!
    Në këtë kontekst, autorit tonë, intelektualit nga më
    potencialët, me aktivitet e përkushtim politik qytetar
    deri në postin e ish Presidentit të vendit bash në vitet
    kur u firmos Kushtetuta jonë (1998), në Preombolën
    e së cilës flitet edhe për “identitetin e bashkimin
    kombëtar”, i takonte të mos e lënte thjesht të
    nënkuptueshme, faktin, se shtetit-komb i paska
    mbetur sahati edhe për shqiptarët, por, duke mbetur
    ithtar i vendosur i globalizimit, t’u thoshte, më
    shkoqitur bashkëkombasve: “Vëllezër, është një fat i
    lumtur për ne që na erdhi epoka e globalizimit dhe
    integrimit, që po i afrohemi ditës të jemi vëllazërisht
    të bashkuar në Bashkimin Evropian, pa asnjë kufi të
    trojeve tona, të shërrojmë, kështu, një herë e
    përgjithmonë, plagën e brengës sonë shekullore”. Po
    jo vetëm kaq. Se deri këtu ai ka arritur. Duhej doemos
    të sillte sidomos argumentet bindëse pse pikërisht
    integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor, do të
    jetë i mjaftueshëm dhe do të ezaurojë adekuatisht
    edhe vetë integrimin kombëtar të shumëdëshiruar,
    se do të jetë ai çelës i artë i zgjidhjes së problemit
    tonë jetik.
    Se ,vallë, të integruarit si komb unikë shtë njëlloj me
    atë hyrjen copa-copa të shqiptarëve nëpër trojet e
    kolonizuara? Atëhere, vallë, do t’u zgjidhet goja
    njerëzve e të flasin gjuhën amtare të shqipes në
    Manastir apo në Greqi? Dhe sa pretendime të tjera?
    Se, përsembull, në duart e shqiptarëve sot janë dy
    libra, që sfidojnë njeri-tjetrin në këtë pikë “Kurhet e
    shtetit-komb” dhe ideja e Shtetit-komb të munguar
    të “Shqipërisë Natyrale” të Koço Danajt, libër që për
    shqiptarët, mendojmë, duhet të jetë si Bibla e Kurani
    për besimtarët. Krijohet kështu kjo çoroditje
    konceptuale dhe ne shqiptarët vazhdojmë t’a mbajmë
    vetë veten mbrapa historisë. Edhe në konsideratën e
    vlerësimin sintezë që i bën këtij libri akademik Qosja,
    në faqen e fundit, nuk gjejmë ndonjë replikë, sado
    kalimthi, rreth kësaj çështjeje që ai i ka kushtuar kaq
    shumë prej jetës dhe veprës së vet, që meritoi dhe
    piedestalin e rilindasit.
    Po, ani. Le të plotësojmë njeri tjetrin. Duhet ta ndajmë
    prerë mendjen: “na takon apo nuk na takon ta kemi
    dhe ta synojmë shteti-komb?! Nuk e realizojmë dot
    se nuk na lejojnë forcat madhore, apo mund e duhet
    t’a ngrejmë edhe ne zërin deri në kupën e qiellit
    demokratikisht?! Këto i kërkohen, në radhë të parë,
    intelektualëve vizionarë! Duhet konceptimi unik në
    nivel akademik-intelektual, me llogjikë të hekurt,
    mandej edhe me injektimin e imponimin e tij edhe në
    nivelin politik, që të krijohet njësimi edhe me
    ndërgjegjen popullore!
    Autori ynë shtyn, me mendim, kudo dhe vetëm për
    integrimin.
    Relativizimi i pavarësisë dhe absolutizimi i
    ndërvarësisë së vendeve, popujve e shteteve-kombe,
    serviret si një domosdoshmëri historike, trajtohet në
    frymën e determinizmit, gati të një reaksioni fizik.
    Procesin e globalizimit e sheh aktualisht si mjaft
    premtues. Idetë dhe mesazhet merren, kryesisht, nga
    e ardhmja dhe i drejtohen gjithënjë asaj. Flitet për atë
    lloj rendi botëror të qytetarit të lirë e sovran, që ka
    për strumbullar dhe merrak të drejtat e njeriut,
    “internacionalizimin” e lirive dhe të drejtave
    njerëzore, të cilat, sugjerohet të ligjërohen e
    mishërohen edhe si “orientim politiko-filozofik i
    shekulit që jetojmë” (f. 215) etj. Bukur!
    Por, Planeti mbart aktualisht në shpinë gati tërë fazat
    social-politike të shtegëtimit të vet historik (përfshi
    dhe shkallën e maturimit dhe të ezaurimit të vetë
    shtetit, të kombit, shtetit-komb etj.), kështu që lëvizja
    dhe ndryshimi praktik i tablosë reale të tij, është shumë
    më i vështirë se sa operimi deduktiv me konceptet
    dhe kategoritë logjike. Jemi ende në një epokë kur jo
    më Planeti, por edhe vetë Evropa, ndonëse pararojë,
    nuk e ka perspektivën e vet në pëllëmbë të dorës!
    Me prognozën e mësipërme, shtetit-komb i atribuohet

    vijon

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:09

    roli i kurtheve.
    Po shteti-komb shqiptar i munguar, dëshirojmë të
    theksojmë në këtë debat, a nuk meriton trajtimin e
    vet konkret, pa u parë me atë sy, që shihen shtetekombet
    e tjera të stazhionuara, që u bënë dhe
    strumbullari e themelues të Europës së Bashkuar?
    Kjo do të thotë që në vend të metodës deduktive të
    trajtimit të realiteteve, do të duhej të vënim në
    përdorim mënyrën induktive, të themi, të shtjellimit
    konkret të dukurisë së shtetit-komb shqiptar e t’a
    ballafaqojmë atë, mandej, edhe më prirjet, parimet,
    funksionet dhe perspektivën përkatëse në trasenë
    integruese. Pse mos t’i themi: “Moj Evropa jonë e
    dashur, na shlyej padrejtësitë e mëdha historike të
    kohës tënde imperialiste, të të demonstrojmë të gjitha
    vlerat bashkëkohore komunitare!”.
    Pastaj, po iu dorëzuam pa kushte axhendave euroatlantike
    të fateve dhe perspektivave të Kombit
    Shqiptar, duhet të nënkuptojmë me këtë që ato të
    jenë njëherazi integrale e kufizës “europiane” dhe asaj
    “atlantike”.
    Parë në tërësi në libër spikasin qartë idealizmi dhe
    optimizmi, fisnikëria dhe humanizmi planetar i autorit,
    ndërsa kompetentët dhe koha do të dëshmojnë edhe
    për forcën shkencore apo për doza të utopizmit në
    prognozat e perspektivës.
    Autori i librit vëren se një nga kurthet, në mos dhe
    kryesori i tërë këtij vrulli demokratik e human të
    njerëzimit është shteti-komb. Në se duam të
    mishërojmë ëndrrën e lirisë dhe të barazisë njerëzore
    dhe rendin e vërtetë botëror, duhet të mos vazhdojmë
    ta konceptojmë atë më si një rend të shteteve-kombe.
    Sepse “Ky është dhe “kurthi” gati 400 vjeçar që ai na
    ka ngritur, duke vazhduar të mbijetojë me
    konservatorizëm deri në ditët tona...” (f. 218). Tani e
    tutje po hyjmë në erën e një pavarësie gjithënjë e më
    relative, kur po fitojnë të drejtë qytetarie ndërvarësia
    dhe përgjegjësia ndërkombëtare. Autori pohon se
    aktualisht realiteti vërtetë është ende ai i shtetevekombe,
    por ai konfirmon edhe atë “vështrim optimist
    e probabilitar që Europa e shteteve-kombe,... duhet
    e mund të jetë edhe realisht e para që ta zbehë deri në
    “zhdukje” këtë rend gjeopolitik” (f.103)
    Ja, në këtë kontekst, na rezulton sikur jemi ne
    shqiptarët ajo “dallëndyshja e parë” e sakrifikimit të
    shtetit-komb, e “zhdukjes” së tij pa arritur dhe pa
    mundur ta shijojnë e ta gëzojnë! Me një “shtet-komb”,
    ende të ëndërruar e të hallakatur, sikur po bëhemi ne
    shqiptarët më të përshtatëshmit dhe më të
    disponueshmit për globalizim e integrim! Shqiptarëve
    u thuhet tani në gjuhën evropiane : “Për deri sa nuk
    arritët ta bëni shtetin-komb, shumë mirë, nga sot e
    tutje, lëreni këtë mesele, kthehuni nga Integrimi e
    globalizimi!”
    Po a nuk do të jetë më e udhës, që ta kemi, më në
    fund, edhe ne shqiptarët shtetin-komb dhe të hyjmë
    denjësisht në familjen e kombeve europiane? Këtu
    ka hasur sharra në gozhdë! Mandej, është dhe një
    paradoks i mirëfilltë fakti që, ndërsa fqinjët tanë
    lakmojnë e synojnë vrullshëm për shumë ç’nuk u
    takon, i fryjnë tej mase, me tejkalim të theksuar të se
    drejtës, kompetencat e shtetit-komb të tyre, kurse ne
    nuk arrijmë dot të kërkojmë unanimisht, me plot gojën
    e nuk mbrojmë as të drejtën tonë legjitime!
    Pavarësisht nga këto sjellje të fqinjëve tanë,
    përgjithësisht mendoj se duhet t’i mshojmë jo asaj si
    na imponohet ne Globalizimi, por si duhet të jemi ne
    të përgatitur për të.
    Autori ynë, si bir i kombit të vet, për mbi një dyzinë
    herë i referohet në tekst edhe historisë e aktualitetit
    shqiptar, e përmend copëzimin krejtësisht të padrejtë
    të popullit shqiptar, kolonizimin serb, pushtimin grek
    të Çamërisë dhe dukuri të tjera; e thekson edhe
    procesin e pakthyeshëm të pavarësimit të Kosovës,
    por këto janë vetëm në formën dhe rolin e shembujve,
    të ilustrimit të kategorive dhe ideve më të
    përgjithshme me të cilat shtjellohet lënda.
    E udhës do të ishte që ky libër, në kuadrin e
    globalizim-integrimit, t’u afirmonte edhe shqiptarëve
    të drejtat të pa cënuara, kaq brutalsiht të cunguara.
    Opsionin radikal të kërkesës së shtetit-komb shqiptar,
    autori sikur don ta qetësojë me idenë e përgjithshme
    se “ndërvarrësia ndërkombëtare në rritje mund të
    mundësojë edhe mbijetesën apo formësimin e një
    kombi,... edhe pa ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me
    një territor të përbashkët” (f: 68). Së fundi, i mshon
    edhe idesë së ruajtjes, pasurimit e zhvillimit
    bashkëkohor të gjuhës së njësuar shqipe, si mishërim
    i idesë fishtiane se “ata që flasin shqip, janë të
    kombësisë shqiptare”; thekson dhe se populli i një
    gjuhe, mund të ketë dy shtete, që lidhen e afrohen,
    por jo më dhe dy kombe.
    Ka dhe më. Procesin e kombësimit të shqiptarëve
    autori na fton ta shohim “sot në një kënd të ri
    hapësiror-kohor, në kuadër të një procesi intensiv
    globalizues e integrues... e një ndërvarësie
    ndërkombëtare në rritje, mund të bëhet e mundshme
    dhe mbijetesa apo formësimi i një kombi , në bazë të
    identitetit kulturor apo komunitetit etnik edhe pa
    ndojë lidhje të drejtpërdrejtë me një territor të
    përbashkët” (f. 68). Sepse “në procesin e globalizimit
    kufijtë kombëtarë dhe territoret e humbasin
    gradualisht “logjikën” mbi të cilën ata janë ndërtuar
    apo mbështetur më parë” (f. 108). Se shqiptarët në
    këtë fazë kalimtare, para anëtarësimit të përbashkët
    në BE,...pavarësisht nga territoret në të cilat ata
    jetojnë,...mund të operojnë me marrëveshjet e
    tregëtisë së lirë, me bashkëveprim ekonomik shumë
    më të ngushtë me Maqedoninë, Kosovën, Serbinë,
    Malin e Zi, Greqinë, Italinë, etj” (f. 64).
    Se, arsyeton dhe me tej profesori: “i gjithë ky proces
    “betejash” për tregje globale e lëvizje të lirë mallrash,
    kapitalesh e njerëzish, nuk konvergon më me gjykimin
    e Smithit që çdo betejë për territorin ka të bejë me të
    drejtën për të formuar një shtet-komb në këtë territor”
    (f. 65). Në këtë kontekst, autori operon me një
    përkufizim të cunguar të Smithit mbi kombin; jo me
    atë të “mbështetur fuqishëm mbi hapësirën apo
    territorin” dhe shpall të vlefshme për bashkësinë
    etnike : “mitet e përbashkëta, gjuhën dhe memorien
    historike” (f. 68). Për më tepër, gjuhën e quan mjetin
    që garantoi mbijetesën kombëtare dhe ajo, e
    standartizuar, “duhet të mbetet edhe themeli i
    zhvilimeve të reja integruese e vetë-integruese” (f:
    155).
    Paradoks! Fqinjët tanë, anëtarë apo kandidatë
    komunitarë, shfaqen ende aktivisht si agresorë
    territorialë, kurse shqiptarët, për hatër të globalizimit
    e integrimit, duhet t’a abandonojnë e ta dhurojnë
    integritetitin e tyre territorial! I tillë ardhka për ta rendi
    i ri botëror? Se “Globalzimi, apo lëvizja e lirë e
    kapitaleve, mallrave, ideve e njerëzve, në rafshin
    praktik, nënkupton, - na kumton autori,- shkrirjen
    e kufijve midis vendeve, kombësive e kulturave edhe
    në kuadër të “garës” apo konkurencës midis tyre” (f.
    165-166) Po idetë, kultura, mallrat dhe imazhi i
    njerëzve, në ç’kushte dhe përmasa dë të mbajnë
    etiketën e identitetin “made in Shqipëria” (Albania),
    që i përkasin shtetit-komb t’i afirmojë institucionalisht?
    Me të gjitha këto dhe të tilla përkufizime, shqiptarëve
    u mbyllet goja përfundimisht për të kërkuar shtetin
    territorial. Atyre u jepet mesazhi: “Të nderuar
    bashkëatdhetarë të hapësirave etnike, sa vuajtëm, nuk
    do të vuajmë më, së shpejti do të jemi bashkë e të
    bashkuar në Bashkimin Europian!”
    Si përfundim, gjithënjë duke marrë spunto nga ky libër
    i profesorit tonë, themi se na duhet të gjykojmë jo si
    vjen globalizimi tek ne dhe t’i përshtatemi atij, duke
    ulur kurrizin, por si do të hyjmë e përfaqësohemi ne
    në këto procese të rendit të ri botëror me trupin drejt
    dhe me tregues dinjitozë të identitetit e vlerave tona!
    Pra, ideja është, pse të mos bëjmë parësor integrimin
    kombëtar klasik, mandej edhe atë euro-atlantik?!
    Është edhe kjo një pyetje që kërkon të zbërthehet në
    mënyrë sa më analitike! Vërtetë, në gjendjen
    globaliste-integruese shtet-komb i rudhen, i humbasin
    apo i shuhen disa nga atributet, funksionet klasike,
    po ato angazhime e detyrime që mbeten e duhen, a
    kanë ndonjë rol e vlerë? Po të shprehemi me një
    metaforë popullore : “integrimi po i ha mishin shtetitkomb,
    por do t’i ruaj kockën!”.Po “shteti-komb”
    shqiptar që nuk ka fare skelet, pa le më muskuj, si do
    të mund të përfaqësohet?!
    Nuk e di, mbase dhe kështu mund të na impohohen
    gjërat ne shqiptarëve, por kjo, them se i ngjan marrjes
    së nuses, nxënëse drejtpërrejt nga shkolla, në mos fare
    nga rruga, duke injoruar shtëpinë prindërore,
    ceremonitë dhe adetet përkatëse të dasmës! Një gjë
    është e sigurtë: me shtetin-komb të shqiptarëve, jo
    më Ballkani, por edhe Planeti do të jetë më i bukur!
    Le të shpresojmë për vazhdimin e debatit!...

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:11

    Nga Rajmonda MALEÇKA

    O P I N I O N


    PËRBRENDA-RIPUSHTIMI SERB NË
    KOSOVË…

    A ka arsye që Ahtisari t’i marrë në konsideratë
    të gjithë opinionet shqiptare, lidhur me
    qëndrimin që ato kanë mbajtur rreth njërit prej
    akteve më të shenjta dhe më të rëndësishme për
    gjithë këto 100 vjetët e fundit?
    Që në momentin e parë kur emri i tij doli në dritë,
    prej nga OKB-ja e kishte “statusuar” Ahtisarin si
    njërin nga njerëzit më të rëndësishëm, të njërës nga
    çështjet më delikate në Ballkan, veçmas të një
    çështje që në zhvillimet e Rendit të Ri Botërorë, do
    të ketë kuptimësinë dhe gjuhën e vet, shqiptarët,
    njëri nga popujt, i cili në kufinjtë e një shekulli ka
    patur më shumë viktima dhe suspendime se sa në
    një vend tjetër ku është zhvilluar luftë apo vazhdon
    që të zhvillohet përsëri luftë. Mbi gati një million
    shqiptarë janë përpirë nga “keqkuptimi” i madh dhe
    nacionalizmi shovinist serb në gati një shekull.
    Ahtisari, para se sa të vinte në Ballkan, do t’i duhet
    të dinte rrënjët e thella të konfliktit ballkanik,
    mënyrën, mjetet dhe mekanizmat se si është krijuar
    ajo çështje dhe për më tepër duhej të dinte mirë
    heshtinë e Evropës për gati një shekull për këtë
    çështje, e cila edhe pse ka qenë një llogore e hapur
    askush nuk denjoi ta bënte pjesë të zgjidhjes.
    Ahtisari duhet të dinte se kush kanë qenë aktorët e
    kësaj tragjedie të vërtetë, të cilën shqiptarëve u është
    dashur ta “luajnë” gjatë një shekulli të përgjakshëm
    në trojet e veta.
    Ahtisari duhet të kishte mësuar se kush ishin dhe
    janë etnikët e parë në gadishullin ballkanik, aq më
    tepër shqiptarët, të cilët janë luftuar me “armët” më
    barbare që mund të përdoret në historitë e popujve,
    të manipulimit historik.
    Ahtisari duhej të dinte se në historinë e pandershme
    të pushtuesit më tipik Serbisë, ka patur dhe vazhdon
    të ketë shërbim dhe që vazhdon të mbajë flamurin e
    shovinizmit, ka qenë dhe mbetet Kisha Orthodokse,
    e cila vazhdon të bëjë një betejë krejt ta papërligjur
    dhe pa asnjë realitet historik, lidhur me historinë e
    saj dhe atë të kishës orthodokse shqiptare, e cila në
    Kosovë dhe në të gjithë hapsirën shqiptare ka
    historinë e saj, të cilën ajo e njeh dhe e vlerëson si
    pjesë të qytetrimit të vet.
    Pse kundërshtohet pakoja Ahtisari, për të cilën
    shqiptarët ushqyen përsëri durimin e tyre të njohur
    si një popull me konsens dhe qytetari të dukshme?


    Pakoja Ahtisari për asnjë rrethanë dhe as lexim të
    thellë apo mes rreshtave, qoftë dhe në leximin
    diplomatik apo dhe të “dritës atje larg”, nuk e ka
    rrespektuar dinjitetin dhe cilësitë e njohura të
    shqiptarëve aq më tepër atë që u takon. Çështja
    shqiptare është kaq e lehtë për t’u “lexuar”, ashtu
    siç shihet Pashtriku apo Sharri në dritën e diellit.
    Ajo s’ka kurrfarë korrektivi të mundshëm për ta
    drejt-interpertuar në unitet me të gjithë aktet dhe
    marrëveshjet ndërkombëtare për vetëvendosjen dhe
    aktet e tjera normative, me të cilët bota e qytetruar
    i ka ndaluar shoqërisë njerëzore konflikte të
    përgjakshme jo të pakta.
    Pakoja Ahtisai e “fyen” dhe e lë në një mundim tjetër
    historic popullin shqiptar. Ajo e lë popullin shqiptarë
    në kurthin e një klime konfliktuale, ku sedrat etnike
    do të vihen përballë njëri-tjetrit në të gjithë
    evenimentet kombëtare si për shqiptarët ashtu dhe
    për serbët. Në të gjithë leximet që mund t’i bëhet
    dokumentit bazë, pa hyrë në gjërat të tjera të cilat
    janë dhe mbeten argumenta të specialistëve, Ahtisari
    rishpik një tjetër pushtim për shqiptrët nën petkun
    qytetërues të Kishës Serbe. Mënyra dhe gjuha,
    përcaktimet dhe “normativat” që ai kërkon ën këtë
    mardhënie, të kishës serbe me shqiptarët, se ajo nuk
    mund të jetojë në mes të Kosovës jashtë ardhënieve,
    Z. Ahtisari, me një korrektiv të ashpër, aspak realist,
    duket se “akuzon” shqiptarët. Sa herë që ai u tërheq
    vëmnedjen, me një gjuhë të lëmuar por korrektive,
    duket se i akuzon shqiptarët, lidhur me qëndrimin
    që ato duhet të mbëjnë me kishën orthodokse serbe
    në Kosovë.
    Kjo tregon se Z. Ahtisari e njeh pak Ballkanin,
    marrdhëniet ballkanike dhe etnitetet e tij. Kjo është
    e dhimbëshme për një popull si shqiptarët, të cilët
    presin drejtësi prej tij.
    Z. Ahtisari vazhdon ta lejë Perandorinë e hershme
    serbe mu në mes të Kosovës me një pushtet të cilin
    do ta kishte zili dhe një autoritet diplomatic apo i
    OKB-së në rendin tonë botërorë.
    Z. Ahtisari ia lë rreth 10% të tokës shqiptare, e cila
    është që nga kohët e para pagane shqiptare, Serbisë
    me një lehtësi të madhe sa vetë serbët besojmë se
    janë çuditur nga një diplomat i tillë, me zemërgjersinë
    dhe përdorimit të autoritetit që i ka dhënë atij
    bashkësia ndërkombëtare..
    Z.Ahtisari duhet ta dijë se ky është pushtim. Në
    rast se ai nuk e din historinë e marrdhënies së
    shqiptarëve, më të parët në Ballkan me serbët,
    ardhacakët e vonë, duhet ta mësojë.
    A do të mund të skllavërohet përsëri shqiptarët? Jo
    kurrë. Shqiptarët kanë dhënë gjithëçka për tokën,
    zakonet, për dashurinë për tokën…
    Nuk besohet se ka patur dhe do të ketë “PAKO”
    më të kontestuar se sa ajo që është bërë për Pakon
    Ahtisari. Duket se misionari i njohur dhe i besuar i
    OKB-së e ka parë Kosovën dhe çështjen e
    komplikuar dhe të nxehtë të Ballkanit me një “qetësi
    olimpike” sikur të mos kishte njohur as 1878, 1912-
    ”13, as 1920, as vitet “45-së, as të gjithë zhvillimet
    e tjera të sundimit 50 vjeçarë të Serbisë në Kosovë
    dhe të gjithë trojet etnika shqiptare. Ahtisari është
    krejt i pandjeshëm argumenti etnik, ai i gjuhës dhe i
    interpertimit që shqiptarët i japin çështjes së tyre.
    Të ngrihet një document për shqiptarët dhe çështjen
    e tyre dhe ato të mos jenë pjesë e argumentit, duket
    se nuk shkon. Për më tepër Ahtisari është krejt I
    pandjeshë dhe nuk ndikohet aspak nga ngjarjet e
    vitit 1999 në Kosovë he të gjithë trojet Etnike
    shqiptare, për të cilat u desh jo vetëm argument
    diplomatik, por dhe force dhe “argument” ushtarak,
    për të bindur serbët, se çështja shqiptare nuk ju
    përket më atyre.
    Askush nuk ka logjikë të besojë se Ahtisari, me
    mënyrën se si e “interperton” çështjen e Kosovës,
    duke mos e quajtur “status” (askush nuk din se
    ç’mund të quhet!?), po korrigjon ndonjë “gabim” të
    ndërkombëtarëve, me atë që ato bënë në 1999. Në
    rast se nuk është kështu, Ahtisari e injoron
    ndërmarrjen diplomatike, ushtarake dhe manaxhuese
    ekonomike të Perëndimit në Kosovë që nga 1999 e
    në vazhdim.
    Të nterpertosh një çështje shhekullore me një lehtësi
    të tillë diplomatike e për më tepër historike, nuk
    është serioze as ashtu sikur “komisionet” e hershme
    të pleqësisë shqiptare mblidheshin për të ndarë
    kullotat mes fshatrave për bagëtinë. JO! JO! JO!
    Tiranë, mars 2007

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    REFLEKSIONE MBI PAKON AHTISARI

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:13

    NGA KUDUSI LAMA (GJENERAL NE REZERVE),
    KRYETAR I KESHILLIT ORGANIZATIV TE KUVENDIT MBARESHQIPTAR:
    Duke u njohur me pakon Ahtisari, paraqitur
    ne Prishtine me 2 shkurt 2007 nen titullin
    “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen
    për Statusin e Kosovës”, duket se me gjithe
    dispozitat e pranueshme ne permbajtjen e saj, duket
    se duhet sqaruar se ka edhe mjafte probleme, per te
    cilat duhet mbajtur qendrim. Ne menyren si eshte
    shprehur kjo dispozite serioze, duket se eshte nisur
    me teper per te marre me te mire Serbine.
    Te kuptohet nga te gjithe, qe Kosova nuk eshte vellai
    i shprishur i Serbise, te cilen ajo po e hedhe jashte
    nga shtepia. Jo, Kosova eshte ndare nga Serbia me
    lufte, me lumenje gjaku, me dhjetra mijera te vrare,
    me qindramije te shperngulur e masakruar. Kjo te
    kuptohet mire, pasi duket se po bisedohet sikur cdo
    gje mund te kalohet thjeshte. Mos harroni pronari i
    Kosoves eshte populli kosovar, askush tjeter. Degjoni
    c’thote pronari.
    Pretendimet qe shpreh per kete projekt jane si vijon:
    1. Qe ne fillim ne dokument shprehet se “Kosova do
    të jetë shoqëri shumetnike”. Dakort nese jane kushte
    nderkombetare per te gjithe. Por ketu po shprehemi
    per Kosoven qe shkeputet ne Serbia, po per Serbine
    qe mban brenda vetes rreth 500 mije shqiptare, pa
    folur per etni te tjera, a nuk eshte shoqeri shumetnike?
    A nuk duhen vene kushtet per te gjithe ne momentin
    e ndarjes?
    2. Ne vazhdim: “Kosova do të miratojë Kushtetutën
    ... e cila do të promovojë bashkëjetesën paqësore”.
    Me terheqe vemendjen nje kerkese e tille, prandaj
    edhe bej pyetjen: Po te tjeret si e kane kushtetuten?
    Kosova e di se do te shkoje ne rrugen e integrimit
    evropian, pa nje kushtetute demokratike nuk mundet
    te shkoje, pse ky kusht? A nuk eshte nje lloje si shtetet
    e tjera? Mendoj se ka nevoje per t’u sqaruar fakti pse
    eshte kushtezuar kjo detyre.
    3. Me poshte: “Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë
    gjuha shqipe dhe serbe”. Perse? Kush eshte i
    interesuar te mesoje serbisht? Ne nuk ua ndalojme
    ate serbeve, por mjafte ua kemi diktuar shqiptareve.
    Ne Serbi a do te kete gjuhe zyrtare gjuhen shqipe,
    sepse atje ka shqiptare? Po keshtu duhet pare nese ky
    kusht bazohet ne ligjet nderkombetare, apo eshte
    thjeshte nje deshire per te perkdhelur serbet e Serine.
    4. Ne vazhdim dokumenti shprehet: “Kosova do të
    ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë
    flamurin, stemën dhe himnin, të cilat pasqyrojnë
    karakterin shumetnik të saj”. Cdo te thote kjo, a mos
    ka nje kusht te tille ne Serbi? Po, do te bejme te gjitha
    ato, qe do te beje Serbia per shqiptaret ne trojet e tyre
    ne Serbi. Kjo per faktin se duket sikur Kosoves po
    tentohet ti zhduket morali i saj historik e kombetar.
    Nuk eshte e drejte kjo dhe nuk duhet lejuar edhe nga
    negociatoret, te cilet nuk jane pergjegjes te vetevetes,
    por te kombit dhe historise se kaluar e te ardhmshme.
    5. Nje nen tjeter shpreh: “Kosova nuk do të ketë
    pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të
    ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:13

    shtet apo pjesë të ndonjë shteti”. Duket sikur po
    vendosen disa dogma. Nuk mund te vihen kushte te
    tilla. Kush ka marre pergjegjesine te diktoje popullit
    te Kosoves? Ku eshte vetevendosja si institucion
    nderkombetar i te drejtes se njeriut? Apo per
    shqiptaret ka mendime ndryshe.
    6. Per kthimin e pronave dokumenti shprehet: “Të
    gjithë refugjatët dhe personat e zhvendosur nga
    Kosova do të kenë të drejtën e kthimit dhe kërkimit
    të pronës së tyre dhe posedimeve personale, në pajtim
    me ligjet vendore dhe ndërkombëtare”. Mirepo ku
    jane librat e pronave? A e di Kosova se sa abuzime
    mund te behen me ta? Ky mendoj se mund te
    shfrytezohet nga Serbia si nje kurth. Duhet bere
    kujdes, duhet pastruar mire kjo ceshtje. Duket sikur
    te shperngulur konsiderohen vetem serbet. Po
    shqiptaret qe jane rreth nje milion ne Evrope e
    Amerike? Edhe ata do te kthehen.
    8. Me vjene keq kur lexoje qe me kerkesen e me
    poshtme dokumenti e ve Kosoven ne nje nivel me
    Serbine: “Kosova dhe Republika e Serbisë, në pajtim
    me normat dhe standardet vendore dhe
    ndërkombëtare, do të ndërmarrin të gjitha masat e
    duhura për të përcaktuar dhe ofruar informata sa i
    përket identitetit, vendndodhjes dhe fateve të
    personave të zhdukur, në bashkëpunim të plotë me
    Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK)
    dhe partnerët tjerë relevantë ndërkombëtarë”. Besoj
    se askush nuk eshte kunder bashkepunimit, sidomos
    per ceshtje te tilla humane. Por si mund te
    bashkepunohet me Serbine e cila i di mire te zhdukurit
    se i ka zhdukur vete, jo nje nga nje por si ne kohen e
    fashizmit me mjiera njeheresh, duke i transportuar
    me trena. Ndersa shqiptaret nuk e di si mendohet se
    mund te kene zhdukur serbet. Megjithate
    bashkepunimi duhet te jete ne nivelin me te larte.
    Ama mos mendoni se do te beje te njejeten gje Serbia.
    Prandaj edhe me vjene keq qe ky problem trajtohet
    si shume paqesor per agresorin.
    9. Per mua eshte trajtuar ne menyre te gabuar dhe
    duhet korigjuar ceshtja e fese dhe ne menyre te
    vecante e kishes orthodokese te Kosoves. Le te
    citojme sa thuhet ne nje nen: “Kosova do të sigurojë
    autonominë dhe mbrojtjen e të gjitha konfesioneve
    fetare dhe tërësisë së objekteve fetare brenda territorit
    të saj”. Pse nuk sqarohet, kjo do te jete vetem per
    interesin e Kosoves, jo per interesin e Serbise.
    Ndoshta mund te kihet parasysh dhe te sqarohet qe
    ato institucione do te ruhen per interesin kulturor te
    Kosoves dhe per shfrytesim sipas perkatesise fetare
    nge komuniteti i popullit te Kosoves.
    Me poshte: “Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë
    (KOS), përfshirë klerin dhe pjesëtarët, aktiviteteve
    dhe pronave të saj, do t’i ofrohet siguri shtesë dhe
    masa tjera mbrojtëse për gëzimin e plotë të drejtave,
    privilegjeve dhe imuniteteve të tyre, siç parashihet
    me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje”. Nuk me duket
    fare normale. Nuk ka kishe serbe ne Kosove. Por ka
    kishe orthodokese te Kosoves, sic ka edhe kishe
    katolike dhe xhami te myslimaneve. A mos do te duhet
    qe ne te ardhmen te arrihet ne themelimin e kishes
    orthodokse te Kosoves? Pse keshtu, kur mund te
    themelohet tani bashke me shtetesine e Kosoves? A
    mos duhet te thuhet edhe kishe katolike serbe dhe
    gjami serbe? Duhet te shpjegohen ata qe jane marre
    me keto formulime. Keto formulime realisht jane
    abuzive. Theksoj arthodoksia ne perkete me shume
    ne shqiptareve se sa serbeve, te cileve ne ua kemi
    dhene. Cdo te thote ne Kosove Kishe Orthodokse
    Serbe?
    Ose ne vijim: “Kisha Orthodokse Serbe do të jetë e
    vetmja pronare e pronës së saj në Kosovë”. Pse kush
    eshte kjo kishe serbe qe dashka prona ne Kosove? A
    mos duhet te kete kisha orthodokse shqiptare prona
    ne serbi? Ndoshta po pasi mjafte prej siperfaqeve
    serbe jane ish troje shqiptare. Pra te fiksohet edhe
    kjo ne ligj. Duket sikur kisha serbe dashka te behet
    pronare e Kosoves. Me duket pa vend te jepen
    definicione te tilla. Me vjene keq per ata negociator
    te Kosoves qe nuk e kane sqaruar zotin Ahtisari per
    kete problem, dhe e kane lene te sjelle nje propozim
    te tille.
    Prandaj ne dokument shkohet deri atje sa te
    theksohet: “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN)
    do të themelojë një Këshill Implementues dhe
    Monitorues (KIM), i cili do të monitorojë dhe
    ndihmojë zbatimin e plotë të dispozitave dhe masave
    mbrojtëse të posaçme të cilat i ofrohen KOS dhe
    lokacioneve fetare e kulturore Serbe, siç parashihet
    me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje”. Interesant,

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:13

    po si ka mundesi qe nuk themelohet nje Këshill
    Implementues dhe Monitorues per te gjetur pronat
    shqiptare por ato serbe, kush e kishte pushtuar ate
    toke serbia apo Kosova e kishte pushtuar Serbine? A
    shikohet se c’gabime te medha po behen vetem se
    zoti Ahtisari nuk eshte sqaruar? Jame i bindur se po
    te sqarohet ai do te kuptonte mire se ne Kosove
    gjithecka i perkete Kosoves, qe nga historia, kultura,
    pasuria, etj.
    10. Besoj se gjithekush e kupton sa qesharak eshte
    neni qe ka permbajtjen si vijon: “Të gjitha borxhet e
    Republikës së Serbisë të cilat i ngarkohen Kosovës,
    si rezultat i procesit të alokimit të borxheve, siç
    parashihet me Aneksin VI të kësaj Marrëveshjeje, do
    të konsiderohen detyrime financiare të Kosovës”. Ne
    duam qe Serbia te na ktheje ato qe na ka grabitur e qe
    na ka borgj, ndersa ketu flitet qe Kosova do te marre
    persiper te paguaj borgjet e Serbise. Seriozisht nuk e
    kuptoj llogjiken e ketij neni dhe ajo qe me shqeteson
    me shume nuk e kuptoj llogjiken e negociatoreve te
    Kosoves, si e kane pranuar nje fakt te tille qe eshte
    shume abuziv. Dihet qe per kete ceshtje eshte
    diskutuar ne bisedime. Kurre nuk kisha menduar se
    mund te dilte dikush e te formulonte ne nen te tille
    per Kosoven qofte ky edhe i nderuari zoti Ahtisari.
    11. Me duket e pranueshme dhe shume logjike
    kerkesa: “Kushtetuta e Kosovës do të konfirmojë që
    Kosova nuk ka fe zyrtare dhe që do të jetë e paanshme
    në çështjet e orientimeve fetare”. Eshte shume e drejte
    per arsye se atje ka tre fe dhe asnjera nuk mund te
    jete zyrtare sepse dominon mbi te tjerat, por nuk
    kuptohet, cdo te thote “Kosova nuk ka fe zyrtare”,
    ndersa duhet te jete pergjegjese per themelimin e nje
    feje zyrtare serbe ne Kosove? A mund te konsiderohet
    normalitet ky fakt? Mendoj se ata qe e kane pranuar
    nje fakt te tille duhet te bejne korigjimet perkatese.
    12. Me tej lexojme ne dokument: “Do të parashikojë
    të drejtën e të gjithë qytetarëve të ish Republikës
    Federative të Jugosllavisë të cilët kanë qenë banorë
    të përhershëm të Kosovës më 1 janar të vitit 1998
    dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë për ta fituar
    nënshtetësinë e Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi
    i tyre i tanishëm dhe çfarëdo nënshtetësie tjetër që
    ata mund të kenë”. Shume dakort, por duhet bere
    pyetja: Po ata shqiptare qe kane marre rruget e botes
    si te perndjekur politike nga Serbia gjate 100 vjeteve
    te kolonizimit qe kane pronat e tyre ne Kosove dhe
    ne Serbi si do te trajtohen? Pse merren vetem serbet
    ne mbrojtje? Kush do ti mbroje shqiptaret? Me duket
    se eshte nje arsyetim i njeanshem. Mendoj se eshte
    nje problem qe duhet te jete ne vemendjen e
    negociatoreve per zgjidhje, pasi do te na ndodhe si
    me pronat e Cameve ne Greqi, qe nuk po gjene zgjidhje
    akoma, prej 100 vjetesh.
    13. Kur flitet per veprimtarine e parlamentit, nder te
    tjera me shume terheqe vemendjen formulimi: “Për
    miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve të
    paraqitura si në vijim do të kërkojnë shumicën e
    anëtarëve të pranishëm të Kuvendit gjithashtu edhe
    shumicën e anëtarëve të Kuvendit të cilët mbajnë
    ulëse të rezervuara apo garantuara për përfaqësuesit
    e komuniteteve të cilat nuk janë në shumicë”. Shikoni
    me vemendje sa interesant duket ky kusht, kur shihet
    se eshte ndertuar ne menyre te tille, qe po nuk deshen
    serbet kuvendi nuk mund te miratoje asnje ligj.
    Normalisht mund te kete edhe momente qe
    minoriteteve tu jepet force ligjore, por kjo mund e
    duhet te ndodh vetem ne rastet kur ligji ne fjale lidhet
    direkt me jeten e veprimtarine vetem te minoritetit.
    14. Citojme nga ligji: “Kosova do të ndërmerr të gjitha
    masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët
    mund të jenë objekt i kërcënimeve apo veprave të
    diskriminimit, armiqësisë apo dhunës si rrjedhojë e
    identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor
    apo fetar”. Shume mire kjo per kushte normale. Por
    nuk kuptohet, si do te ndodhe, kur ne Kosove do te
    vendoset, ai qe deri dje ka vrare shqiptare, ai qe njihet
    nga te gjithe per krimet e tij dhe tani vjene te banoje
    prane atij, qe i ka vrare gjithe familjen. A ka mundesi
    te ruhet gjakftohtesia, kur hidhet ideja se ai nuk do te
    mund te preket as nga ligji pasi do te kete mbrojtje te
    vecante sipas ketyre ligjeve qe na referohen ne kete
    pakete statusi? Me thene te drejten duhet pare ky
    problem pasi nuk me duket se cdo gje do te shkoje
    normalisht. Nese do te tentohet qe Kosova te behet
    strehe e krimineleve serbe, nuk mund te jepet siguri.
    15. Jam dakort te kete kopetenca pushteti lokal. Por
    kopetencat duhet te jene deri ne ate mase, sa mos te
    cenojne strategjine e qeverise se Kosoves per
    zhvillimin ekonomik, zhvillimin e planifikimin urban,

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:14

    Përdorimin dhe zhvillimin e tokës, Implementimin e
    rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve të kontrollit
    të ndërtimit, mbrojtjen e mjedisit, etj. Ndersa sic eshte
    shprehur projekti, decentralizimi, duket se hyne shume
    ne kopetencat e qeverise dhe prishin ekuilibre
    strategjike. Mendoi qe negociatoret ti kushtojne
    vemendje edhe ketij problemi.
    16. Me gjithe konsideraten per te nderuarin Ahtisari,
    ne vazhdim te ketij drafti duket se kur vjene puna
    per procesin arsimor te serbeve ne gjuhen serbe ne
    Kosove, ligjerohen disa praktika qe do te jene
    problematike per te ardhmen, Konkretisht thuhet:
    “Shkollat të cilat vijojnë mësim në gjuhën serbe mund
    të zbatojnë planprograme apo tekste shkollore të
    hartuara nga Ministria e Arsimit të Republikës së
    Serbisë, pas njoftimit ndaj Ministrisë së Arsimit,
    Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Negociatoret
    duhet te kene parasysh se ne praktiken serbe per
    shqiptaret ndonjehere nuk eshte thene ndonje fjale
    qe te jete miqesore. Ne gjithe historine njihet vetem
    propaganda antishqiptare e denigrimit shqiptar, e
    mohimit te historise shqiptare e mohimit te kombit
    shqiptar e mohimit te intelektit shqiptar, etj. Pra edhe
    kur Serbia te perpiloje tekste si ato qe ka aktualisht
    me pjese te konsiderueshme kunder shqiptare dhe te
    mbjelljes se urrejtjes nderetnike, ne Kosove sipas ketij
    drafti do te jepen per shkollat ne komunat serbe.
    Eshte vertete nje premise per nje te ardhme gjithe
    konflikte ne Kosove midis etnive, si rrjedhoje e
    nderhyrjeve te Serbise ne punet e brendeshme te
    Kosoves, duke e patur te ligjeruar.
    17. Me poshte lexojme: “Komunat (eshte fjala per
    komunat me popullsi serbe) do të kenë të drejtë të
    bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me
    komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë
    qeveritare, të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i
    tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare
    dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në
    implementimin e kompetencave komunale”. Mendoj
    se duhet sqaruar sepse nuk ka mundesi qe per
    filozofine e ndertimit te shtetit do te punoje shteti i
    Kosoves, ndersa per ta implementuar do te punoje
    ne Kosove shteti i Serbise? Ky eshte paradoks. Nese
    ka dicka qe vertete duhet bashkepunuar le te
    bashkepunohet, por duke sanksionuar gjithecka sakte
    dhe qarte. Ndoshta dikush do te mendoje se ka hapsire
    duke u bazuar tek shpjegimet ne draft si vijon:
    “Komunat do të njoftojnë Ministrinë për
    Administrimin e Pushtetit Lokal të Kosovës
    paraprakisht për çfarëdo qëllimi për t’u angazhuar në
    një bashkëpunim të tillë. Njoftimi do të përfshijë draft
    marrëveshjen ndërmjet të komunës dhe institucionit
    partner të propozuar të Serbisë”. Por kjo eshte nje
    lloje sikur njoftojme komshiun se do te leme shtepine
    vetem e te kujdesen qe mos te na demtohet gje. A
    keto do te jene marrdhenjet e shtetit te Kosoves me
    Banoret e Kosoves? Me ata qe seriozisht jane banore
    te Kosoves?
    18. Sipas ketij projekt ligji jane krijuar gjashte komuna
    te pastra me popullsi serbe. Mendoj qe negociatoret
    duhet te jene te kujdeseshem pasi vertete me duket
    se keto krijesa jane bere artificialisht e ne shqiptareve
    gjithnje na kane sjelle probleme pikerisht
    artificializmat. Eshte a normale te kerkosh sot ne
    Kosove zona te pastra per serbet apo me serbet. Nuk
    mendoj se do te vazhdoje akoma kolonizimi serb ne
    Kosove. Tashme eshte detyre ti thuhet mjafte Serbise
    e gjithkujt qe i behet bisht. Negociatoret Duhet ta
    sqarojne mire kete problem pasi nuk me duket normal
    e do te sjelle probleme ne te ardhmen.
    19. Ne nenin ku krijohet Këshilli Gjyqësor i Kosovës
    me 15 anetare te bene pershtypje qe komuniteti
    shqiptar do te kete 5 gjyqtar, por qe duhet te
    perzgjidhen qe te jene te pranueshme per strukturat
    nderkombetare ne Kosove. Ndersa 6 do ti kene
    minoritetet dhe 2 nderkombetaret. Domethene
    shqiptaret me 92% popullsi do te perfaqesohen vetem
    38%. Eshte vertete shume e cuditeshme kjo praktike.
    Dhe me poshte: “Të gjithë anëtarët e KGJK-së duhet
    të posedojnë kualifikime relevante profesionale dhe
    përvojë të nevojshme për punën e KGJK-së”. Po nese
    pretendohet se nuk ka persona te specializuar ne
    shkallen e duhur nga minoriteti serb, mos duhet te
    merren nga Serbia sic kemi marre Janollatosin ne ne
    Greqi?
    20. Edhe nje here per Kishen Orthodokese, pasi per
    cudi ze nje vend shume te gjere ne kete draft,
    konkretisht drafti shprehet: “Kisha ortodokse serbe
    (KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje dhe gëzim të

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:14

    të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç
    parashikohet me këtë Aneks”. Duhet te kihet
    parasysh se Kisha orthodokse eshte pasuri kulturore
    e Kosoves. Termi “Kisha Orthodokse Serbe” eshte
    abuzim, sic po tentohet te quhet greke kisha
    orthodokse shqiptare ne Republiken e Shqiperise. A
    mos ne Evrope ka ndonje semundje antishqiptare qe
    duan ta quajne popullin shqiptar inekzistent, apo
    ndoshta ndonje pjese populli pa origjine? Me thene
    te drejten nuk duhet lejuar nje dukuri e tille pasi po e
    rendon mjafte moralin e popullit shqiptar ne hapsiren
    shqiptare ballkanike. Kisha orthdokse, kisha katolike
    dhe xhamia jane pasuri e Kosoves dhe do te
    administrohen, shfrytezohen dhe ndertohen vetem
    nga populli i Kosoves. Apo sipas ketij koncepti do te
    vije te marre Vatikani kishen katolike e Iraku apo
    dikush tjeter xhamite. Shaka te tilla me kulturen tone
    nuk duhen lejuar. Nese u bene disa veprime kuptohet
    jo normale me disa kisha orthodokse te ndertuara
    nga Miloshevici edhe atje ku nuk duheshin, kjo nuk
    do te thote se duhet ti merret krejt kisha Kosoves e ti
    jepet Serbise.
    Dhe ne vazhdim thuhet: “Kosova do ta njeh Kishën
    ortodokse serbe të Kosovës, duke përfshirë
    manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen
    për qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës
    ortodokse serbe me seli në Beograd”. Si ka mundesi
    te arrihet seri atje sa te tentohet te shkaterrohet nje
    kulture popupore per hire te interesit te Beorgadit? A
    ka moter kjo praktike qe te pranohet per Kosoven?
    A ka ndonje vend tjeter qe kishen ta kete me strukture
    dhe seli jashte vetes?
    Lexoni nenet qe shihen qarte se jane paradoksal:
    “Kosova do ta respektojë emrin edhe organizimin e
    brendshëm të Kishës ortodokse serbe, duke përfshirë
    këtu edhe hierarkinë dhe aktivitetet e saj”. Ose me
    poshte: “Kosova garanton që prona e luajtshme dhe
    e paluajtshme si dhe pasura tjetër e Kishës ortodokse
    serbe, është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt
    i eksproprijimit”. Kisha eshte ndertuar ne token e
    Kosoves per popullin e Kosoves dhe do ti sherbeje
    atij populli prandaj edhe eshte prone e tij jo e dikujt
    tjeter sic pretendohet te nxiret ne kete draft. Sepse
    keshtu po na del qe vetem nepermjet kishes po i leme
    Serbise te drejten e pronesise mbi 10% te siperfaqes
    se tokes se Kosoves. Kjo eshte si puna e gozhdes se
    Nastradinit. Jo, askush nuk duhet lejuar te jete pronar
    i tokes se Kosoves jashte kosovarevet.
    Duke vazhduar me Kishen Orthodokese prap
    lexojme: “Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të
    ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në
    menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet
    e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në
    objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe
    të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë
    nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në
    lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të
    drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin”. Pse serbet e
    Kosoves konsiderohen ne kete propozim si nje
    strukture jashte Kosoves? A mos po duket se po
    bejme nje mashtrim e arrnim? Ne cdo rast per serbet
    flitet si per dike jashte Kosoves, jo nje lloje si per
    gjithe popullin e Kosoves. Eshte detyre e grupit
    negociator te Kosoves te mos binden per arrnime te
    tilla shume problematike. Deklarim me te rende per
    Kosoven e pronen e saj se shpreja “...objektet të cilat
    janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të Republikës
    së Serbisë” nuk ka. Pra nese negociatoret nuk jane ne
    gjendje te mbrojne pronesine e Kosoves le te therrasin
    popullin ne ndihem. Populli nuk eshte vetem per te
    brohoritur, por edhe per te ndryshuar gjendjen kur
    ajo degradon, si ne kete rast.
    A eshte normale te thuhet: Kosova do t’i ofrojë Kishës
    ortodokse të Serbisë privilegje doganore dhe tatimore,
    krahas atyre privilegjeve të cilat i gëzojnë të gjitha
    fetë e Kosovës”, Pse feja orthodokse a nuk eshte fe e
    Kosoves?
    Ose me poshte: “Kishës ortodokse serbe, manastireve
    dhe kishave të saj, dhe objekteve tjera fetare dhe
    kulturore të rëndësisë të veçantë për komunitetin serb
    të Kosovës, do t’i ofrohet siguria e nevojshme”. Te
    jete e qarte se nuk mund te kete asnje ruajtje e siguri
    nga askush nese nuk quhen keto objekte si pjese e
    kultures kosovare. Kultura e nje vendi te huaj sipas
    ketij koncepti nuk ka pse instalohet ne Kosove dhe
    ne asnje vend tjeter. Ky eshte nje lloje abuzimi per
    hater te Serbise. Nese lejohen ligjerime te tilla do te
    kete probleme te vazhdueshme.
    Pse duhet te jete ne ligj kjo kerkese: “Kosova do të
    garantojë lirinë e lëvizjes për klerin dhe anëtarët e
    Kishës ortodokse serbe brenda Kosovës dhe sipas

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:15

    nevojës do të ofrojë aranzhime të nevojshme sigurie
    për këtë lëvizje”. Mendoj se nuk ka fare nevoje.
    Askush nuk do te merret me kleriket. Por me kleriket
    e Kosoves, jo me kleriket e Serbise. Serbia le ti mbaje
    kleriket e saj ne serbi. Ne Kosove kleriket le te jene
    nga serbet e Kosoves dhe nga shqiptaret e Kosoves
    ose te tjeret por vetem te Kosoves. Instalime fallse
    nuk kemi pse bejme.
    Jane pikerisht fallsitetet ne kete fushe qe arrihet deri
    atje sa te shprehet: “Këshilli implementues dhe
    monitorues (KIM) do të themelohet, dhe do të thirret
    rregullisht për të monitoruar dhe lehtësuar zbatimin
    e dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, që ka të bëjë
    me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare
    serbe në Kosovë”. A nuk eshte ky veërtete nje
    skandal? C’do te thote mbrojtje e trashgimise kulturore
    serbe ne Kosove? Nuk kuptoj si ka mundesi te kete
    llogjike te tille? A mos dyshohet per autoktonine dhe
    lashtesine e popullit shqiptar ne trevat e Kosoves?
    Dhe prap: “Përveç kryesuesit, KIM do t’i ketë shtatë
    (7) anëtarë tjerë. Nder ta edhe “Kisha ortodokse
    serbe”. Ne asnje menyre nuk mund te ndodhe kjo.
    Kisha ortodokse serbe nuk mund te jete prezente ne
    mbrojtjen e vlerave kulturore te Kosoves. Kosova
    nuk ka asnje lidhje me Kishen ortodokse serbe, kisha
    orthodokse eshte e Kosoves, duhet te sqarohet mire
    ky problem e te hiqet nga mendja se mund te mbahen
    vartesi te Kosoves nga Beogradi, qofte kjo edhe Kisha
    Orthodokse Serbe. Kjo ceshtje ka per te sjelle
    probleme te pa fund.
    21. Drafti ligjor i Zotit Ahtisari merr persiper te ligjorje
    qe Kosova te marre persiper te paguaj edhe borgjet e
    Serbise. Me duket interesant ky moment per faktin
    se Kosova paska borgje pse ka qene e pushtuar, paska
    borgje pse eshte shfrytezuar, paska borgje pse eshte
    vrare e masakruar, paska borgje pse eshte tjetersuar
    ne nje siperfaqe te madhe te tokes se saj, paska borgje
    pse asgje nuk eshte investuar mbi te, jo nga borgjet,
    por as nga pasuria e saj.
    22. Persa u perkete kufijeve te Kosoves thuhet:
    “Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare
    e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda
    Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu
    siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988,
    përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e
    demarkacionit në mes të Republikës Federative të
    Jugosllavisë dhe Republikës Federative të
    Maqedonisë më 23 shkurt 2001”. Me duket se nuk
    eshte me vend te veme dore mbi ate teritor qe eshte
    lare me gjak nga UCK-JA. Nuk eshte e arsyeshme te
    ti lihet e drejte Serbise te marre vendime per Kosoven
    pas vitit 1999.
    23. Thuhet qe do te krijohet Forca e Sigurise se
    Kosoves. Mire kjo. Po pse thuhet qe: “TMK-ja do të
    shpërbëhet”. A eshte normale te kerkohet nje e tille
    shperberje? Per mendimin tim kjo eshte nje lloje si te
    besh tradheti kombetare. TMK dihet publikisht qe
    eshte pasardhese e UCK-se. Nuk eshte e fshehte kjo.
    Prandaj edhe nuk duhet pranuar. Nuk mund te
    shperbejme vlerat tona. UCK-ja eshte vlere
    kombetare. Kush e ka frike le te largohet nga politika
    e nga terreni qe i perkete asaj. TMK-ja ka 7 vjete qe
    stervitet dhe i sherben Kosoves. Ajo kete moment
    ka pritur qe te kthehet ne ushtri te Kosoves. Ndersa
    ne sot tentojme ti themi qe ti TMK nuk do te jesh
    me, ti nuk do te ekzistosh. Kjo Jo.
    24. Se fundi lexojme ne draftim e zotit Ahtisari qe
    vihet detyre te perpilohen ligje per probleme nga me
    te ndryshmet. Shume mire edhe “ligj per themelimin
    e zonave te mbrojtura” sic kerkohet le te behet. Por a
    nuk duhet ligj edhe per: Per statusin e Familjes Jashari;
    Per statusin e Luftes Clirimtare te Kosoves; Per
    statusin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves; Per statusin
    e veterantit te Luftes Clirimtare te Kosoves; Per
    statusin e invalidit te Luftes Clirimtare te Kosoves;
    Per statusin e Deshmorit te Atdheut; Per veprimtaret
    dhe luftetaret per ceshtjen kombetare nga viti 1912 e
    deri 1981, etj.
    Tirane, 10 shkurt 2007.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:16

    B A R O M E T R I D I P L O M A T I K
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI
    NUK JANË FAJTORË “KËNGËTARËT” GREK, POR
    GREQIA “DEMOKRATIKE-EVROPIANE” DHE
    POLITIKA E KORRUPTUAR DHE E
    DEFAKTORIZUAR E SHQIPËRISË NË BALLKAN


    * Nuk thuhet kot në popull, “ Kur vdes i Zoti
    i shtëpisë, edhe minjtë lozin valle”!
    Nuk është tragjike se çfarë këngësh
    antishqiptare këndojnë nacional-shovinistët
    grekë në Greqi, por është abusrde, e papranueshme
    dhe tragjike se si në heshtje dhe haptazi ka vërshuar
    me të madhe vala e greqizimit përbrenda në Shqipëri,
    duke ndërtuar kisha të panumërta dhe shkolla jo
    vetëm në mjediset e banuara me minoritetin grek,
    por edhe në ato vise (fshatra dhe qytete) ku nuk
    ekzisotn asnjë pjesëtar i minoritetit grek. Gjithashtu,
    tragjike dhe e pakuptueshme është se si në krye të
    Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qe dy
    dekada është “fronëzuar” peshkopi grek, Anastas
    Janullatos. Po ashtu, tragjikomike dhe iracionale është
    se si Anasatas Janullatosi është shpallur “qytetar
    nderi” i Tiranës nga ana e disa autoriteteve qeveritare
    shqiptare. Krahas këtyre të të gjitha diefketeve dhe
    të metave, gabimi më i madh dhe i pafalshëm politik
    dhe diplomatik i qeverisë së Shqipërisë është
    normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me
    Greqinë në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur dihet se
    (as atëbotë e as sot) Greqia gjenocidale nuk e njeh
    problemin çam dhe të Çamerisë shqiptare?!
    Shikuar në këtë prizm të këndvështrimit tonë, nolens
    volens shtrohen edhe këto pyetje qenësore: (1) Pse
    B A R O M E T R I D I P L O M A T I K
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI
    NUK JANË FAJTORË “KËNGËTARËT” GREK, POR
    GREQIA “DEMOKRATIKE-EVROPIANE” DHE
    POLITIKA E KORRUPTUAR DHE E
    DEFAKTORIZUAR E SHQIPËRISË NË BALLKAN
    qeveria shqiptare e Tiranës ka lidhur marrëdhënie
    diplomatike me Greqinë, para se të zgjidhet problemi
    i Çamerisë? (2) Pse qeveria e Tiranës qe pothuajse dy
    dekada nuk ka qenë e interesuar që të zgjidhë
    problemin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke
    krijuar dhe hapur vende pune në Shqipëri në mënyrë
    që t’i shpëtonte ata në aspektin ekonomik, material,
    social dhe ekzistencial etj.? (3) Pse qe 20 vjet në
    Shqipëri nuk është ndërtuar asnjë fabrikë , asnjë
    kombinat i industrisë së lehtë të prodhimit dhe të
    përpunimit të frutave, të perimeve, si dhe të
    produketeve të tjera nga fusha e bujqësisë, e blegtorisë
    dhe e turizimit etj., ku do të gjenin punë me qindra
    dhe mijëra punonjës shqiptarë? (4) Pse qe 20
    qëndrojnë të mbyllura, të braktisura, nuk
    funksionojnë dhe, ende nuk janë rinovuar dhe
    modernizuar fabrikat dhe uzinat e industrisë së rëndë?
    (5) Pse fuqia punëtore shqiptare dhe Shqipëria qe 20
    vjet të “mbijetojnë”, të varura dhe të ndërvarura nga
    ekonomia dhe tregtia e Greqisë, kur dihet se Shqipëria
    nuk ka 30 milionë banorë, por mbi 3 milionë sish? (6)
    Edhe sa dekada nevojitet të kalojnë, që qeveria
    shqiptare të vendosë për fatin e çdo qytetari shqiptar,
    e jo ata t’i lërë në “ mëshirën” e keqtrajtimit dhe të
    torturës së shtetit grek? (7) Pse qe 20 vjet asnjë nga
    qeveritarët shqiptarë nuk treguan kurrfarë aftësie, as
    kapaciteti intelektual, politik, kombëtar dhe shtetëror,

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:16

    që me veprat dhe me të arrirat e tyre konkrete, t’i
    bindin shqiptarët se shpëtimi dhe e nesërmja e tyre e
    lumtur dhe ndritshme, duhet kërkuar vetëm në
    Shqipëri, jo në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi, në
    Maqedoni, në Evropë, në Amerikë, në Argjentinë,
    në Australi, në Kinë dhe në Rusi etj. ? Përderisa në
    mendje dhe në praktikë, të manipulohet me fatin dhe
    me ekzistencën e shqiptarëve, nën parullën
    demagogjike të “reformatorëve” dhe të
    “demokratëve” të korruptuar të “elitës politike”
    zyrtare të Tiranës, se “emigrimi ekonomik (me theks
    të posaçëm në Greqi!) është i vetmi shpëtim i
    shqiptarëve”, kuptohet as Greqia me aleatët e saj
    kolonialistë sllavë dhe, asnjë shtet tejtër në botë nuk
    do të na “bëjë hesap”, nuk do të çmojë, as respektojë
    si partner serioz dhe të denjë, në asnjë aspekt të
    zhvillimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve
    të ndërsjella ekonomike, politike, diplomatike dhe
    tregtare etj. Ndër të tjera, të gjitha këto deformime
    dhe devijime kardinale të politikës së qeveritarëve
    “demokratë” dhe “reformistë” të Tiranës (drejtazi dhe
    zhdrejtazi) kanë ndikuar negativisht, edhe në
    marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Tiranës dhe
    Athinës, si rrjedhim i mungesës së ndërtimit të
    mirëfilltë të staregjisë së objektivave prioritare të
    politikës së brendshme dhe të jashtme në favor të
    mbrojtjes dhe të avancimit të interesit të përgjithshëm
    kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë.
    (1) Jo befasi, as frikësim e as kanosje nga “bregu i
    fildisht”, por vigjilencë dhe veprim konkret kundër
    së keqes greke dhe grekomane në Shqipëri
    Ne, nuk duhet të shqetësohemi, as të befasohemi
    tej masës se çfarë këndojnë ushtarët grekë gjatë
    stërvitejve ushtarake nëpër poligonet e kazermave
    të tyre në Greqi, sepse, fundja, ata janë në shtëpinë e
    tyre. “Mësuesit” e tyre e dijnë se çfarë këngësh
    antishqiptare apo antiturke, duhet të këndojnë ata.
    Ajo është “çështje e tyre e brendshme”(!).
    Mirëpo, ne mbajmë përgjegjësi dhe e kemi për detyrë
    që të interesohemi jetësisht se çfarë “këngësh
    patriotike dhe demorkatike shqiptare” janë duke
    kënduar qe dy dekada me radhë në Tiranë, peshkopi
    grek, Anastas Janullatos dhe minoriteti grek në
    Himarë, në Gjirokastër etj., sepse ndodhen brenda
    territorit të shtetit shqiptar dhe, si të tillë e kanë për
    detyrë që t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e
    Republikës së Shqipërisë e jo të veprojnë në
    shpërputhje me to, duke tentuar që t’i fajësojnë
    shqiptarët për qëndrimet e tyre destruktive dhe për
    veprimet e tyre antishqiptare, në saje të mbështetjes
    dhe të instruksioneve grekomëdha të shërbimeve të
    ndryshme të politikës zrytare të Greqisë.
    Prandaj, ne duhet të interesohemi seriozisht dhe
    denjësisht se si të gjejmë rrugën e arsyeshme dhe të
    drejtë të preventivës për t’i ndaluar përzierjen,
    ndërtimin e shkollave dhe të kishave greke. të
    panevojshme grekekëngët, brohortijet, parullat dhe
    veprimet antishiptare të politikës zyrtare greke, e cila
    ka penetruar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë.
    Sipas gazetës greke “Ta Nea”, qëmoti qenka bërë
    “zakon i detyrueshëm” që në radhët e ushtrisë greke
    (gjatë ushtrimit të stërvitjeve të ushtarëve të saj në
    terren) të këndohen këngë me moto antishqiptare
    dhe antiturke etj. Së fundi, këtë dukuri të shëmtuar,
    gazeta “Ta Nea” e ka nxjerrë në dritë përmes rënies
    në gjurmë të tri viedokasetave të tilla ekzistuese, ku
    ndër të tjera, ushtarët grekë këndojnë edhe kështu :
    “litar do të bëjmë nga zorrët e shqiptarëve, kurse
    këpucë do të bëjmë nga lëkura e turqve.”
    (www.liriakombtare.com, 4.03.2007).
    Lidhur me “eurekën” e këtij fenomeni “racist” të
    ushtrisë greke, siç është shprehur edhe shkrimtari ynë,
    Sabri Godo, kohëve të fundit, me të drejtë po
    debatohet me të madhe në opinion publik shqiptar.
    Mirëpo, deri tani, si duket, trajtimi i këtij problemi
    është bërë në mënyrë tejet simplifaktive dhe, madje
    edhe euforike, si rrjedhim i pushtimit të emocioneve
    spontane kundër “ befasisë së çastit” të ushtrisë greke.
    S’ka dilemë se këndimi i këngëve të ushtarëve grekë
    me përmbajtje antishiqptare është për çdo gjykim,
    sepse nxit dhe apostrofon ringjalljen e urrjetjes dhe
    armiqësinë ndërnacionale dhe ndërshtetërore mes dy
    popujve, të armiqësuar me shekuj për shkak të
    politikës pushtuese hegjemoniste dhe kolonialiste të
    Greqisë mbi territorin dhe mbi popullin etnik shqiptar
    (Çameria dhe Epiri). Pra, në rastin konkret, shkaku
    dhe pasoja duhet kërkuar në një sfond më të thellë,
    më të gjerë dhe më kompleks të historisë gjeopolitike
    të marrëdhënieve të derisotme midis Greqisë dhe

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:16

    Shqipërisë.
    Kuptohet, e drejtë e çdo inidividi apo kolektiviteti
    është që, kur vjen në shprehje cenimi dhe fyerja e
    rëndë e tyre qoftë mbi bazën e dinjitetit njerëzor,
    qoftë mbi bazën kombëtare, fetare, etnike etj., të
    reagojnë atypëraty edhe si individ, edhe si kolektivitet
    i organizuar, sepse e keqja, shpifja dhe e pavërteta
    nuk duhet pranuar kurrë, pavarësisht nga çmimi dhe,
    pavarësisht se kush qëndron pas tyre (individi, grupi,
    populli apo shteti).
    Pse gjatë periudhës së viteve të pushtetit popullor
    socialist në Shqipëri, në ushtrinë, as në shoqërinë e
    Greqisë nuk këndoheshin këngë me “nota”
    antishqiptare? – Sepse, Shqipëria nuk ishte e varur
    nga Greqia, duke kërkuar nga ajo shpëtim, punësim,
    pensione, kredi, investime dhe mallra të ndryshme
    etj., për të greqizuar shqiptarët dhe Shqipërinë, ashtu
    siç po ndodh qe 18 vjet me regjimet antipopullore
    dhe antidemokratike të Shqipërisë, të drejtuara nga
    individë, grupe dhe haranga të ndryshme politike, që
    lufotjnë vetëm për të qëndruar sa më gjatë në pushtet,
    jo për të mirën e interesit të përgjithshëm të popullit
    dhe të shtetit shqiptar, por për ledverdinë e interesit
    të tyre personal, grupor, partiak, ideologjik,
    ekonomik, tregtar dhe karrierist.
    Pra, edhe në këtë kontekst, duhet të vështrohet
    “fenomeni i ri” paradoksal i këndimit të këngëve
    antishqiptare nga ushtria greke. Neve nuk kemi
    nevojë të angazhohemi, as të shpenzojmë kohë për
    t’i gjetur se cilët janë ata ushtarë, që paskanë kënduar
    apo që do të këndojnë edhe në të ardhmen “parodi”
    me nota muzikore antishqiptare, por për ne, e
    rëndësishmja është që, t’i indetifikojmë dhe t’i
    neutralizojmë me kohë, interesat dhe veprimet
    subversive të parapavijës së thellë të politikës
    pushtuese shekullore të “kompozitorëve” dhe të
    “dirigjentëve” të “korit diplomatik” ndërsyes të
    qeverisë greke, e cila qe 18 vjet rresht është infilturar
    në çdo segment të jetës ekonomiko-politike dhe
    shoqërore të shtetit shqiptar, me të vetim qëllim të
    fundit që, përmes “reformave demokratizueseintegruese”
    politike, ekonomike dhe tregtare
    (natyrisht, duke manipuluar para bashkësisë
    ndërkombëtare, edhe me minoritetin grek në Shqipëri,
    ashtu sikurse Serbia me minoritetin serb në Kosovë,
    kinse janë të “ndrydhur nga padrejtësitë” e shumicës
    dërrmuese shqiptare), ta realizojë strategjinë e
    interesave të saj prioritare në asmilimin e numirt sa
    më të madh të shqiptarëve. Këtë strategji dhe taktikë
    perfide në kurriz të greqizimit të territoreve të
    caktuara shqiptare, e provojnë edhe ndërtimi i qindra
    kishave e mejtepeve greke jo vetëm në Jug, por edhe
    në pjesët e tjera të Shqipërisë.
    Interesat vitale të kombitr shqiptar në Ballkan dhe të
    Shqipërisë nuk mund të mbrohen me “standadet
    demorkatike” greko-serbe dhe, në saje të profitit
    antihuman të “tregut të lirë”, sepse shqiptarët dhe
    Shqipëria Etnike nuk janë mall konsumi as i Greqisë,
    as i Serbisë e as i partnerëve të tyre tradicionalë
    hegjemonistë sllavë. Këtë fakt të rëndësishëm dhe
    jetik, duhet ta kenë mbajtur parasysh si shtetet
    kolonialiste fqinje (Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe
    Maqedonia), ashtu edhe politikat e falimentuara
    kollaboracioniste shqiptare me “pazarxhinjtë” dhe me
    “nudistët” e tyre në krye, të tipit Edi Rama.
    Gjithashtu, edhe trazirat e paradokoshme në Himarë
    (ku minoriteti grek përmes formave të ndryshme
    shantazhiste antishqiptare, natyrisht, sipas mësimeve
    politike të Athinës dhe “bekimeve fetare” të Anastas
    Janullatosit në Tiranë, ka kënduar dhe po këndon
    këngë antishqiptare, duke brohoritur se “Himara
    është greke” etj.) refelektojnë thellësisht se Greqia
    është ndërlikuar në mënyrë flagrante në destabilizimin
    e rendit politkko-shoqëror dhe shtetëror të
    Shqipërisë. Kjo strategji dhe taktikë e fshehtë dhe e
    hapur e politikës antishqiptare e Greqisë në Shqipëri,
    është bërë e njohur që nga shfaqja e organizatës
    subversive dhe famëkeqe “Omonia” (pjesëtarët e së
    cilës, edhe pse në mënyrë misterioze e patën vrarë
    një ushtar shqiptar në gjumë në kazermën ushtarake
    shqiptare, ata nuk u ndëshkuan nga gjyqi shqiptar i
    Tiranës, si rrjedhim i ushtrimit të trsynisë së politikës
    ndërkombëtare) në vitin 1994 të dekadës së fundme
    të shekullit XX.
    Vërtet, politika zyrtare e Shqipërisë, duhet ta dënojë
    botërisht aktin skandaloz të ushtarakëve grekë, të cilët
    kanë kënduar këngë antishqiptare. Mirëpo, kjo nuk
    mjafton, që qeveria greke të ketë marrë ndonjë mase
    ndëshkuese kundër “këngëtarëve” ushtarake grekë,

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:18

    pavarësisht nga përgjigjet e saj premtuese “notave”
    dhe “prememorieve” të qeverisë së Shqipërisë,
    drejtuar qarqeve dhe institucioneve më të larta të
    shtetit grek.
    Për të parandaluar të keqen greke, e cila qe 20 vjet pa
    asnjë arsye valide ka vërshuar në Shqipëri (me
    tendencë që të krijojë pakëaqësi te përfaqësuesit e
    minoritet grek), politika e jashtme dhe dipomacia
    shqiptare, duhet të ndërmarrin hapa energjikë dhe
    racionalë, duke paralajmëruar Greqinë, se po qe se
    ajo edhe më tej injoron zgjidhjen e drejtë të çështjes
    koloniale të Çamërisë, si dhe nëse vazhdon me
    krijimin e “inicidenteve” të tilla antishqiptare, duke
    pretenduar që, edhe më tej, të përzihet në çështje të
    brendshme të Shqipërisë, do të vijë në shprehje prerja
    e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe
    Greqisë, pavarësisht nga fakti se ajo është anëtare e
    Bashkimit Evropian(BE) dhe, pa marrë parasysh
    faktin se, edhe Shqipëria është duke ëndërruar dhe
    shpresuar se “me nidhmën” e Greqisë së Anastas
    Janullatosit, do të ketë fatin, të aderojë në BE, si
    anëtare me të drejta të plota.
    NJOFTIM PËR
    SHTYP I KËSHILLIT
    ORGANIZATOR TË
    KUVENDIT
    MBARËSHQIPTAR
    1. Komisionin për përgaditjen e të gjitha projektdokumenteve
    (Projekt-Platformës së Bashkimit Kombëtar
    dhe Projekt-Statutit të Asamblesë Kombëtare Shqiptare);
    2. Komisionin për kontakte me të gjitha institucionet, partite
    politike, organizatat, shoqatat dhe intelektualët atdhetarë
    në të gjitha hapsirat e Shqipërisë Natyrale dhe në diasporë;
    3. Komisionin për përgaditjen, mbajtjen, zhvillimin dhe
    përfundimin me sukses të Kuvendit Mbarëshqiptar.
    Pëmes këtij NJOFTIMI PËR SHTYP, gjithë opinionin
    publik kombëtar dhe ate ndërkombëtar e njoftojmë se
    detyrat kryesore të Këshillit Organizator të Kuvendit
    Mbarëshqiptar janë :
    1. Të përgadisë të gjitha pojekt-dokumentet që do të
    miratohen në Kuvendin Mbarëshqiptar, siq është Platforma
    e Bashkimit Kombëtar dhe Statuti i Asmablesë Kombëtare
    Shqiptare;
    2. Të marrë kontakt me të gjitha institucionet shtetërore të
    Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, me të gjitha partite
    politike, organizatat, shoqtatat dhe intelektualët shqiptarë
    në të gjitha hapsirat shqiptare dhe në diasporë, si dhe të
    kërkojë prononcimin e tyre pro ose kundër mbajtjes së
    Kuvendit Mbarëshqiptar;
    3. Të përgadisë, në një afat kohorë sa më te shpejtë, mbajtjen
    e Kuvendit Mbarëshqiptar, në të cilin, pos miratimit të
    Platformës së Bashkimit Kombëtar dhe të Statutit të
    Asamblesë Kombëtare Shqiptare, do të zgjidhen edhe të
    gjitha organet drejtuese të saj.
    Tiranë, 25 NËNTOR 2006.
    KRYESIA E KESHILLIT ORGANIZATOR
    TË K U V E N D I T M B A R Ë S H Q I P T A R ;
    K R Y E T A R I, Gjeneral KUDUSI LAMA (d. V.)

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:22

    Orfe@ shkruajti:Nga Rajmonda MALEÇKA

    O P I N I O N


    PËRBRENDA-RIPUSHTIMI SERB NË
    KOSOVË…

    A ka arsye që Ahtisari t’i marrë në konsideratë
    të gjithë opinionet shqiptare, lidhur me
    qëndrimin që ato kanë mbajtur rreth njërit prej
    akteve më të shenjta dhe më të rëndësishme për
    gjithë këto 100 vjetët e fundit?
    Që në momentin e parë kur emri i tij doli në dritë,
    prej nga OKB-ja e kishte “statusuar” Ahtisarin si
    njërin nga njerëzit më të rëndësishëm, të njërës nga
    çështjet më delikate në Ballkan, veçmas të një
    çështje që në zhvillimet e Rendit të Ri Botërorë, do
    të ketë kuptimësinë dhe gjuhën e vet, shqiptarët,
    njëri nga popujt, i cili në kufinjtë e një shekulli ka
    patur më shumë viktima dhe suspendime se sa në
    një vend tjetër ku është zhvilluar luftë apo vazhdon
    që të zhvillohet përsëri luftë. Mbi gati një million
    shqiptarë janë përpirë nga “keqkuptimi” i madh dhe
    nacionalizmi shovinist serb në gati një shekull.
    Ahtisari, para se sa të vinte në Ballkan, do t’i duhet
    të dinte rrënjët e thella të konfliktit ballkanik,
    mënyrën, mjetet dhe mekanizmat se si është krijuar
    ajo çështje dhe për më tepër duhej të dinte mirë
    heshtinë e Evropës për gati një shekull për këtë
    çështje, e cila edhe pse ka qenë një llogore e hapur
    askush nuk denjoi ta bënte pjesë të zgjidhjes.
    Ahtisari duhet të dinte se kush kanë qenë aktorët e
    kësaj tragjedie të vërtetë, të cilën shqiptarëve u është
    dashur ta “luajnë” gjatë një shekulli të përgjakshëm
    në trojet e veta.
    Ahtisari duhet të kishte mësuar se kush ishin dhe
    janë etnikët e parë në gadishullin ballkanik, aq më
    tepër shqiptarët, të cilët janë luftuar me “armët” më
    barbare që mund të përdoret në historitë e popujve,
    të manipulimit historik.
    Ahtisari duhej të dinte se në historinë e pandershme
    të pushtuesit më tipik Serbisë, ka patur dhe vazhdon
    të ketë shërbim dhe që vazhdon të mbajë flamurin e
    shovinizmit, ka qenë dhe mbetet Kisha Orthodokse,
    e cila vazhdon të bëjë një betejë krejt ta papërligjur
    dhe pa asnjë realitet historik, lidhur me historinë e
    saj dhe atë të kishës orthodokse shqiptare, e cila në
    Kosovë dhe në të gjithë hapsirën shqiptare ka
    historinë e saj, të cilën ajo e njeh dhe e vlerëson si
    pjesë të qytetrimit të vet.
    Pse kundërshtohet pakoja Ahtisari, për të cilën
    shqiptarët ushqyen përsëri durimin e tyre të njohur
    si një popull me konsens dhe qytetari të dukshme?


    Pakoja Ahtisari për asnjë rrethanë dhe as lexim të
    thellë apo mes rreshtave, qoftë dhe në leximin
    diplomatik apo dhe të “dritës atje larg”, nuk e ka
    rrespektuar dinjitetin dhe cilësitë e njohura të
    shqiptarëve aq më tepër atë që u takon. Çështja
    shqiptare është kaq e lehtë për t’u “lexuar”, ashtu
    siç shihet Pashtriku apo Sharri në dritën e diellit.
    Ajo s’ka kurrfarë korrektivi të mundshëm për ta
    drejt-interpertuar në unitet me të gjithë aktet dhe
    marrëveshjet ndërkombëtare për vetëvendosjen dhe
    aktet e tjera normative, me të cilët bota e qytetruar
    i ka ndaluar shoqërisë njerëzore konflikte të
    përgjakshme jo të pakta.
    Pakoja Ahtisai e “fyen” dhe e lë në një mundim tjetër
    historic popullin shqiptar. Ajo e lë popullin shqiptarë
    në kurthin e një klime konfliktuale, ku sedrat etnike
    do të vihen përballë njëri-tjetrit në të gjithë
    evenimentet kombëtare si për shqiptarët ashtu dhe
    për serbët. Në të gjithë leximet që mund t’i bëhet
    dokumentit bazë, pa hyrë në gjërat të tjera të cilat
    janë dhe mbeten argumenta të specialistëve, Ahtisari
    rishpik një tjetër pushtim për shqiptrët nën petkun
    qytetërues të Kishës Serbe. Mënyra dhe gjuha,
    përcaktimet dhe “normativat” që ai kërkon ën këtë
    mardhënie, të kishës serbe me shqiptarët, se ajo nuk
    mund të jetojë në mes të Kosovës jashtë ardhënieve,
    Z. Ahtisari, me një korrektiv të ashpër, aspak realist,
    duket se “akuzon” shqiptarët. Sa herë që ai u tërheq
    vëmnedjen, me një gjuhë të lëmuar por korrektive,
    duket se i akuzon shqiptarët, lidhur me qëndrimin
    që ato duhet të mbëjnë me kishën orthodokse serbe
    në Kosovë.
    Kjo tregon se Z. Ahtisari e njeh pak Ballkanin,
    marrdhëniet ballkanike dhe etnitetet e tij. Kjo është
    e dhimbëshme për një popull si shqiptarët, të cilët
    presin drejtësi prej tij.
    Z. Ahtisari vazhdon ta lejë Perandorinë e hershme
    serbe mu në mes të Kosovës me një pushtet të cilin
    do ta kishte zili dhe një autoritet diplomatic apo i
    OKB-së në rendin tonë botërorë.
    Z. Ahtisari ia lë rreth 10% të tokës shqiptare, e cila
    është që nga kohët e para pagane shqiptare, Serbisë
    me një lehtësi të madhe sa vetë serbët besojmë se
    janë çuditur nga një diplomat i tillë, me zemërgjersinë
    dhe përdorimit të autoritetit që i ka dhënë atij
    bashkësia ndërkombëtare..
    Z.Ahtisari duhet ta dijë se ky është pushtim. Në
    rast se ai nuk e din historinë e marrdhënies së
    shqiptarëve, më të parët në Ballkan me serbët,
    ardhacakët e vonë, duhet ta mësojë.
    A do të mund të skllavërohet përsëri shqiptarët? Jo
    kurrë. Shqiptarët kanë dhënë gjithëçka për tokën,
    zakonet, për dashurinë për tokën…
    Nuk besohet se ka patur dhe do të ketë “PAKO”
    më të kontestuar se sa ajo që është bërë për Pakon
    Ahtisari. Duket se misionari i njohur dhe i besuar i
    OKB-së e ka parë Kosovën dhe çështjen e
    komplikuar dhe të nxehtë të Ballkanit me një “qetësi
    olimpike” sikur të mos kishte njohur as 1878, 1912-
    ”13, as 1920, as vitet “45-së, as të gjithë zhvillimet
    e tjera të sundimit 50 vjeçarë të Serbisë në Kosovë
    dhe të gjithë trojet etnika shqiptare. Ahtisari është
    krejt i pandjeshëm argumenti etnik, ai i gjuhës dhe i
    interpertimit që shqiptarët i japin çështjes së tyre.
    Të ngrihet një document për shqiptarët dhe çështjen
    e tyre dhe ato të mos jenë pjesë e argumentit, duket
    se nuk shkon. Për më tepër Ahtisari është krejt I
    pandjeshë dhe nuk ndikohet aspak nga ngjarjet e
    vitit 1999 në Kosovë he të gjithë trojet Etnike
    shqiptare, për të cilat u desh jo vetëm argument
    diplomatik, por dhe force dhe “argument” ushtarak,
    për të bindur serbët, se çështja shqiptare nuk ju
    përket më atyre.
    Askush nuk ka logjikë të besojë se Ahtisari, me
    mënyrën se si e “interperton” çështjen e Kosovës,
    duke mos e quajtur “status” (askush nuk din se
    ç’mund të quhet!?), po korrigjon ndonjë “gabim” të
    ndërkombëtarëve, me atë që ato bënë në 1999. Në
    rast se nuk është kështu, Ahtisari e injoron
    ndërmarrjen diplomatike, ushtarake dhe manaxhuese
    ekonomike të Perëndimit në Kosovë që nga 1999 e
    në vazhdim.
    Të nterpertosh një çështje shhekullore me një lehtësi
    të tillë diplomatike e për më tepër historike, nuk
    është serioze as ashtu sikur “komisionet” e hershme
    të pleqësisë shqiptare mblidheshin për të ndarë
    kullotat mes fshatrave për bagëtinë. JO! JO! JO!
    Tiranë, mars 2007


    Nga: Shyhrete Gosalci, Zv. Kryetare
    e Këshillit Organizativ të Kuvendit
    Mbarëkombëtarë


    BESIMI FORCON BINDJEN DHE PASTRON
    SHPIRTIN E NDËRGJEGJES


    Pavarësisht të të gjithë zhvillimeve të çështjes
    sonë kombëtare, duket se ajo që quhet historia
    jonë kombëtare është prezente në të gjithë cilësitë
    shqiptare dhe për të cilën është e domosdoshme
    të mos harrohet. Në lëmin e ideve dhe raporteve
    të reja, që njerëzit kanë krijuar me njëri-tjetrin, po
    ashtu dhe të kodeve të reja të politikës dhe të
    diplomacisë, e gjithë ajo që vjen nga fryma e
    globalizmit, të cilin bota e qytetëruar, ku shtete të
    fuqishme përveçse imponojnë modelin e tyre nuk
    humbasin asgjë, shqiptarët kanë një vend të
    pakonsiderueshëm.
    Pavarësisht angazhimit të madh, që ato i kanë vurë
    integrimit të tyre në rrugë krejt të çuditshmes,
    integrim i cili shpallet vetëm si një prani, nuk do
    t’i shërbente vendit dhe çështjes në rast se në të
    gjithë këtë mardhënie që shqiptarët kanë krijuar
    me botën nuk do të kishte “pigment”, d.m.th
    esencë dhe ngjyrë shqiptare.
    Në një pamje tjetër, gjykoj se ka shumë punë dhe
    nevojë të kihet një “formatim”, në rast se do të
    mund të shpreheshim me një term të tillë, lidhur
    me qëndrimin që shqiptarët duhet të mbajnë për
    qytetrimin e tyre përbrenda vetes, kur flitet se po
    ndërtojnë shoqërinë përbrenda kodeve etike dhe
    qytetare të kohës.
    Jo pak, në media dhe të gjithë nivelet e debatit
    social, shoqëria shqiptare, në të gjithë hapsirën e
    vet ka “promovuar” sëmundjet e tavolinave, prej
    nga marrin rrugën pastaj keq-interpertimet dhe
    abuziviteti etik.
    Në këto rrethana unë gjykoj se ëndërra shekullore
    e shqiptarëve, që të jenë të lirë pëson një deformim
    të dukshëm.
    Ai që në pushtetin që ka në botë sot, “globaliteti”
    ka zënë shumë terren, në popujt e vegjël, aq m
    ëtepër në kushtet shqiptare, duket se i zbeh idelaet.
    Idealet janë vlera dhe janë besim i vlerave. Në këto
    kushte dhe në këtë llojë koncepti dhe mardhënie
    popujt e mëdhenj kanë hyrë në detin e madh të
    “globalizmit”, prej të cilit po arrinë të marrin
    maksimumin e fitimeve.
    Historia shqiptare në unikalitetin e vet është një
    shembull i vërtetë, me çfarë shpjegohet dhe është
    e vërtetë se shqiptarët janë një popull me cilësi,
    enërgji dhe të aftë që ta bëjnë veten. Në këtë
    kuptim kërkohet vetëm të vihet në punë dhe në
    “korsinë” e duhur energjia positive njerëzore.
    Në tregun e ideve, të integrimit dhe të globalizmit,
    ne shqiptarët kemi se çfarë t’i ofromë botës së
    qytetruar. Shqiptarët janë kampionët e mëdhenj të
    marrdhënies ndërqytetare. Lufta e Kosovës,
    pavarësisht abuzivitetit që i është bërë dhe po i
    bëhet, si dhe vonesës që po i bëhet Statusit të
    Pavarësisë, qe një nga luftërat, e cila i shërbeu
    qytetrisë së botës në kohën e Rendit të Ri Botërorë.
    Keq-përdorimi i luftës, ku në të shumtën e rasteve

    vjen përmes një kombinimi të heshtisë së
    Perëndimit dhe faktorëve politik shqiptarë të
    stepur nga ideja e “artë “ e globalitetit tregon se ka
    një krizë idesh, prej nga shpjegohet dhe kriza e
    idealeve në segmente të veçanta antishqiptare.
    Në të gjithë atë që ne shqiptarët kemi lënë pas,
    d.m.th historinë tone, ka një realitet të dukshëm
    në të cilin bien në sy mardhëniet, jo vetëm në
    marrdhëniet e ngushta të njerëzve mes njëri-tjetrit,
    por në to zë vend hapsira e dukshme dhe konceptet
    tepër korrektive dhe të praktikueshme. Që nga
    kodet e vjetra zakonore–dokesore e deri në
    marrdhëniet e sotme qytetare të shqiptarëve, ka
    patur një raport të qartë dhe të çiltërt për ta
    modeluar, por pa cënuar për asnjë arsye cilësitë
    autentike të tij.
    Në qëndrimin e dukshëm, që mund të thuhet në
    këtë rast, sepse dhe tema ka një specifikë sa sociale,
    po kaq psikologjike, ideologjike, politike dhe
    bashkëkohore, normalisht kërkohet një qasje e
    materializuar dhe e argumentuar shkencërisht, por
    dhe besimi vetë është qytetari në vetvete. Në këtë
    konceptim dhe mardhënie, unë mendoj se ndodhen
    të gjithë shqiptarët, integrimi i të cilëve më së pari
    nis tek unifikimi i vetes.
    Prishtinë, mras 2007.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    BLERIM NAMANI

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:23

    Ç A M Ë R I A
    Tokë e dashur, jona Çamëri,
    Ah, sa e bukur je;
    Jo, kurrë nuk të harrojmë,
    Për Ty do të luftojmë!
    Me AKSH-në, në ballë,
    Tokat tona do t´i çlirojmë,
    Shovenistët, pushtuesit grekë,
    Nga trojet tona do t´i dëbojmë.
    Rroftë Kosova heroike,
    Rroftë Shqipëria Etnike;
    Së bashku me Çamerinë,
    Do ta gëzojmë ardhmerinë.
    Jo, se harrojme Manastirin,
    Shkupin, Preshevën, Plavën e Gucinë,
    Gurin e kufirin shqiptar në Toplicë,
    Tjetri, ai i vjetri, në jug te Çamërisë!
    Holandë,17.03.2006

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:25

    LUFTA TJETËR
    “Lufta tjetër” është një libër i një stili krejt të veçantë, me anë të cilit autori Sejdi
    VESELI, i sjell një tjetër informacion të vlefshëm jo vetëm shqiptarëve dhe
    Ballkanit, por të gjithë Rendit të Ri Botërorë.
    Me një stil krejt konçiz, i cili i afrohet shumë “konceptit matematikorë” dhe të
    kronikës, për vërtetësinë e tyre, na bën me dije se rreth tokave shqiptare dhe
    tashmë kur në Kosovë ka një forcë ushtarake ndërkombëtare të mandatuar
    nga NATO-ja, kundërshtarët e përjetshëm të tyre, kanë afruar dhe kërkojnë të
    venë në punë makinën vrasëse të një ushtrie të sofistikuar, për ta bërë përsëri
    Ballkanin shesh lufte.
    Në aspektin kumtues, autori i tregon me faktet autentike se sa vullnet vrasës
    vazhdon të ushqejë një nga shtetet më shoviniste të Ballkanit, siç njihet Serbia.
    Libri vendoset në kohë dhe në marrdhënie diplomatike, politike dhe
    konvencinale të korrenteve të kohës nga një sprovë e gjatë e Mr. Gafurr Adili.
    Adili ka gjetur terren dhe mundësi të shpalosë dhe të vërë në kohë dhe një
    herë konfliktin e njohur ballkanik, prej nga merr rëndësi të pashmangëshme
    zgjidhja drejt e çështjes sonë kombëtare.
    Libri përveçse sjell njohje, është dhe apel i botës së qytetruar për të reagur dhe
    mbajtur qëndrim koherent.

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Nga Fadil Shyti

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:26

    DEMONSTRATAT E MARSIT 1981 .


    «Josip Broz Tito nuk ka vdekur prej më shumë se një vit,
    por “bashkim-vëllazërimi” jugosllav ushqyer prej tij
    taminë ka zhvilluar çarje në një krah të ndieshëm të saj,
    krahinën serbe me shumicë shqiptare, Koso-vën», shkroi
    më 19 prill 1981, David Binder, në gazetën
    amerikane “New York Times”, në artiku-llin
    domethënës i titu-lluar, “Një furtunë kaloi, por
    tjerat janë duke mbledhur në Jugosllavi”, duke
    u referuar në ngjarjet tronditëse të demonstra-tave
    mbarëpopullore të shqiptarëve nga Kosova.
    Një paralajmërim që u dëshmua më së e
    vërtetë në vitet për vazhdim.
    Demonstratat e vitit 1981 mbeten një ngjarje
    madhështore në historinë e çlirimit kombëtar
    të shqiptarëve, të cilëve troje, në mënyrë
    antinjerëzore, poshtëruese e gjenocidale u
    ndryshuan gjatë më shumë se 80 vjetëve në një
    kamp të vërtetë të përqendrimit, si pasoje e vënies
    në aplikim të planeve koloniale serbomëdha.
    Zinxhirët rreth trupit të pushtuar, por kurrë të
    nënshtruar të Nënës Shqipëri, në vazhdim do të
    kishin e kanë një nga një për të shkëputur
    përfundimisht, deri në ribashkimin e plotë të
    trojeve shqiptare dhe të gjithë popullit që jeton në
    to, në një shtet të vetëm kombëtar.
    Duhet theksuar se, në fakt, “bashkim – vëllazërimi”
    në Kosovë e trojet e tjera shqiptare, kurrë nuk u
    pranua nga populli shqiptar. As nuk mund të
    pranohej, nga moment që komunistët jugosllavë e
    shqipfolës dëshiruan t’i impononin popullit më
    forcë këtë koncept, përmes një politike e rreptë të
    represionit, sllavizimit-serbizimit e ndalimit të çdo
    DEMONSTRATAT E MARSIT 1981 . . .
    Nga Fadil Shyti
    manifestimi të lirë të identitetit kombëtar shqiptar
    dhe të kërkesave të tij të drejta për shkëputje nga
    sundimi e kolonializmi sllav.
    “Bashkim-vëllazërimi” u përqafua vetëm nga
    titistët shqipfolës, nga shërbyesit e puthadorët e
    regjimit kolonial jugosllav, të cilat gjatë
    demonstratave, me kamxhik a tanke, me dhunë,
    burgosje, vrasje e terrorizëm shtetëror menduan se
    mund të mbyllën zërin unik të popullit që i jepte një
    mesazh të qartë xhelatit serb: “KOSOVA
    REPUBLIKË!”, “DUAM KUSHTE MË TË
    MIRA!”, “NDALONI SHFRYTËZIMIN E
    TREPÇËS!”, “MBRONI TË DREJTAT E
    SHQIPTARËVE JASHTË KOSOVËS!”,
    “NDALONI REPRESIONIN, LIRONI TË
    DENUARIT POLITIKË!”, “POSHTË
    SHOVINIZMI SERBOMADH!”, “JEMI
    SHQIPTARË, JO JUGOSLLAVË”, “DUAM
    SHQIPËRINË E BASHKUAR!”. Këto parulla ishin
    manifestin më e qartë, më e pastër, më e njomë për
    çlirim shoqëror e kombëtar të një populli të tërë të
    revoltuar, në kushtet e burgut të llahtarshëm,
    poshtërues e çnjerëzor jugosllav.
    Demonstratat e vitit 1981 filluan më 11 mars, kur
    studentë të universitetit të Prishtinës nisin të
    kërkojnë përmirësimin e ushqimit në menzën e
    shkollës dhe kushte më të mira në konvikte. Këto
    demonstrata involvuan përafërsisht 2000 studentë,
    që qëndruan grumbull në rrugë disa orë deri në dy
    ditë, deri kur policia i shpërndau. Ditën e
    pastajshme, agjencia zyrtare (propagandistike)
    jugosllave Tanjug, përshkroi demonstratat ashtu siç

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:27

    do të ishin provokuar nga “elementë armiqësore
    që orvatën të shfrytëzojnë pakënaqësinë e
    studentëve të caktuara mbi cilësinë e ushqimit nga
    menza e shkollës”
    Pas dy javëve, më 25 mars, demonstratat rifilluan
    në Prizren dhe sërish në Prishtinë, më 26 mars. Ato
    nuk ishin tani veç një proteste studentore, por
    revoltë e masave të gjera popullore, që u shpërnda
    në gjashtë qytete të Kosovës. Mijëra e mijëra
    punëtorë, profesorë, studentë, mijëra shqiptarë nga
    të gjitha rafshët e jetës dolën në protesta.
    Menjëherë, serbët e titistët shqipfolës u alarmuan.
    Qeveria federale dekretoi gjendje e emergjence,
    duke sjellë ushtrinë të patrullojë qytetet, rrugët
    kryesore e kufijtë. Edhe autoritetet shqipfolëse të
    të ashtuquajturës “Krahine Socialiste Autonome”
    të Kosovës reaguan, duke denoncuar demonstratat
    si “kundërrevolucionare”, “armiqësore”,
    “irredentiste” e “separatiste” – këto epitete vinin
    nga goja e gospodinit Azem Vllasi. Nëpunësit e
    regjimit ushtruan boll dhunë kundër civilëve
    shqiptarë, duke përdorur gaz lotsjellës e madje
    armë zjarri. U ndërmorën arrestime të
    demonstruesve, ndaj të cilave nëpunës e UDB-së
    u vërsulen për t’i rrahur e torturuar. Për rezultatet
    e represionit kundër demonstruesve gjatë ngjarjes
    së pranverës dramatike të vitit 1981, historiani
    anglez, Noel Malcom në librin “Kosova: një
    histori të shkurtër” se: “numri i shqiptarëve të vrarë
    mund të jetë diku rreth 1000. Pastaj, më shumë se 2000
    shqiptarë u arrestuan në kohën e protestave, kurse numri
    tërësor të shqiptarëve që u burgosën ishte, sipas të dhënave
    të kohës, më i madh se sa 4000 persona”. (f. 335).
    Të vërtetat e “Pranverës Shqiptare” janë
    dëshmi e pashlyeshme të guximit dhe
    trimërisë mbarëpopullore shqiptare, por edhe
    të aksionit të aparatit represiv të udhëhequr
    nga veglat më të poshtra të shqipfolësve,
    “Vllasë” e “Bakallë” pa shpirt e pa mend që
    urdhëruan, dirigjuan e kryen akte represive
    kundër demonstruesëve, që i gjykuan nëpër
    procese politike të rrejshme dhe i torturuan
    shtazarakisht.
    Këto ngjarje nuk duhet t’i harrojmë, as
    heronjtë e tyre, as xhelatët, sepse një popull
    që harron historinë e vet është i dënuar të
    përsëritë gabimet, e përfundimisht të
    zhduket... Kjo shihet aq më shumë kur vëmë re
    situatën e tanishme, në të cilën udbashët e djeshëm
    janë politikanët e sotëm e “këshilltarët” e
    politikanëve të sotëm. Ata riciklojnë në gjithçka
    që po bëjnë konceptin e vjetër të bashkimvëllazërimit,
    duke filluar nga një largim nga politika
    e shëndoshë për çlirim dhe ribashkim kombëtar.
    Po shfaqen si “modernistë”, që duhet të integrohen
    në Evropë, duke pasur “dialog” e “negociata” me
    Beogradin apo “duke u puthur” me antishqiptarë
    të tërbuar si Koshtunicën, Çoviçin, Cërvenkovskin,
    në kuadrin e “Ballkanit Perëndimor”. Që
    bashkëpunojnë me xhelatët serbo-sllavomaqedonase
    për karriget e tyre të pista, gjoja për
    krijimin e “një shoqërie multietnike” e që vijnë me
    teza që kanë qëllim të ç’veshin shqiptarët nga
    identiteti i tyre kombëtar - siç është ajo për krijimin
    e një “kombi kosovar”. Duke mos brengosur farë
    për familjet e dëshmorëve dhe për invalidët e luftës,
    duke mos u interesuar për gjendjen e mjerueshme
    ekonomike, shoqërore, kombëtare, bile duke
    dhënë në shumë raste urdhra për likuidimin,
    burgosjen, vrasjen e shumë atdhetarëve që nuk
    pajtohen me situatën e mjegullte në të cilën edhe
    po ndodhet sot kombi shqiptar, këta po
    dëshmohen të njëjtat ujqër antishqiptar, që
    vetën kanë ndryshuan qimet, por jo zakonet.
    Gjenerata e demonstratave të vitit 1981 është edhe
    ajo që ka marrë pjesë në organizimin e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Veprimtaria e saj e
    guximshme, vetëmohuese dhe e përkushtuar ka
    kalitur popullin nëpër betejat çlirimtare, të
    zhvilluara në trojet shqiptare (Kosovë të ngushtë,
    Luginë të Vardarit, Luginë të Preshevës) në
    dhjetëvjeçarin e fundit. Kjo përvoje politikoushtarake
    e fituar me armë në dorë, me gjithë
    prapakthimet e ngecjet në avancimin e
    zgjidhjes së çështjes shqiptare për shkak të
    politikës ditore e të devijimeve, krijon kushte
    për bashkimin e të gjitha potencialeve të
    kombit, rreth një Platforme të vetme
    kombëtare për çlirimin e njësimin e Shqipërisë.
    Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit të

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga biligoa prej Tue 03 Feb 2009, 20:27

    vitit 1981 shënon një periudhë të re të historisë, një
    vit madhështor-vendimtar në historinë të popullit
    shqiptar, pavarësisht se ende nuk e gjet vendin e
    merituar të historisë sonë të lavdishme, pavarësisht
    Dhe kjo kryengritje, lëvizje ilegale çlirimtare plot
    16 vite, ka çuar deri në një organizim më të fuqishëm
    gjithëpopullor, pra deri në luftën e armatosur e UÇKsë,
    për t’u çliruar nga robëria shekullore serbe.
    Fatkeqësisht shqiptarët nga Kosova janë ende të
    robëruar, si pasoje e disa krerëve të lartë politikë e
    ushtarakë, që sot janë në kolltuk, me të njëjtin regjim
    antidemokratik, kolonial, vetëm me një emër tjetër
    tani, UNMIK, që në të gjitha vendimet e rregulloret
    të saj ka dëshmuar së është kolona e pestë të Serbisë
    në Kosovë.
    Të njëjtit politikanë shqipfolës të asaj kohe, titistët
    Vllasi, Ali Shukria e të tjera, që egërsisht shtypin
    demonstratat gjithëpopullore, që vranë, burgosin
    demonstruesit, nuk kanë “ngordhur” nga politika e
    nga jeta publike e pasluftës. Kjo dëshmon se ata që
    janë vënë sot në shërbim të një sistemi terrorist
    antipopullor, antidemokratik të kundërvullnetit të
    popullit, po e vazhdojnë të njëjtën politikë
    shfarosëse, diskriminuese ndaj popullit shqiptar e
    ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që udhëhiqet
    nga djem e cuca që nuk pajtohen me rikolonizimin
    në veshje “demokratike” të “pavarësisë” së Kosovës
    me kokën nën Serbi, ashtu siç nuk u pajtuan shumë
    gjenerata të asaj kohe, pra të vitit 1981, me
    robërimin serb. Akoma rrugët e Prishtinës po vaditen
    me gjak shqiptari, sepse populli nuk duron më të
    bëhet pazar me lirinë e tij. Akoma po bien dëshmorë,
    akoma po plagosën e rrahin djem e cuca sipas ligjeve
    të ish-Jugosllavisë vrasëtare, gjë e lehtësuar nga
    politika antipopullore e regjimit të UNMIK-ut që
    po ndihmohet nga shqipfolës servilë tij, që sot janë
    këshilltarë e ministra kukulla që këshillojnë si të
    shtypet egërsisht populli. Këtyre duhet t’u themi
    qartë se karriget e tyre nuk janë të përjetshme, se po
    u ngritët populli ende një herë, do të bien si flluskë
    sapuni nga kolltukët e tyre të mbuluar me turp!
    Amaneti e gjaku i dëshmorëve nuk harrohet e
    nuk mund të harrohet, në kurrën e kurrës.
    Rumani, 11 mars 2007

    Sponsored content

    Re: Revista "KUVENDI"

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:38


      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:38