RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Okupatorët Modern

    Share

    biligoa
    Toger
    Toger

    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Okupatorët Modern

    Mesazh nga biligoa prej Wed 18 Mar 2009, 04:22

    Eros Ukrmataj

    Ku ndodhemi?! Në cilin vënd të “botës demokratike”..? Me q’emër jemi pagëzuar tani, nga ata që mendojnë se jan në ndonjë vënd të “Afrikës së bardhë” dhe mund të bëjnë çka të duan dhe kur të duan. Mirëpo, shtrohet pyetja: pse mos të sillen ashtu, kur politikanët tanë injorantë ju kan mundësuar sjellje të tilla çlirimitarëve disave(shumicës) nga stafi ndërkombëtar (tashmë gjendet gjenerata e katërt e UNMIK-ut në Kosovë). Por këta në vëndet e tyre, vendeve pej nga vijnë, kan qenë “Tepricë Teknologjike” – njerëz për të cilët nuk ka më vende pune. Rugova,Thaqi, Ramushi dhe të tjerët që thirren si përfaqësues të votuesve Kosovar iu kanë mundësuar që të jenë të tillë, si duket të mësipërmit e kan sindromin e “Të qenurit ROB” për cilindo që vie si mik i ynë.

    Dita ditës të ashtu quajturit “miqë”që na “çliruan”po vijnë duke e vulosur termin tashmë të njohur për të gjithë “TË HUAJT” (fjalë që të bënë të mendosh se ata janë shtresë sunduese ), fjalë që bie ndesh jo vetëm me jeten e lirë demokratike por edhe e bënë kufizimin e të të kuptuarit - të drejtën elementare të njeriut - LIRINË. Kosova vend i vuajtjeve, vënd i lotëve të nënave, vënd i cili rrënqethi të gjithë njerëzit që kan pak ndjenja njërëzore ndaj krimeve, vrasjeve, brutalitetit dhë arrestimeve që janë ushtruar nga TË HUAJT E MËPARSHËM - SHKJET. Pas të gjitha këtyre vuajtjeve e sidomos pas Reqakut, e tërë demokracia përendimore u vu në krah të atyre që mbronin popullin dhe luftonin për lirinë e Kosovës (UÇK’së). Kjo ndihmë është për çdo konsideratë dhe respekt, por jo që në emër të kësaj ndihme të ushtohet nënshtrimi dhe poshtrimi kombëtar. 

    Ndoshta ju TË HUAJT më quani “Ekstremist” por në çdo fjalor të çdo gjuhe botërore të duash vendin tënd, të mbrosh vlerat e luftës çlirimtare, të tregosh realitetin e korrupcionit dhe mos efikasitetin e e administratës të udhëhequr nga TË HUAJT, nuk do të thotë që je ekstremist, këta të fundit nuk dëshirojnë të kujtojnë vendet e tyre perëndimore që ngritën lapidarë nëpër qendrat botërore për hir të luftës dhe heronjëve të tyre që luftuan për lirinë që sot e gëzojnë. Fatëkeqësisht Kosovën e ka kapluar një mjegull që na ka turbulluar mendjen dhe na e ka humbur unin dhe lirin pa e shijuar mirë. Kjo vorbull e mjegullës e ka një emër tashmë të njohur tek neve, UNMIK, një emër të dëgjuar për herë të parë para katër vitesh, që fatekeqësisht tenton të krijoj nacionalistë të rremë, për interesa të saj, e më vonë të mbajë konferenca për shtyp duke thënë se: populli shqiptar duhet luftuar dukurit e nacionalizmit. UNMIK’u mendon se ndodhet në ndonjë Xhungël dhe se popullata është Xhungllashe duke harruar se Kosova ka një kulturë të qytëtrimit mijëra vjeqarë, që i ka dhënë njerëzimit figurat ndër më të mirët që ka qytetërimi europian si: Nëna Terezë, Skëndërbeun, Arkitekt Sinanin (Taj Mahallën) e çka jo.Ka një kulturë të tolerancës ndërfetare, etnike, gjinorë (mbretëresha Teutë) qysh para erës sonë. Por nejse nuk po thellohem se kam frigë se TË HUAJT nuk do e kuptojnë, këta sikur kan harruar se populli im ka pasur edhe okupator të tjerë por prap se prap e ka ruajtur dinjitetin dhe identitetin e vet. Le ta dini një gjë: se populli im kurrë nuk do të bëhet UNMIKISTANEZ. Kosovën nuk mund ta e ndani nga Europa dhe të e vendosni diku në Afro-Azi, për të e pasur më të lëhtë të na mësojnë si të jetojmë si njerëz të civilizuar.
    Ditëve të fundit TË HUAJT të revoltuar nga ajo që sadopak e kan kuptuar se ku ndodhen, në cilin kontinent, kan filluar që të na qesin “KANUN” dhe të na tregojnë se kë duhet të duam dhe kë duhet ta urrejmë. Simbas tyre ata që kan luftura për liri jan “kriminel” ata që kanë vrarë ushtarë dhe polic të Serbisë barbare (në mbrojtje të popullsisë së pafajshme) na qenkan terroristë. Kjo është një apartheid i hapur dhe vazhdimësi e politikës sërbo-sllave por tash fatkeqësishtë nën umbrellën e UNMIK-ut. Këtë e vërtetuan edhe politika e Sërbisë dhe deklarata e udheheqësit të tyre në Gorazhdec (kur erdhën pa lejen paraprake nga UNMIK-u dhe organeve vendore, nuk patën nevojë ta kërkojnë sepse erdhën në krahinën jugore të tyre). Por më habit fakti i disa miqëve të Kosovës se si munden me dhënë deklarata ende pa filluar procesi i hulumtimit të rastit në fjalë se “ Shqiptarët duhet të ndalin vrasjet e fëmijëve”. Si ka mundësi të dihët resultati ende pa përfunduar procesi. Tashmë po e kuptoj se “lojë politike na qenka kjo” dhe edhe kësaj here të gjitha do të shkojnë në dëm të popullit tim. Ku janë të deleguarit tanë që nuk dalin më deklarata se cka po ndodhë, apo nuk kan kohë me ndarjes së interesave me biznes të tenderëve.

    TË HUAJT jan duke e edukuar popullin, diku me ndonjë seminar që në shumicën e rasteve janë kuazi shkencorë, diku besa me dajak e diku diku edhe me ndonjë lekë për të ndëgjueshmit. Për këta të huaj, pjesa më e edukuar janë punëtorët rrethë tyre: përkthyesit dhe vozitësit. Për ta edukimi është dhënja e urdhërave tek pjesa e edukuar që: “terroristët”, “kriminelët”, “ekstremistët” duhet të neutralizohen dhe të futen në biruca, sepse ka thënë “I Madhi”. Përpjekjet e UNIMIKISTANËZVË janë duke ju sjellur rezultate, kanë arritur që të çlirojnë nga prangat kriminelët dhe të i arrestojnë “kriminelët”, të i lirojnë ekstremistët dhë t’i arrestojnë ”ekstremistët” ti lejojnë strukturat politike dhe ushtarake pralele dhe të pengojnë institucionët e dalura nga vota e popullit. Por çfar të thuhet, populli nuk pyetet, vota në Kosovë nuk ka domethenje se ne jemi në vendin e quajtur UNMIKISTAN, jemi popull “ekstremist”. Këtë e dëshmoj edhe fillimi i bisedimëve me Sërbinë, pse të ngritet qështja në parlament kur tre personat kryesorë votojnë për këtë qështje, parlamenti nuk ka arsye të pyetet.??!!. Apo bisedimet me Sërbi-në janë vetëm teknike se qështja e Kosovës ka marr fund. Por, ore zotërinjë LIDER Kosovar kjo nuk do të ndodh, JO JO se ky popull do ta mbijeton këtë. Le ta ken ndër mend TË HUAJT se do të vijnë gjenerata të reja që për çdo njërin prej tyre primare do të jetë Kosova dhe shqiptaria e jo sjellja prej laviri(esë) për një vend të përbuzur pune.

    Në valën e fundit që e ka kapluar Kosovën (jo tërë territorin e Kosovës - se më shumë se 17% strukturat Kosovare Patriotike as që e kan vizituar), viktima të këtyre malverzimeve po bijnë djemtë më të fort të cilët në asnjë moment nuk do e ndalin punën për të jetësuar amanetin dhe betimin që e kan dhenë. Ku jan liderët që kemi pasur, një kohë ata ishin shpresa jonë e vetme - gjenerat e re me ide patriotike dhe aksionare. Me sa duket ata e kan fshirë nga mendja betimin e dhënë gjatë luftës, se do të dërgojn amanetin deri ne fund, por nejse se ndoshta kan pranuar të jenë UNMIKISTANEZ. Arrestim mbas arrestimi, kontrollë të përditshme për armë: 5 dje, 7 mbas një muaji, dhe një ditë Kosova nuk do ketë “terrorista”. Ore udhëhqës të Luftës këni harruar se këta djem të arrestuar, 17 deri më tani për krimë lufte, edhe pse nuk kishtë luftë por “konflikt të armatosur” (sipas disave), ishin nën komandën tuaj dhe ju jeni ata që duhet t’i mbroni. Ndoshta këtu është qëllimi se kështu dëshiron I MADHI. 
    A është e njerëzishme të arrestohen heronjtë e luftës për çlirim, ata që dhanë më shumë se të tjerët për liri. Falë juve të nderuar politikan, ju keni mundësuar TË HUAJVE (tepricës teknologjike – nga vendet që vijnë), të marrin nga 10 –20 mijë e më shumë euro në muaj, duke mos kalkuluar tenderët dhe plaqkitjet, duke mos llogaritur rrufetë në termocentrale apo neglizhencën dhe tenderët në PTK ( këtë e pranoi edhe vet KOFI ANAN se ka korrupcion) e shumë e shumë keqpërdorime tjera që ndodhin gjatë privatizimit të pasurisë së popullit. 
    Pas arrestimit të “Grupit të Dukagjinit”, “Grupit të Llapit”, Grupit të Kaçanikut”, tentim kontrollimit të Familjes Legjendare-Krenaris Kombëtare, bllokimit me tankse të Drenicës, arrestimeve dhe dënimeve në Pashtrik, bile bile edhe Gjeneral Çeku-n. Kush ju ka mbetur tani shkrimtarët, artistët, intelektualët (kopje e skenarit sërb). Pas përfundimit të procesit të lartëpërmëndur do të ju vie rradha përmendoreve të dëshmorëve, posterëve, amblemave të heronjëve që nxënësit i mbajnë dhe kush jo tjetër. Shtrohet pyetja se kur do ngritet aktpadi ndërkombëtare dhe kur do të arrestohen: Bill Klinton, Tony Blair, General Clark-u, Madelin Ollbraight, , këta heronjë të popullit shqiptarë që na ndihmuan të fitojmë luftën barbare kundër Sërbisë. Kohëve të fundit edhe ndaj këtyre është ngritur aktpadia për krime lufte nga ana e Sërbisë

    Dua të pyes një pyetje TË MADHIN holker dhe UNMIKISTANEZËT (si shqiptarë ashtu edhe të huajt) :

    Se kur do të ngrisin aktakuzë prokurorët tuaj ndaj Tony Blair’it, Bill Klintonit, Miss Ollbraight, Wesley Clark-ut etj, apo kur do i merrni nga sirtarët e Beogradit aktakuzat ndaj tyre?

    Kur do arrestohen Lapidarët e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Shkëlzen e Luan Haradinajt, Adrian Krasniqit, Fadil Nimanit Fehmi Lladrovcit, etj, etj. Se edhe këta kan luftuar kundër Sërbisë dhe kan qenë “ekstremistë”

    Kur do të arrestohen nënat e tyre se kan edukuar “ekstrëmistët”

    Kur do të arrestohen Artistët, Invalidët dhe veteranët e Luftës çlirimtare që ju kan mudësuar të jëni këtu?

    Kur do të arrestohen TMK’ja që e kan ngjyrën e gjelbërt të Uniformës dhe jan forca kryesore për luftë kundër çdo okupatori.

    Kur do të arrestohën politikanët që kanë mendime të ndryshmë për “prrallat e Holkerit”

    Kur do t’i arrestoni ëndërrat e mija se janë me subjekt të bashkimit kombëtarë

    Ku do t’i dërgosh të gjithë të arrestuarit e mësipërm, pasi që burgjet tani janë të mbushur me luftëtarë të lirisë, kurse sipas të gjitha konventave ndërkombëtare ka qenë dashur të jenë me kriminel dhe fashistë sërb. 

    Kur do më arrëstoni mua për këto fjalë që po ju them??

    Dhe ju kisha lutur Zoti I Madh Holker, të më ktheni një përgjigje mundësisht jo në gjuhën që shumica e stafit tuaj e dinë - tashmë e kan mësuar – sërbishten.

      Ora është Sat 10 Dec 2016, 05:57