RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    HILLI E SKIPJA

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    HILLI E SKIPJA

    Mesazh nga AGU prej Sun 08 Mar 2009, 23:45

    Nezir Myrta / HILLI E SKIPJA



    HYLLI E SHQIPJA


    Hilli, hylli, në kuptimin e trupit ndriçues qiellor, nga kuptimi i përgjithshëm, për të gjithë yjet e qiellit, në kuptimin e besimit të njeriut, sikurse të një popullit, që besoj në hillin e dritës, Hyllin e Dritës - Diellin, është besimi i parë i njeriut mbi tokë - dielli si zot, zottoke, krijues i jetës mbi tokë dhe kuptimi i emërtimit të një popullit, atij popullit që e besoj dhe e bëri zot - ai popull u thirrë populli hillir, illir, ILLIRËT, illiri, si etninom dhe toponomi - ILLIRIA (HILLIRIA) HILLIRIKU, det e m'det, Kaspik e Adriatik, gadishulli illirik (ballkanik). Ballkani është Hilliriku. Por, që kjo fjalë - hillir, illir, illirian, rrodhi nga pellgasët, si populli i parë i pellgut të ujit, që besuan në zotin dielli dhe rrodhen illirët pellgasgjik edhe illirët mbeten pasardhësit pellgasian - shqiptarët e sotëm drejtpërdrejtë!

    ***

    SKIPJA, SKIPOJA, SKIPERIA

    SHQIPJA, shqiponja


    Zona nga Vjosa e deri në det quhej në lashtësi - Kaonia. Ndërsa Iper/Iperi-a, që çamët thonë, është pjesë nga emri - skiperia, skipetar - sk-ipe, sk-iper, sk-iperia = Iperia/Iperios, si shkurtesë emërtimi për - shqiptar - skipetar - skipe=shqipe. Këtu është një problem shumë i madh shkencor, më shumë si problem fonetik, sepse në fillim ishte fillesa S, tek emri skipe-tar, në antikë, kurse më vonë kemi altrnim tingulli (ndryshim tingulli) -S=SH dhe @farë unë shoh shumë diskutabile, është theksimi bukval direkt, i drejtpërdrejtë i tingullit latin - q=kju, q=k, pra u muar vërbalisht - q=q shqip, në vend se të ishte - k, në disa emra e folje shqipe, që ndryshon nga e folmja e popullit, sepse po të ishte drejtë - SKIP, SKIPE, SKIPETAR (etninomi) dhe SKIPERIA, me siguri do të njihej emri Shqipëria dhe jo Albania (që herë thonë nga Albanoi, Albanopolisi dhe qarqet e huaja e binë nga Albania e Kaukazit, duke e çthurur origjinën e emrit e të vet shqiptarëve)! Natyralisht vërehet, se ka vështirësi fonetike çdokush që thekson - shqip, shqiptar, Shqipëria (përveç shqiptarëve), ku tingujt sh+q, në toktheksim, japin një fonetikë të deformuar (shq), kur kemi emërtimet: shkup, skard (scard), shkodër (scodra) dhe atëherë do të binte të thohej - shqup, shqard, shqodër-shqodra (nëse dotë merrej direkt tingulli - q, si q, e jo si - k (kju)...

    Emri - skipe - skipetar, është emër i nderuar admiruar adhuruar nga arbëreshët nën Greqinë edhe nën Italinë, po edhe tek kolonitë tjera shqiptare nëpër botë... Arbëreshët, kur donë të të ngritin, thonë: je skipetar? A je skipetar? Skiperia!

    Pra, fjala IPER-i-a, vie nga - skiperia dhe iper - iperiot - epirot është pjesë Epirote, e Epirit - por që mendoj, se vet fjala IPER, e lashtë, formoi edhe emërtimin - IBER p=b, duke formuar emrin e fisit illirian - iber, iberët, që u përhapen deri në Pirineje (piri, epiri), sot iberët e Spanjes - duke e fuqizuar theksimin e tingullit - p, në b - ashtu sikurse emri serb, b=v greke, ishte serv - shërbëtor, argat illirësh parase të vijnë sllavët (lexo:rusët) me zjarr në Ballkan shek 6. (513 e.r)!!!

    Sot çamët e arbëreshët në tërësi janë mësuar deridikund ta theksojnë emrin - shqip, shqiptar e Shqipëria (anipse me zor), nëtë kundërten e atij theksimit të hershëm - Iper-i-a...sepse sot jemi më të lidhur, më të ofruar gjeografikisht dhe që duhet të jemi edhe etnikisht e ideologjikisht...

    Emri skipe, lidhet deri me Thotin Skipe, themeluesin e hieroglifeve të para, ku edhe në disa gjuhë i.e. ka kuptimin e shqipes, anipse thohet natyrshëm në ato gjuhë, si psh. në ang. skip=kce, kërcen, kapërce, si formë fluturimi figurativ etj.

    ***

    Emri - skipe lidhet me Thotishten - Thoti Skipe (thot, shqip/ thoth, ang./ tehuti, arab./ tot, sll./...), me lashtësi para Përmbytjes se Madhe, të Atllantisit, me burim, rrjedhë nga Atllantishtja, Atllasi (që më vonë u imitua edhe në pjesë tjera të botës: Mediterranit /Mesdheut, Egjeut, Adriatikut, Jonit, Tirrenit.../, por Atlantis ishte e është Toka Vendi i Atit, Atvendi, Atvandi/ Landi i Atit, Atllandi/ Atllanti d=t/

    Po, emri - illir /hillir-illir, illyr/ është i lashtë sa dielli, hylli i dritës, i lashtë sa vetëdija e parë e njeriut, që besoi në zotin Ra, Dihell, dill, dielli, e popullin illirian, duhet ta marrim popullin më të lashtë pellgazgjik - pëllgasët e parë, 'pellgasët hyjnor', sipas Herodotit.

    Kështuqë, parase të shihte njeriu skipen, shqipen - pau dillin, diellin /dihell=helli që di, që krijon jetën mbi Tokë, zoti i tokës!Kurse shqipja - skipe, skipja si symbol e besim rrodhi pastaj... si zgjuarsi e njeriut, lakmi nga shqipes, vrojtimit, guximit të saj, adhurimi ndaj skipes...dri tek zojsi/zeusi, e tutje deri tek gjithë perandoritë e botës, e derisot si symbol mbi flamurin amerikan...

    Shqipja - dhunëtia/dhanëtia e njeriut - njeriu skipe - skipetar, ai që më së afërmi i përngjet...e kush është e mbetet ai njeriu, mbetet të shihet e verifikohet - por nuk na quajten - skipe, pa asgjë, kot - kur kemi shprehjet e lashta /che sovra gli altri, com Aquilla vola=që përmbi tjerët si Shqipe fluturon / flutron, flatron/ - ku iu kushtua Pirros në betejë origjinalisht dhe u thirrën illirët-arbanasit - skipetar, e vendi - Skiperia, që them me bindje, se po të ishte paraqitur ai emërtin, toponom për atdheun tonë, sot do të thirrej botërisht e njihej - Skiperia, e jo Albania.

    ***

    Symboli i shqipes, si lakmia e njeriut ndaj vetive të zogut të qiellit - shqipes, adhurimit ndaj shqipes, fshehtësisë së saj që lidhet me disa veti të njeriut, si instikte psikologjike, si guximi, vrojtimi, synimi, vështrimi (!) nga lartësitë mbi 2000 metra, që ka mundësi të të pamurit, ta shohë gjahun e saj, mythet mbi shqipen, nga gojëdhënat e legjendat e botës, qe nga mythi i shqipes mbi Zojsin (zeusin), shëndrrimi i tij në shqiponje, ku rrodhi, emërtimi i besimit të njeriut shqiptar, nga fjalët - zog=zojs=zot - aftësia e njeriut, për të qenë i shkathtë si shqiponja - si zgjuarsi e njeriut - si vetia e njeriut me emrin shqiptar - skipetar!

    ***

    Fjalët shqipe: dhunëtia, veshtrimi, fluturimi, ashtu sikur shumë fjalë tjera me kuptime të tilla, nuk përkojnë me saktësin e të folurit as tëtëshkruarit shqip.

    - DHUNËTIA, si fjalë shqipe, nuk përkon me kuptimin e saj dhe nuk është përgjegjëse adekuate, e përshtatshme, e vet emërtimit të asaj që i jepet njeriut, i dhanet/dhënet, e dhanmja/e dhënmja, diçka që i jepet dikujt nga fuqitë mbinatyrore, e dhanmja/e dhënmja e zotit, dhana/dhëna e zotit, që i jepet posaçërisht nje njeriut në veçanëti - ka kuptimin e të dhanmes/dhënmes, nga folja me dhanë/për të dhënë - dhuratë, që i dhurohet dikujt - nuk ka të bëj me fjalën dhunëti-a, si dhunëtia e shqiponjes, sepse nuk është dhunë-a, dhunimi, por dhanëtia, dhana/dhëna e zotit dhe duhet të jetë DHANTI, DHANËTIA, sepse nuk është kurrfarë dhune, por e dhanme/e dhënme, e dhanmja/e dhënmja.

    - VËSHTRIMI, poashtu nuk ka të bëj asgjë me veshin, në kuptimin e të pamurit, syrit, që thohet e shkruhet, vështro=shiko=shiqo, vështrim=shikim=shiqim - por ka të bëj me të ndijuarit, dëgjimit, sepse kemi rrënjen - vesh, e jo sy, në kuptimin e të pamurit. Shoh e vështroj - janë dy gjëra krejt të ndryshme!

    - FLUTURIMI - poashtu lidhet me fjalën flatër, flatra, krahu-krahët e shpendit a insektit fluturues, që kjo fjalë shqipe lidhet me emrin -fluturë, flutura, fluturon.Nëse është kuptimi - për të fluturua/me fluturua, atëherë duhet të kuptohet lëvizja e flatrave, krahëve, qëtë ngjitet lartë dhe duhet të thohet e shkruhet - flatro, flatrohet, flatrimi, në bazë të flatrave, krahëve flatrues. Kurse, kuptimi i fjalës - fluturo, fluturim-i-e-t
    me fluturu/për të fluturuar - është emërtimi i gjallesës me krahë/flatra tepër të mëdha, në krahasim me trupin e saj, që quhet - fluturë, flutura. Tash, a kemi të bëjmë me rrënjen - flu, apo fla, për kuptimin e fjalës - fluturon, sepse fluturohet me flatra/krahë dhe nuk ka të bëj me rrënjen - flu - fluturon.

    SIMBOLI - SYMBOLI, ka të bëjë me syrin, diçka që shihet, symbol, ku është rrënja - sy (jo- si), e gabimisht thohet në Shqipen - simbol-i-e-t, që mbeti nga sllavishtet, në mungesëtë tingullit - y, në alfabetet e tyre...

    Gjuha ka shumëçka për të ndryshuar, pasuruar, drejtohet në natyrën e gjuhës, që thirret - Shqipja...

      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:37