RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    PËRVEHTËSIMI I HISTORISË

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    PËRVEHTËSIMI I HISTORISË

    Mesazh nga AGU prej Thu 12 Feb 2009, 21:48

    Përvetësimi i historisë sonë nga ata që s’kanë komb!

    Nga Gani MEHMETAJ
    Sllavët
    e Maqedonisë, në mungesë të historisë së tyre shpikin historinë e
    paqenë, në mungesë të kombësisë marrin emërtimin gjeografik, në mungesë
    të personaliteteve përpiqen të përvetësojnë personalitetet më të mëdha
    të shqiptarëve: Skënderbeun para ndonjë dhjetëvjetëshi, Nënën Terezë
    tash.
    Sllavët e Maqedonisë në kohën e re patën probleme të
    vazhdueshme me identitetin e tyre. Më herët nuk janë përmendur fare,
    askush nuk i ka njohur me ndonjë emërtim kombëtar, sepse kjo hapësirë
    në pjesën më të madhe ishte shqiptare, pra territori ishte shqiptar,
    popullata shqiptare, ndërsa sllavët e Maqedonisë ishin pakicë, raje që
    i solli në Luginën e Vardarit Perandoria Osmane për të punuar tokën,
    meqë otomanët me shqiptarët patën probleme të vazhdueshme, kështu që si
    kundërvënie popullatës së rebeluar shqiptare, sollën kolonë sllavë nga
    Pirineji dhe nga Bullgaria. Kronistët më herët nuk i përmendin fare,
    ndërsa vllahët ishin të pranishëm në këtë hapësirë, ndërkaq, tash gati
    që janë asimiluar në sllavomaqedonas.
    Në kohën më të re, kombësinë maqedonase e pranoi dhe e lansoi Tito
    për të krijuar një zonë tampon në mes të serbëve e bullgarëve,
    përkatësisht për ta dobësuar ekspansionin serb, por edhe për ta penguar
    afrinë e serbëve me grekë. Mirëpo, për ta ngulfatur ndjenjën
    probullgare te një pjesë e tyre, që kishin ardhur nga Bullgaria, të
    merituarve maqedonas iu dhanë shumë beneficione. Kështu, u investua
    shumë në Maqedoni nga federata jugosllave, ndërsa iu dha detyrë që të
    ngufasnin shqiptarët vendës të cilët pavarësisht dhunës e vrasjeve
    sistematike, pos shpërnguljeve në Turqi, edhe më tutje ishin shumicë.
    Për këtë arsye sllavët e Maqedonisë, të cilët në pjesën më të madhe
    banonin nëpër fshatra që nga koha e Perandorisë Osmane, i sollën në
    qytet, pra i zhvendosën në qendrat më të mëdha duke i sjellë madje edhe
    nga Greqia. Me ndihmën e sivëllëzerve të tjerë sllavë, ata krijuan
    administratën në gjuhën sllave, sipas modelit jugosllav, duke i
    përjashtuar gati tërësisht shqiptarët, ndërsa të gjithë ata që nuk
    ishin shqiptarë u detyruan të emërtoheshin maqedonas. Kështu,
    komuniteti i numërt vlleh u bënë sllavomaqedonas, pavarësisht se ua
    shtuan mbaresën sllave, ata edhe më tutje dihen, por që në pjesën më të
    madhe e flasin gjuhën e imponuar sllave.
    Fatkeqësisht edhe shqiptarët e besimit ortodoks, që në Maqedoni
    ishin të shumtë, të cilëve më parë ua morën kishat, u regjistruan dhe
    ua imponuan emërtimin maqedonas. Kështu, ka ndodhur me dhjetëra herë na
    ka qëlluar që nëna shqiptare e besimit ortodoks nuk e di asnjë fjalë
    sllavishte, ndërsa djali publikisht nuk e thotë asnjëherë ndonjë fjalë
    shqipe, madje e mohon qenien kombëtare.
    Sllavët e Maqedonisë, të cilët kanë kapur majat e të gjitha
    institucioneve, sikurse që janë shumicë në të gjitha strukturat e
    shtetit pos emërtimit që e kanë të blerë, megjithëse Maqedonia kurrë
    nuk ka qenë as e Greqisë, as e Bullgarisë, meqë vendësit ishin ilirë, e
    më vonë shqiptarë, ka kohë që kanë filluar të përvetësojnë edhe
    personalitete të të tjerëve.
    Një kohë është e njohur përpjekja e akademikëve sterilë të Shkupit,
    që të përvetësojnë Gjergj Kastriotin- Skënderbeun. Bënë libra, shkruan
    tekste të porositura nga maja e tyre e piramidës, mirëpo kurrsesi nuk u
    dilte hesapi, sepse të tjerët nuk ua pranonin Skënderbeun për të tyrin,
    ndërsa edhe ata qeshnin me përpjekjet e akademikëve e të zyrtarëve të
    tyre që të pronësojnë njeriun e madh të një kombi, i cili me asnjë
    shenjë nuk mund të ishte i tyre. Kur e panë se kjo përpjekje është si
    puna e Don Kishotit me mullinjtë e erës, atëherë filluan një fushatë të
    egër kundër Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ndërsa ata që e mbronin, e
    ata ishin shqiptarët, dënoheshin në mënyrë mizore nga zyrtarët sllavë
    të Shkupit. Disa bënë përpjekje ta bëjnë të tyrin edhe shkrimtarin
    Migjeni, mirëpo nuk kishin si e arsyetojnë se ai shkroi në gjuhën
    shqipe dhe nuk e bëri asnjë rresht në gjuhën maqedonase, e cila ç’është
    e vërteta në atë kohë as flitej dhe as shkruhej.
    Kur u bë e njohur në botë Nëna Terezë, sllavet e Maqedonisë një herë
    nuk e përmenden fare, sepse që në fillim bota e theksonte se ajo ishte
    shqiptare, pastaj të gjithë e dinin se në Maqedoni katolikë janë vetëm
    shqiptarët, sepse sllavët e Maqedonisë, qofshin ata të Bullgarisë,
    qofshin ata që erdhën nga Greqia ishin të besimit fetar ortodoks me
    kishën e pavarësuar shumë vonë, kur këtë po ashtu ua tumiri Brozi. Më
    vonë filluan dalëngadalë të konsolidoheshin, sidomos përpiqeshin të mos
    e theksonin përkatësinë e saj kombëtare, duke e mjegulluar me
    përkatësinë e saj qytetare nga Shkupi. Kështu, e shmangnin kombësinë
    dhe ia vënin në pah- shkupjania Nëna Terezë, megjithëse në Shkup pjesa
    dërmuese në kohën e Nënës Terezë ishin shqiptar të besimit katolik apo
    mysliman.
    Përpjekjet e fundit për përvetësimin e njërës ndër gratë më të
    njohura shqiptare në botë-Nënës Terezë është një skandal që dinë ta
    bëjnë vetëm zyrtarët sllavo maqedonas. Duke u përpjekur t’u vardisen
    ndërkombëtarëve, sidomos Vatikanit e botës katolike, të cilin deri dje
    e shanin me tërbim ashtu sikurse që bënte propagande serbe e Beogradit,
    e shmangin fare nga skena politike elementin shqiptar prej nga rrjedh
    kjo shenjtore shqiptare me përmasa botërore. Dhe këtë e bëjnë në
    mënyrën më të pafytyrë duke shmangur nga solemniteti i përvjetorit
    bashkëvendësit dhe bashkëkombësit e Gonxhe Bojaxhiut. Ajo që habit
    është fakti që vetëm shqiptarët në tërë rajonin e Gadishullit ua
    pranojnë kombësinë e tyre të paqenë, sepse këtë kombësi-sajesë të Josip
    Broz Titos nuk ua pranojnë në Greqi, nuk ua pranojnë në Bullgari, ashtu
    sikurse që nuk ua pranojnë as në Serbi.
    Sllavët e Maqedonisë, në mungesë të historisë së tyre, të cilën nuk
    e patën, atë e shpikën në mungesë të emërtimit gjeografik dhe morën
    emërtimin Maqedoni, që e bën edhe nocion kombi, ndërsa sllavët ishin
    banorë të vonshëm të kësaj krahine shqiptare, në mungesë të
    personaliteteve përpiqen të përvetësojnë personalitetet më të mëdha të
    shqiptarëve kryesisht. Por është e habitshme që megjithëse thonë se nuk
    janë bullgarë shumë nga personalitetet bullgare i kanë bërë të vetët,
    pra e ndërtojnë tërë të kaluarën mbi bëmat e tyre, ndërsa të njëjtën
    gjë e bëjnë edhe bullgarët.
    Vetëm se sllavët e Maqedonisë, ku po ashtu janë kolonë, tregohen
    mospërfillës, arrogantë, herë-herë edhe mizorë vetëm ndaj
    shqiptarëve-vendës, ndaj të tjerëve as që u shkon ndërmend një gjë e
    tillë, sepse janë tepër të pafuqishëm për një gjë të këtillë.

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:39