RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Share

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga AGU prej Tue 10 Mar 2009, 23:14

    Nezir Myrta / NGA COPËTIMI POLITIK NË COPËTIM KOMBËTAR




    Sintetizim
    politik. Pikërisht në atë sintezë të politikes kombëtare dhe
    anti-kombëtare, kombshpërbërëse ku ka qëllim integrimin neokolonial,
    gjëndemi ne sot, shumë më keq se sa përpara kur nuk dinin as kishin
    forca politike, ngase po shihet hapur një copëtim i ri kombëtar,
    përkundër atij copëtimit politik të derisotëm. Derisot pamë copëtimin e
    trojeve, territorit shqiptar dhe sot shohim me dy sytë copëtimin e
    kombit, sepse po e nënshrkuan vetiu dënimin e copëtimit kombëtar, duke
    u munduar gjoje të përvidhemi labirintheve politike rajonale e
    kontinentale edhe syçelë na imponohet krijimi i kombit kosovar, e nesër
    atij tjetrit komb në ish-irjm, ndoshta kombi i ri illir! Gjatë
    copëtimit territorial ndahej udha në mes nacionalizmit dhe
    intrnacionalizmit, sado që përpiqen të ecin tok, për qëllimet e
    përgjithshme dhe u pa sa shkoi - e sot nacionalizmi si politikë
    kombëtare, është i shpërndarë nëpër të gjitha partitë politike vetëm
    formalisht në statutet e tyre, po edhe formalisht në kushtetuten e
    shtetit shqiptar, ku as që ka gjasë të futet në veprim, veç si lexim
    vërbal!
    Forca politike nacionaliste, si vazhdimësi historike e
    politike dhe ushtarake, sikurse Froni i Bashkimit Kombëtar, kërkon një
    ngritje politike të kohës, në politikë kombëtare - sot shumë më e
    nevojshme se kurrë më parë, ngase sot në poato territore të copëtuara
    ende nën pushtime sllavo-greke, po tentohet të veptohet kundër vet
    kombit dhe me prezencën e forcave politiko-ushtarake ndërkombëtare, për
    atë janë momentet historike, të veprohet në kohë të duhur. Ne kishim
    një luftë çlirimtare (1998-2001) dhe u desht të ndahet në tre luftëra,
    gjoja në tre ushtri shqiptare, në çlirim e mbrojtje territoriale dhe e
    gjithë ajo luftë ishte për çlirimin e bashkimin e trojeve tona - pasoi
    me një Kosovë të pavarur multietnike, në vijim të krijimit të një kombi
    kosovar, një Kosovë Lindore përsëri më keq nën pushtimin serv, një
    Iliridë të imagjinuar (themi praktikisht) përsëri nën një shtet falls
    me emër e me komb maqedonas, një Çamëri nën shtetin grek, ende e
    pangritur si çështje as politike as kombëtare dhe një Malci Mbishkodre,
    nën shtetin malazias .

    Nacionalizmi duhet të jetë vet politika
    kombëtare, për të cilën sa kohë nëpër ndrydhje e shtrydhje histerike, u
    fol dhe u veprua, nuk kishte mundësi veprimi të tërësishëm nacional,
    ngase mungonte një platformë politike kombëtare, me vetëm disa
    projektplatforma të derisotme, të krahut nacionalist. Shih derisot
    kishin një krah, herë lëvizje, e herë parti politike, që do të thotë na
    mungonte trupi i kombit dhe veproi vetëm si ball i kombit, që sot nuk
    është më vetëm një krah, poqëse arrijmë në një platformë politike
    kombëtare, të jetë e gatshme për veprim konkret - por nuk mendoj në
    asnjë mënyrë që bëhet diçka pa edhe një lëkundje historike ballkanike,
    që vetëm shqiptarëve na takon - sepse tjerët i kanë vesht në lesh, duke
    u munduar t'i mbajnë sa më gjatë në kthetra territoret tona nën
    pushtimin e tyre!

    Se a do të integrohen shqiptarët kështu të
    copëtuar në Europën e Bashkuar, tregon vet brëndia e kësaj fjalie -
    Shqipëri e copëtuar, në Europë të Bashkuar, me identitet e territor të
    ndarë - nuk mund të qëndrojë, përderisa ne e mbajmë veten shqiptar.
    Politika kombëtare sot ka brënda e jashtë vetes një politikë
    anti-kombëtare fshehtë e hapur - brënda si politikë integruese që çon
    në neokolonializëm dhe tjetra e jashtme, që pretendon të ruaj Kartën e
    Helsinkut, që do të thotë: kundër kujt po ngritesh krye?! Edhe në forma
    eventuale politike mos të mendoj askush se bëhet diç pa një rradhitje
    në front kombëtar, unik të përgjithshëm e të bashkuar forcash, nëse
    mendojmë në ribashkimin kombëtar! Vetëm ribashkimi i forcave kombëtare,
    bie ribashkimin kombëtar!

    Dikush po mendon në forcën centripetale, apo nëse mendon në atë centrifugale, ajo është e pasuskseshme
    sepse
    tash Ballkani nuk është në terr politik mesjetar, sikurse deri më 24
    Mars, 1999, kur e zdriti 'dielli nga perëndon' dhe sado që elitat
    politike shihen në një drejtim të konservimit, kombi shqiptar është
    fuqi reale ballkanike, as nuk ka më shfarosje e ndjekje në masë, as në
    ndonjë Luftë të Tretë Botërore - vetëm ndonjë Përmbytje e Madhe
    eventuale, mund ta shfarosi krejt Ballkanin e më gjërë!
    Arsyeja
    është e kjartë: kombi po vështron, analizon thellë çdo lëvizje,
    horizontale apo vertikale dhe janë këputë prangat e robërisë shqiptare
    përjetë të jetëve - vetëm se kjo kohë tranzitore, nuk do ketë mëshirë
    për një pjesë popullësie shqiptare, që nga mosangazhimi si komb në tre
    luftërat e fundit (1998-2001), na mbeten pjesët trevat tona si nën
    okupim ende - që do të ishin sot bashk, të gjitha trevat shqiptare nën
    ish-jugosllavinë - ashtu sikurse u formua republika serve e Bosnjes, me
    luftë! Nuk ka forcë që mund të shkeli mbi identitetin shqiptar,
    pavarësisht lojërave politike, armike! Dihet se politika e konservimit
    shkas që do të ndikoj edhe për shqiptarët jashtë Shqipërie e Kosove, në
    një të ardhme të afërt - poqëse do të jemi më të zgjuar, që mos të
    krijojmë ndonjë vetvrasje politike!

    Çështja politike e derisotme, ashtu sikur u shpreha në këtë shkrim Nga
    copëtimi politik territorial, në copëtim kombëtar, ishte tragjika më e
    tmerrshme për shqiptarët edhe në vatrat e trojet autoktone edhe të
    copëtuar, e të tëhujësuar, ideologjikisht, e politikisht, që sot kemi
    ende problem uniteti me pasoja - por kulmi tragjik është prekja në
    çështjen kombëtare, tëndarjes së kombit nëpër pjesë e identitete tëreja
    të ardhme, ashtu sikurse tha analisti austriak Vranicki, më 1998,
    gjatëluftës në Kosovë, e pjesë tjera e nën ish-irjm: Shqipërinë e
    Kosovën i shoh dy shtete, si Gjermaninë e Austrinë, anipse janë të të
    njejtit komb. Kjo edhe po shihet si një realizim, nëse e 'han pazari
    shqiptar', por duhet të jemi të sinqertë mesveti, e diplomat me tjerët
    mëshumë se kurrë në nivel euro-botëror, sepse sot është më vështirë se
    kurrë më parë, ngase fuqitë janë vrojtuese në Ballkan dhe duhet të mos
    bijmë në kurtha tjera të kohës politike, ngase po dihet se kjo politikë
    mbi Ballkanin Shqiptar, preku nervin e kombit dhe niveli i organizimit
    politik, duhet të shkojë krahas me ata edhe ushtarak frontal në moment
    të caktuar. Organizimi FBKSH, kërkon ngritje e forcim të gjërë
    kombëtar, si një front i padukshëm lehtë, pavarësisht se shihet hapur,
    ky formacion është i vetmi shpëtim nga copëtimi kombëtar, i politikës
    gjoja integruese, që sikur e shikon në prizmin politik të një Balli të
    Ri Kombëtar, që sa kohë vuajti për gjysëmshekulli, rrethuar e shtypur
    nga forca të brëndshme staliniste shqiptare të organizuara pikërisht
    nga sllavët edhe sa dëmtuar nga forcat politiko-ushtarake armike edhe
    botërore. Organizimi FBKSH poluan rolin sikur të guerilave politike, si
    arsye duke mos iu besuar mirë politikave gjoja integruese, të qeverive
    tona, që mos të na dalin të huaja (!). Veprimi është i mirë, kur na
    flasim e veprojmë besënikërisht, sipas kushteve pavarësisht ku veprojmë
    hapur, por të plotësohet kuadri politik me forca të reja, të ditura, e
    të guximshme, si detyrë mbi detyra mbrojtja e kombit nga copëtimi,
    ashtu siç e cëkët edhe Ju, nëpër pushtimet e shteteve prrreth...
    Pasojat janë katastrofale, për atë që e kupton nocionin komb dhe
    konceptin - komb shqiptar!
    Neve mund të na lexojë çdokush edhe këtu,
    por të mos na lexojë nëntekstin e fjalëve të veprimit! Po ta pyesesh
    secilin shqiptar (që i thotë vetit shqiptar), çfarë të bëjmë - ai thotë
    me plotgojën po, por sa do të realizohet qëllimi ynë, mbetet në
    riorganizim kuadrovik sa më profesional e frytdhënës, aq edhe në
    riozganizim gjithkombëtar, duke u plotësuar secila zbrasëtirë
    kuadrovike, me njerëz vërtet kombëtar, duke e ndihmuar e mbajtur
    ngritur, secilin shqiptar me vlera kombëtare, jovetëm me fjalë, po me
    vepra konkrete - të mos ketë unitarizëm politik, bashibuzuk e
    kapadahinj të fjalës, e asgjë të veprimit, të hyjnë në thelb esencë
    veprimi ata që vërtetë meritojnë dhe tok me të nderuarin Gafurr Adilin,
    që bëri e po bën sakrifica të mëdha, të forcojmë rradhët me forca
    gjithkombëtare! Forma diplomatike me elitat politike nëpër kotare të
    ndara politike, të jetë në nivel vërtet kombëtar, që mos të shkaktohen
    plasaritje politike, aq sa kemi mundësi pengimi të huqeve, tekeve,
    arbitrarizmit politik, e deri tek çelulat reale të FBKSH, duke ofruar
    bashkëpunim të sinqertë, të sigurtë, e të kthjelltë mbi nivelin
    politik, në atë kombëtar - përndryshe nëse nuk tejkalohet niveli
    politik, në nivel kombëtar, do ketë pasoja përvet veprimin real në
    përmasa kombëtare! Ne duhet të jemi shumë më të ngritur, në të gjitha
    aspektet, nga politika gjoja integruese e sotme kotareve politike dhe
    guximshëm me mjeshtri e dituri, t'i thejmë barrikadat politike, që në
    forma të nëndheshme e hapur, na quajnë realizues të një Shqipërie të
    Madhe, për interesat e tyre politike dhe atyre ndërkombëtare - që na
    nujk bëjmë asgjë në kundërshtim me botën - por i themi e veprojmë hapur
    sipas rasteve e momenteve historike, se ky komb shqiptar, kur nuk u
    copëtua kombëtarisht derisot edhe nëpër terrin mesjetar
    politiko-ushtarak të armiqëve e ndihmësve të tyre - sot as kurrë nuk
    lejojmë copëtim kombëtar dhe atë qëllimin final, do ta realizojmë, me
    identitet kombëtar, gjithkund aty ku ka shqiptare e toka tona! Të zëhet
    momenti historik dhe mos të ligështohet zëdënësi i FBKSH, në asnjë
    kurthë politike e diplomatike që i shtrohet me kushte e çfarë tjetër,
    por elita jonë, ta kryej detyrën e plotfuqishme kombëtare, pa asnjë
    lëkundje e hamendje veprimi, ashtu përpikërisht zbatimit të rregullores
    e statutit kombëtar, me kënddo ballafaqohemi! Nuk do ketë ndarje e
    copëtim kombëtar, poqëse ne jemi të bashkuar në një veprim e qëllim
    kombëtar! Krejt kjo politikë gjoja integruese, është një prekje e
    fundit e pulësit kombëtar shqiptar! Kjo forcë reale FBKSH duhet të
    kryej amanetin shekullor!

    Vera
    Ushtar
    Ushtar

    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 42
    Location : Prishtine

    Re: NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga Vera prej Fri 13 Mar 2009, 10:27

    AGU,

    Si simpatizante e Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar vleresoj shume sakrificen qe cdo dite shoket e ceshtjes kombetare te rreshtuar brenda ketij organizimi, ne vecanti Gafurr Adilin, po e deshmojne per te realizuar perforcimin dhe ngritjen e FBKSH-se ne nivel gjithkombetar.Eshte e vertete se cdo shqiptar, pervec tradhtareve te kombit e ka ne zemer kete aspirate, gje te sanksionuar edhe ne Kushtetuten e Shqiperise, ne Preambulen e saj: "... me aspiraten shekullore e popullit shqiptar per identitet dhe bashkim kombetar". Mund te kete edhe shqiptare qe nuk e kuptojne rrethanat, leshohen ndikuar. Prej kesaj del detyren e misherimit te idese se ribashkimit kombetar ne popull, per ta ndergjegjesuar dhe mobilizuar drejt ketij qellimi. Une mendoj se do te ishte mire te punohet me shume me popullin e ne popull, sepse mass media perpiqet te bojkotoje dhe te izoloje mesazhin e FBKSH-se, qe te mos arrije te masat popullore, nga ana tjeter e "helmojne" me propaganden zyrtare komb-shperberese. Nga ana tjeter vleresoj shume teorine diplomatike e FBKSH-se, ne perputhje me te drejten nderkombetare, mbi faktin se ceshtja shqiptare eshte koloniale dhe duhet t'i nenshtrohet procesit te dekolonizimit. Kjo menjanon rrezikun e shperberjes se kombit, menjanon copetimin kombetar ne fazen e pare, dhe do te menjanoje shume shpejt edhe copetimin territorial, sepse e sheh kombin shqiptar si nje te tere (dhe ky komb eshte bartes te se drejtes se vetevendosjes dhe dekolonizimit), rrjedhimisht ashtu edhe ceshtjen shqiptare, duke mos njohur kufijte koloniale ekzistuese, por nje Shqiperi, e cila ka treva te okupuara dhe te kolonizuara. Ashtu qe me te vertete,mendoj se FBKSH paraqet kundervenien me te fuqishme ndaj copetimit te cdo lloj.

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga AGU prej Sat 14 Mar 2009, 08:47

    Vera,

    Çështja shqiptare për të dalë nga neokolonizimi, ashtu si thoni, kërkohet punë intenzive me masat, me turmat e popullit, ju ofruar besim të plotë dhe ideali mbarëkombëtar të jetë një qëllim, por edhe duke vepruar në lidhjen mes organizmave ideologjike, se kjo aspiratë kombëtare është e të gjith shqiptarëve, duke iu lënë shteg veprimi të duhur, pa shikuar interesat personale dhe duke potencuar në sytë e miqve, që mos të thonë se 'bëmë kaq për shqiptarët', sepse interesat regjionale ndërkombëtare sot janë mbi nivelin e konflikteve ballkanike. Sot atdheu shqiptar, si edhe vet Ballkani janë nën thjerëzë - ku prapa neve si komb, kundërthënjet e fuqive duket sikur po humbin efektin e tyre, në paralelizmat politiko-diplomatike dhe sot po duken si desh të qethur, që nuk ua njohin as shohin njeritjetrit mëtutje bashkët mbi shpindë dhe sot çështja kombëtare është në rrezikun më të madh historik -duket si një amulli politike, si ftohje e tyre, sikur t'i kenë përmbushur qëllimet e tyre politike, sikur e kryen dhe vendosen qetësinë ballkanike! Vetkënaqësia do të na kushtojë shumë shtrënjtë, më shumë se kurrë më parë! Veprimi i politikës komb-shpërbërëse, sikur paralelizohet me atë komb-përbërëse, anipse duhet ta kuptojnë politikat e kotareve të ndara, po dështuan edhe kësaj radhe, në mosaftësinë e tyre vepruese kombëtare, që mundohen të përbirohen rrathëve koncentrik diplomatik, për të dalë nga lëkura e lepurit, sot - me atë të luanit nesër (kur shihen veprimet e tyre) duke menduar se vërtet janë ata primarët që vendosin për kombin - do ta pësojnë më keq se sa tradhëtorët historik! Sa më gjatë t'i mbajnë ideologjitëe tyre politike të djeshme si superiore, ato strukturat grupive e partiake të sotme dhe nuk hyjnë në rradhët e frontit tonë, me një qëllim të përbashkët kombëtar - dëmtojnë kombin e atdheun e copëtuar sot edhe kombëtarisht! Le të hyj e veprojë këtu në front, ku e din se e ka vendin, secili shqiptar, që secili ta japi mundin e sakrificën e vet, nëse mendon të ketë një biografi kombëtare - përndryshe ideali i ribashkimit kombëtar, patjetër do të realizohet, e nuk durojmë edhe një ricopëtim kombëtar - kombi ynë do ta vijojë ekzistencën - komb i bashkuar!

    AKSH
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 36
    Join date : 02/01/2009
    Age : 104

    Re: NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga AKSH prej Sat 14 Mar 2009, 19:39

    pershendetje nga BERISHA_AKSH me rrespekt per te gjith ata qe jan duke punuar per shtabin e pergjithshem te FBKSH-AKSH

    Vera
    Ushtar
    Ushtar

    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 42
    Location : Prishtine

    Re: NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga Vera prej Tue 17 Mar 2009, 09:31

    Pershendetje te vecante nga ana ime, Berisha_AKSH. Une jam nje simpatizante e perflakte te strukturave kombetare

    Vera
    Ushtar
    Ushtar

    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 42
    Location : Prishtine

    Roli i forumit: grupi operativ politiko-diplomatik

    Mesazh nga Vera prej Tue 17 Mar 2009, 11:15


    Duke nisur nga ky debat shume te rendesishem, une kam nje propozim: kemi shansen ketu te debatojme shume gjera te rendesishme mes veti, por nuk u formuam si nje berthame te hekurt, operative. Pse do te ishte, sipas mendimit tim, te domosdoshem te bejme kete gje: qe te kontribuojme si nje lloj zeri politiko-diplomatik ne te miren e ceshtjes kombetare. Mendoj se duhet te mendojme te formohemi si nje ze te vetme, ashtu te ndihmojme politikisht dhe diplomatikisht edhe Frontin per Bashkim Kombetar Shqiptar. Ne, si grup operativ konkret pune do te kemi:
    1 per te reaguar ne cdo moment ndaj deklaratave te politikaneve shqipfoles,
    2.per te reaguar ndaj propagandes sllave
    3. per te mbrojtur dhe perhapur ne shtypin e gjere poziten e FBKSH dhe strukturave te tij;
    4. per te bere letra te hapura diplomatike faktoreve te vendimmarrjes nderkombetare;
    5. per te reaguar ne faqet e gazetave nderkombetare ne momentin kur debatohet dicka per trojet shqiptare;
    6. per te bere reagime ndaj artikujve nderkombetare
    U kerkoj moderatoreve dhe forumisteve mendimin per miratim apo mosmiratim te ketij propozimi.

    AGU
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Re: NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga AGU prej Tue 17 Mar 2009, 19:18

    Vera shkruajti:
    Duke nisur nga ky debat shume te rendesishem, une kam nje propozim: kemi shansen ketu te debatojme shume gjera te rendesishme mes veti, por nuk u formuam si nje berthame te hekurt, operative. Pse do te ishte, sipas mendimit tim, te domosdoshem te bejme kete gje: qe te kontribuojme si nje lloj zeri politiko-diplomatik ne te miren e ceshtjes kombetare. Mendoj se duhet te mendojme te formohemi si nje ze te vetme, ashtu te ndihmojme politikisht dhe diplomatikisht edhe Frontin per Bashkim Kombetar Shqiptar. Ne, si grup operativ konkret pune do te kemi:
    1 per te reaguar ne cdo moment ndaj deklaratave te politikaneve shqipfoles,
    2.per te reaguar ndaj propagandes sllave
    3. per te mbrojtur dhe perhapur ne shtypin e gjere poziten e FBKSH dhe strukturave te tij;
    4. per te bere letra te hapura diplomatike faktoreve te vendimmarrjes nderkombetare;
    5. per te reaguar ne faqet e gazetave nderkombetare ne momentin kur debatohet dicka per trojet shqiptare;
    6. per te bere reagime ndaj artikujve nderkombetare
    U kerkoj moderatoreve dhe forumisteve mendimin per miratim apo mosmiratim te ketij propozimi.

    Plotsisht me vend propozimi: nga sot jam për një nisme tëtillëkonkrete, që mmos të mbeten këto vetëm debate brënda një forumi, por të veprojmë direkt në secilin veprim e shkrim eventual, të çfaërdo gazete, a lajmi, a veprimi politik të eliatve tona politike! Të fillojmë me veprimin e parë, si nismë inisiativë konkrete, të veprimeve të fundit të politikës sonë, vetëm të presim opinionin e stafit...

    Vera
    Ushtar
    Ushtar

    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 42
    Location : Prishtine

    Re: NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga Vera prej Wed 18 Mar 2009, 15:03

    Po, i presim moderatoret te vendosin per kete dhe te na jep tema konkrete pune. Mendoj se forumi mund te shnderrohet ne nje lloj "departamenti diplomatik" per ceshtjen kombetare

    Sponsored content

    Re: NGA COPTIMI POLITIK NE COPTIM KOMBETAR

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:41


      Ora është Sat 03 Dec 2016, 12:41