RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR

    Mesazh nga AGU prej Thu 05 Mar 2009, 22:43

    Nezir Myrta / NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR


    - Ne prag te zgjedhjeve 2009



    Per ju kujdestaret e femijes se quajtur 'demokraci' , qe flisni nga
    shpati duke thithur cibukun me duhan, me retorike te semure, gjoja po
    jepni keshilla elementare te demokracise shqiptare - por po harroni se
    gjate gjithe kesaj periudhe kohore, qe nga renia e komunizmit,
    demokracia as qe MENDONI u lind ne trevat tona dhe eshte ende nje femij
    i palindur edhe ju disa kujdeseni per edukimin e tij,rritjen e tij me
    pergdhelje edhe duke e ndihmuar qe te ecen, a mos po rrexohet dikund
    udhes... keto mendime te paskrupullta, duke menduar veten si te rritur
    dhe demokracine si nje femij, ua servoni femijeve, por jo te rriturve,
    qe dine krejt cfare dha historia e politika per shqiptaret!

    Disa jane mesuar te flasin kutrrum, fushe e gjere gjoja si
    universalizem ideo-politik, duke mos ditur te perdorni peshojen e
    vlerave ideore e politike, ku tregon lavjeresi politik kah anon pesha e
    hidhur apo e embla, pikerisht per popullin tone, qe pret syhapur vetem
    cfare po i bie ne garuzhe.

    Te analizosh nje person a personalitet politik drejte, guximshem e me
    drejtesi, duhet peshoja: veni gramet dhe peshen ne anen tjeter dhe
    konstato drejte, sa peshon vlera, jo te flisni kutrrum njeanshem vetem
    per ato qe ua ka endja, apo jeni ithtare a vegla partiake te nje partie
    politike a liderit politik.

    Nga gjithe sa lexova ketu, shohe vetem nje turbullire rasti jo
    evventuale por te qellimshme, duke u munduar me zor te nxierresh dhjam
    nga pleshti, apo sikur duke rraplluar me gishta, per gjerat qe nuk na
    pelqejne dhe nuk duam a nuk guxojme te shprehemi hapir e te lire me
    mendime te lira, si njerez te lire!

    Faktet jane edhe me kokeforta se sa mendimet e ngjyrosura te disave
    ketu, qe ende jane mesuar ta shohin boten me syze te ngjarosura e jo
    ashtu realisht sikur eshte bardh e zi. Trumpetat e regjura gjoja
    mbrojtese ende po vazhdojne te nxierrin ate zerin e tyre te cjerrur,
    duke u munduar ta mbulojne diellin me shoshe. Jo ore jo, nuk behen
    vleresimet as matjet as peshimet e personaliteteve ne kete menyre te
    njeanshme - por duhet folur hapur e te paanshem,sepse eshte vetem nje e
    vertete, e kurre dy, duhet qitur ne peshoj fakte e kunderfakte reale
    dhe tregon lavjersi mathematik, kah anon pesha e sa vlera ka!

    Duke e pare realitetin shqiptar e ballkanik, sot nuk mund te pajtohemi
    se as ka lindur femia me emrin demokraci ne Ballkan, sepse nese i
    referoheni historise, fjala demokraci nuk u lind as nuk zbatohet as ne
    vendlindjen e saj te hershme, lere me ne politiken shqiptare, ku trazon
    mica e kuca te gjitha labirinthet politike shqiptare edhe ato me
    sekrete, aq sa udh;zuesit e demokracise e politikes sone, jane vetem
    dublere, robotik, te sinjaleve te jashtme, kryesisht greko-sllave, qe
    aty ne qender veprojne e manevrojne, duke i bere edhe ata politikaj
    trufshire, lere me deri te keta trumpetaret nga shpati te forumeve, qe
    as e kane idene, per kend flasin e sa ia qellojne fjales e mendimit te
    drejte ideo-politik!

    Nese dikush emndon se demokracia eshte nje femij i posalindur tek ne,
    une mendoj se as qe ka lindur ende, sepse nuk e lene te lindet,
    pikerisht llafazanet e hajvanet gjoja po merren me politike - anipse
    qellimet amerikane dhe europerendimore, po mundohen ta fokusojne nje
    fekondim demokratik qe nga 1992 e kendej, me qellim te ndricimit
    politik nga mjegullirat e humnerave gllaberuese lindore mbi shqiptaret
    si nje trup totalisht i xhveshur nga cdo e drejte edhe e shprehjes se
    lire, se lere me te veprimit te lire e demokratik!

    Kur flisni per nje ceshtje a personalitet politik, duhet PESHOJA, anet
    pozitive e negative hapur pa asnje droje dhe mos te iu dhemb aspak
    ithtareve politik e trumpetareve rigoroze te bestytnive politike, se
    kaloi koha e bestytnive ideologjike, duke i menduar si te shenjta - po
    hyn brenda e shiko cfare behet e veprohet realisht! Ketu u dhane disa
    fakte e kunderfakte, dikund shabllone te gatshme e dikund ndonje xixe
    shprese e shprehese politike, por qitni ne shesh hapur: cfare kemi
    progres e regres ne politiken shqiptare sot? Flisni hapur, jovetem per
    politiken shqiptare te kotareve politike qe jane praktikisht, por ne
    permasa kombetare dhe kur flasim ne permasa kombetare, duhet ditur se
    politika e shtetit ame, eshte prijese e politikes kombetare dhe kur
    analizohet, cfare eshte sot ne te vertete ajo - gjejme perfundimin e
    duhur te mendimit real.

    Cfare ndryshoi per te mire politika e shtetit ame nga renia e
    komunizmit, qe ishte pasoje e gjere euro-lindore e boterore e kohes, e
    jo e disa lidereve tane, se kjo ishte vrima e fundit e fyellit politik
    europian, qe as ndrron sado t'i fryejsh.

    Cila eshte ne te vertete demokracia shqiptare, kur ajo as ekziston, po
    vetem nje udhezim demokratik - a po ecim perpara, apo po kthehemi
    prapa? Lehte eshte te rradhiten germa te bukura e fjale miradie, por
    duhet realiteti - ku jemi e kah shkojme? Shumica as nuk dine as ku
    jane, se lere me kah shkojne! Si mund te behet nje popull i mpire, si i
    droguar politikisht pas nje politike shterpe, sterile dhe mendon se u
    lind femia demokraci? Krime, korrupcion, ikje, arratisje masive, here
    ithtare te njeres partie politike, e here te tjetres jashte, mjerim
    social, ekonomik, mungese elementare e lirise se njeriut - e ju disa me
    thoni, se po rritim femi demokratik? Mund te pyet dikush: po cfare te
    bejme pra? Pergjigja ;shte e thjeshte: nese nuk ke njohuri - rri e
    hesht, ose fol drejte i paanshem, i pavarur, se nuk ka pavaresi me
    njerez te varur deri ne shpirt e mendje!

    Ku jane rinia shqiptare sot, ku eshte inteligjencia shqiptare, ku
    vepron e kujt i sherben, ku eshte forca vitale e veprimit ekonomik e
    politik shqiptar sot, sa u ngrit vetedija kombetare shqiptare pas
    renies se komunizmit, ku jane studentet, pedagoget, fuqia e popullit
    sot? Kush po i fryne qe populli te shperndahet e te iken botes sot, kur
    paska femi demokratik, sa ne nivel ;sht;shkollimi e studimi universitar
    e pasuniversitar sot? Pse te vuaj sot populli ende per kafshaten e
    gojes brenda e jashte atdheut - pse mos te vuaj per te arriturat
    ekonomike e shkencore, nga gara me popuj tjere, e ne hap me kohen? Ku
    je ti ne hap me kohen?

    Per ata qe ende kane memorje te shendoshe, e kane shpetuar pa infektime
    e pasoja te tmerrshme katastrofale ne jete e mendime te lira - te
    shprehen bile hapur e realisht - ku jemi e kah shkojme, te flasim e
    veprojme ne aspektin kombetar edhe nese flasim per nje figure politike
    te kohes - te mos flasim e veprojme per dje - por per sot e neser, per
    ardhmerine e kombit tone!

    Kur do te vendoset njeriu yne e rendi yne me njerezit e afirmuar, qe
    populli te kete vertet besimin e plote ne ta, qe nuk japin premtime
    boshe derisa te hypen ne kolltukun politik, athua nuk ka njerez tjere
    te rinj gjith kombi yne, vetem kemi mbetur duke ndrruar figura politike
    te njejta si figura shahu (hiq njerin e vendos tjetrin), thuajse eshte
    me tapi turku ende politika shqiptare?

    Duhet ndrrim rrenjesor politik dhe duhet kuptuar se nuk ka me njerez
    aprior absolut ne politike dhe gabojme rende fatalisht, nese kalojme
    nga nje komunizem theorik qe ishte - ne nje absolutizem politik, duke
    kryer referimet e politikes rrethore!

    Cili eshte femia demokratik 18 vjecar, shqiptar, qe ende nuk po dijtka
    te ecen dhe duhet akoma ta pergdhelim, po sa vjecar duhet te mesoj te
    ecen ai femi? Leni keto dokrra ideologjike!

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:41